Hitcfeld vendos: Do te qendroj!
16 Mars Vetem 43 dite pas rikthimit te tij, “gjenerali” e ka marre komanden serish te Bajerni i Mynihut ku ka vendosur te qendroje deri te pakten ne fund te sezonit 2007?2008. “Javet e fundit kane qene vendimtare. Une nuk e kisha menduar se do te ndihesha kaq mire ketu”, prenaoi Hitcfeldi nje dite pas premitmit qe i beri Uli Henesit per te qendruar. “Ishte momenti i duhur per ta nxitur me shume skuadren si ne Bundeslige, ashtu edhe ne Champions League”, ka deklaruar vete menaxheri Henes. Puna e detajuar e Hitcfeldit me Bajernin ka dhene fryte te mira jo vetem ne te kaluaren, por edhe ne kete sezon, ku nene drejtimin e tij, kampionia gjermane u rikthye ne gjurmet e fitoreve. “Per mua kjo kohe ishte si nje eksperiment. Tani eshte momenti te perqendrohemi tek me thelbesorja, pra tek kualifikimi ne sezonin e ardhshem te Champions League”, u shpreh 58?vjecari. Qe prej ardhjes se tij, Bajerni i Mynihut u permiresua ne Bundeslige kurse ne arenen nderkombetare mundi Realin e Madridit, duke u kualifikuar ne cerekfinalen e Champions League. Deri tani, Hitcfeldi nuk ishte i sigurt ne lidhje me qendrimin e tij pas ketij sezoni te bavarezet, madje edhe pse gjasat jane te shumta qe te qendroje, ai u shpreh: “Se pari duhet te shohim frytet e punes. Nese une nuk deshtoj si dikur, ka shume shanse ta vazhdoj bashkepunimin”, u shpreh Hitcfeldi. Ndersa Henesi ne lidhje me qendrimin e trajnerit komentoi: “Ne rame dakord bashkarisht qe ai te qendroje edhe per nje vit. Por nje vit nuk do te thote se “martesa” do te perfundoje direkt ne fund te tij”. Manaxheri e mbylli i kenaqur konferencen e shtypit ku deklaroi rinovimin e kontrates me trajnerin e preferuar te Bajernit. Ndersa Hitcfeldi pranoi se ishte edhe vete i habitur nga vendimi qe mori, menaxheri eshte i sigurt se ky ishte hapi i duhur. “Nuk eshte se ne takohemi cdo pasdite per te pire ndonje shishe vere te kuqe e per te folur”, tha me tej Henes.Pas ceshtjes tashme te sqaruar te Hitcfeldit, te Bajerni te gjithe jane totalisht te perqendruar ne Bundeslige, ku skuadra ndodhet ne vendin e katert. Vec kesaj, Henes dhe drejtues te tjere kane shume shpresa te qendrimi ne Champions League edhe pas cerekfinales. Pervec Hitcfeldit, te Bajerni per sezonin e ardhshem e ka rinovuar kontraten edhe ndihmesi i tij, Mikael Henke. Me dyshen e suksesshme, Bajerni kerkon te arrije jo vetem sukseset sportive, por te ndertoje edhe plane per formacionin e sezonit te ri. Pas rizgjatjes se kontrates se trajnerit, drejtueset e Bajernit mund te flasin me konkretisht me Hitcfeldin per planet e tij me formacionin. Hoze Ernesto Soza, Jan Shlaudraf si dhe Hamit Altintop jane tre te rinjte e Bajernit qe do te luajne ne sezonin e ri. Por drejtori i pergjithshem i kampiones gjermane, Karl Hainc Rumenige,premton se ne Mynih do te vijne se shpejti edhe disa yje te futbollit. “Ne jemi te vendosur qe pervec ketyre lojtareve te bejme edhe disa blerje te tjera me premisat per te rritur cilesine e lojes se Bajernit”, theksoi Rumenige gjate nje interviste ku deklaroi nder te tjera se Bajerni do te tregohet e gatshme te investoje edhe shume te medha parash nese do te jete e nevojshme.
Krijoni Kontakt