Balak: Efengeru ben per Bajernin!
15 Mars Nje nga kreret e Bajernit te Mynihut, Karl?Hainc Rumenge, deshiron ta binde trajnerin aktual Otmar Hitcfeld te qendroje edhe per sezonin e ardhshem. Per kete Rumenige eshte treguar i gatshem te beje edhe investime ne skuader. Ne jemi gati te krijojme nje formacion te kulluar per Hitcfeldin, nese ai vendos te qendroje. Ne shpresojme se mund ti bindim yjet e futbollit per ti adresuar tek Bajerni, tha Rumenige ne nje interviste per Abendzeitung.
Ai theksoi edhe nje here se perpara se te nisin bisedimet e kandiate te tjere te mundshem, do te zhvillohet nje takim me Hitcfeldin. Nderkohe qe kryesia e Bajernit kembengil tek bashkepunimi me Hitcfeldin, ish?lojtari i kesaj skuadre, Mikael Balak ka dhene nje variant te ri. Nese Otmar Hitcfeldi nuk qendron, atehere une nuk do te mendohesha gjate por do te zgjidhja Stefan Efenbergun. Ai do ti pershtatej ne menyre ideale Bajernit te Mynihut, tha Balak duke u vene ne rolin e drejtueseve te Bajernit. Derisa te merret vendimi perfundimtar ne lidhje me Hitcfeldin, do te kete me siguri edhe mjaft spekulime te tjera. Sipas Balakut, nuk eshte aspak problem fakti qe Efenbergu nuk ka punuar asnjehere si trajner. Keshtu ishte edhe Jurgen Klinsmani para se te behej trajner i perfaqesueses, u shpreh mesfushori i Celsit.
Ndersa Rumenige shpreson qe Hitcfeldi te ndikohet nga suksesi i Bajernit. Ai deshiron te shohe se si do tezhvillohet Bajerni ne kete sezon, ne Bundeslige dhe ne Champions League, theksoi Rumenige. Ne jemi te katert ne Bundeslige dhe ne Champions League jemi ne cerekfinale perballe Milanit. Por nuk mendoj se Otmari do te mbetet i kenaqur me kaq, ai me siguri do te kerkoje me shume, shtoi Rumenige. Pas ndryshimit te trajnereve tek kampionia gjermane, ardhja e Otmar Hitcfeldit solli nje fryme te re ne skuader. Nga te katerta skuadrat qe kryesojne, ne jemi ne formen me te mire. Kjo eshte pa dyshim merite e Otmar Hitcfeldit. Ai ka sjelle shume gjera te reja ne skuader, i dha asaj stabilitet dhe besim. edhe cilesia e disa lojtareve te vecante eshte permiresuar qe pas ardhjes se tij, lavederoi Rumenige punen e Hitcfeldit. megjithate,s ipas drejtuesit te pqergjithshem te Bajernit, klubi, lojtaret dhe tifozet duhet te jene me te duruar ne lidhje me vendimin e Hitcfeldit. Ai eshte ne nje moshe ne te cilen duhet te mendohet mire. Megjithate, ne do te bejme te pamunduren qe ai te qendroje, perfundoi ai.
Krijoni Kontakt