Close
Faqja 101 prej 311 FillimFillim ... 519199100101102103111151201 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,001 deri 1,010 prej 3101
  1. #1001
    Aleks “dezerton” nga PSV

    13 Mars Mbrojtesi i PSV Eindhovenit, Aleks, mund te jete jashte per pjese qe i mbetet ketij sezoni. Shtatlarti brazilian eshte demtuar ne ndeshjen e kampionatit holandez ndaj Ekselsuar te dielen. SKuadra kryesuese e kampionatit eshte tani ne pritje te skanerit pe te vleresuar demtimin e lojtarit. “Kur ai u mundua te gjuante topin ndjeu dicka qe i bllokoi kemben”, shpjegoi tranjeri Ronald Kuman. “Ne duhet te presim, por mendojme se ai ka terhequr ndonje muskul. Nese eshte ky shkaku do te ishim te lumtur po te luante ne nje ndeshje tjeter kete sezon”. Mungesa e Aleksit do te mirpritet nga Liverpuli, qe do te perballet me skuadren holandeze ne cerekfinalet e Champions League.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  2. #1002
    Roni enderron, Ibres i realizohet

    Interi ka nje hero te ri: Zlatan Ibrahimovic. Suedezi “firmos” fitoren 2?1 ne derbin milanez, duke shuar endrren e Ronaldos per nje revansh, edhe pse goli i brazilianit mban ne ankth Interin. Dy personazhet e shumepritura nuk tradhetuan. Roni kishte te gjithe syte e publikut, shtypit, Milanit dhe Interit te drejtuara, ashtu si shpesh i ka ndodhur gjate karrieres. Por, edhe njehere, tregoi se shpatullat e tij jane te gjera dhe qe ne takimet e rendesishme nuk duhet te zhgenjesh. Sigurisht, atletikisht nuk eshte aspak i perafert me ate qe ka luajtur te Interi, duke magjepsur te gjithe. Natyrisht, “Fenomeni”, edhe njehere, goditi ne shenje, duke shenuar nje gol “te urryer” per gjithe publikun zikalter. Por, ata tashme nuk duhet te shqetesohen, sepse ne ekipin e tyre kane nje idhull te ri, Ibrahimovicin, qe vendos derbin, duke permbysur me nje asist per Kruzin, qe barazon disa sekonda pas aktivizimit, dhe duke shenuar personalisht, i sherbyer nga argjentinasit. Me nje tjeter sukses ndaj Milanit, Interi gjen revanshin, duke fituar pas 25 vitesh, nje titull qe pret vetem matematiken per te qene i zyrtarizuar. Milan, qe nuk humbte ne kampionat qe ne nentor, ndaj Romes, ka enderruar per pak fitoren, por endrra eshte mbyllur ne mankth, sepse Kruz dhe Ibra permbysin gjithcka. Kuqezinjte jane dorezuar nga pasigurte e nje mbrojtjeje teper te pasigurte. Tashme, arrija e zones Champions behet edhe me e veshtire, por ka ende kohe per te permiresuar. Pjesa e pare eshte e ekuilibruar dhe episodet bejne diferencen, ndaj duhet te dish te shfrytezosh momentin. Mund te jene 45 minutat e Krespos, por ne fake jane ato te Ronaldos. Sulmuesi argjentinas i Interit i afrohet golit ne tre raste, duke mos perfituar nga gabimet e Boneres dhe Jankulovskit, Maldinit. Ronaldo nuk prek top per 40 minuta, duke degjuar vershellimat e publikut zikalter, qe ne te 41' shenon. Gatuzo pason per te, ne hyrje te zones, dhe braziliani e dergon ne shtyllen e dyte te mbrojtur nga Sezari. Ne pjesen e dyte, Dakurt nuk mund te vazhdoje dhe futet Samuel. Por, goli zikalter, pavaresisht nga presioni i Interit, nuk vjen, deri kur, Kruz futet ne fushe, ne vend te Krespos: argjentinasi, pas nje topi te Ibres, qe kalon mes duarve te Dides, barazon 1?1 takimin. Kruz ka nje tjeter mundesi, por goditja e tij me thember, prane portes, kalon ngjitu me traversen. Interi fiton besim, Milani e humb ate. Ibrahimovic, pasi sherbehet nga Kruz, ne zonen e rreptesise, shenon, duke mundur Diden. Nje e qeshur dhe asgje me shume, sepse pjesa e mbetur e lojes eshte thjesht nje dyluftim pa top. Interi mund per te dyten here Milanin. Parrula kunder “Fenomenit” Populli zikalter, i madh ne numer ne shkallet e stadiumit “San Siro”, nuk ka humbur kohe. Qe nje ore para ndeshjes, disa ultras kane levizur, duke nisur punen e tyre, e gjitha e perqendruar tek Ronaldo. Perballe tribunes se shtypit, nje grup mbeshtetesish interiste kane dale me parrullen e madhe: “Me mire nje dite si Rekoba se sa 100 si Ronaldo”. Disa te tjere kane rikujtuar momentet e hidhura te Ronaldos, gjate demtimit: “Kujdes gjurin...”. Ndersa, nje tjeter ishte: “U largove si lepurush, u ktheve si derr”. Nje tjeter parrulle ishte “Ronaldo si Navarro, pabuks”. Parrulla e fundit, me e madhja ishte: “Palaci u kthye, tani qarku u mbyll”.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  3. #1003
    Lumturi ne kampin e Interit

    Fitorja ne derbi ka mberritur si nje kure per Mancinin, i cili ende nuk e ka gelltitur eliminimin ne Champions. “Eshte nje kenaqesi e madhe, sepse vec kesaj, duhet thene se djemte po bejne nje sezon te jashtezakonshem. Champions eshte nje kompeticion i mahnitshem, por nese gabon mund te paguash. Eshte nje vit i paperseritshem, por duhet ta bejme edhe me te madh, sepse duhet te fitojme takimet e mbetura, ne menyre qe te konfirmohemi ne fushe dhe jo jashte saj. Profesionaliteti na detyron qe te bejme gjithmone gjera te medha, ne menyre qe t’i japim ketij kampionati nje shkelqim edhe me te madh”.



    Morati: Fitorja, nje veper arti!

    Ne fund te derbit, padroni i Interit, Masimo Morati ka qene teper i lumtur per fitoren zikalter. Sigurisht, goli i Ronaldos ka qene nje “thike” ne zemren e presidentit interist, edhe pse ky i fundit e ka pritur shume. Pergjigjia e Moratit ka qene shume e shkurter dhe gati e pergatitur: “Fitorja? Ishte nje veper arti, asgje me shume, asgje me pak”. Ndersa, pyetjes ne lidhje me golin e shenuar nga Ronaldo, Morati u shpreh: “Ronaldo ka shenuar? E pashe golin e tij, ishte i bukur, s’mund te them asgje. Me vjen mire, sepse te gjite jane me te lumtur me kete gol te tij”.



    Zaneti: Cfare karakteri qe kemi!

    Havuer Zaneti eshte shume i lumtur per fitoren e arritur ne derbin milanez, ku Interi triumfoi 2?1 ndaj Milanit te Ancelotit, qe kaloi ne avantazh me ane te Ronaldos. “Jemi nje ekip i bashkuar dhe gjithmone dime te fitojme takimet e medha. Sigurisht, kishim perballe Milanin, nje skuader te madhe, por e dinim se do te fitonim, sepse kete vit jemi te papermbajtshem. Champions? Nuk duam ta kujtojme ate eliminim, sepse tani kemi nje titull per te fituar dhe nje finale Kupe Italie. Ronaldo? Ai eshte nje lojtar i madh, qe nuk duhet vershellyer. Sigurisht, tifozet zikalter nuk e pranojne ende largimin e tij. Kur mbaroi takimi, e perqafova”.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  4. #1004
    Deshperim ne kampin e Milanit

    Anceloti: Na mungoi agresiviteti!

    Karlo Anceloti komentoi me hidherim humbjen ne derbi: “Ne pjesen e pare nuk i dhuruam shume hapesira Interit dhe e mbajtem mire topin, por ne pjesen e dyte na mungoi grinta dhe agresiviteti i duhur, per te arritur nje fitore dhe per te mbajtur lojen. Interi arriti qe te mbante topin me shume dhe te dominonte, duke perfituar dhe nga disa gabime ne mbrojtje, nga ana jone”, u shpreh Anceloti, duke u ndalur me pas te objektivi i Milanit, vendi i katert ne renditje: “Impenjimi i dyfishte mund te jete nje disavantazh, por diferenca per te arritur vendin e katert nuk eshte aq e madhe sa duket. Sigurisht, nuk do te jete e lehte”.



    Berluskoni: Interi ishte me mire!

    Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, nuk eshte dukur edhe aq i kenaqur nga sfida ndaj Interit, edhe pse goli i Ronaldos e ka ngrohur zemren e tij, padroni kuqezi pranon fitoren zikalter, e merituar sipas tij nga skuadra e Mancinit: “Interi e meritoi fitoren, sepse luajti shume me mire se ne. Ronaldo shenoi nje gol me te vertete te bukur, por me pas Interi pati me shume raste. Edhe pse e kam te veshtire ta pranoj, ata dhane me shume ne fushe dhe arriten qe te fitojne, pa vjedhur asgje. Sigurisht, gabuam edhe ne ne shume raste, sidomos ne golin e dyte te tyre, por jane gjera qe ndodhin. Tani, te vazhdojme ne Champions”.



    Maldini: Te fitojme Champions!

    Paolo Maldini, qe ndaj Interit ka zhvilluar ndeshjen e tij numer 600 ne Serine A, pas humbjes ne derbi, u shpreh: “Na mbetet hidherimi, sepse derbi eshte derbi. Ne pjesen e pare luajtem mire, ndersa ne te dyten, me pak. Sidoqofte, Interi luajti me mire se ne. Ndeshja ime numer 600 ne Serine A? Ishte nje kenaqesi e madhe per mua. Por, besoj se mund te fitoj ende dicka me Milanin: Champions League. Gjate hyrjes ne dhomat e zhveshjes nuk ndodhi asgje, iua siguroj, sepse jemi te gjithe profesioniste. Do te luftojme deri ne fund per vendin e trete dhe te katert. Shpresojme qe ta arrijme”.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  5. #1005
    Ronaldo: Goli, gezim i madh!

    Ne minuten e 41 te pjeses se pare e gjithe “San Siro” zikalter ka heshtur, te pakten per nje minute, kur gjuajtja e Ronaldos perfundoi ne rrjete. Nje “hakamarrje” e vogel per brazilianit, per vershellimat e bilbilat e Interit, gjate gjithe ndeshjes. Edhe pas humbjes, “Fenomeni” nuk eshte trishtuar, por ka perjetuar edhe njehere emocionet e “rrjetes” se tij kuqezi, ne derbi. “Sidoqofte, edhe pse humbem, per mua ishte nje emocion i bukur. Ndjeva nje kenaqesi te madhe, nje derbi eshte i bukur pikerisht per kete. Humbem ndaj nje skuadre, qe me merite eshte ne krye te renditjes. Ne pjesen e pare kontrolluam takimin dhe ekipi dha maksimumin, duke luajtur fort dhe duke mos leshuar. Por, ne pjesen e dyte energjite e disa lojtareve rane, sepse vinin nga nje fitore e veshtire ne Champions. Askush nuk mund te thote se Milani nuk e meritonte barazimin. Gezimi pas golit? Nuk ishte nje shenje ofendimi per tifozet zikalter. Morati? Shpresoj te jete kenaqur”.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  6. #1006
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Kordoba: Derbi nuk do te harrohet!

    Kane kaluar tre dite qe nga derbi, por fitorja zikalter ende nuk eshte harruar dhe gjithcka rikujtohet ne detajin me te vogel, duke pare se pas 25 vjeteve ndodhte qe Interi te arrinte te “gjunjezonte” Milanin, ne te dy fazat e kampionatit. Por, deshperimi dhe hidherimi i Valencias eshte nje “plage e hapur”, ne nje sezon te jashtezakonshem per skuadren e Mancinit, qe mund ta mbylle pa humbje kampionatin. Ivan Ramiro Kordoba ishte nje “shigjete” ne “San Siro” dhe shpejtesia e tij arriti qe te ndalte Kakane. Disa dite pas ndeshjes ndaj Milanit, Kordoba u ndal edhe te incidenti i shemtuar ne Valencia, ne fund te takimit: “Gjithsesi, mendoj se eshte pare shume mire se qellimi i gjithe skuadres ishte qe te ruanim qetesine, duke mos rene pre e provokimeve te kundershtarit. Por, ende nuk e kuptoj se pse nuk kishte forca sigurie, qe te ndalnin ate qe po ndodhte. Derbi? Ishte ndeshja e duhur per ne dhe e fituam. Arritem qe te mbyllnim plagen Champions, edhe pse ne Europe meritonim qe te kalonim”.
    Arsenal champion

  7. #1007
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Liverani: Roma, do te mundim!

    Qe kur u largua nga skuadra e Lacios, Fabio Liverani ka arritur qe te fitoje zemrat e popullit te Firences, me grinten e tij te treguar me fanellen e Fiorentines ne fushen e blerte. Nga kembet e tij kane nisur gjithmone aksionet me te rrezikshme. Por, barazimi i arritur ne Palermo, mes polemikave, ka shuar disi entuziazmin, por mesfushori vjollce ringjall humorin e mire, ne prag te sfides ndaj Romes: “Barazimi i arritur ne Palermo ishte i mire, duke pare per nga menyra se si erdhi, edhe pse mund te kishim fituar. Por, tashme kemi Romen dhe do te mundohemi qe te bejme nje paraqitje sa me te pelqyeshme me verdhekuqte. Ata jane nje nga ekipet me te mira te Europes, ne po luajme shume mire, ndaj pres nje takim te hapur. Nje sfide e bukur per te gjithe”. Numr 11 i Fiorentines i rikthehet episodit qe ngjalli nje polemike te madhe, mes trajnerit Guidolin dhe Prandelit: “Mendoj se ne rastin e golit, Mutu u soll ne menyren e duhur. Pastaj, nuk arrij te kuptoj nje gje. A eshte thene se ata qe duhet te ndalin lojen, sot, jane vetem gjyqtaret. Goli i Adrianit ishte i mrekullueshem, duke pare se ai shmangu shume mbrojtes, perpara se te shenonte. Pra, eshte dicka e gabuar qe te thuash se Mutu nuk u soll mire”.
    Arsenal champion

  8. #1008
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Milani, “tentakulat” ne Spanje

    Qe Liga spanjolle eshte kampionati me i ndjekur prej kohesh ne kampin e Milanit, kjo eshte dicka qe eshte ditur gjithmone, prej kohesh, por qe muajt e fundit, ne vecanti, interesi eshte rritur, gjithcka lidhet me merkaton. Natyrisht, idea per te bere “shoping” ne Gadishullin Iberik lindi qe ne vere, ne mbyllje te merkatos, kur Galiani, administratori i deleguar kuqezi, sebashku me Braidan, drejtorin sportiv, shkuan ne seline e Real Madridit, per te kerkuar zyrtarisht Ronaldon, qe me pas erdhi ne janar. Nje tjeter blerje ne Spanje ishte Rikardo Oliveira, ish?lojtari i Betisit. Por, ai qe ka bere me shume “buje” ka qene fakti se Milani ka marre nje “drite jeshile” nga klubet spanjolle, edhe per t’i vizituar edhe kete vere. Pervec endrres kuqezi te deklaruar, Ronaldinjo, “Djalli” po shqyrton edhe alternativa te tjera, per te rindertuar nje skuader, qe nuk duket edhe aq mire, nen “hijet” e kampioneve te “perenduar” tashme. “Tentakulat” kuqezi jane hapur ne te gjithe territorin spanjoll, por sidomos ne Madrid dhe Katalunje, ku Barcelona eshte klubi i parapelqyer. Pujol dhe Zambrota jane dy objektivat. Ndersa, te “galaktiket”, ka lindur idea Emerson dhe Diarra, per mesfushen.
    Pujol eshte nje lloj “flamuri” per Barcen, por duke pare konfliktet e kapitenit brenda skuadres, ky i fundit mund te largohet, me Milanin ne “pole?position”. Zambrota ka pasur me shume probleme nga e tashmja spanjolle dhe mund te beje nje kthim ne origjine, ndoshta jo me te Juventusi, por Milani. Ndersa, ne frontin e skuadres se drejtuar nga Fabio Kapelo, dy jane pikat e kontaktit, Emerson dhe Diarra. Ish?juventini nuk eshte i lidhur as me klubin, as me tifozerine, aq me teper me trajnerin, qe e ka “poshteruar” vazhdimisht, duke e lene ne pankine. Pra, mund te beje gati valixhet, per te rifituar emrin ne Itali. Ndersa Diarra nuk po konfirmon ne fushe “cmendurine” e Realit, per ta pasur, plot 30 milion euro. Po ashtu, lajmi me i fundit eshte i lidhur me trajnerin Frenk Rajkard, qe duket se po kerkon nje “strehim” ne Milano.
    Arsenal champion

  9. #1009
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Van Bomel humb sfidat ndaj “Djallit”

    Mark Van Bommel, mesfushori i Bajern Mynihut, do te mungoje ne te dy takimet ndaj Milanit, te vlefshme per fazen cerekfinale te Champions League. Holandezi, ne fakt, eshte skualifikuar per dy jave, per kartonin e verdhe te marre ne ndeshjen ndaj Realit, ne fazen e 1/8?ave dhe per xhestin e shemtuar, pas golit te shenuar ne takimin e pare, ne “Bernabeu”. Po ashtu, UEFA vendosi per Vane Bomelin nje gjobe prej 6200 euro dhe detyrimin per te qene nismetari i fair ply, per kompeticionet e te rinjve, ne program kete vit. Mungesa e holandezit eshte nje avantazh, edhe pse i vogel per kuqezinjte, duke pare se aftesite e tij jane te mira, ne mesfushe.
    Arsenal champion

  10. #1010
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Guidolin skualifikohet tre jave

    Komisioni Disiplinor, ne baze te raportit dhe shenimit te marre ne bllokun e gjyqtarit te katert, ka vendosur qe te skualifikoje per tre jave trajnerin e Palermos, Farncesko Guidolin. Po ashtu, tekniku i sicilianeve eshte gjobitur edhe me 15 mije euro gjobe. Guidolin doli me karton te kuq, ne ndeshjen Palermo?Fiorentina 1?1, ne minuten e 38, per fyerje ndaj lojtareve kundershtare dhe per nje lloj reagimi ndaj stolit te Fiorentines, me Prandelin ne krye. Gjithcka nisi pas golit te Mutuse, i cili shenoi nje gol, pas terheqjes muskulore te Guanes, i cili e humbi topin, duke ia lene ne kembe rumunit, qe nuk e nxorri topin jashte apo ndali aksionin, per t’i ardhur ne ndihme mbrojtesit te Palermos. Denimi mund te kishte qene edhe me i rende. Nga ana tjeter, Guidolin u shpreh: “Mendoj se eshte nje vendim teper absurd, per dicka qe nuk ndodhi. Kam pershtypjen se ketu ne Itali kemi mbetur prapa ende. Ndaj, mund te mendoj qe te largohem serish”.
    Arsenal champion

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •