Wembley, gati per inagurimin!
13 Mars Stadiumi legjendar i Wembley hapet perseri per publikun. Pas pothuajse nje viti vonese ne punime, grupi australian qe ndertoi stadiumin me vlere prej 1,54 miliard dollaresh ka kompletuar ndertimin e ketij kompleksi gjigand. Multiplex Group eshte i lumtur te lajmeroje qe certifikata e perfundimit te punimit dhe ajo e shfrytezimit te ketij stadiumi eshte leshuar nga autoritetet, njoftuan ndertuesit australiane, nepermjet nje komunikate per shtyp. Javen e fundit, kontrollet e fundit te sigurise ne stadiumin historik, tani edhe me te shtrenjtin ne bote, u bene. Wembley i vjeter, ndertuar ne vitin 1923 u shemb ne tetor te vitit 2000. Kostot e ndertimit te stadiumit te ri rezultuan me te larta nga sa u parashikua dhe inagurimi i tij u shty disa here. Wembley pritej te priste finalen e Kupes se Anglise ne vitin 2006, por kjo nuk ishte e mundur, per shkak te vonesave. Pritet qe ndeshja e pare qe do te zhvillohet ne stadiumin e ri do te jete ajo e 24 marsit, kur kombetarja U?21 e Anglise do te prese ate U?21 te Italise, ne nje ndeshje miqesore. Por, ndeshja e pare e madhe ne Wembley e ri do te jete ajo e dates 19 maj, kur 90 000 spektatore do te ndjekin finalen e Kupes se Anglise.
Krijoni Kontakt