Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,058

    Pėr: Margarita Xhepa

    MARGARITA XHEPA : Ēmimi nė Prespė solli njė frymė dhe model tė ri

    Korrik 2021


    Flet aktorja Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”: Ky festival ishte njė homazh pėr mjeshtrin e skenės dhe ekranit, Bujar Lako

    - Ēmimi nė Prespė tė Maqedonisė sė Veriut, solli njė frymė dhe model tė ri

    Albert Z. ZHOLI

    Ditėt e fundit aktorja Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”, u vlerėsua me ēmimin “Actor of Europe”. Nė edicionin e tij tė 19-tė, Festivali Ndėrkombėtar i Teatrit “Actor of Europe”, qė zhvillohet nėn siglėn “Liqen pa Kufij” nė Prespė tė Maqedonisė tė Veriut, shpalli ēmimet pėr artistėt, “Actor of Europe 2021” ku, zonjės Margarita Xhepa iu dha ēmimi pėr interpretimin e saj nė rolin e Zonjės Mėmė tek shfaqja “Kush e solli Doruntinėn”, me regji tė Laert Vasilit, i cili gjithashtu u vlerėsua nė kėtė festival online. Juria e festivalit, e pėrbėrė nga prof. Meto Jovanovski, prof. Mimoza Rail dhe prof. Jani Bojadzi, vlerėsuan me ēmimin “Regjisori mė i mirė i Festivalit” Laert Vasilin pėr regjinė e tij tek shfaqja “Kush e solli Doruntinėn”, bazuar nė novelėn me tė njėjtin titull tė Ismail Kadaresė. Ky produksion teatror, u realizua disa vite mė parė si bashkėpunim ndėrmjet Ministrisė sė Kulturės, teatrit “Aleksandėr Moisiu”, Laert Vasilit dhe mbėshtetjen e Teatrit Kombėtar. Ajo qė duhet theksuar ėshtė se nė kėtė produksion teatror, pėr herė tė parė u bėnė bashkė nė skenė, disa prej ikonave mė tė shquara tė skenės dhe teatrit shqiptar si: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti. Shfaqja teatrore “Kush e solli Doruntinėn” me regji nga Laert Vasili, mori pjesė si shfaqje pėrshėndetėse edhe nė festivalin mbarėkombėtar tė teatrit online “Moisiu On”, si homazh pėr mjeshtrin e skenės dhe ekranit, tė ndjerin Bujar Lako, i cili nė kėtė rol tė tij tė fundit nė skenė, u vlerėsua nė festivalin “Talia e Flakės” (Gjilan) me kupėn e “Aktorit mė tė mirė” nė vitin 2016. Nė shfaqjen “Kush e solli Doruntinėn” drejtuar nga Laerti Vasili, skena dhe kostumet janė nga Stela Laknori, muzikė Ambra Marjanaku, drejtor artistik Bashkim Hoxha. Nė role, aktorėt Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti, Laert Vasili, Luli Hoxha, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Eralda Ēaushi, Gjergj Doēi, Amos Muji Zaharia dhe Xhejni Fama.

    Si do ta vlerėsonit ēmimin “Actor of Europe” nė edicionin e tij tė 19-tė tė festivalit ndėrkombėtar tė teatrit “Actor of Europe”, qė u zhvillua nėn siglėn “Liqen pa Kufij” nė Prespė tė Maqedonisė tė Veriut?

    - Ishte njė ēmim qė mė dha njė forcė nė kėtė situatė. Dhe pse ky festival u zhvillua online, sėrish mund tė them se, vlerat janė tė njėta, pasi aty kishte njė juri shumė profesionale dhe njėkohėsisht kishte pjesėmarrje nga trupa prestigjioze. Kur merr njė ēmim nė kėtė situate, ndjen njė sadisfaksion tė veēantė, pasi ndihesh se je ende pranė spektatorit, ndihesh se je pranė profesionit dhe ndjek zhvillimet mė tė findit nė skenė. Festivali erdhi nė njė kohė kur shumica e teatrove nė botė janė mbyllur, kur aktorėt janė tė kufizuar nė lėvizje dhe nuk kanė kontakt tė drejtpėrdrejt me spektatorin. Ndaj zhvillimi i kėtij festivali sikur solli njė erė tė re, njė kėndvėshtrim ndryshe pėr jetėn dhe artin nė tėrėsi. Nė kėtė situatė Pandemie ky festival ishte dhe si njė homazh pėr mjeshtrin e skenės dhe ekranit, tė ndjerin Bujar Lako, i cili nė kėtė rol tė tij tė fundit nė skenė, u vlerėsua nė festivalin “Talia e Flakės” (Gjilan) me kupėn e “Aktorit mė tė mirė” nė vitin 2016.

    Ē'do tė thotė tė luash nė rolin e Zonjės Mėmė te shfaqja “Kush e solli Doruntinėn”, me regji tė Laert Vasilit?

    ‘Kush e solli Doruntinėn’ ėshtė njė nga romanet mė tė bukur tė Ismail Kadaresė nė fund tė viteve ‘70. Romani bazohet mbi baladėn e Konstantinit dhe Doruntinės ku, sipas legjendės, Konstandini e bind nėnėn qė ta martojė motrėn e tij Doruntinėn me njė njeri prej njė vendi tė largėt, i cili po i kėrkonte dorėn. Konstandini i jep besėn nėnės se nėse atė e merrte malli pėr tė bijėn, atėherė ai vetė do tė shkonte e do t’ia sillte. Nėna pranon dhe e marton Doruntinėn me burrin nga vendi i largėt. Por ndėrkohė vdesin tė gjithė vėllezėrit, pėrfshirė dhe Konstantinin dhe nėna mbetet e vetme. Atė e merr malli pėr Doruntinėn dhe mėrzitet shumė. Shkon te varri i Konstantinit dhe e mallkon tė birin qė kishte shkelur besėn. Nė mesnatė Konstantini ngrihet nga varri, shkon e merr motrėn dhe ia sjell nėnės te dera. Pra ka skena tronditėse. Ka njė mesazh historik. Ka njė brendi artistike qė tė mbėrthen. Ishte pėrgjegjėsi ky rol. Njė figurė e madhe e legjendės shqiptare. Ndaj edhe regjisori Laert Vasili punoi me shumė pėrkushtim. Tė dy u munduam tė japim maksimumin, pasi njė figurė e tillė, do njė pėrqėndrim dhe aktivizim skenik tė tejskajshėm. Dihet si vazhdon legjenda. Pasi lė motrėn, Kostandimi pėr vete kthehet nė varr, ndėrsa Doruntina troket nė derė, pa e ditur se i vėllai kishte vdekur. Kur hapet dera, nėna e pyet atė se kush e solli, e ajo i thotė, Konstantini. Nėna i tregon se Konstantini bashkė me vėllezėrit e tjerė, kishin vdekur shumė kohė mė parė…Njė dialog deri nė pabesueshmėri. Njė skenė qė kur e lexon tronditesh dhe jo mė kur e vė nė skenė. Pra, kjo vepėr erdhi nė skenė kėtė herė me njė vėshtrim tė veēantė, mė modern pėr kohėn nga regjisori Laert Vasili.

    - Ende luani me atė fuqi dhe me atė pėrkushtim si dikur, e re ?

    - E dua artin, profesionin tim, e dashuroj atė! E ndjej se kam ende pėr tė dhėnė nė art. E them kėtė, se e shoh se kam forcė, memorie, energji, dėshirė, ide qė mė mbajnė tė gjallė nė kėtė rrugė tė bukur. Jam me parimin se artin duhet ta lėsh, kur ai tė lė; pra, tė lėnė kėto elemente qė pėrmenda mė lart. Unė e them me bindje se ende do tė jap, se nuk mė mungojnė energjitė, por edhe kėrkesat e regjisorėve janė tė shpeshta.

    - Sa role keni realizuar nė tėrėsi nė teatėr dhe kinematografi ?

    - Nuk e kam bėrė bilancin e saktė tė filmave, sepse ende punoj dhe realizoj. Por nė teatėr kam realizuar 150 role. Pra, role me tre shifra qė kur i kujtoj, tendosem mirė. Ishin vite tė tėra pune dhe energjie tė pashtershme. Kurse pėr filmat mund tė them se, nė monizėm kam bėrė rreth 35 role filmash dhe rreth 15 nė kėtė sistem. Mund tė jenė rreth 50 role nė filma, por nė kėtė gjini arti, unė vazhdoj tė punoj. Kam ende punė pėr tė bėrė.

    - Si do ta cilėsonit artin shqiptar nė regjimin komunist?

    Dua tė jem realiste, ai sistem kishte shumė tė meta, por artin e pėrkrahu. E keqja ishte se kishte shumė ideologjizma brenda, por sėrishmi, u bė art. Nė atė sistem dolėn shumė korifej tė artit skenik dhe nė kinematografi. Dolėn shumė sa, mund tė them se ishte koha e tė mėdhenjve. Pėr atė sistem jo ēdo gjė duhet hedhur poshtė. Punonim shumė, ishim shumė idealistė, kėrkonim shumė ndaj njeri-tjetrit dhe kishim njė dashuri tė madhe pėr punėn. Punonim pėr tė bėrė art, pėr tė lėnė gjurmė, ana materiale nė atė kohė ishte e papėrfillshme. Ngelėm tė varfėr, por bėmė art qė ka lėnė gjurmė. Regjimet kalojnė, arti mbetet. Por edhe pse nėn kontroll, artistėt tanė tė mėdhenj kanė bėrė art. Ne ishim mė shumė idealistė se materialistė ndaj dhe sot jemi tė varfėr, e bėnim punėn me dashuri e nuk mendonim se sa para do tė merrnin nė fund tė shfaqjes.



    Gazeta Telegraf

    https://telegraf.al/kulture/margarit...e-model-te-ri/

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,058

    Pėr: Margarita Xhepa



    Prej 70 vjetėsh nė Teatėr dhe nė ekran, rrėfimi mes fotosh i Margarita Xhepės

    E Diell - Shkurt 2022

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,058

    Pėr: Margarita Xhepa



    “Bolero nė vilėn e pleqve” njė intervistė me Margarita Xhepa e Robert Ndrenika

    E Diell - Shkurt 2022


    https://www.youtube.com/watch?v=e6TnJIEIUEg

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,058

    Pėr: Margarita Xhepa



    Njė rol i ri filmi, nė moshėn 89 vjeēare Margarita Xhepa rikthehet para kamerave

    E Diell - Shkurt 2022


    https://www.youtube.com/watch?v=e6TnJIEIUEg

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,058

    Pėr: Margarita Xhepa



    N'Konfidencė - MARGARITA XHEPA

    RTSH - Nėntor 2021


    https://www.youtube.com/watch?v=e6TnJIEIUEg

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,058

    Pėr: Margarita Xhepa



    MARGARITA XHEPA, NDERI I KOMBIT - Nė skenėn e Festivalit tė Kėngės sė RTSH, i gjithė publiku nė kėmbė !

    Dhjetor 2022

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,058

    Pėr: Margarita Xhepa

    Ofelia e Margarita Xhepės

    Enver Kushi

    (Nė vend tė njė urimi pėr datėlindjen)

    Margarita Xhepa ishte akoma e re, kur regjisori sovjetik Bortko i besoi tė interpretonte Ofelinė, nė njė nga “ tragjeditė mė tė famshme tė Uilliam Shekspirit”, siē shkruan pėr “Hamletin” shqipėruesi Fan Noli. Ai e quan Ofelinė “vajzėn mė shpirtėrore dhe ėngjėllore”. Dhe meqė jemi te Ofelia, Fan Noli shkruan: “Vite mė parė e kujtova Ofelinė e ēalė, kur pashė Sara Benhart tė moshuar tė japė ēfaqje tė shkėlqyer me zėrin dhe shprehjen e saj, kur mezi qėndronte nė kėmbė. Kjo do tė thotė se zėri dhe shprehja janė pėr aktorin po aq tė rėndėsishme sa kėmbėt”.
    Margarita Xhepa, nė fillim tė viteve ’60, kur interpretonte Ofelinė “vajzėn mė shpirtėrore dhe engjėllore”, nuk ishte as e moshuar dhe as e ēalė. Ajo ishte nė kulmin e rinisė dhe nė kulmin e prillit tė bukurisė sė saj. Jo vetėm kaq. Perėndia Margaritės sė talentuar, pėrveē bukurisė, i kishte dhėnė atė qė shkruan Noli “zėrin dhe shprehjen”. Ofelia e aktores sė madhe erdhi nė skenėn e Teatrit Shqiptar, sa engjėllore, aq edhe shpirtėrore. E kam tė vėshtirė tė analizoj Ofelinė-Margaritė apo dyshen e shkėlqyer Naim Frashėri-Margarita Xhepa. Dua t’u sjell lexuesve tė shumtė tė kėsaj gazete njė fakt, qė ajo mė ka rrėfyer: “Ishim nė kulmin e punės pėr vėnien nė skenė tė Hamletit. Ofelia ishte bėrė pjesė e qėnies time. Ajo mė ndiqte kudo jo vetėm gjatė provave, por edhe nė rrugė, shtėpi ose dhe kur vija kokėn nė jastėk. Kur gjumi nuk mė zinte apo edhe kur sapo dremisja pak, mė vinte nė ėndėrr e bukur, delikate dhe e brishtė si vesa e mėngjesit… E ndjeja qė gjatė provave, veēanėrisht nė skenat kur ajo ėshtė e ēmendur, diēka nuk shkonte. Nuk kishta parė asnjėherė, deri nė atė moshė ndonjė vajzė ose grua tė ēmendur. Ishte paradite, kur mora nė telefon prof. Ylvi Vehbiun, me tė cilin kishim njohje familjare. Prof.Ylvi Vehbiu ishte njė nga psikiatrit e njohur tė kohės. I thashė profesorit se doja tė vija nė spitalin psikiatrik, pėr tė parė nga afėr ndonjė vajzė tė re tė sėmurė. Ai mė tha se mund tė shkoja menjėherė… Nuk do ta harroj kurrė momentin kur pashė nė njė korridor tė spitalit psikiatrik, vajzėn e ēmendur. Ajo ishte 17 vjeē. E bukur. Shumė e bukur. Bėnte ca lėvizje tė ēuditshme, si nė jerm apo nė njė hapėsirė boshe. Pastaj qėndronte, duke vėshtruar sa majtas-djathtas ose lart. Dhe kėndonte, me njė zė tė ėmbėl, sikur ishte nė skenė… Eh… E gjora vajzė! E gjora vajzė! Befas ngriti duart lart, lėvizi prap dhe pas disa sekondave, ia dha tė qarit me dėnesė… I ngulita nė kokė tė gjitha kėto dhe nė skenė, i bėra pjesė tė Ofelisė time… Regjisori sovjetik nuk e pėrmbajti entiziazmin. Ai m’u afrua e mė pėrqafoi, duke thėnė rusisht fjalėt “Ah pėllumbesha ime! Ēfarė ndryshimi nga ditėt e mėparshme…” Isha Ofelia e ēmendur. Lėvizja nė skenė si e ēmendura qė kisha parė nė spitalin psikiatrik, gjendja emocionale e sė cilės ndryshonte nga kėnga, e qeshura nė tė qarė qė tė kėpuste shpirtin. Edhe unė, Margarita-Ofeli, kėndoja:
    Tė bardhė si dėbor’e kish savanin,
    Me lule tė stolisur,
    I vogėl e i madh me lot e qanin,
    Me zemėr tė zalitur”.

    Mė mbeti gjatė nė mėndje ky rrėfim i Margarita Xhepės. Dhe mė erdhi keq qė nuk e kisha parė Hamletin e Naim Frashėrit dhe Ofelinė e Margarita Xhepės, nė skenėn e dikurshme tė Teatrit Popullor. Ato vite isha akoma fėmijė. Ju riktheva kėto ditė rileximit tė “Hamletit” tė Shekspirit. E lexova dy herė, ashtu siē porosit Fan Noli nė parathėnien e tij tė shkėlqyer: “Pėr tė kuptuar mirė kėtė vepėr, si dhe ēdo tjetėr vepėr shekspiriane, duhet mbajtur mend qė ėshtė shkruar kryesisht pėr t’u luajtur nė skenė. Duhet kėnduar, pra me vėrejtje nga dy herė dhe pastaj duhet parė e interpretuar nė teatėr prej aktorėsh qė i kanė hyrė brenda nė frymė…“
    Ofelia e Margarita Xhepės, mbi gjashtėdhjetė vite mė parė, erdhi nė skenėn e teatrit shqiptar, ashtu siē e pėrshkruan Fan Noli: ”Ofelia, e dashura fatzezė e Hamletit, ėshtė njė nga fytyrat mė tragjike dhe mė patetike tė teatrit shekspirian. Si Hamletit, ashtu dhe Ofelisė i ėshtė pėrmbysur bota mbi kokė…”
    Aktorja jonė e madhe pati fatin qė Hamletin ta interpretojė njė nga talentet e papėrsėritshėm tė skenės dhe filmit shqiptar, Naim Frashėri, zėri bubullimė e gurgullimė i tij, u flet tė gjitha kohėrave dhe botės, veēanėrisht shqiptarėve tė kohės sonė:
    “Kjo botė u shthur! O prapsi, o dreq.
    Qė unė paskam lindur tė tė ndreq”!
    …Dy prill ėshtė datėlindja e Margarita Xhepės, por edhe i dhjetėra roleve qė ajo mjeshtėrisht i ka interpretuar nė skenat e teatrove shqiptare e ballkanase. Edhe i dhjetėra e dhjetėra figurave tė tjera qė ajo i ka sjellė nė filmat shqiptarė. Dy prilli ėshtė edhe i Ofelisė sė Margarita Xhepės.
    Margarita Xhepa ėshtė edhe do tė jetė, nėse do tė perifrazoja Laertin: “Trendafil i majit! Vajz’e dashur! Ofeli e ėmbėl…”
    Tiranė, fundmars 2023

    Gazeta Dita

    https://gazetadita.al/ofelia-e-margarita-xhepes/

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,040

    Pėr: Margarita Xhepa

    Margarita Xhepa ėshtė njė aktore dhe regjisore shqiptare e njohur. Ajo u lind nė Tiranė mė 18 prill 1947 dhe filloi karrierėn e saj artistike nė vitet '70. Xhepa u bė e njohur nė skenėn teatrale shqiptare dhe pastaj nė ekranin e madh dhe tė vogėl, duke u shfaqur nė disa prej filmave dhe serialeve mė tė njohura tė kinematografisė shqiptare. Disa prej rolave mė tė njohura tė saj pėrfshijnė rolet nė filmat "Gjurma" (1977) dhe "Balada e Kurbinit" (1987), si dhe nė serialin televiziv "Kater here ne vit" (1988).

    Margarita Xhepa ishte njė ndėr artistėt e parė qė u bė pjesė e trupės sė Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė Tiranė, ku ajo ka interpretuar role kryesore nė shfaqje tė ndryshme teatrale. Ajo u bė gjithashtu regjisore shumė i njohur dhe e suksesshme, duke e drejtuar shumė shfaqje teatrale dhe filma.

    Margarita Xhepa ka marrė shumė ēmime dhe vlerėsime pėr kontributin e saj nė fushėn e artit, pėrfshirė titullin "Artist i Merituar" dhe "Naim Frashėri", njė ēmim prestigjioz artistik nė Shqipėri. Xhepa ka qenė njė ndėr personalitetet mė tė njohura dhe mė tė respektuara nė skenėn e artit shqiptar dhe ka mbetur njė simbol dhe njė frymėzim pėr artistėt e rinj nė vend.

    Ajo ka bėrė njė kontribut tė vlefshėm nė fushėn e artit dhe kulturės, duke u bėrė njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė kinematografisė shqiptare.

    Xhepa ka lindur nė Tiranė nė njė familje artistike, ku babai i saj ishte piktor dhe nėna ishte aktore. Ajo filloi karrierėn e saj artistike nė vitet '70, duke u bėrė pjesė e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė Tiranė si aktore dhe regjisore. Ajo u bė njė nga aktoret mė tė njohura nė kinematografinė shqiptare nė vitet '80 dhe '90, duke u shfaqur nė disa prej filmave mė tė rėndėsishėm tė kohės, si "Gjurma" dhe "Balada e Kurbinit".

    Pėrveē karrierės sė saj nė skenėn teatrale dhe kinematografike, Xhepa ka qenė gjithashtu e pėrfshirė nė jetėn politike dhe sociale tė Shqipėrisė nė vite tė ndryshme. Ajo ishte njė ndėr themeluesit e Shoqatės sė Aktorėve Shqiptarė, njė organizatė profesionale qė ka pėr qėllim tė mbrojė tė drejtat dhe interesat e aktorėve nė Shqipėri. Ajo ka qenė gjithashtu e pėrfshirė nė lėvizjen shoqėrore dhe politike nė Shqipėri, duke u bėrė njė zė i rėndėsishėm nė mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave tė njeriut nė vend.

    Margarita Xhepa ka marrė shumė ēmime dhe vlerėsime pėr kontributin e saj nė fushėn e artit dhe kulturės, duke u bėrė njė nga personalitetet mė tė rėndėsishme dhe tė respektuara nė historinė e artit shqiptar. Ajo ka qenė njė frymėzim dhe njė model pėr shumė artistė tė rinj nė Shqipėri .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Nako Spiru
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-12-2013, 15:07
  2. A Litany of Breaths
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-07-2012, 21:33
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 14:20
  4. A janė Shqiptarėt rraca mė e mirė Europiane ?
    Nga koder kiss nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 14:38
  5. Familja Arapi kėrkon vajzėn e tyre Maria Arapi, tė marrė peng nė Zvicėr
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 23-09-2006, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •