Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 138
  1. #101
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zėrat e Ējerrė...

    Ngujim


    Hapėsirė e ngujuar kullės sė shpirtit
    Shpirti i ngujuar kullės sė jetės
    Jetė e ngujuar kullės sė mitit
    Mit i ngujuar kullės sė gėnjeshtrės.

    Unė i ngujuar kullės sė uni-t
    Tjetri i ngujuar kullės sė tjetrit
    Ne tė ngujuar kullės sė fundit
    Fund' i ngujuar kullės sė universit.

  2. #102
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Po vjen!

    Ajo po vjen,nga dita nė ditė
    Ne prapė se prapė,tė verbėr
    Tė shurdhėr,tė pakuptimtė
    E ndjejmė nė mosegzistencė.

    I largohemi asaj
    Me injorancėn tonė historike
    E kėrkojmė pastaj
    Me hipokrizinė tonė biblike.

    E ēkrijojmė atė
    E prapė ajo rikrijohet
    Largafėr ėshtė
    Veē pret njeriun,tė zgjohet!

  3. #103
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Mesnata


    Pas luftrash,betejash,fitoresh,tėrheqjesh
    Mesnata u ul tryezės sė paqes
    Pranoi nga mua kushtet e fjetjes
    Pranova dhe unė,ndalimin e talljes.

    Qysh atėhere mesnata s'mė ndahet
    Unė mė shumė s'i ndahem asaj
    Pėrcjellim gjumit dhimbjet e hallet
    Dhe mbajmė zgjuar,iluzionin e madh!

  4. #104
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari....

    Fishkja e lules

    Njė lule dhuroi i pabesi
    Ndaj lulja vetvetes u fishk
    Po ngjyra e kuqe i mbeti
    Dhe vajza e lumtur ish'.

    Sa priti lulia e gjorė
    Tė ēskuqej,tė fishkej vėrtet
    Por vajza e ledhatonte me dorė
    Dhe gjallė e mbante nė jet'

    "Fajtore" kjo lule e kuqe
    Vaditur nga shpresa e madhe
    Kur erdhi dita tė fishkej
    U fishk nė shpirt tė kėsaj vajze.

  5. #105
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Dy bustet

    Njė bust jashtė
    Brėnda njė bust
    Tė ngjashėm janė
    I ndryshėm un'.

    Tė jashtmin rrėzova
    E tėrhoqa zvarė
    Tė brendshmin harrova
    Dhe mbeti gjallė.

    I jashtmi cop-cop'
    Kovaēanės u shkri
    I brėndshmi vazhdoi
    Avazin e tij.

    Jasht' vetes u bėra
    Antibusti hero
    Mė thosh' busti brenda
    "Kėshtu vazhdo!"

    Dy buste pėr njė
    Nė dukje armiq
    I jashtmi pa zė
    I brendshmi me shpirt.

    Aah,si nuk rrėzova
    Bustin e shpirtit
    Por vajta u mora
    Me bustin e hiē-it!!!

  6. #106
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Poeti i vėrtetė


    Poeti i vėrtet s'e njeh ofendimin
    Naiv mbetet i gjori,edhe pas vdekjes
    I vėrteti poet s'e pranon lavdimin
    Nė anijen e tjetrit,kapiten tė mbetet.

    Mė kot kėrkoni vesin e poetit
    Antidotėn e tij nė vargje do gjėni
    Sikurse ngrohtėsinė nga rrezja e diellit
    Qė dhe vet ngrohet,nė varg poeti.

  7. #107
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Shtrėngata


    Tėrbuar natyra nevrike
    Harbuar mes erės dhe shiut
    Shtrėngatėn ka zėnė pėr mike
    Mėrinė i mban njeriut.

    Nė sy e shikon e vrenjtur
    Nė vesh i flet suferinė
    Nė trup minusgradėn veshur
    Nė shpirt i fryn vetėtimė.

    Vetmuar njeriu nevrik
    Natyrės ia ka inatin
    Shtrėngatė bėhet nė shpirt
    Dhe s'di nga tė hedhė hapin.

    Kėshtu tė dy mes shtrėngatės
    Kėrkojnė beharin e jetės
    Natyra e gjėn tė sajėn
    Njeriu-njė shtrėngatė tjetėr!

  8. #108
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Sėrish shtrėngatė


    Vetėtimė e natės dita u bė
    Diellin eklipsoi shtrėrngata e shpirtit
    Mėrmėritja ime ngeli pa zė
    Si ditėn e parė tė apokalipsit.

    U zhduk ditnata nė kohėn e saj
    I vetėm jetoj kohėn midis
    Shtrėngata m'u shfaq ujvar' nė parajs'
    Parajsa nė ferr,m'u kthye sėrish.

  9. #109
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Ende grimcė


    Ec mes njerėzve
    S'shikoj njerėz
    Veten e dyshoj.
    Ah,moj kohė
    Ku mė ktheve
    Rroj,apo nuk rroj?

    Mos jam grimcė
    Universi
    Ende nė formim?
    Qė gabuar
    Botės erdhi
    Tė takoj njerin'?

    Mė ēo prapa
    Koha ime
    Tė kem ment fėmije!
    Ndryshe lėmė
    Ende grimcė
    Pėr kohė ardhmėrie!

  10. #110
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Ju dhashė...


    Ju dhashė ē'munda
    Ju ē'mundėt,s'mė dhatė
    Nuk gjeta ē'humba
    Ē'gjetėt,s'mė thatė!

    Ju thashė ē'dija
    Ē'ditėt,ē'e bėtė?
    Mė mbeti veē thirrja
    Ju shurdhėr nga mėntė!

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  2. Edmond Budina
    Nga Alesia nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 10:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •