Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 138
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga GeoF Lexo Postimin
    Pershendetje i dashur Mondi !
    Sot pat mundesine te kisha librat tuaj ne dore.
    Krejt rastesisht me therret dikush ne rruge dhe me THote se Bujari ka lene per ju dicka.
    U befasova dhe i shfletova me ngut.
    Ju falenderoj per dedikimet e perzemerta.
    E nisa me ..."Dhe megjithate Jetojme".
    Jam i tronditur nga ngjarjet dhe ju pergezoj dhe per pozicionin tuaj si qytetar dhe si shkrimtar.
    Kam mundur te shfletoj vetem 30 faqe, dhe mund te bejea nje parale me nje shkrimtar kosovar dhe mikun tim, Sabit Idrizi, me vepren "Ditari.."
    JU falenderoj dhe ju uroj shendet ......Genti

    Pėrshėndetje shumė tė pėrzemėrta Gentijan... ka kohė qė s'kemi komunikuar... tė them sinqersiht, para dy dite, iu ktheva leximit tė poezive tua... (ēfarė intuite)...desha tė tė shkruja disa fjalė... nuk premtoi koha... po ja, u takuam nė udhėkryq (te Mondi), dhe, u bė mirė...

    Pėrshėndetje Mik i nderuar!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga GeoF Lexo Postimin
    Pershendetje i dashur Mondi !
    Sot pat mundesine te kisha librat tuaj ne dore.
    Krejt rastesisht me therret dikush ne rruge dhe me THote se Bujari ka lene per ju dicka.
    U befasova dhe i shfletova me ngut.
    Ju falenderoj per dedikimet e perzemerta.
    E nisa me ..."Dhe megjithate Jetojme".
    Jam i tronditur nga ngjarjet dhe ju pergezoj dhe per pozicionin tuaj si qytetar dhe si shkrimtar.
    Kam mundur te shfletoj vetem 30 faqe, dhe mund te bejea nje parale me nje shkrimtar kosovar dhe mikun tim, Sabit Idrizi, me vepren "Ditari.."
    JU falenderoj dhe ju uroj shendet ......Genti
    Kenaqesia ime mik qe me ne fund je zoterues i librave te derguar qyshkur. Uroj lexim te kendshem, duke u lutur njekohesisht, qe te jem sa me pak fajtor i harxhimit te kohes tende. Dhe ndonese i justifikuar per mungesen ketu, perseritja me tej, nuk do te te falet, se pari nga mua dhe Agimi e gjithe dashamiresit e krijimtarise ne forum.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Njė shkrim i padėshiruar, por....


    Nga Edmond Shallvari

    Dy vota mė pak!?

    .... njė gjendje e absurditetit, apo absurditeti i nje gjendjeje.

    Qė nė fund tė numurimit tė votimeve, do jenė dy mė pak, kėtė ja u them me 100 pėrqind siguri dhe argument bashkė, sikurse di qė deri nė sekondėn e fundit tė votimit, do vijė pėr tė votuar dhe mė i moshuari i paralizuar. Mjafton pak ment t’i kenė mbetur nė pjesėn lėvizėse tė trurit, se lėvizjet e duarve dhe hedhja e fletės nė kuti s’ka problem.
    Mos pyesni me padurim, se si ėshtė e mundur qė tė dalin dy vota mė pak, kur do ngrihet dhe i vdekuri nga varri pėr tė votuar. Po ju them qė nė kėtė ndodhi, mė lehtė e ka tė votojė i vdekuri, se dyshja qė s’do ketė fatin e lumturisė votuese. Vetėm nė ndodhtė ndonjė ēudi sekondėn e fundit, do mė duhet qė tė shuaj gjithshka po shkruaj dhe tė kėrkoj ndjesė tek lexuesi pėr nxitimin.
    Prapė po mė nxitoni e s’po mė lini t’i hy temės. Ē’zakon i keq xhanėm, qė doni menjėherė fundin, pa njėēikė mes, mesin pa njė ēikė fillim, apo fillimin, pa njė ēikė hyrje. Dhe mos u ēuditni tani, as mos hapni tej normales sytė, kur tė lexoni se dy votat mė pak do regjistrohen nė qytetin e njohur pėr mosnjohjen e ngujimeve njerėzore pėr arsye hakmarrjeje, nė qytetin e mallaxhinjve e mallaxheshave qė kanė lėnė nam pėr harmoninė mes tyre, qė me pėrshėndetjet mėngjesore e pirjet e kafeve nėpėr oborret brenda shtėpive, vazhduar me nėnat, gratė e nuset me fshesat nėpėr duar, qė s’lenė plehra jo e jo, por as guriēkėn mes kalldrėmeve tė sokakėve. Po ato, ēupkat e gufuara nė gjoks pėr bandillėt e ėndėrrave, ulur gurėve si stola anash dyerve dalėse nė rrugicė, me shtijat, grepat, gjilpėrat, duke thurrur, qėndisur, apo bėrė ojka lloj-lloj pėr pajėn e nusėrisė? Lere aman, ē’pata tani qė hyra kėtyre lezeteve tė shkuara, apo tė mė pengojnė lotėt mallėngjyes pėr tė vazhduar mė tej? Ja qė mė rrėmbejnė ca karakteristika tė qytetit tim korēar, aq mė tepėr tani, kur pėrballė tyre mė ngrijnė shpirtin dhe ngrenė zėrin e ankesės ca ndodhira qė kurrė s’do desha t’i dėgjoja, jo mė pastaj ti shkruaja.
    Prandaj dhe s’mė bėn shpirti e dora t'ju shuaj sa mė parė kuriozitetin e titullit, qė ende ma ve veten nė ėndėrr. Mė duket se pas vėnies sė pikės sė fundit nė kėtė shkrim, do zgjohem dhe lehtėsohem, kur tė dal nė rrugicė dhe thith ajrin mėngjesor. Do tallem e qesh pastaj me veten, qė po e merrte ėndėrrėn pėr tė vėrtetė dhe do ulem e shkruaj tė kundėrtėn e saj.
    Ē’pres atėhere? Nipin qė sapo del nga dyqani me njė ēantė ushqimesh nė dorė.
    Si pa kuptim ju duket kjo pėrgjigje, me siguri. Kėshtu dhe mua nė fillim, por ajde tė ecim bashkė tani deri nė fund, me pak durim ju lutem dhe gjakftohtėsi bashkė.
    Nipi mė afrohet, mė pėrshėndet, por nuk hyn brenda. I hap rrugėn se mos isha unė pengesė, por ai mė thotė ta ndjek pas pėr ta ndihmuar. Ndihmė pėr ēfarė, pėr ku, apo bėn lojė me mua, se kėshtu hedh e pret sa herė nė mesenxher kur jemi larg dhe hymė internetit. Mė kėrkon ta ndjek dhe unė pranoj, qoftė kjo dhe ndonjė nga lojrat shakatuese tė tij.
    As tridhjet hapa nė ngjitje tė rrugicės, ndalon para portės sė njė shtėpie. E hap si tė ishte zot i saj, mė pret sa tė hy dhe unė dhe pas pak lėshon nga poshtė ballkonit tė brendshėm tė shtėpisė thirrjen, “Teta Kaliroo!!”
    Gėrvishtja e derės sė drunjtė tė ballkonit, shoqėruar mė pas me fishkėllimėn fėrkuese, vazhdoi me daljen e Kaliroit, me njė kovė plastike nė dorė. Mė pas kova rrėshqiti ajrit rrugės sė litarit, mbajtur nga duart e Kaliroit. Pėrshėndetemi me njeri-tjetrin, por mua mė rėnkoi veshit e shpirtit, zėri i saj i mekur. Pleqėri, hesapi, mendova dhe e pyeta pėr xha Vasilin. Prapė mekėsia e zėrit, psherėtima shoqėruese e tė thėnės pėr siklete sėmundjeje. I thashė se do vij t’ju takoj para se tė ik, kur psherėtima u shtua bashkė me ēudinė pyetėse, “Nuk di gjė?”
    Ē’tė dija? Ē’lidhje ishte kjo pyetje me thėnien time? Por nipēja, si mė i shkathėt, i bėri zė pėr tė ngritur kovėn me ushqimet, duke mė pėshpėritur mua diēka nė vesh. I tha njė, “Ikėm teta, se kam mėsimet tani!” dhe nxitoi drejt daljes. Mė mbeti dhe mua tė them njė “Mirupafshim!”, bashkė me tė falat pėr xha Vasilin.
    Nxitova tė arrij nipēen, kėtė rradhė jo vetėm me kuriozitetin e mbetur pezull, por dhe me ca inat pėr sikletin qė pėsova.
    Ishte nipēja me rrėfimin e tij, sebepi i kėtij shkrimi. Nė rrėfimin e tij kishte pėrzjerje keqardhjeje e humori bashkė, qė vėrtet i shkon pėr shtat tragjikomedisė njerėzore.
    Hall me pronė e hall pa pronė, qė jo vetėm i ka ndarė njerėzit nė kundėrti mendimesh e veprimesh, por ē'ėshtė mė e keqja ju ka nxjerrė nga thellėsia e karakterit njerėzor, veset mė tė ndyra antinjerėzore. Ē'emėr t'i ve unė e ē'emėr do t'i vini ju lexues kėsaj gjendjeje absurde, kur ēifti i moshuar ka rreth njė muaj ngujuar nė katin e dytė tė njė shtėpie me tjetėr pronar, por qė paguan rregullisht qiranė deri nė virgjinė e tokės? Nė kėtė shtėpi ky ēift hyri i ri dikur dhe aty kaloi gjithė fazat e jetės ēiftore e prindėrore, deri nė pleqėrinė e pashmangshme. Por ē'kusur, qė pa rėnė kurrė nė gjynahe e mėkate, tė vuajė kusurin e absurditeteve nga mė antihumanet, qė pjell kategoria e famshme ekonomike e pronės nė Shqipėri? Absurditet, qė pronarin e xhveshur padrejtėsisht dikur nga prona e tij, e kthen nė raste tė tilla, nė pozitėn e ish shpronėsuesve tė dhunshėm. Dhe mė keq akoma. E ngre mesnatės nga gjumi si lugat, i jep nė dorė vegla shkatėrruese dhe me instiktin e ligėsisė e shkatėrrimit, fillon tė prishė qė nė krye e deri ne rrėzė shkallėn e drunjtė, tė vetmen mundėsi ngjitjeje e zbritjeje pėr qiranxhinjtė.
    Instikti shkatėrrues mbaron me ngujimin lart tė atyre njerėzve, qė e kanė mbushur me frymėn e shpirtit njė jetė tė tėrė ēdo hapėsirė e materie tė kėsaj shtėpie tė vjetėr. Por tani, pronari i ligjshėm, me kartėn e tapisė nė dorė, nuk pėrmbahet. Ai do pronėn e vet, pa njė , pa dy. Qiraxhinjtė e varfėr, le tė gjejnė strehė ku tė duan, aq i bėn. Ku, si, me se, as qė i bėhet vonė. Tapia i jep tė drejtėn e zotėrimit tė gjithshkaje nė shtėpinė e tij dhe sipas kėsj logjike interesi, edhe ēdo mjet pėrdorues pėr ta shtėnė nė dorė. Para kėsaj karte dorėzohet dhe policia qė vjen nė vendin e ngjarjes dhe me njė fjalė justifikuese pėr pafuqishmėri vepruese, kthehet nė punėn e vet. Ngujimi mbetet akoma ngujim, deri kėtė ēast qė po shkruaj dhe komshinjtė dashamirės janė bėrė tė vetmit ndėrlidhės shpirtėrorė dhe materialė me ēiftin. Ndėrlidhja tjetėr e tyre me tė rejat e jetės nė Shqipėri ėshtė televizori. Ai i merr magjisė sė tij, i udhėton bukurisė sė ndryshimeve, ju buzėqesh dhe jep kurajo nga buzėt e fjalėt e liderėve partiakė, pėr jetė akoma mė parajsore pas futjes nė NATO dhe arritjes nė pragun e Bashkimt Evropian. Reklamat ju sjellin nė dhomė bollėkun ushqimor dhe kushtet e njė jete pensioniste pėr t'u patur zili nga vetė bota. Ja, dėgjojnė zėrin e nipēes tim , qė ju bėn realitet dėrgesėn ushqimore dhe Kaliroi merr mjetin modern ndėrlidhės, qė tak-fak ja sjell bollėkun para syve e gojės.
    Ē'i duhet shkalla nė kėto kohė modernizimesh? Me shkallė, pa shkallė, a nuk po ngjitet lart demokracia jonė?
    I vetmi merak tani pėr ēiftin me siguri ėshtė dita e votimit. Tė jetė shpikur ndonjė mėnyrė tjetėr hedhje flete nė kuti, pa ndėrmjetėsinė e shkallės zbritėse? Apo rroftė prapė litarka? Se ja, veē zėrave tė komshinjve dhe ngjitjezbritje kovės me fatura pagese dhe ushqime, shfaqen me raste dhe ekipet e aktivistėve tė partive me kandidatėt pėr deputetė. Sa bukur buzėqeshin, pėrshėndesin, premtojnė dhe sa ėmbėl kėrkojnė votėn pėr njeriun e tyre, qė sa tė ulet nė karriken e Kuvendit do t'i zbresė e ngjitė, jo nga shkalla(akoma me shkallė?), por nga ashensori . Mjafton qė hė pėr hė, me ca durim pleqėror, tė zbritet me litarkė, ajo fleta me Po-nė pėr tė.
    U zgjata, e shikoj, po ē'tė bėj. Kėshtu mė ndodh kur mė rrėmben njė gjendje e absurditetit, apo absurditeti i nje gjendjeje.
    Ēifti i moshuar, me sa morra vesh nga burime tė sigurta, e ka hedhur me kohė fletėn e votimit nė boshėsinė e njė kove plastike, qė me sa pashė duhet ndruar nga gryerja e kohės pėrdoruese. Litarka mban akoma...

    21-22 qershor 2009

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pjesė nga libri im nė shkrim, "Unė nė Dy"


    ...


    Kėtė kohė padukshmėrie me Unin tjetėr, dua tė merrem vetėm me veten e ēastit, tė ēdo ēasti, tė depėrtoj nė ēdo pjesė tė labirinthit tė saj, pa ndrojtjen dhe egon mospranuese tė anėve tė errėta, fshehur skutave tė tij.
    E di, qė sado pak ndriēimi tė bėj, sado pak sipėrfaqshėm t'i shfaq, sytė e njerėzve do ndrojnė llojin e derisotėm tė shikimit, truri i tyre do ndrojė pėrpunimin e derisotėm tė mendimeve pėr mua.
    Aah, moj ego, qė mė ke frenuar deri mė sot t'i tregoj botės ē'pėrmban errėsira nė pjesėn mė tė thellė tė honit tė subkoshiencės!
    "E pse u dashka bėrė kjo?", mė pyet kjo botė, qė aq sa do, aq dhe i trembet ndriēimit tė honit njerėzor.
    Do, pėr tė patur me se tė merret ditėn e natėn, pėr ta bėrė mizėn-buall e buallin-mizė, sipas qejfit dhe interesit tė saj, por edhe s'do, sepse vetė ajo, kush e di sa hone tė errėta ka dy pjesėve tė trurit tė saj, koshiencės dhe subkoshiencės.
    Por, mos prit ndonjė ēudi tė madhe, moj botė, se honi im nuk tė thyen kokėn, as tė ēon rrathėve tė ferrit. Ka rrathė tė tjerė pastrues tė shpirtit, mes ferrit e parajsės, pėr llojin mėkatues tė tij.

    Ē'mė ka hipur nė kokė dhe mua, qė dashkam tė bredh aty ku mė nxe vetėm krusur e me pishtar drite nė dorė? Po lere o, kėtė copė shpellare tė paeksplorueshme, se s'u bė qameti! Ē'kujton se do zbulosh, origjinėn e prejardhjes tėnde, apo ndonjė profeci tė sė ardhmes?
    Mirė, bėj si tė duash, veē kujdes kur tė dalėsh jashtė, se mos gėlltitesh nga goja e hapur e botės.
    E dini qė mė qeshet me kėto mendime e antimendime?
    E dini, qė dhe nėse nuk ekziston honi brenda meje, tani dua ta krijoj atė, vetėm pėr botėn, pėr egon e saj?
    Kėtu po, ka vend pėr "sikur", pra, sikur tė jem honist, si do mė presė kjo botė?
    Po sikur mos jem, ē'pamje do marė?
    Kjo e dyta dihet, ē'pyet kot? A s'po them deri tani, qė kjo botė s'mė njeh pėr honist? Tjetėr gjė sa mė ka besuar deri mė sot.
    Sepse, kjo botė, mė shumė se besimin, njeh trillimin. Jam i sigurt qė dhe honizmin tim, tjetėrlloj do ta besojė, pra trillojė.
    Atėhere, ē'mė duhet t'ja tregoj? Jo, ti s'ke ecur me kėtė parim rrėfyes nė jetė. Ti, pavarėsisht nga trillimi i botės, i ke rrėfyer asaj aq sa i ke rrėfyer, pa ēka se ajo tė ka besuar sipas trillimit tė saj.
    Mos vetėm ty kėshtu?
    Qė nė ngjizjen e saj, kjo botė ka besuar nėpėrmjet trillimit. Atje i qoftė!

    T'i besoj afinitetit tė kėsaj femre, qė s'mė ngjiti aq nė shikim tė parė? Jo nga mungesė bukurie, simpati tiparesh, formė trupore, qė s'ju gjej ndonjė mangėsi, por nga kėndvėshtrimi im, apo mė saktė, nga energjia shikuese qė ju jap syve pa ato fushat e llojit tėrheqės, ndaj ēdo fenomeni nė marrėdhėnie pune. Aq me efekt ėshtė ky lloj shikimi, sa jam bindur qė ka qėnė i vėrtetė ndaj realitetit ekzistues, nė rastin konkret ndaj femrės. Jo se e ka shėmtuar, deformuar, por s'di pse, mė ka bėrė aq mospėrfillės ndaj saj. Ky imunitet shqisor e trupor bashkė, mė ka dhėnė tė drejtėn moralizuese deri nė mburrje, tė rezistencės tė mashkullitetit tim, ndaj seksit tjetėr.
    Kėshtu do kalonte dhe kėtė rradhė, siē kishin kaluar tė tjerat mė parė, por ku paska njė Trojė, u krijoka dhe njė Kalė pėr tė. Dhe Troja ime, s'do shkelė ligjin mijravjeēar tė kėtij dualitetit tė pandashėm.
    Kali shfaqet para syve si pranim i statukuosė ekzistuese nė favorin tim, duke shfuqizuar kėshtu energjinė e tyre rezistuese.
    Femra e zakonshme mbase mė shumė se e zakonshme, por e kthyer nė mė pak tė zakonshme nga sytė e truri im pak mė parė, tani po merr nga magjia e Helenės, duke mė rrezatuar dobėsinė e Parisit.
    Gjithēka po ndodh fijeve nervore tė trupit, me njė forcė pėrcjellėse, pa pikėn rezistuese tė asaj energjie tė mėparshme imunitare. Vendin e mė pak, apo tė zakonshmes, po e ze e mbizakonshmja, por kursesi e mbipreferuara, qė ėshtė gruaja ime.
    Pres qė fuqia e mbipreferencės ta shtyjė e zbresė nga mbi-ja tė zakonshmen dhe ēdo gjė tė marė formėn e tė mėparshmes. Por ajo qėndron gati indiferente pėrballė saj, bile mospėrfillėse. Dhe ka tė drejtė.
    Kėshtu ka qėndruar qysh nė fillim e qysh atėhere e deri kėtė ēast, ka triumfuar. Kėtė ēast? Pse tani mos po rrezikohet triumfi dhe po ndodh humbja e parė?
    Prisni, mos u nxitoni! Kėtu jemi. Skutat e honit tim, tani po shfaqen. Apo filluat menjėherė trillimet pėr honin, duke parė vetėm njė skutė tė tij?
    Mė pak se njė Paris jam unė dhe ajo mė pak se njė Helenė. Sepse jam mė shumė Unė, qė ka gruan e vet. Qoftė kėshtu dhe pėr tė, tė jetė mė pak Helenė, duke patur Unin e saj mė shumė pėr tė shoqin.
    Parisi dhe Helena janė aty, nė skutėn e honit tim. Fshihen e shfaqen, sa herė mė gjejnė tė vetėm me veten, nė dobėsinė e saj njerėzore.
    Ditkan tė zbulojnė kėtė ekzistencė timen, edhe kur nė krah kam gruan, edhe kur vetėm pėrfshihem dhe humbas trupit tė saj. Gjejnė gjithmonė edhe boshėsinė mė tė padukshme tė vetes sime, pėr t'u bėrė pjesė e lojės erotike. Mundohem t'i dėboj jashtė saj, ta boshoj atė boshėsi, por vetėm pėr pak ēaste.
    Tashmė jam bėrė pjesė frenuese e shtytėse e seksit, pjesė munduese e shkrehjesh mendimesh e fantazish e tij.
    Pse frenuese? Pse munduese?
    Sepse ndeshem me tė shumtėn e ndėrgjegjshme e tė ndjeshme tė Unit tim, qė s'pranon asnjė lloj mėkatimi ndaj gruas.
    Por ama, diēka po mė ndodh, qoftė dhe nė padukshmėrinė e saj.
    Helenmbartėsja, edhe nėse ka burrin e saj, kėrkon Parismbartėsin, qoftė dhe nė pėrmasėn e mjaftueshmėrisė tė plotėsimit tė tekave tė saj erotike.
    Pse, mos i mungon pak Paris burrit tė saj?
    Sa naiv!
    Nė ēdo burrė njė grua mund tė gjejė mungesėn pėr Parisin e ėndėrrave e dėshirave tė saj erotike, sikurse dhe burri nė ēdo grua, Helenėn e tij tė munguar.
    Por kjo s'do tė thotė kursesi, qė sejcila palė tė rendė drejt kompensimit praktik.
    Palėt e harmonishme nė lidhjen e tyre dashurore, nuk vuajnė nga mungesa tė tilla, sepse vetė harmonia bėn kompensimin reciprok mes tyre. Si e qysh, e dinė vetė ata, sikurse e di dhe unė.
    E di, po pse jam atėhere nė kėtė gjendje tė mundimshme?
    Sepse ja, ėshtė ai honi aty thellė, qė si ato vrimat e zeza rufitėse tė universit, thith pjesė tė qėnies sime, pėr t'i rufitur skutave tė tij.
    Dhe kjo ndodh fillimisht pa cėnuar harmoninė, pa sinjalizuar gruan time, e cila cėnohet, qoftė dhe fantazisht. Edhe unė, jam ende i pacėnuar nė masėn ekzistuese tė harmonisė.
    Ēfarė ndodh nė kėtė lojė paradoksesh, ku harmonia sa cėnohet, aq dhe ekziston mes saj?
    Ē'mė vjen nė mendje nė ndihmė tė favorshme, argumenti, krahasimi me reagimin tkurės tė trurit brenda kafkės, kur kjo pėson goditje jashtė saj. Pėr aq sa goditja nuk depėrton tej kafkės, tkurja e trurit e mbron atė nga dėmtimi. Ndryshe....
    E njėjta gjė dhe me harmoninė.
    ........................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga libri nė shkrim, "Unė nė Dy".

    Fryn erė e mbarė. Anija lėviz shpejt kohėn dhe koha anijen.
    Kapėrcej si nė filma me xhiro tė shpejta vitet dhe pėrpara mė serviret turta me 35 qirinjtė e saj.
    Jam bėrė sė dyti baba. Baba djemsh. E prisja. E parandjeja. Bile dhe emėr djali i kisha gjetur para njohjes me tė.
    Dėshira? S'e fsheh. Njė ēupkė ėndėrroja.
    Tjetėr? Jo, jo! Dy djem tė na rrojnė! Njė i tretė vete si shumė. Pse djalė? Sepse jam i bindur qė dhe nėse e nis unė pėr ēupkė, gruaja ma kthen pėr djalkė. Ėshtė i vetmi shpėrblim i saj pėr prindėt e pėrvėluar pėr djalė. Dhe tre motrat ja u shpėrblyen dyfish mungesėn me gjashtė nipėr. E bukur dhe kjo, apo jo?
    Bashkė me ardhjen e djalkės, edhe kėmbėmbarėsia e tij e shpejtė.
    Pėr herė tė parė dal jashtė shtetit. Unė dhe djali i madh katėr vjeēar. Nė fqinji jugor, sa tė largėt e kaq afėr.
    Pėr herė tė parė!
    Ē'ndjesi mosnjohjeje, ē'padurim njohjeje!
    Telrrjetosja e orbitės sė vendlindjes, mė nė fund u ēa. Asgjė e tmerrshme s'po ndodh. Dielli lind e perėndon si dje, pardje, si dikur...
    Toka si dje, pardje, si dikur, vazhdon rrugėn planetare.
    Vetėm unė dalloj pėr herė tė parė nė lėvizje tjetėrlloj jetėn time. Ngjaj si njė trup kozmik tė devijuar rrugės sė vet tė mėparshme, qė hyn nė tjetėr trajektore lėvizėse.
    Si ai, edhe unė lėvizja diku, dikur dhe po si ai shtyhesha e tėrhiqesha brenda forcash tė kundėrta tė njė orbite tė cunguar.
    Tani ndjehem mė i plotė nė lėvizje, mė i dėshiruar nė njohjen e hapėsirės sė cilės i pėrkas e qė ishte telrrjetosur bunkershėm.
    Dua ta shtyj natėn e tė shtyp butonat e pultit tė televizorit, pa drithėrima tė frikshme gishtash e shpirti.
    Nuk dua tė fle. Boll e kam fjetur natėn time tė imponuar.
    Dua tė ec, vetėm tė ec.
    Vetja mė ngjan me jashtėtokėsor. Mė ndodh dhe e kundėrta njėkohėsisht.
    Mundohem tė struk injorancėn, pėr tė mos u bėrė qesharak para njerėzve tė vendit fqinj.
    Provoj pėr herė tė parė, bananen!
    Nėnqesh revoltshėm. S'besoni pėr ekzistencė tė tillė nėnqeshjeje? Besoj nė mosbesimin tuaj. Pėrpiquni dhe ju si mua.
    Kjo banane e pafajshme!
    Mos ka qėnė vallė viktimė e luftės sė klasave? Ē'thua kėshtu?! Mos e banalizo kaq njė sistem socialist. Si the, socialist? Ē'hipokrizi!
    E po atėhere me siguri, moj banane, ke qėnė ndonjė produkt i rrezikshėm i modės sė huaj ngrėnėse. Kjo "ngrėnėse" sikur nuk shkon. Tjetėr moda e tjetėr e ngrėna.
    Sa po e vras dhe unė mendjen. Diku, dikur, e ka pėsuar dhe kjo banane, mbase nė njė ēast tė vazhdimėsisė krijuese tė teorisė marksiste-leniniste, sipas kushteve tė vendlindjes sime!
    E hėngra! E shijshme qėnka! Nuk po ndjehem ndryshe. Ēudi?! Sa qesharakėsi fatkeqe e njė kohe mohuese tė kėsaj bananeje!
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga libri nė shkrim, "Unė nė Dy"

    ........
    Ndodhem nė anijen odiseane, qė po lundron drejt kurthit sirenor. Prapė ajo popullorēja, "Dhe tė ha dhe tė djeg", s'po mė ndahet. Ti ze apo jo veshėt me dyllė nė ēastin joshės tė zėrit tė sirenave? E di ē'mė pret, nėse ai zė do kapėrcejė durimin dėgjimor e depėrtojė aty ku ėshtė pika mė e dobėt e burrit. Por, e di qė zėnia e veshėve ėshtė shfaqje frike mospėrballjeje me tė vėrtetėn, kapėrcim lehtazi i vendit tė provės burrėrore.
    Urdhėroj veten tė mė lidhė fort pas direkut tė anijes dhe shtoj urdhėrin ndaj saj mos preket nga lutjet e mos trembet nga urdhėrat e mia, nė ēastin perpelitės tė trupit.
    Dua ta kaloj torturueshėm vendin e sirenave, kėtyre zėrave joshės tė shkatėrrimit dhe vdekjes.
    Vetja mė shtrėngon fort e mė fort litarin, qė mundohem ta kėpus qė nė ēastin e parė dėgjues tė zėrave ndjellės. Perpelitem djersitshėm dhe ulėritshėm, duke ndjerė afrimin drejt kufirit shpėrthyes tė kockave e mishrave tė trupit.
    Truri pėrplaset mbėshtjelljes kockore tė kafkės dhe gati sa nuk plas e coptohet nė mijra copra. Mė duket se po shpėrbėhem i tėri dhe prapė shikoj, dėgjoj, marr frymė.
    Bukuria magjepėse e bregut sirenor papritur kockėzohet nė forma skeletesh, mbi tė cilat gjuajnė djegshėm rrufe tė zjarrta. Bregu shndėrrohet nė njė varr tė hapur kockash tė prushėzuara. Zėrat veniten dhe humbasin mes qetėsisė tė varrtė.
    Ndjej trupin t'i kthehet normalitetit. Sirenat mbeten pazėshmėrisht gojėhapur, duke u skeletosur dhe nxjerrė boshllėqeve kockore, tymra e flakė tė pėrzhitura.
    Litari i lodhur nga shtrėngesa, bie pėrdhe si gjarpėr i ngordhur. Trupi mė mbushet me ajrin e plotė tė jetės.
    Kap kokėn me duar, vazhdoj me ballin, sytė, faqet, gojėn dhe bindem pėr ekzistencėn e plotė trupore. Ngre kokėn lart dhe nuk mė besohet qė nga ky qiell qartėsisht e pastėrtisht i kulluar, u lėshuan pak mė parė zjarre rrufesh skeletvrasėse.
    Pyes veten pėr orėn, ditėn, muajin e vitin nė tė cilin ndodhem.
    Pėrgjigja e saj fillon nga fundi, pėr t'u ndalur nė ēast nga mua.
    Viti i posathėnė s'ka nevojė pėr normalitet kohėsie. Ai ėshtė vetė anormaliteti i kohės dhe vetėm si i tillė arshivohet kohės sė universit. Nė tė njėjtėn kohė arshivohet kujtesės sime, nė formėn e katėr numurave mė tė shėmtuara nė pamje e domethėnie: 1997!
    Mbijetova, Odisee! Mė dėgjon?
    Fatkeqėsisht e fatmirėsisht, ēmendurisht e mendėrisht, ēnjerėzisht e njerėzisht!
    Mbijetoj!...
    Bota s'ishte plotėsuar me ngopėsi realitetesh tė kthyera nė legjendė, pa ngopėsi tė re legjendash tė kthyera nė realitet.
    Realitete tragjedirash tė legjendosura-legjenda tragjedirash tė bėra realitet.
    I mungonte kjo 1997-tė. A u plotėsua ngopėsisht me tė?
    Njė Zot e di! Gabim! As Zoti s'e di!

    ........
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga Shtėpia Botuese GLOBUS R, doli kėto ditė libri im i ri me poezi, "Mė foli heshtja".
    Libri pėrmban njė pjesė tė krijimtarisė sime poetike(82 poezi), tė periudhės maj 2008-nėntor 2009.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  8. #38
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mondi, shume urime! Nga ato pak qe kam lexuar me kane pelqyer shume.

    Plus mendoj se kete radhe dhe kapaku i librit eshte shume 'terheqes' dhe profesional. Shume njerez i gjykojne librat nga kapaku ndaj mendoj kete here ke bere pune te mire.

    Me behet shume qejfi qe ka akoma njerez te cilet e vleresojne artin dhe vazhdojne te financojne botime te tilla.

    Suksese,
    Fiori

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Mondi!Une kam ne dore tere arsenalin tuaj ,e kam lexuar dhe te them te drejten lum per ne qe kemi ne dore krijimet tuaja,dhe lum per forumin qe do arshivoje keto thesare te forumisteve tane!Biblioteka ime eshte pasuruar mjaft me librat tuaj.Respekte dhe suksese te metejshme ju urojme familjarisht nga qyteti juaj i kalldremte!

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Urime Miku Yne!

    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Nga Shtėpia Botuese GLOBUS R, doli kėto ditė libri im i ri me poezi, "Mė foli heshtja".
    Libri pėrmban njė pjesė tė krijimtarisė sime poetike(82 poezi), tė periudhės maj 2008-nėntor 2009.

    Pergezimet e mia i dashur Mondi, per librin e ri....

    Miku im, emri Yt tani me zė vend te merituar ne letersine shqiptare, iu shtua edhe nje vler artit poetik ...iu dha edhe nje dhurate artedashesve nga Ty. ...Dhe heshtja jote flet shume ...
    Ndersa mua me behet qejfi shume ...kam arsye !do pasurohet bibloteka ime edhe me nje liber me plot vlera... Pendes sate jetgjatesi...URIME MIK ...

    Me respekt
    Dhuro shumė...e prit pak!

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  2. Edmond Budina
    Nga Alesia nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 10:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •