Tjeter ne vazhdim...
8.10.1991
As gjumi s'me mburret se me mund, as une s'i mburrem atij se e mund. Ai u bind se s'me mposht si gjithe te tjeret, sikurse une jam i bindur se nuk e mposht plotesisht ate. Kemi rene pra, po te shprehem me gjuhen e parlamentareve, ne nje konsensus te perbashket. Ai te me lere rehat gjysmen e nates e une gjysmen tjeter.
Ja tani qe po shkruaj, do dhe pese minuta te veje ora 23.00. Nuk ndjej aspak gjume, ndaj dhe vendosa t'i hedh keto mendime ne kete liber-bllok. Eh, si u nisen e si vazhduan shenimet e mia, lere pastaj fundin e tyre!
Nuk dua te perseris veten. Cdo shkrim, sado i dobet qofte, dua te jete i vecante ne llojin e vete. Lexuesi duhet te kuptoje se ne c'gjendje shpirterore jane hedhur shenimet. Ndersa shkrimtari, ne pergjithesi krijuesi, ka nje fare komoditeti, qetesie dhe kushte per te shkruar dhe ulet te shkruaje i cliruar nga hallet e dites, une ndryshe prej tij, kam shkruar ne caste te veshtira e te renda shpterore, ku perzjeheshin dhimbja, revolta, fatkeqesia, tronditja psiqike, etj, etj.
Mendoni castin kur ne telefon zeri i kirurges te thote lajmin e kobshem per vdekjen e sigurt s'afermi te mamase. Mendoni pra! Me nxitim ec drejt shtepise, drejt asaj qe me dha jete, per ta pare edhe ca kohe, duke ditur se s'do ta kem me. E pikerisht me lot ne sy, ne nje dhome me te, ulem e shkruaj me dore te dridhur revolten time ndaj padrejtesise se jetes. Mendoni pra!
Me shume dhimbje se gezime, shpirti im ka mundur te shpertheje, i shperqendruar ne faqet e bllokut.
E ne kete dhimbje familjare, per ironi te fatit, mplekseshin dhimbjet shoqerore, tronditjet e zhgenjimet e medha.
Mendoni nje djale te apasionuar pas filozofise, qe shfleton per dite Marksin, Engelsin, Leninin. Gjen aty mjaft te verteta, i ben pjese te botkuptimit e vjen nje dite kur gjithshka kthehet ne te kundert.
I semuri per mend, udheheqesi yne i "madh", qe na u shfaq e injektoi me nje ideologji te sajuar e shtremberuar ne kulm, doli se ishte i prire nga mania e madheshtise, duke e lene popullin ne pike te hallit. Mendoni pra kete te ri, qe me raste lexonte per Hegelin, Frojdin, si zhgenjehet nje dite per ata qe ndryshe thane e ndryshe bene.
Kishte te drejte i paharruari baba, qe prej kohesh e kishte kuptuar mashtrimin e pseudokomunisteve, duke mos pranuar kurfare lidhje me instancat e larta.
Bashkoju ketyre tronditjeve shpirterore, morale, veshtiresite e medha ekonomike dhe kuptoni se c'qenie njerezore del para perfytyrimit tuaj. E ne kete mugetire, une mundohesha te qetesoja shpirtin neper flete. Injektimi kishte bere te veten. Ne disa shkrime vazhdoja me moralizime, me politizime e me budallalleqe te tjera. I lumte injektuesit! Ideali i se mires na kishte zene syte para realitetit te keq. Ja qe keshtu u gatuam, ta marre dreqi! Vecse ne kete gatim, vec idealit ishte dhe frika, frika para cdo rreshqitje, shkarje goje, qe mund te te conin ne biruce. "Edhe murret kane veshe", ishte paralajmerimi familjar. Dhe flitej me ze te ulet per padrejtesite e jetes. Vetem duhet thene se ai, Zeusi, justifikohej prej nesh, me hallet e shumta qe kishte mbi koke. I lumte pra, sa bukur lojti me ne! A nuk ishin veprat e tij ne krye te bibliotekave e faqeve te murrit? Mohojeni, po te doni! Po fotografite? Ja ata, shoferet, qe u linden e mplaken mbi te njeten makine te amortizuar, e vinin ne krye te kabines ate, liderin e madh. Kudo ai shfaqej si nje perendi e gjithfuqishme. C'te zgjatem per te! Glorifikimi i madh do sillte patjeter te kunderten e vet, mohimin e madh.
Proletari i Marksit, i zhveshur nga cdo pronesi shekullin e shkuar, do te behej i lire dhe zot i fateve te veta ne socializem. C'ndodhi? Kapitalizmi vazhdoi edhe pas Marksit, edhe pas Leninit e Stalinit, vazhdon sot e do vazhdoje s'dihet deri kur, kurse proletari i Marksit duhej te kishte mbaruar prej kohesh, po te shtrydhej. Ne fakt ai ofendohet ta qush proletar, pasi ka dinjitetin e tij ne shoqeri, nuk punon 12 apo 16 ore, nuk eshte ne minimumin e jeteses dhe ka se c'te haje, pije e vishet, ka banese ku te jetoje e keto te gjitha, jo minimale, por mormale. Se c'ka pronari, i ashtuquajturi shfrytezues, atij pak i intereson. E kamura e njerit, mund te jete nxitje e tjetrit dhe jo rrembim shkopi per ta goditur ate. Pra, s'kemi ekstremitetet absolute, varferine absolute, por nje varferi relative, qe s'te josh ne fushen e betejave te pergjakshme, te revolucionit me dhune. Por ja, tek ne propogandohej kapitalizmi i kalbur dhe jeta jone e lumtur socialiste. Eh, sikur te ishte keshtu me te vertete per ne! Ne ishim e mbetem proletari i Marksit dhe bota eci perpara, pa care koke per pozat tona.
Se sa proletare ishim ne, e tregon realiteti i sotem se sa proletare mbetem ne fund te ketij shekulli. S'kemi asgje vec kraheve tona, vec mendjes sone. Po kujt i vlejne ato sot, kur bota ka ecur kaq shume ne shkenca e dituri, ne teknologji, etj, etj.
Ja pra sa zoter te vendit e te vetvetes u beme ne, ne te ashtuquajturin socializem. Ne fakt ne ishim si ato kaviet laboratorike, qe provuam ne trupin tone eksperimente nga me diletantet, te kryelaborantit Enver.
Dhe ja ku arritem. Ku jemi, ku do veme? Horizonti i famshem eshte i pakapshem. Sa me shume i afrohesh, aq me larg shfaqet ai. C'na dha "socializmi"? Pyesni ndryshe: "C'na la ai ne fakt?" Minuse, qe s'dime si do t'i kalojme ne kahun tjeter.
Dhe ne mburavecet, tani i themi kapitalizmit: "Ajde, na ndihmo!"
Sikur te mbante ai inatin e 46 vjeteve, c'do behej tek ne ne kete gjendje qe jemi?
Tani une shtroj pyetjen: "Me mire nje socializem i kapitalizuar, apo nje kapitalizem i socializuar?"
Te ndodhte e dyta, sa mire.
Ne duhet te bejme te paren, per te arritur tek e dyta. E shihni c'rruge kemi per te bere? Aq me teper ne, qe patem nje socializem te cuditshem, te ngaterruar, te bastarduar.
Ndaj s'duhet zgjatur. Ndaj sa me shpejt, me ca dhimbje, ta bejme kete akt shpetimtar.
Durojeni kete dhimbje o njerez te vojtur, se dhe foshnja s'lind pa dhimbje!
Krijoni Kontakt