Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 138
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga Fiori Lexo Postimin
    Mondi, shume urime! Nga ato pak qe kam lexuar me kane pelqyer shume.

    Plus mendoj se kete radhe dhe kapaku i librit eshte shume 'terheqes' dhe profesional. Shume njerez i gjykojne librat nga kapaku ndaj mendoj kete here ke bere pune te mire.

    Me behet shume qejfi qe ka akoma njerez te cilet e vleresojne artin dhe vazhdojne te financojne botime te tilla.

    Suksese,
    Fiori
    Mos harro mikja Fiori fillesen njohese ne forum, ku veprimi tend i pare ka qene per mua nje shtytje e fuqishme ne krijimtari. Mesazhet, komentet dhe paraqitjet qe i ke bere librit te pare e krijimtarise ne vazhdim, e them sinqerisht qe sa me gezuan dhe entusiazmuan, aq dhe me sikletosen, me bene me te pergjegjshem ne temat e mia ne vazhdim... Qysh atehere u ndjeva per here te pare borxhli dhe akoma me borxhli vazhdoj te mbetem ndaj lexuesve, qe kane kerkesa te larta ne vlerat dhe cilesine krijuese. Sa ja kam arritur, kete e di lexuesi e vetem ai.
    Te falenderoj per urimet dhe pershtypjet e para per librin e ri me poezi. Drejt e ke, qe vec asaj c'ka ka brenda libri e qe perben thelbi dhe kryesoren per lexuesin, jo pak kerkesa dhe rendesi ka dhe paraqitja estetike e librit, gje qe me thene te drejten kam rezervat e mia per gjithe botimet bera deri me sot. Nuk me mjafton vetem ankthi i pritjes se krijimtarise, po u dashka te shtohet dhe meraku e ankthi i realizmit teknik te librit, pasi me thene te drejten le per te deshiruar. Kjo ca per faja te moskujdesit nga botuesi, ca nga teknologjia ekzistuese e shytpshkronjes.
    Po Fiori, ja qe paska dhe njerez dashamires per letersine, krijimtarine dhe me kete rast vecoj kusheriren time Trendelina Gjyli, qe u be sebep i shpejtimit botues te librit me poezi, duke e financuar komplet ate.
    Edhe nje here te falenderoj e uroj mbaresi ne jete.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    Mondi!Une kam ne dore tere arsenalin tuaj ,e kam lexuar dhe te them te drejten lum per ne qe kemi ne dore krijimet tuaja,dhe lum per forumin qe do arshivoje keto thesare te forumisteve tane!Biblioteka ime eshte pasuruar mjaft me librat tuaj.Respekte dhe suksese te metejshme ju urojme familjarisht nga qyteti juaj i kalldremte!
    Mikja ime Pranvera, gojeembela si gjithmone, dashamiresja e librit dhe njekohesisht krijuese e shkrimeve dhe poezive vertet terheqese, mesazhuese per shoqerine e individin, te falenderoj perzemersisht per urimet e vleresimet e shprehura. Me pasuron shpirtin vertet, kur ndjen pasurim te bibliotekes tende me libart e mia. Shendet e aktivitet te sukssesshem, te uroj.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga Ēaushi Lexo Postimin

    Pergezimet e mia i dashur Mondi, per librin e ri....

    Miku im, emri Yt tani me zė vend te merituar ne letersine shqiptare, iu shtua edhe nje vler artit poetik ...iu dha edhe nje dhurate artedashesve nga Ty. ...Dhe heshtja jote flet shume ...
    Ndersa mua me behet qejfi shume ...kam arsye !do pasurohet bibloteka ime edhe me nje liber me plot vlera... Pendes sate jetgjatesi...URIME MIK ...

    Me respekt
    Ndjehem i nderuar e i privelgjuar miku Ēaush, nga fjalet e tua kaq vleresuese. Kenaqesi eshte qe nga ky forum dola pertej hapesires se ngushte te vendit te izoluar dhe u lidha me miq te nje gjaku pertej kufijve ekzistues. Qysh atehere koha qe kaloi deshmoi miqesine e lidhur dhe tashme s'ka me nevoje prove kjo miqesi. Te falenderoj mik per urimet, komentet e mesazhet e shumta dashamirese, qe nuk kane ndalur qysh nga dita njohese mes nesh. Pac shendet e jetegjatesi te gezueshme dhe suksesshme.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #44
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja....Vėllim poetik nga E.Shallvari

    Kam nderin dhe kėnaqėsinė tu paraqes krijusve,lexuesve dhe gjith dashamirėsve tė poezisė vėllimin poetik tė poetit,shkrimtarit Edmond Shallvari : "Mė foli heshtja".Qysh prej ditės sė djeshme ky vėllim ndodhet nė dorėn time dhe mua mė foli dėshira pėr t'ua paraqitur ju lexues tė nderuar kėtė vėllim tepėr tė spikatur poetik.Qysh nė prezantimin e jashtėm ,pra nė formė libri ėshtė tepėr tėrheqės dhe ka njė titull tepėr tingėllues poetik.Njofia qė na erdhi nėpėrmjet kėtij forumi krijojė dhe lidhje, dėshira,shije individuale pėr portretin e sejcilit.Duke ditur qė figura e kėtij krijuesi,pra e Edmond Shallvarit ėshtė e njohur pėr ju dhe e prezantur nė kėtė forum nga ana e Fjorit unė kisha dėshirėn pėr ta prezantuar mė vete kėtė vėllim poetik vetėm me dėshirėn e mirė qė lexuesi ta ketė mė tė kollajtė pėr ti ndarė krijimet e tia(Pasi Mondi ka botuar disa libra) dhe si e tillė nuk besoj tė ketė ndonjė keqkuptim nga moderatorėt pėr kėtė problem.Megjithėatė dhe po ta bashkojnė temėn kėtij vėllimi nuk i bije vlera nė ēdo pozicion ta paraqesin se ai ka brėnda poezi tepėr tė spikatura qė pėr mos ua humbur kurreshtjen unė do tua paraqis pak e nga pak qė tė kini munėsi ta shijoni tė tėrėn.Libri hapet me poezinė:
    Shlyeria e mėkatit......

    Falmė e dashur,mėkatin e pathėnė
    E thėna do mė bėjė mė shumė mėkatar
    Pėr Ty jam,do jem,ai qė kam qėnė
    I gjithmonshmi pėr Ty,i mėkatit njė ēast!

    Lermė e dashur,nė dėmtim tė vetvetes
    Sot jam i kthyer ndaj saj nė xhelat
    Dje prift u bėra, e lash tė rrėfehej
    Dhe kokėn e mėkatit ja preva pastaj!

    Mbase e dashur,kėshtu ėsht' mė mirė
    Rrėfimin e bėra me kohė para vdekjes
    Tė tjera rrėfenja do them kur tė vijė
    Aq sa do ta bėj,tė vdes prej qeshjes!

    Kjo ėshtė njė poezi tepėr filozofike me pėrmbajtje tepėr tė qartė dhe me njė imazh shum domethėnės. Duke i uruar vėllimit udhė tė mbarė nė shpirtrat e njerzve artdashės i urojmė njėkohėsisht dhe autorit shėndet e muzė pa fund duke na sjellė perla tė tilla poetike qė i duhen lexuesit pėr tu relaksuar. Lexim tė kėndshėm...

  5. #45
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja....

    Kjo borė.....


    Ē'mė trishtoi kjo borė qė s'ra
    Me qiellin mbeti dashuruar
    Mes mjegullės amorfe mė la
    Dhe gradėsh plusminus ngatruar!

    Ē'mė bėri kjo borė e parėnė
    Me dimrin ndaj tradhėtinė
    Tė dyve njė fat na ka zėnė
    Veē mua mė la pa stinė!

  6. #46
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari....

    Takuar......


    Takuar kemi qėnė mijra vjet mė parė
    Gladiatorė fatkeqė dhe fatmirė njėkohėsishtė
    Rrethuar ulėrimash spektatorėsh tė pafaj
    Qė vrasjen tonė urdhėronin me gisht.

    Tė gjymtuarit,tė mjerėt,tė pafajshmit e fajshėm
    Skllavėrinė e vetvetes,skllavėronin marrėzisht
    Arenave tė kohės kėrkonin qė shpatėn
    T'ja ngulnin njėri-tjetrit,nga i uluri gisht.

    Takuar kemi qėnė,si sot e kujtoj
    Kohėt e ngjashme kanė mbetur sėrish
    E njėjta arenė,i njėjti spektator
    Na vret dhe rivret,nga i njėjti gisht

    Takuar do jemi nė vazhdim shekujsh
    Me kohėt e ngjashme,do tallemi o mik
    Spartakė tė penės kemi pėr tė mbetur
    Derisa tė drejtohet,i pėrkuluri gisht!

  7. #47
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari....

    Dhe...dhe...

    Dhe vajti tek prifti,rrėfimin e bėri
    Dhe nderin e vuri nė vėnd tė ēnderit
    Prifti dėgjonte e dridhej i tėri
    Diēka nė mish i lėvizte tė mjerit.

    Dhe ē'ka dinte prifti nė raste rrėfimi
    Ia fali mėkatin nė emėr tė Zotit
    Dhe iku e falura me ndjenjė pendimi
    Mesazhin e lumtur ja nisi dashnorit!

  8. #48
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Mėkati?!

    Hapa njė gropė tė thellė,tė thellė
    Rrethuar nga heshtja e natyrės pėrreth
    Mbulova mėkatin,me kėmbė e ngjesha dhenė
    Dhe vetja nė ēast,m'u bė mė e leht'

    Gropės sė zhdukur iu ktheva sėrish
    Se prapė mė e rėndė vetja m'u duk
    Njė gur shkėmbor pėr ēudi kish' mbir'
    Mali mė tej,mos ka qėn vallė gur?

  9. #49
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Ku shkon,moj Tokė?


    E preka qiellin
    Ai u bė,Unė
    Ngadalė filloi thithjen,mushkria e Tokės.
    Jashtė i vetėm
    Brėnda mė shumė
    Kėrkoj pėrmasėn e tretė tė kohės.

    Avash,Ajnshtajn
    Nuk tė konkuroj
    Formulėn e shpejtėsisė,s'ta kam zili!
    Njė tjetėr formulė
    Njerėzore kėrkoj
    Si tė lindė Njeriu e tė vdes,Njeri!

    Diellin e preka
    Unė u bėra,Ai
    Sa shpejt mė tėrheq,Toka e lakuriqtė.
    Ku shkon moj Tokė
    Nėpėr ēmėnduri?
    Roite formulat,bashkė me perėnditė!

  10. #50
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Diēkaja


    I dhashė kokės formėn e asgjėsė
    Gjithēka ndjesore nė asgjė m'u kthye
    Veten e kam,as ide,as lėndė
    Dhe prap diēka jam mes tyre.

    Ē'ėshtė kjo diēka e mosekzistencės?
    E pėrtejshmja e asgjėsė,sigurisht
    Pragu i vdekjes dhe pragu i jetės
    Qė shtyjnė njeri-tjetrin,pafundėsisht!

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  2. Edmond Budina
    Nga Alesia nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 10:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •