Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 138
  1. #21
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    'adidu' u pėrvėlofsh : ) Nuk janė pak temperaturat qė po shkojnė 100ŗF po dhe ca pėrshėndetje tė nxehta mungojnė.

    Kėtė hapjen e temės sė Mondit si dhe hedhjen e shkrimeve kėtu, tė them tė drejtėn nuk e bėj me ndonjė kėnaqsi tė madhe. Ngjarjet dhe tregimi i tyre, janė shumė prekėse dhe tė vėrteta...ēdo shkronjė ėshtė DNA-ja e jetės sė mijra 'shqiptarėve' tė '97-ės' por siē thotė Mondi : 'E pėrsėri jetojmė'


    Pasi kish kaluar me taksi kufirin shqiptaro-grek, pas nje vizite nė Shqipėri me gruan... - Fq 225


    *....*....*


    Nuk e di me se ta krahasoj forcen e rezistences njerezore, ndaj kontradiktave deri ne ekstremale te jetes. Sikur te njejtat kontradikta te konvertoheshin ne minuset e te ftohtes dhe pluset e se ngrohtes qe veprojne ne kete toke, me siguri dhe shkembi me rezistent, do ishte shperbere ne copra te vogla gurickash. Per krijesen njerezore nuk ka cikel stinesh ne jetesen e perditeshme, perkundrazi, ka nje paradoks te tyre kaq te cuditshem, forcen shfaqese te se ciles s'ka formule qe ta llogarise. Mes paradokseve te tilla te pashmangshme, vepron me nje energji prape te pamateshme, perpjekja e stermundimshme njerezore per te jetuar. E ne kete perpjekje, ndodh si me magji ekzistenca dhe shtytja ne te njejten kohe e te kundertave si brenda vetvetes, ashtu dhe midis saj e te tjereve....


    .

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    'adidu' u pėrvėlofsh : ) Nuk janė pak temperaturat qė po shkojnė 100ŗF po dhe ca pėrshėndetje tė nxehta mungojnė.

    Kėtė hapjen e temės sė Mondit si dhe hedhjen e shkrimeve kėtu, tė them tė drejtėn nuk e bėj me ndonjė kėnaqsi tė madhe. Ngjarjet dhe tregimi i tyre, janė shumė prekėse dhe tė vėrteta...ēdo shkronjė ėshtė DNA-ja e jetės sė mijra 'shqiptarėve' tė '97-ės' por siē thotė Mondi : 'E pėrsėri jetojmė'


    Pasi kish kaluar me taksi kufirin shqiptaro-grek, pas nje vizite nė Shqipėri me gruan... - Fq 225


    *....*....*


    Nuk e di me se ta krahasoj forcen e rezistences njerezore, ndaj kontradiktave deri ne ekstremale te jetes. Sikur te njejtat kontradikta te konvertoheshin ne minuset e te ftohtes dhe pluset e se ngrohtes qe veprojne ne kete toke, me siguri dhe shkembi me rezistent, do ishte shperbere ne copra te vogla gurickash. Per krijesen njerezore nuk ka cikel stinesh ne jetesen e perditeshme, perkundrazi, ka nje paradoks te tyre kaq te cuditshem, forcen shfaqese te se ciles s'ka formule qe ta llogarise. Mes paradokseve te tilla te pashmangshme, vepron me nje energji prape te pamateshme, perpjekja e stermundimshme njerezore per te jetuar. E ne kete perpjekje, ndodh si me magji ekzistenca dhe shtytja ne te njejten kohe e te kundertave si brenda vetvetes, ashtu dhe midis saj e te tjereve....


    .

    Pervelimi eshte per te gjithe dhe i kendshem madje(lol), sepse vertet mendoj se Mondi e meriton t'ja hedhesh shkrimet me kenaqesi te madhe. Edhe mua me kane prekur(sepse i kam perjetuar) dhe jo pa qellim e ftoj ate te hedhe edhe te tjera qe i ka po kaq te ndjeshme dhe prekese.
    p.s eshte i vetmi krijues ketu qe nuk me ben zemra te jem 'Xheloz"(ziliqar, sepse xheloz mund te tingelloje pak keq meqe ti je femer) qe ti i ke hapur nje teme me krijimet e tij. Madje pas pergjigjes tende ndjehem pak keq, qe te jem i sinqerte, sepse finesa dhe politesa jote te vret me pambuk.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit, eshte e vetmja fjale qe ne perseritjen e saj nuk shkakton kurre bezdi e merzitje. E thene me shumice apo pakice, sipas rasteve te domosdoshme te saj, ajo kurre nuk eshte e mangut dhe kurre e tepert. C'te bej, te nderuar miq pjesemarres ne kete faqe modeste te librit tim, pas fjaleve tuaja dashamirese qe kaq shume me kane emocionuar, vec nje FLENDERIMI, me germa te medhaja, te dala nga thellesia e shpirtit.
    I nderuar adidu, e kuptoj kerkesen tuaj per vazhdimesi, por edhe vete ju e keni kuptuar mbylljen e ciklit te librit nga mua, me pjesen gati te fundit te tij. Stafeten e nisi me guxim dashamiresja Fiori, prandaj dhe me kenaqesi ja kam lene ne dore deri ne fund. Per "grimca" te tjera nuk po e le rehat Forumin per dite, aq sa per nje cast mendoj mos po behem i bezdisshem. Megjithate premtoj ca "grimca", nga libri qe kam ne dore me temen e familjes shqiptare(korcare)...por duke pritur ama dhe nga ju te njeten gje.
    Me respekt per te gjithe ju, Edmond Shallvari

  4. #24
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ...E megjithate ....
    ...jetojme!

    Periudhe e dhimbshme per Shqiperine dhe shqiptaret ne pergjithesi ..viti '97...mos u u ketheft nje perjetim i tille per ne...Duke lexuar librin parafytyroja Mondin , familjen e tij dhe gjithe Shqiperine tek se bashku pritnin ne ankth te paprituren , te padituren..me dhimbje dhe me shprese per te ardhmen..te paparashikueshme , te papremtuar ..nga nje cmenduri gjithperfshirese..ne nje vend te vogel me dhimbje te madhe qe s'kish takat te perballoje trupi i vet i plagosur e i uritur dale nga nje makth 50 vjecar...Nje sistem i coroditur.. qe shkatrroi njeriun...fisnikerine..traditat...c'beri shqiptaret..zhduku me themel dinjitetin njerezor....Tek shoh njerez te vrasin vetveten..te prishin shkollen publike per te ndertuar nje nevojtore private me te njejtat tulla.....ku ora ishte ndalur per shqiptaret....Une e kam perjetuar ate kohe ketu ne Amerike..por nuk kam qene larg informimit...jo si Mondi atje por, me zemer kemi ndjere Atdheun tone buze varrit....kemi qare dhe urryer vetveten...dhe e gjithe kaloi si nje enderr shume e keqe per Popullin Tim te forte dhe fisnik.....dhe megjithate...jetojme...! mbijetojme ne dhe Shqiperia e vogel dhe shume e dashur........
    .................................................. .................................................. ........................
    Mondi e shkruan me nje sentimentalizem te vecant dhe shume njerezor...shume te sinqert...nje kapitull biografik qe len zonen e komfortit dhe ben ne nje menyre publike shume intimitete qe e ben te afert me lexuesin...e ben te njohur me lexuesit duke prishur kufijt e distances te se panjohures...
    E ben publik shpirtin..ndane buzqeshjen dhe gezimin...por edhe lotin dhe pikellimin ku te prek shpirtin perjetimi i dhimbjes se autorit. Si protagonist i librit vete autori shpesh sikur ti shikoje lexuesit si ne nje kuvend ...dhe si ti kete te njohur paraprakisht duke u drejtuar me "Miq te dashur" lexuesve...jo e zakonshme por, sigurisht nje paragjykim simpatik per lexuesit e librit....

    Nje vit i mbrapsht.nje idealizem i tradhetuar..nje kapitull biografie...nje kujtim i nje periudhe te humbur...nje kujtim i sinqerte per shoqerine -Vangjushin dhe te tjeret,qe mbijetoi sfidat dhe ndarjet ..nje perpjekje per mbijetese me shume vuejtje ne Greqi... nje testament familjar i perbere nga bashkedyzimi me romancen e perjetshme me Mirelen ,dhe nje trashigimi me dashuri zemre te nje babai-poet per pasardhesit. Jorgon dhe Piron....
    E megjithate .......
    jetojme !


    Me nderime per Mondin...e megjithate jetojme... MBIJETOJME,

    bili99

    P.S.
    Nje falenderim publik per autorin ,qe me dergoi librin nga Greqia me poste..Falemnderit shume mik i dashur...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 02-08-2007 mė 18:04

  5. #25
    Gazeta ne gjuhen shqipe ne Greqi, ALBANIAPRESS ne daten 5 dhjetor 2008 botoi shkrimin e meposhtem te shkrimtarit Bujar Mucaj, per krijimtarine dhe librin e fundit me poezi te Edmond Shallvarit, "Cu beme keshtu!"

    Edmondi i antitezės ...

    Edmond Shallvari poeti nga Korēa ka kohė qė po e thotė bindshėm dhe pa droje fjalėn e tj poetike, pėrherė duke e filtruar e situr imtėsisht, pėr tė marė atė qė do ai, atė pėrēusen, tė aritshmen jo lehtėsisht, plot imazhe ngacmuese, plot ndjenjė. Sidoqoftė kjo vepėr do ta ngrerė autorin nė njė nivel mė tė lartė tiparesh, tė bashkrendura kėto me pėrbėrsit dhe prirjet e domosdoshme kryesore, pa tė cilat nuk ka se si kuptohet poezia, aq mė tepėr ajo shqipe. Nėse do t’i bėnim njė potret, potreti i tij poetik mund tė jetė i paplotėsuar dhe i paarrirė nėse armėn e tij tė pėrheshme e tė pandarė mendimin filozofik si vė nė krahė me antitezėn, me njė nga figurat mė tė dashura tė njėrit prej kolosėve tė letrave shqipe Fan Nolit. Vallja e vėrtetė e vargjeve tė Shallvarit tė rrėmben nė centrifugėn e saj shumėfletėshe e tė kėrkon qė ta hedhėsh deri nė fund, pa u lodhur e pa u mėrzitur e pa u ngjinjur aspak. Filozofia e jetės sė pėrditėshme tė shpaloset nė poezitė e tij me njė thjeshtėsi ndjellėse qė s’ėshtė "thjeshtėsi", por njė lloj rrjete joshėse e cila tė mban peng tė tė ēuarit deri nė fund tė fjalės, pa rrudhur idhėsisht turinjtė e pa thėnė shprehjen e zakonshme mbirė nė buzėt tona "kur do mbaroj dhe ky se na hėngri kot kohėn". Nga ndodhitė, bėmat tė cilat ai i ka pėrjetuar nė mėnyra tė ndryshme, gjendja shpirtėrore nė tė cilėn ėshtė ndodhur nė ēdo moment, prania e tij si qytetar e poet e ka bėrė tė shkrihet shpirtėrisht me vargjet duke daltuar individualitetin e tij. Tė veēantat e kopshtit tė Shallvarit nuk mund t’i mbjellė e vjel ēdo kush, ndaj ai mėngėpėrveshur si njė Kadmus, e ka vėnė kapelėn pėrmbi sy, e pregatitė parcela tė reja ku me durim shkėrmoq e shkėrmoq fjalėn, qė tė mbijė ashtu si do ai, nga vlaga e duhur jo artificialisht e nga zori. Kras antitezės qė ėshtė e pranishme gjithandej, atje ku do qė vargu tė "bubullojė" Etmondi pėrdor me sukses anaforėn si nė poezitė, Nėse, Ka ēaste, Pres, Valsi, Fataliteti i mundimit, S’pres, Prindėrve tė mi etj, pa harruar tė pėrdor me sukses edhe metaforėn, epitetin e vazhdueshėm, neollogjizmat, retiēencėn... Pėrdorimi i antitezės dhe anaforės nga poeti (anaforėn e kanė pėrdorur me sukses Fishta, Ēajupi, Poradeci, Naimi etj)e bėjnė tė ketė njė poezi plot forcė dhe atje ku duhet, pa e tepruar.

    Pra kjo ėshtė poezia e Shallvarit me njė strukturė tė lidhur e tė qėndrushme midis vargjeve e strofave qė edhe nėpėr ato "prita" ku mund tė duket se ka pengesa ai me takt e mjeshtėri ka ditur tė ngrerė mbi kalime e nėnkalime qė tė nxjerrin lirshėm. Largimin e tė atit dhe tė nėnės nga kjo jetė ai e sheh disi ndryshe dhe forcėn e vetė poezia e ka pikėrisht tek ai bashkėbisedim at-bir, nėnė-bir (rrėnjė-filiz) (pemė-rrėnjė) i bėrė vite e vite tė tėra dhe e vazhduar dhe atje pėrtej jetės...duke e lidhur dy jetėt (Pak ju jap e shumė mė jepni) me atė fjongon e mallit qė ikja tė duket si njė "shėtitje e zakonshme" qė kjo ikje tė jetė sa mė e lehtė sa mė pak e dhimbėshme. Dikush do tė thotė se nė kėtė poezi mund tė shohim prirje tė njė filozofie idealiste qė dashur pa dashur i jep tė drejt tezės sė pranimit tė shpirtrave e quajtur ndryshe spiritualizėm, por dihet se spiritualizmi ėshtė pjesė botkuptimore e poetėve tė shumtė rreth e qark globit, pa lėnė kėtu mėnjanė edhe botkuptimin fetar, tabu kėto do t’i quanim nė kėto vite edhe pėr ne janė tė tejkaluara. Pėrdorimi me takt i dialektizmave (tėndet, kllėngjo, zhėngė, murmur, felat etj.) nė disa poezi do tė thoja se nuk ia ulin, por ja shtojnė mė tepėr vlerėn vėllimit "Ē’u bėmė kėshtu!", duke qėnė dora e fundit e penelatave pėr ta potretizuar e njohur mė sė miri nga larg si korēar poetin. Po nė kėtė vėllim po tė vėresh me kujdes do tė piqesh diku edhe me fjalė tė reja, neollogjizmat tė cilat i pėrmeda mė lart, qė autori ka ditur t’i pėrcjellė natyrshėm tek lexuesi, si pararojė "tė armatave" tė tjera nė kohėt e mėpasme.

    S’pres ēasti ēdo mė sjellė
    Po ēfarė do t’i sjell unė ēastit
    S’pres hapin ku do bjerė
    Po ku do ta hedh un’ hapin

    Shallvari nuk i pėrket asaj kategorie poetėsh me poza akademike qė poezitė pėr atdheun, kalldremet e rrugėve ku u rritėn i quajnė tė dala mode dhe pėr hirė tė pėrqafimit tė modernes e abstraktes kanė kohė qė i braktisėn. Labirinteve tė modernizmit ku si idhull i tij mbeten Kafka me shokė, Mondi di sekretet se si tė futet e tė dalė prej tyre, se ato kokrrizat e dheut, prej Parnasit shqiptar, nga ku ushqehet muza e tij, janė si filli i arianės. Poezia e Mondit mbart edhe sinqeritetin e dashurisė pėr atė vend qė e priti. Ėshtė ai hap i poezisė sė lart cituar ku poeti shpalos jo ngutshėm nė tokėn mikpritėse tė kulturės, ullirit e dafinės...dhe qė i dhuron padyshim ndjesi qė ai mos t’i duket vetja i braktisur me njė botė, mikrobotė... sa njė valixhe refugjati. Poezi tė tilla si Shpirti shqiptar, I dola botės, Korēa ime, Atdhe, Shqipja etj janė vrulle tė kreshpėzuara vargje himnizuese tė shpirtėzuara, pa dorashka nė adresė tė dheut nga erdhėm. Njė kapitull tė konsiderueshėm do tė thosha se zėnė vend dhe poezitė dashurore qė Edmondi si ka tė pakta. Atė dashuri konkrete ai e ka hedhur nėpėr vargje nė mėnyrė tė rrjedhshme pa shtrengime deformuese, ashtu butė-butė si shiu i majit dhe aroma e stinėve pranverė-vjeshtė qė ndjellin e sjellin veē pėr ata qė dinė dhe e ēmojnė dashurinė.Gruan ai e sheh jo thjesht si njė partner i domosdoshėm tė prirur ndaj punės, edukimit strikt tė fėmijve, rregullave tė rrepta shtėpiake, por edhe si pikėn tjetėr tė atij poli ku mblidhen meridianėt e asaj qė quhet dashuri.

    Dhe kur pak koha na ndau
    Kohėn tonė s’e ndau kurrė
    Dhe kur shpirti ynė qau
    Lotėt tanė i patėm urė.

    Nuk e di se sa e vjetėr
    Ėshtė fjala e dėgjuar
    “Larg syve , larg zemrės”
    ne mė shumė na ka afruar.

    Pra ky ėshtė poeti i ēuditshėm Edmond Shallvari qė meriton mė shumė radhė e respekt dhe padyshim vendin e duhur nė shtėpizėn poetpritėse e tė larmishme tė poesisė shqipe, gjithmonė me tė veēantėn e papėrsėritshmėrinė e tij. Do tė desha qė nė poezitė e Shallvarit, ashtu siē janė bėrė pentagrame pėr serenatat, tė ishin bėrė strehė e degė bredhash e pishash pėr atė...borėn qė dhe ne qė sjemi korēarė e jo veē ne, s’mund ta kuptojmė e kujtojmė ndryshe, Korēėn. Mos ndoshta qėnia pėr njė dekadė a mė tepėr nė Selanikun e pa dimėrt, ku stinėt bėjnė paradėn ndėrruese pa u kuptuar, e ka bėrė tu largohet disi bukurisė dimėrore tė Korēės nė vargje, e pėrgjithėsisht pejsazheve tė mirfillta poetike, apo vetė stili krejt i veēantė "arisokrat"qė nget ndryshe nga tė tjerėt, plot meditime filozofike e ndryshojnė dhe e zvogėlojnė nė njė fare mase raportin poet - natyrė nė krahėsim me tė tjerėt, si Gjikuli qė mund ta pėrfytyrosh si njė njeri-shkemb nė buzė tė detit, apo gati-gati si njė Poseidon nė miniaturė, Kapuranin e Floqit si njė njeri-pemė, njeri-lis mes lisave kryelartė apo mes ahishtės sė blertė qė jep e merr me to dekada tė tėra aq sa e kanė pagėzuar me nofkėn Poet i Blertė, Bedri Dibranin si njė Muj qė s’rresht tuj kuvendu kėmbėkryq a majėkrahi me malet dhe kėrkon tė matet me lugjet, qafat, grykat... e tyre, Selimin e urtė si njė buronjė e kthjellėt Trebeshine qė s’lodhet sė puthuri e pėrqafuari Vjosėn... duke bėrė xheloz e vėnė nė merak Pėrmetin e Goricėn e tij tė vogėl. Sidoqoftė unė me sinqeritet ju ftoj njė vizitė tepėr ēlodhėse mes vargjeve tė librit "Ē’u bėmė kėshtu!", dhe besoj se kur tė ndaheni prej tyre do t’i thoni autorit: Ē’e paske bėrė njė punė tė mirė bre Mondi!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Nuk e di se sa e vjetėr
    Ėshtė fjala e dėgjuar
    “Larg syve , larg zemrės”
    ne mė shumė na ka afruar

    duke veēuar keto vargje te mikut , vėllaut , poetit, qė nė shtigjet e mėrgimit ėshtė larg syve, por nė zemrėn dhe menfdjen tone qe e lexojmė, mė mėrguan dhembjet e shpirtit, dhe ia behu njė blerim i shpresave, se Edmondi, me prurjet poetike,

    Dhe kur pak koha na ndau
    Kohėn tonė s’e ndau kurrė
    Dhe kur shpirti ynė qau
    Lotėt tanė i patėm urė.

    ka hapur shtigjet e mbijetesės. U ndala, mora forcen e mendjes, shpirtit zemres nė trupin tim tė vrarė shumėherė nga rrufeja vdekje, dhe nga hiri i feniksit u bėra po ai qė tė ndjeje liriken e ngrohte me mall Atdheu. Suksese Mondi! Jetėgjatėsi, dhe shendet !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me emocionojne fjalet e tua miku im gjakushi. Te falenderoj dhe uroj shendet ne trup e shpirt, i sigurt keshtu ne shendetshmerine e shkrimeve te tua. Perqafime nga Mondi.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po c'tė tė them o Mondi!
    Nuk gjej dot fjalė por edhe kėto kaq tė pakta,i kam tė sinqerta, po aq tė sinqerta sa edhe shkrimet e tua.
    Tė uroj gjithė tė mirat,ty,bashkėshortes dhe djemkave.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I mbetur per nje kohe te gjate me urimet e tua kaq te sinqerta, heshtja, per t'i lene si epilog ne kete faqe, por ama dhe ndjeja detyrimin moral per te te falenderuar, i dashur Beso.
    Vazhdofshim te shendetshem e me frymezim shkrimet dhe komunikimet tona ne forum.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Pershendetje i dashur Mondi !
    Sot pat mundesine te kisha librat tuaj ne dore.
    Krejt rastesisht me therret dikush ne rruge dhe me THote se Bujari ka lene per ju dicka.
    U befasova dhe i shfletova me ngut.
    Ju falenderoj per dedikimet e perzemerta.
    E nisa me ..."Dhe megjithate Jetojme".
    Jam i tronditur nga ngjarjet dhe ju pergezoj dhe per pozicionin tuaj si qytetar dhe si shkrimtar.
    Kam mundur te shfletoj vetem 30 faqe, dhe mund te bejea nje parale me nje shkrimtar kosovar dhe mikun tim, Sabit Idrizi, me vepren "Ditari.."
    JU falenderoj dhe ju uroj shendet ......Genti

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  2. Edmond Budina
    Nga Alesia nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 10:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •