Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 138
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tjeter ne vazhdim...
    8.10.1991
    As gjumi s'me mburret se me mund, as une s'i mburrem atij se e mund. Ai u bind se s'me mposht si gjithe te tjeret, sikurse une jam i bindur se nuk e mposht plotesisht ate. Kemi rene pra, po te shprehem me gjuhen e parlamentareve, ne nje konsensus te perbashket. Ai te me lere rehat gjysmen e nates e une gjysmen tjeter.
    Ja tani qe po shkruaj, do dhe pese minuta te veje ora 23.00. Nuk ndjej aspak gjume, ndaj dhe vendosa t'i hedh keto mendime ne kete liber-bllok. Eh, si u nisen e si vazhduan shenimet e mia, lere pastaj fundin e tyre!
    Nuk dua te perseris veten. Cdo shkrim, sado i dobet qofte, dua te jete i vecante ne llojin e vete. Lexuesi duhet te kuptoje se ne c'gjendje shpirterore jane hedhur shenimet. Ndersa shkrimtari, ne pergjithesi krijuesi, ka nje fare komoditeti, qetesie dhe kushte per te shkruar dhe ulet te shkruaje i cliruar nga hallet e dites, une ndryshe prej tij, kam shkruar ne caste te veshtira e te renda shpterore, ku perzjeheshin dhimbja, revolta, fatkeqesia, tronditja psiqike, etj, etj.
    Mendoni castin kur ne telefon zeri i kirurges te thote lajmin e kobshem per vdekjen e sigurt s'afermi te mamase. Mendoni pra! Me nxitim ec drejt shtepise, drejt asaj qe me dha jete, per ta pare edhe ca kohe, duke ditur se s'do ta kem me. E pikerisht me lot ne sy, ne nje dhome me te, ulem e shkruaj me dore te dridhur revolten time ndaj padrejtesise se jetes. Mendoni pra!
    Me shume dhimbje se gezime, shpirti im ka mundur te shpertheje, i shperqendruar ne faqet e bllokut.
    E ne kete dhimbje familjare, per ironi te fatit, mplekseshin dhimbjet shoqerore, tronditjet e zhgenjimet e medha.
    Mendoni nje djale te apasionuar pas filozofise, qe shfleton per dite Marksin, Engelsin, Leninin. Gjen aty mjaft te verteta, i ben pjese te botkuptimit e vjen nje dite kur gjithshka kthehet ne te kundert.
    I semuri per mend, udheheqesi yne i "madh", qe na u shfaq e injektoi me nje ideologji te sajuar e shtremberuar ne kulm, doli se ishte i prire nga mania e madheshtise, duke e lene popullin ne pike te hallit. Mendoni pra kete te ri, qe me raste lexonte per Hegelin, Frojdin, si zhgenjehet nje dite per ata qe ndryshe thane e ndryshe bene.
    Kishte te drejte i paharruari baba, qe prej kohesh e kishte kuptuar mashtrimin e pseudokomunisteve, duke mos pranuar kurfare lidhje me instancat e larta.
    Bashkoju ketyre tronditjeve shpirterore, morale, veshtiresite e medha ekonomike dhe kuptoni se c'qenie njerezore del para perfytyrimit tuaj. E ne kete mugetire, une mundohesha te qetesoja shpirtin neper flete. Injektimi kishte bere te veten. Ne disa shkrime vazhdoja me moralizime, me politizime e me budallalleqe te tjera. I lumte injektuesit! Ideali i se mires na kishte zene syte para realitetit te keq. Ja qe keshtu u gatuam, ta marre dreqi! Vecse ne kete gatim, vec idealit ishte dhe frika, frika para cdo rreshqitje, shkarje goje, qe mund te te conin ne biruce. "Edhe murret kane veshe", ishte paralajmerimi familjar. Dhe flitej me ze te ulet per padrejtesite e jetes. Vetem duhet thene se ai, Zeusi, justifikohej prej nesh, me hallet e shumta qe kishte mbi koke. I lumte pra, sa bukur lojti me ne! A nuk ishin veprat e tij ne krye te bibliotekave e faqeve te murrit? Mohojeni, po te doni! Po fotografite? Ja ata, shoferet, qe u linden e mplaken mbi te njeten makine te amortizuar, e vinin ne krye te kabines ate, liderin e madh. Kudo ai shfaqej si nje perendi e gjithfuqishme. C'te zgjatem per te! Glorifikimi i madh do sillte patjeter te kunderten e vet, mohimin e madh.
    Proletari i Marksit, i zhveshur nga cdo pronesi shekullin e shkuar, do te behej i lire dhe zot i fateve te veta ne socializem. C'ndodhi? Kapitalizmi vazhdoi edhe pas Marksit, edhe pas Leninit e Stalinit, vazhdon sot e do vazhdoje s'dihet deri kur, kurse proletari i Marksit duhej te kishte mbaruar prej kohesh, po te shtrydhej. Ne fakt ai ofendohet ta qush proletar, pasi ka dinjitetin e tij ne shoqeri, nuk punon 12 apo 16 ore, nuk eshte ne minimumin e jeteses dhe ka se c'te haje, pije e vishet, ka banese ku te jetoje e keto te gjitha, jo minimale, por mormale. Se c'ka pronari, i ashtuquajturi shfrytezues, atij pak i intereson. E kamura e njerit, mund te jete nxitje e tjetrit dhe jo rrembim shkopi per ta goditur ate. Pra, s'kemi ekstremitetet absolute, varferine absolute, por nje varferi relative, qe s'te josh ne fushen e betejave te pergjakshme, te revolucionit me dhune. Por ja, tek ne propogandohej kapitalizmi i kalbur dhe jeta jone e lumtur socialiste. Eh, sikur te ishte keshtu me te vertete per ne! Ne ishim e mbetem proletari i Marksit dhe bota eci perpara, pa care koke per pozat tona.
    Se sa proletare ishim ne, e tregon realiteti i sotem se sa proletare mbetem ne fund te ketij shekulli. S'kemi asgje vec kraheve tona, vec mendjes sone. Po kujt i vlejne ato sot, kur bota ka ecur kaq shume ne shkenca e dituri, ne teknologji, etj, etj.
    Ja pra sa zoter te vendit e te vetvetes u beme ne, ne te ashtuquajturin socializem. Ne fakt ne ishim si ato kaviet laboratorike, qe provuam ne trupin tone eksperimente nga me diletantet, te kryelaborantit Enver.
    Dhe ja ku arritem. Ku jemi, ku do veme? Horizonti i famshem eshte i pakapshem. Sa me shume i afrohesh, aq me larg shfaqet ai. C'na dha "socializmi"? Pyesni ndryshe: "C'na la ai ne fakt?" Minuse, qe s'dime si do t'i kalojme ne kahun tjeter.
    Dhe ne mburavecet, tani i themi kapitalizmit: "Ajde, na ndihmo!"
    Sikur te mbante ai inatin e 46 vjeteve, c'do behej tek ne ne kete gjendje qe jemi?
    Tani une shtroj pyetjen: "Me mire nje socializem i kapitalizuar, apo nje kapitalizem i socializuar?"
    Te ndodhte e dyta, sa mire.
    Ne duhet te bejme te paren, per te arritur tek e dyta. E shihni c'rruge kemi per te bere? Aq me teper ne, qe patem nje socializem te cuditshem, te ngaterruar, te bastarduar.
    Ndaj s'duhet zgjatur. Ndaj sa me shpejt, me ca dhimbje, ta bejme kete akt shpetimtar.
    Durojeni kete dhimbje o njerez te vojtur, se dhe foshnja s'lind pa dhimbje!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Po e mbyll kete faqe paraqitese te librit tim, me pjesen e parafundit, "Fundi i nje kapitulli pa fund..."
    As vete s'e kuptoj, si u vu mes dy lindjesh te gezueshme te djemkave te mi, nje bote e tere timja e dhimbshme dhe e revoltuar.
    Ah, sa do desha qe gjithe shkrimet e kesaj bote, te kishin dhimbjet e gezueshme te lindjes se njeriut dhe jo dhimbjet e tmerrshme te jetes se tij!
    Por....
    * * *
    Me kete rast, s'ka si mos falenderoj cdo lexues, qe qofte dhe rastesisht eshte ndalur ne keto shkrime fragmentare. Falenderim ju shpreh dhe dashamiresve te tjere, qe disponojne te plote librin dhe ndalen ne nje cast te kohes se vlefshme per ta lexuar.
    Ju jam mirenjohes dhe borxhli te gjitheve ju, te njohur dhe te panjohur te Forumit, qe me jepni kurajo dhe frymezim ne punen time krijuese.
    Perqafime dhe falenderime nga zemra dhe shpirti i mondishall, apo me sakte Edmond Shallvarit.
    ----------------------------------------------------------
    ME MIRE TE RROJ ME DHIMBJEN E SE VERTETES,
    SE SA ME LUMTURINE E GENJESHTRES(nga mua)

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Pika me e larte e sinqeritetit me veten eshte veti e shpirtit artistik,
    premisa per te bere art me germat eshte sinqeriteti me veten.

    Kjo fraze me buroi per Mondin dhe i uroj suksese pa fund.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Ndjeshmeri e sinqerte,
    sinqeritet i perdhosur nga dyfytyresia.

    Dyfytyresi qe vullkanin e poshterise,
    derdhe si llave e nxehte tek njefytyresia.

    Njefytyresi e sulmuar nga llava e gazrat mbytes,
    lufton me rrecka zjarrmine e shemtuar.

    Shemti e shemtuar,
    njefytyresine nuk e djeg dot.

    Kur ftohesh nga sinqeriteti,
    ne portret unik e perjeteson njefytyresine.

    Portret i njefytyresise,
    i perjetesuar ne llaven e ftohur te poshtersise se dyfytyresise,
    do mbetesh ne shekuj shembull i drejtesise.

    p.s vetem me keto vargje mund ti pergjigjem mesazhit tend Mondi dhe mbi te gjitha librit portret(te nje fytyresise) qe ke shkruar.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mire ti, i dashur adidu, i gjete fjalet e pergjigjes per mua, qe me thene te verteten me kane emocionuar dhe lotuar, po une c'te bej pa, qe rremova e rremova per te gjetur nje mbifjale pergjigjeje dhe u dorezova me se fundi para te pazevendesueshmes fjaleALEMINDERIT!

  6. #16
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Jam shume i befasuar, nga stili juaj.
    Eshte mjaft origjinal,dhe me pelqen shume.Eshte mjaft i kuptueshem, dhe stil mjafte i qarte.
    Urime , dhe suksese.
    Te them te drejten,une kujtoja se mos je nga Tirana, dhe shtepine e kishe tek shallvaret, me dukej sikur te njihja prej vitesh.
    Me kane pelqyer, poezite tuaja.Suksese edhe nje here.
    Me respekt, nje mik i sinqeritet i juaji.Nik

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ju nuk e merrni dot me mend c'ndjenja mirenjohjeje me burojne nga shpirti, kete cast leximi te pershtypjeve tuaja per shkrimet e mia. Eshte e vertete qe njihemi prej kohesh mik i dashur, pasi ndjenjat, mendimet, endrat dhe deshirat tona, kane nje rrenje te perbashket qe ka ekzistuar edhe para se te njiheshim nga faqet e ketij Forumi. Dhe kjo rrenje rrezatuese, eshte vete sinqeriteti njerezor, qe zor te gjendet sot mes gjithe njerezve te ketij planeti. Kur shkruaj perfytyroj lexues pikerisht si ju, si Doci, adidu, si bili, si tanku, si shefqeti, si e panjohura, si zemrueshja, ajzbergu, fiori, di ana, dorontiona, davius, diabolis, dhe qindra, per te mos thene mijra, qe te me falin per mospermendje emri. Ju lexoj me endje dhe kenaqesi te gjitheve, ju perqafoj vellazerisht te gjitheve. Faleminderit niktironci!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Mondi ,shkruan dhe e perrcjell mendimin bukur.Te pershendes vella nuk e di e lexove poezine e shkurter dedikuar ty tek shoqata alkoolisteve.
    SUKSESE.........

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mondush.. qe ma sqarove punen e shallit..
    ke bere nje kryeveper me pershkrimin e 97-tes..

    vazhdo e ke nga une pergezimet me te mira..

    qofshi mire ju e familja juaj aty ne gerxhet e selanikut..

    thx..

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Mondi! Mendova per nje cast te ta shkruaj mendimin e meposhtem ne mesazhin privat dhe sakaq hoqa dore dhe mu duk me e arsyeshme qe te ta shkruaj hapur dhe ta lexojne te gjithe.
    Mendoj se duhet te vazhdosh te hedhesh krijimet e tua ne keto faqe dhe te mos e lesh vetem me ato te 97 -tes. Madje kam deshire qe te hedhesh edhe disa pasazhe nga ato krijime te cilat i ke ne pune e siper. Na jep kenaqesine si ne dhe si Fiorit(e pershendes nxehtesisht qe ka hapur kete teme per ty) dhe na hidh ca "grimca' nga ato qe une e di se mi ke thene qe ke ndermend ti botosh.
    Mos u bej "kurnac" shpalosi pjeserisht.lol

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  2. Edmond Budina
    Nga Alesia nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 10:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •