Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 138 prej 138
  1. #131
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Puthja e Judės


    Njė herė,o Krisht,tė puthi Juda
    Thonė,Ti e dije ē'tė priste pas saj
    Qysh atėhere,besoj qė puthja
    Nė besnike dhe tradhėtare u nda!

    Qysh atėhere tė gjithė jemi pak Judė
    Pak Krisht a jemi,s'e them me siguri
    Puthjen mijra herė,gati mbajm' mbi buzė
    Mė shumė se mijra herė,tė puthim,o Krisht!

    Nėse atėhere e dije se ē'tė priste
    Sot,vetėm mė thuaj,e di se ē'far na pret?
    Ti nė fund tė fundit,njė Krisht i vetėm ishe
    Dhe Juda ishte njė,nė fatin e vet!

    Mė beson qė mua po mė lodhin puthjet
    Mė beson qė ndihem Judė mė shumė se Krisht?
    Se sa herė nga shpirti im dalin lutjet
    E pėsoj mė keq se Ty nė kryqėzim?

    Nuk kėrkoj,o Krisht,si Ty,ringjallje
    Ehuu,unė vdes e ringjallem ēdo dit'!
    Kėrkoj tė ndalosh puthjen tradhėtare
    Qė tallet me mua,po dhe me Ty,o Krisht!

  2. #132
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    Mes natyrės....


    Kjo bukuri natyrore
    Ē'mė mori frymėzimin
    Mė la vargun pa hyrje
    Pa fund mė la mendimin.

    Mė futėn brėnda saj
    Nuk jam mė vetja ime
    Mė shumė se vetja jam
    Tek rroj kėsaj ēudie...

  3. #133
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    .....Poema.....

    Nėndheut bėhem farė
    Dhe ndjej dhimbjet e lindjes
    Mbi tokė pastaj dal
    Dhe ndjej qejfin e rritjes.

    Ēudia ndodh mė pas
    Kur duar kam me dhjetra
    Me mijra gjethe mbaj
    Dhe ndjehem Mondi-Pema.

    Ndryshe provoj stinėt
    Tek ndjej ripėrtėritjen
    Qetsinė,fėshfėrimėn
    Dhe erėrave,dridhjen.

    Ndryshe nga njerėzia
    I vishem pranverės
    Nė dimėr paturpėsia
    Lakuriq mė ēveshėn.

    Si veshur, e si ēveshur
    Unė prap pemė mbetem
    Kėshtu vazhdoj ndėr shekuj
    Zilinė e kam me veten....

  4. #134
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari

    .....Ujė......


    I lėngshėm nė ēast kthehem
    Burimesh gurgulloj
    Vazhdoj mė pas rrjedhjen
    Dhe ndjehem Uji-Mond'.

    Oh,ēfar jete e ujshme
    S'i ngopem kurrė vetes
    Nė fund mes detit futem
    Dhe prapa kurrė s'kthehem!

    Si lumė e si det
    Unė prap mbetem ujė
    Dėgjoj tė thon' s'ka jet'
    Aty ku mungoj unė....

  5. #135
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari....

    ....Ajėr...


    Mė duket se po zhdukem
    As njeri.as pemė,as ujė
    Mes grimcash,grimcė futem
    Pa formė,pa peshė,pa ngjyrė.

    Mė merr toka me vete
    Oh,sa mė mban me hatėr
    Kudo jap frymė jete
    Dhe ndjehem Mondi-Ajėr.

    I pastėr,i papastėr
    Veē fajin s'ma ka vetja
    Unė mbetem prapė ajėr
    Unė mbetem prapė jata.

  6. #136
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mė foli heshtja.....E.Shallvari....

    ...Diell.....


    Ku jam,as vetė s'e di
    Oh,sa e vogėl Toka
    Mė duket se po ndrit
    Nga dielli rreze dola.

    Largohet errėsira
    S'mė ndalėn dot asgjė
    Nė tokė lindėn dita
    Dhe ngrohtėsi mbi tė.

    Miliona vite kėshtu
    Gjithė vetja mė shkėlqen
    Me Tokėn mik mė shum'
    Dhe ndjehem Mondi-Diell.

    .............

    Moj Pemė,o Ujė
    O Ajėr,o Diell
    Mos u zhdukshi kurrė
    Qė i pazhdukshėm tė jem!



    Kjo ishte poezia pėrmbyllėse e kėtij vėllimi poetik tė poetit Edmond Shallvari.Shpresoj qė lexusi tė ket' ngelur i kėnaqur nga kjo prurje dhe njėkohėsisht ti urojmė poetit suksese nė vėllimet e tjera qė do sjelli pėr lexuesin..Urime Mondi dhe suksese tė mėtejshme nė jetėn tėnde letrare....

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shume faleminderit i dashur Riza, qe me durim e dashamiresi paraqite ketu gjithe poezite e librit tim te fundit. Vleresoj dhe i mbetem borxhli shpirtit tend fisnik. Shendet e suksese te uroj me gjithe shpirt ne udhen e bukur, por jo te shtruar, te krijimtarise.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    I nderuar Riza,
    Unė edhe pse e kam nė sirtarin tim librin e fundit tė Mondit, e pos saj, ai m'i ka dhuruar disa ekzemplarė tė cilat i kam dhuruar bibliotekės sė qytetit e bibliotekva tė disa shkollave fillore tė qytetit tė Rahovecit, sėrish me ėndje e kam lexuar secilėn poezi tė postuar dhe e pėrgėzoj poetin Edmond SHALLVARIN...
    Mirėpo, po i kthehem poetit Riza ĒATO, se vetėm njeriu me shpirt fisnik, poeti me zemėr tė madhe...bėri njė punė kaq tė madhe (jo edhe tė lehtė), duke shkruar secilėn poezi, nė mėnyrė qė t'u servoj lexuesve tė pasionuar tė poezisė e konkretisht edhe lexueve tė veēant tė poetit tė adhuruar Edmond SHALLVARI...
    Unė shpirtėrisht tė pėrgėzoj Riza...
    Shėndet e jetėgjatėsi Riza ĒATO!

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema tė Ngjashme

  1. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  2. Edmond Budina
    Nga Alesia nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 10:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •