Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Revista Time 1962: Shqipëria, vendi i zhytur në errësirë

    Udhëtimi i korrespondentit të revistës "Time", në Shqipëri si turist në vitin 1962


    Shqipëria, vendi i zhytur në errësirë



    Shqipëria është vendi më i mjeruar në Evropë. Zor se do ndonjëri që të rrijë aty. Po të kishin vetëm një majë luge shansi, njerëzit do të donin që të iknin.
    Ende, për të fituar dëshpërimisht monedhën e fortë të nevojshme, shefat e vendit komunist mbajnë një guidë shërbimi zyrtar që quhet "Albturist", e cila mburret me "plazhet e pakrahasueshme të Adriatikut (të gjitha të ruajtura nga varka me patrulla policie). Biznesi ka qenë pak i plogështuar për "Albturist"-in, në vendet e tjera satelite që pas prishjes me Hrushovin. "Albturisti" ka dërguar me shpresë tek një agjenci e vogël udhëtimi gjermane broshurat turistike në Këln. Korrespondenti i "Time", Edward Behr, vendosi të aplikojë si turist.
    Ai duhet të priste gjashtë javë për një vizë, e më në fund hyri në Shqipëri, pasi udhëtoi nga Budapesti i Hungarisë me një avion, kompania e të cilit kishte vetëm një fluturim në javë në Shqipëri. E gjitha kjo, vetëm për të parë vendin, regjimi i të cilit është përshkruar "më gjakatar dhe më reaksionar se ai i carëve" nga Nikita Sergejviç Hrushov.
    Atje ku numëron çorapet
    E ndarë nga shoqja e vetme e saj në botë, Kina e kuqe, nga 3 mijë milje, Shqipëria jeton në një izolim jo vetëm mospërfillës, por dhe patetik. Më shumë se 70 për qind e 1.7 milionë njerëzve, jetojnë me thonj nga tokat e kolektivizuara. Pjesa më e madhe e fshatrave dhe qyteteve malore, pak kanë ndryshuar në shekullin e fundit. Plehrat fluturojnë nga një kanal i hapur në mes të rrugëve të ngushta. Një burrë hundëfajkua gjerb kafenë turke në kafenetë e zymta, ndërsa gratë e tyre mbajnë në shpinë barrë të rënda me dru dhe bucela me ujë. Varfërinë tradicionale e shoqërojnë edhe posterat komuniste që reklamojnë sloganin e diktatorit Enver Hoxha: "Të ndërtojmë socializmin duke mbajtur në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën".
    Edhe para prishjes me Hrushovin, siguria e brendshme ishte më e ashpra në botë. Që atëherë ajo është kthyer në një mani. Vizitorët e huaj duhet të plotësojnë formularë që shpjegojnë me detaje ngarkesën e bagazheve, duke filluar që nga numri i këmishëve, shamive dhe çorapeve.
    Batanijet e hijshme janë aq të rralla, saqë ato duhet të listohen në një pjesë të formularit të veçantë, poshtë emërtimit "të çmuara". Aq të izoluar janë shqiptarët nga bota jashtë, saqë ata janë bindur se këto kufizime janë një praktikë normale kudo.
    Me të arritur në Tiranë, korrespondenti Behr ishte marrë vendosmërisht në ngarkim të një udhërrëfyesi shtetëror nga "Albturist", i cili e shoqëronte kudo, duke e shëtitur me autobusë të kyçur.
    Guida kaloi mes kërkesave të anashkaluara për intervista me zyrtarë të qeverisë, aktorë, madje edhe me gazetarë lokalë. Të gjithë ishin ose sëmurë, ose me pushime, ose në raste ngushëllimi te ndonjë kushëri që kishte vdekur papritur.
    Përderisa një i huaj nuk mund të merrte me qira një taksi në Shqipëri, udhërrëfyesi i qeverisë ishte një shoqërues i nevojshëm. Por më shumë se ai, na erdhi në ndihmë një reporter japonez që u bë grup me Behr, i cili përshëndetej vazhdimisht nga shqiptarët, ngaqë ata kujtonin se ishte kinez. Duke tejkaluar në numër burrin nga "Albturisti", dy gazetarët herë pas here ndaheshin prej tij dhe humbnin apostafat, për të gëzuar disa minuta për qejf të vet. Por këto "arratisje" nuk zgjasnin kurrë gjatë, falë policisë sekrete të kudogjendshme, që quhej Sigurimi, dhe forcave të tjera (një e katërta e fuqisë së rritur punëtore është me uniformë). Përveç kësaj, zyrtarët paralajmëronin vizitorët se nëse nuk do të silleshin mirë vetë, ata nuk do u jepnin një vizë dalëse për t'u larguar nga vendi. Kjo në Shqipëri ishte një kërcënim mjaft efektiv.
    Plazhet e betonuara
    Një makinë e blinduar në Tiranë patrullon atë çfarë një grusht diplomatësh të huaj të mbetur në vend, e quajnë "Bllok". Ajo është lagjja e rezidencave komode ku elita komuniste ka vilat e saj. Edhe në plazhin e Durrësit, burimit kryesor bregdetar 25 milje në perëndim të kryeqytetit, ka një ndarje të tillë. Një mur shtrihet përgjatë rërës dhe në Adriatik për të rezervuar një zonë për të privilegjuarit. Zona është e ndarë nga vendet e pushimit të punëtorëve, të cilët me familjet e tyre jetojnë në barake llamarine të pista në anën e gabuar të barrierës.
    Notarët proletarianë nuk mund të shkojnë përtej një rreshti me fuçi që është rreth 30 metra larg bregut. Nëse shkojnë më larg, një polic u bën shenjë që të kthehen për të shmangur një arratisje të mundshme me ndonjë anije të rastësishme greke apo italiane që ankoron në portin e Durrësit.
    Kur një anije e Gjermanisë Perëndimore arriti me një ngarkesë gruri kanadez të paguar nga Pekini, që ishte tepër e domosdoshme, ajo nuk u lejua fare të hynte në port. Ngarkesa u transferua në mënyrë shumë të mundimshme me motorbarka.
    Edhe pse Shqipëria ka 250 milje vijë bregdetare në Adriatik, peshqit janë të pakët, sepse regjimi lejon vetëm një grusht peshkatarësh të besueshëm politikisht për t'u marrë me nxjerrjen e tij. Kjo për shkak se Italia është vetëm 50 milje më tutje dhe peshkimi mund të ishte një mënyrë për t'u arratisur.
    Por shqiptarët s'po vdesin për bukë dhe po përfitojnë prej arsimit shtetëror, sistemit mjekësor dhe shërbimet të tjera shoqërore. Behr nuk pa ndonjë fakt që të tregonte se shqiptarët kishin mendje për revolta. Por edhe nëse ata do kishin një mendje të tillë, ka shumë gjasa që pasardhësi i Hoxhës s'do ishte më i mirë se ai. Në një demonstrim të nepotizmit që edhe Hollivudi i vjen anash, liderat e partisë janë pothuaj të gjithë kushërinj të Hoxhës apo të kryeministrit Mehmet Shehu.
    I kombinuar me kontrollin e imët të policisë, është një kompleks i pabesueshëm i burokracirave qeveritare, të cilat kërkojnë leje zyrtare për të blerë gjithçka, që nga ilaçet e deri tek vaktet e ushqimit në hotele.
    Të paktën, kalimtarët e kanë jetën e lehtë në Tiranë. Ka vetëm 400 makina në gjithë vendin, (modele të vjetra ruse dhe çeke, me përjashtim të një "Mercedesi" të shpejtë, i cili zotërohet nga ambasada kineze. Rrugë quhen ende vende ku njerëzit flasin me njëri-tjetrin, përqafohen e herë-herë edhe flenë. Sidoqoftë, ka rreth tre policë trafiku në kryqëzimet kryesore, të gjithë duke mbajtur shkopin e policit në dorë.
    Simbolet e shtetit
    Po ta shikosh Tiranën me idenë e një qendre tregtare, ajo duket si një treg pleshti i shpërndarë diku në qytet. Pothuaj në të gjithë zonën e dyqaneve, një kostum me lesh artificial kushton 7 mijë lekë që janë rreth 140 dollarë, ose një çikë më pak se dyfishi i rrogës që një punëtor merr për një muaj.
    Përpjekjet e industrializimit
    Shqipëria përfundoi keq kur Moska e braktisi ambasadën gjysmë të përfunduar, duke hequr disa mijëra ekspertë vitin që shkoi. Fabrika e vetme e pambukut në vend, ishte ndaluar për tre muaj. Projektet për fabrika të reja mbetën vetëm në tabelën e vizatimit.
    Prej 22 MIG-ëve rusë që ishin në Shqipëri vitin e shkuar, vetëm pesë prej tyre mund të fluturojnë, për shkak të mungesës së ekuipazhit të mirëmbajtjes. Kina komuniste, Koreja e Veriut dhe Vietnami i Veriut kanë dërguar rreth 500 specialistë, dhe pjesa më e madhe e tyre janë punëtorë bujqësie, të cilët po mësojnë kultivimin e orizit dhe duke vendosur industrinë e pambukut sipas modelit pekinez.
    Jo zyrtarisht, kinezët e mbajnë veten. Ata hanë në një dhomë të veçantë ngrënie në ndërtesën italiane "Hotel Dajti", jetojnë në një kompleks ambasadash, i cili është vazhdimisht i rrethuar me roje.
    Simbolet më të fundit shtetërore në Tiranë, janë kapelet e rrafshta ngjyrë bezhë, tipi i atyre të Mao Ce Dunit, të veshura nga zyrtarët komunistë shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar në Kinën e Kuqe, si dhe syze të errëta si të pilotëve, gjithashtu në modë në Pekin.
    Varfëria e zymtë, represioni politik dhe dyshimi maniakal ndaj të huajve, nuk e bëjnë një udhëtim në Shqipëri të këndshëm. Kur erdhi koha për të ikur, aeroplani i korrespondentit Behr ishte një orë me vonesë. Edhe udhërrëfyesi i "Albturizmit" e kuptoi se sa të gëzuar ishin vizitorët që po largoheshin nga Shqipëria. "Të gjitha gjërat e mira vijnë ngadalë", tha ai duke mbledhur supet dhe duke na përshëndetur me dorë.



    TiranaObserver

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ja dhe fotot e botuara ne Time.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •