Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Treguesi i korrupsionit: Shqiperia e 111 nga 163 vende noten 2.6

    Lajmi i keq: jemi nenkampionet e Evropes per korrupsion. Pas leme vetem Rusine. Na e ka kaluar dhe Gjeorgjia (permiresohet me 0.5 pike dhe 31 vende) qe vjet mbante vendin e pare, para Rusise dhe nesh.

    Lajmi i mire: jemi permiresuar me 0.2 pike dhe 16 vende ne krahasim me vjet dhe per here te pare pas kater vjeteve thyejme tendencen e renies.

    Mendimi im: Partia ne fuqi duhet te lidhin kontrate te prekshme me votuesit bazuar ne shifra. Ne rastin tone, me sa pike/vende do permiresohet ne tabelen e korrupsionit, sa % do rrisi GDP/PPP, etj. Mgjths ne rastin ne fjale do isha shume kurioz te dija se sa jane treguesit reale te korrupsionit per sektoret e ndryshem: qeverisja, doganat, gjykatat, arsimi, mjekesia etj.

    Historia e treguesit:

    2002: 2.5 - 81 (nga 102) - 79%
    2003: 2.5 - 92 (nga 133) - 69%
    2004: 2.5 - 108 (nga 146) - 74%
    2005: 2.4 - 126 (nga 159) - 79%
    2006: 2.6 - 111 (nga 164) - 67%

    http://www.transparency.org/news_roo...2006/cpi_table
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Eshte turp qe kur e shef harten je ne mes te evropes kurse kur shikon tabelen e pisllikut kemi siper Uganden dhe poshte lejme guatemalen ene kazakistanin.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Per Maqedonine:

    Maqedonia gjendet nė vendin e 105-tė prej gjithsej 163 shteteve nė listėn e sivjeme globale pėr indeksin e korrupsionit tė Transparency International (TI). Nota e saj eshte 2.7, dhe eshte shteti i parafundit ne rajon me kete index te larte korrupcioni, vendi i fundit i takon Shqiperise, me index 2.6.

    Sllovenia si e 28-ta, ėshtė radhitur mė sė miri, Greqia ėshtė e 54-ta, mė pas vijojnė, Bullgaria (57), Turqia (60), Kroacia (69), Rumania (84), Serbia (90) dhe Bosnja e Hercegovina (93).
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Sipas Top Channel, raporti i Transparency International thote se "situata negative e korrupsionit ne vend eshte e favorizuar nga sistemi i drejtesise i cili ka regjistruar rekorde negative te statistikave gjyqesore." Raporti thote se ende ne Shqiperi nuk eshte denuar asnje minister, deputet, funksionar partiak apo ndonje drejtues tjeter i ndonje institucioni kushtetues. Per permiresim te situates rekomandohet realizimi i reformave rrenjesore e te menjehershme ne sistemin gjyqesor dhe prokurori, si dy institucionet pergjegjese ne luften kunder krimit.

    Pa vonuar dhe sic pritej, Berisha deklaroi se permiresimi ne renditje eshte rrjedhoje e programit te qeverise dhe gjendja do ishte me e mire nqs drejtesia nuk do drejtohej nga don Sollake dhe Gjermene.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Pa vonuar dhe sic pritej, Berisha deklaroi se permiresimi ne renditje eshte rrjedhoje e programit te qeverise dhe gjendja do ishte me e mire nqs drejtesia nuk do drejtohej nga don Sollake dhe Gjermene.

    Une nuk e kuptoj ku o ky permiresim ne renditje? Ne jemi ne fund te tabeles.
    Si nuk u vjen turp qeveritarve shqiptar. Ne vend te perveshin krahet dhe ti shtrohen te punojne hajdutet shqiptar gjejne lloj lloj justifikimesh. Ca fatkeqesie per popullin shqiptar qe per 15 vjet e udheheqi jashqitja e kombit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Te pakten konkurojme ne liber Ginisi per korrupcion e kjo nuk eshte aq e lehte.
    Pastaj mllefosemi kur te huajt shkruajne keq per ne.
    Ne jemi fenomen unikat.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    Gurėt qė na tėrheqin pas

    Artur KOPANI


    Nė njė vit Shqipėria ngjiti 15 shkallė nė indeksin global tė luftės kundėr korrupsionit duke mos arritur tė reflektojė realisht pėrpjekjet titanike tė qeverisė sė kryeministrit Berisha pėr tė ērrėnjosur sistemin e krimit dhe tė korrupsionit qė ngritėn socialistėt nė tetė vitet e qeverisjes sė tyre. Gjetjet e "Transparency International", sikurse edhe raporti i javės sė kaluar i OSBE-sė, fajėsojnė nivelin e lartė tė korrupsionit nė sistemin e drejtėsisė, qė nuk ka lejuar vendin tė shkėputet nga zonat problematike tė globit.

    Rezultatet e publikuara dje nuk pėrbėjnė ndonjė surprizė pėr rrethet e politikės, por edhe pėr pjesėn mė tė madhe tė shoqėrisė, qė ka ndjekur nė njė vit pėrkeqėsimin e performancės sė sistemit tė drejtėsisė. Afrimi nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė tė gjyqėtarėve tė mirėpaguar prej mafias kriminale, por edhe tė atyre me konflikte tė hapura interesi dhe nė thyerje tė vetė ligjit pėr KLD-nė e ka shndėrruar kėtė institucion nė njė qendėr murtaje pėr tėrė sistemin e drejtėsisė. Po kėshtu, moslargimi i Sollakut nga drejtimi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, qė erdhi jo nga mungesa e vendosmėrisė sė shumicės pėr tė pastruar sistemin e drejtėsisė, por nga forca dhe pushtetet qė ende kontrollon koalicioni i sė keqes nė vend, ka patur ndikimin e saj negativ nė njė renditje tė tillė.

    Kemi shumė arsye tė besojmė se edhe vetė "Transparency International", ashtu si shoqėria dhe partnerėt tanė ndėrkombėtarė, ėshtė e vetėdijshme se renditja nė vendin e 111 nuk pėrcjell saktėsisht nivelin e ndryshimeve dhe arritjeve qė kanė ndodhur vitin e fundit nė Shqipėri. Mėnyra se si qeveria po lufton korrupsionin, dhe mbėshtetja dhe bashkėpunimi aktiv i qytetarėve nė kėtė proces kanė dhėnė rezultate tė jashtėzakonshme nė njė kohė rekord. Dhjetėra milionė dollarė mė shumė tė ardhura nė arkėn e shtetit, shkurtimi i shpenzimeve qeveritare, rritja e transparencės ndaj publikut, pėrsosja e procedurave tė tenderimit, largimi dhe ndėshkimi i zyrtarėve tė korruptuar janė vetėm disa nga rezultatet e periudhės njėvjeēare tė qeverisjes qė do ta ngrinin ndjeshėm Shqipėrinė nė renditjen globale.

    Nė shpjegimet qė jep pėr renditjen e vendeve dhe ndikimin qė kanė nė to faktorėt e ndryshėm politikė dhe ekonomikė, "Transparency International" lė tė kuptohet se mjafton edhe njė grusht i vogėl njerėzish qė tė tė ēojnė nė pozicionin e Haitit, i cili ishte nė fund tė tabelės, ne vendin e 163. Ne jemi nė vendin e 111 dhe nuk jemi nė 80, apo 50 , apo 30, sepse kemi afėrsisht 30, 50, 80, apo 111 gjykatės dhe prokurorė dhe ndihės tė tyre, politikanė tė korruptuar qė vazhdojnė ta mbajnė drejtėsinė peng tė individėve dhe praktikave kriminale, qė aqsa majmin xhepat e tyre, po aq kėrcėnojnė sigurinė e qytetarėve, cėnojnė ritmet e zhvillimit, rrezikojnė procesin e integrimit euroatlantik tė vendit.

    Shqipėria iku vetėm 15 vende mė lart, pasi KLD dhe Sollaku janė gurėt qė na tėrheqin pas, drejt njė sistemi qė prodhoi varfėri, padrejtėsi, krim dhe korrupsion pėr tetė vite me radhė. Sa kohė qė kėto gurė mbajnė tė lidhur drejtėsinė e kėtij vendi, nuk pritet ndonjė ndryshim as vitin e ardhshėm. "Transparency International", sikurse edhe shoqėria dhe partnerėt tanė politikė dhe financiarė kanė pėrsėritur nė mėnyrė tė vazhdueshme nevojėn e reformave tė thella nė sistemin e drejtėsisė. Qeveria po kėmbėngul pėr tė gjetur rrugėt e realizimit tė saj dhe me tė drejtė largimi i Sollakut dhe pastrimi i KLD-sė janė vlerėsuar si pikat nga duhet filluar.







    --

    Skandali i radhės i prokurorisė sė Sollakut pėr lirimin e trafikantėve tė arrestuar, ndonėse ka patur prova ndaj tyre


    Gjykata: Prokuroria liroi dy anėtarėt e grupit kriminal


    Gjykata e Tiranės deklaroi dje, se dy shtetasit Alban Dodaj dhe Faik Ymeri, tė arrestuar nga policia si anėtarė tė njė grupi tė organizuar kriminal pėr legalizimin e dokumentave nė Drejtorinė Konsullore tė Ministrisė sė Jashme, u lanė tė lirė nga Prokuroria. Gjykata e Tiranės, nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp, deklaroi dje se, Prokuroria kėrkoi masėn "detyrim paraqitje" ndaj shtetasve Alban Dodaj dhe Faik Ymeri, tė cilėt akuzohen pėr "veprime qė pengojnė zbulimin e sė vėrtetės, e kryer nė bashkėpunim". Pas kėrkesės sė Prokurorisė, Gjykata vendosi masėn e sigurisė detyrim paraqitje ndaj dy anėtarėve tė grupit kriminal.

    Nė njoftimin pėr shtyp, thuhet se Gjykata e Tiranės ka respektuar nenin 244 tė Kodit tė Procedurės Penale nė lidhje me masat e sigurisė ndaj shtetasve Faik Ymeri dhe Alban Dodaj. "Ndaj shtetasve Alban Dodaj dhe Faik Ymeri, tė cilėt akuzohen pėr "veprime qė pengojnė zbulimin e sė vėrtetės, e kryer nė bashkėpunim", Prokuroria kėrkoi masėn "detyrim paraqitje". Pas kėsaj kėrkese, Gjykata e Tiranės vendosi ndaj tyre masėn e sigurisė "detyrim pėr paraqitje", thuhet nė njoftimin e Gjykatės sė Tiranės. Sipas Gjykatės sė Tiranės, masat e sigurisė ndaj Faik Ymerit dhe Alban Dodajt, janė dhėnė duke respektuar nenin 244 tė Kodit tė Procedurės Penale, ku thuhet se, "Gjykata nuk mund tė caktojė njė masė sigurimi mė tė rėndė se ajo e kėrkuar nga prokurori".

    Konsulli nė Sektorin e Legalizimeve tė Drejtorisė Konsullore pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Niko Dhima, dhe katėr personat e tjerė, Faik Ymeri, Alban Dodaj, Maxhit Alibali dhe Shpėtim Peza u arrestuan tė premten rreth orės 02:00 me akuzėn e "korrupsonit aktiv dhe pasiv tė personave qė ushtrojnė funksione publike". Policia bėri tė ditur se, shtetasit e ndaluar nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, vepronin si njė grup i organizuar kriminal, duke mundėsuar legalizimin e dokumenteve nė Drejtorinė Konsullore tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, ku kjo procedurė bie nė kundėrshtim tė plotė me aktet ligjore e nėnligjore qė normojnė kėtė detyrė. Sipas njoftimit tė policisė, nga verifikimet e kryera pėr kėtė ēėshtje, u konkludua se shtetasit e mėsipėrm, dokumentet pėr legalizim, i grumbullonin nga persona tė ndryshėm pranė disa zyrave noteriale nė qytetin e Shkodrės.

    Ndėrkohė, Gjykata e Tiranės vendosi tė shtunėn masėn "arrest me burg" ndaj shtetasve Niko Dhima, me detyrė Konsull nė Sektorin e Legalizimeve tė Drejtorisė Konsullore pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe Maxhit Alibali, me punė shofer nė Drejtorinė e Legalizimeve tė rrethit Shkodėr. Ndėrkohė, gjykata vendosi masėn e sigurisė "20 ditė burg" ndaj shtetasit Shpėtim Peza. Ndėrsa nė lidhje me shtetasit Faik Ymeri dhe Alban Dodaj, togat e zeza vendosėn masėn "detyrim paraqitje".

    Pas kėtij vendimi reagoi menjėherė zėdhėnėsi i ministrit tė Brendshėm, i cili e cilėsoi njė skandal dhe sabotim tė punės sė policisė lirmin e dy anėtarėve tė grupit kriminal. Zėdhėnėsi deklaroi se, Ministria e Brendshme shpreh shqetėsimin e saj nė lidhje me kėtė ēėshtje, ku puna disamujore pėr zbulimin e kėtij grupi, grumbullimi i dhjetėra provave e paraqitja e shumė dokumentave, sabotohen dhe bėhen tė pavlefshme nga organi i drejtėsisė. Ky ėshtė skandali i radhės i Prokurorisė pėr lirimin e trafikantėve dhe kriminalėve tė arrestuar nga policia. Janė me dhjetėra raste kur prokuroria e Sollakut liron nė sallėn e gjyqit kriminelėt dhe trafikantėt e drogės, ndonėse ka patur prova tė mjaftueshme.

    Ministria e Brendshme: Organi i drejtėsisė saboton punėn e policisė


    Ministria e Brendshme ka reaguar ashpėr ndaj vendimit tė Gjykatės sė Tiranės pėr lirimin e dy anėtarėve tė grupit tė organizuar kriminal pėr legalizimin e paligjshėm tė dokumentave nė Drejtorinė Konsullore tė Ministrisė sė Jashme. Zėdhėnėsi i ministrit tė Brendshėm, deklaroi gjatė njė konference pėr shtyp se, Gjykata e Tiranės, pėrmes njė vendimi absurd dhe krejtėsisht tė pajustifikueshėm, tė shtunėn ka liruar shtetasit Faik Ymeri dhe Alban Dodaj. Kėta dy persona, sė bashku me Niko Dhimėn, Maxhit Alibalin dhe Shpėtim Pezėn, vepronin si njė grup i organizuar kriminal, duke mundėsuar kundrejt pagesave, legalizimin e dokumentave nė Drejtorinė Konsullore tė Ministrisė sė Jashme.

    "Ndonėse Policia dhe Prokuroria paraqitėn prova tė mjaftueshme dhe tė pakundėrshtueshme tė implikimit tė tė gjithė kėtyre personave nė kėtė aferė korruptive, Gjykata e Tiranės, me njė shkelje flagrante la tė lirė sekserin kryesor Faik Ymeri dhe Alban Dodajn. Ministria e Brendshme shpreh shqetėsimin e saj nė lidhje me kėtė ēėshtje, ku puna disamujore pėr zbulimin e kėtij grupi, grumbullimi i dhjetėra provave e paraqitja e shumė dokumentave, sabotohen dhe bėhen tė pavlefshme nga organi i drejtėsisė", deklaroi zėdhėnėsi i ministrit tė Brendshėm.


    RD

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo deshmon se akuzat e Berishes ndaj Sollakut, Gjermenit etj. ne prokurori e gjykata jane te sakta. Keta duhet te ikin, te pakten, nese jo edhe te arrestohen per abuzime me detyren dhe pergjegjesite. Mendoj qe duhet te behet nje reformim i shpejte dhe cilesor i sistemit gjyqesor por ne te njejten kohe duke ruajtur per sa te jete e mundur pavaresine e ketij sistemi nga politika.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush mundet te na sjelle ketu disa shkrime tek TEMA e meros.. per korrupsionin ne pallat te drejtesise..
    per ca strakosha etj qe qenkan.. allahu na rujt..

  10. #10
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Korrupsion kane vendet me te zhvilluara ne bote, jo me Shqiperia.
    Problemi kryesor per ne eshte ulja e varferise ne vend dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Keto jane dy gjerat kyce qe shqetesojne te gjithe shqiptaret.
    Korrupsion ka edhe ne USA dhe ka shume me teper se ne Shqiperi vetem se ketu eshte vend shume i madh dhe keto gjera nuk bien shume ne sysh.
    Qeveria aktuale ka deshtuar ne keto dy pikat kyce. Ne vendin tone po ecet me shume hapa te ngadalte. Rritja e investimeve te huaja eshte pothuajse inekzistente. Mungon industria vendase.
    Jemi akoma shtet qe s'kemi uje dhe drita.
    TURP
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51
  3. Treguesi i ri i Lirisė sė Shtypit: Shqipėria 107 nga 194
    Nga Dr Rieux nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2005, 05:42
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Taksapaguesit dhe korrupsioni
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-04-2004, 10:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •