Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166

    Fushata elektorale fillon me incident në Himarë

    Dje ne qytetin e Himares, ne fillim te fushates per zgjedhjen e kryebashkiakut te qytetit eshte ekzekutuar hymni kombetar i shtetit Grek ne fillim te manifestimit.
    Si e komentoni ju kete gjest, per mua aspak serioz, perkundrazi provokator dhe madje te rrezikshem?

  2. #2
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368

    PS kandidon në Himarë, Tato "kundër" PBDNJ-së

    Aleko Vasil Tato është vendosur si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, duke përmbyllur tërësisht procedurën e përzgjedhjes së garuesve për kryetarë në të gjitha njesitë vendore, përfshi këtë karhinë etnike shqiptare të Vlorës. Përcaktimi i kandidatit Tato gjithashtu ka shuar zërat për mundësi mbështetje të forcës kryesore të së majtës në opozitë, të Partisë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që mbron interesat e pakicave joshqiptare në vend. Socialistët saktësuan gjithashtu se në Delvinë, një tjetër zonë e parapëlqyer e PBDNJ-së, do të kandidojë Bukuri Meçe. Po kështu, mes njesive të mbetura, janë përcaktuar për në Rrogozhinë do të kandidojë për kryetar bashkie Heqim Tosku, në Divjakë, Sotir Kruti, në Prrenjas, Artur Topi dhe në Milot, Dritan Preçi. Përgjatë gjithë javës në disa mbledhje kryesie përfshi ato që kaluan mesnatën dhe deri në 14 orë zhvillim, PS kaloi në procedurën e fundit, fazën e tretë, marrjen e opinioneve të të gjithë kryetarëve të degëve për kandidatët, të cilët ishin përzgjedhur nëpërmjet parimit "një anëtar, një votë" dhe mandej në tryezën e aleatëve të së majtës për zgjedhjet vendore të 18 shkurtit. Brenda jasvës që po mbyllet, PS gjithashtu përfundoi marrëveshjet me aleatët e saj, Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Socialdemokrate, Demokracinë Sociale dhe Aleancën Demokratike, duke u garantuar atyre mbështetjen në njësitë vendore. Ndërmjet "shtesave" u vërejt dje bashkia e Mamurrasit për Aleancën Demokratike, pas atyre të Krumës dhe të Këlcyrës, ndërkohë që Ilir Shani është zëvendësuar me kandidaturën për kryetar bashkie në Durrës nga Vangjush Dako. Kryesia e PS-së në trajtimin e kandidatrave të saj, përpos kryetarëve për bashki e komuna, i ka dhënë hapësirë përfshirjes të elementëve nga shoqëria civile për këshilltarë të të gjitha njesive vendore.
    Sot, tubumi në Pallatin e Kongreseve
    Kryetari i PS-së, Edi Rama thotë se partitë e koalicionit opozitar "Bashkë për të ardhmen" do ta çelin fushatën e tyre zgjedhore të dielën, sot, në paraqitjen e kandidatëve për procesin e 18 shkurtit. Rama i pati bërë komentet që pas firmosjes së marrëveshjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim të ish-kryeministrit Ilir Meta. Sakaq, Blendi Klosi, Sekretar i Burimeve Njerëzore në PS saktësoi se në tubimin që do të nisë në orën 12.00 në Pallatin e Kongreseve, do të jenë të pranishëm të gjithë krerët e partive opozitare si dhe kandidatët e përzgjedhur për vendoret e 18 shkurtit. Synimi, ka thënë më parë Rama, është fitorja dhe këtë mund ta bëjë vetëm opozita nën siglën "Bashkimi për të ardhmen".
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  3. #3
    Neqoftese vjen puna per te mbajtur karrigen, e cila po i rreshqet per dite e me shume, kolltukofagu Berisha do te flake tej Nanon, dhe bashke me Janullatos, Dule e Gejxh do te kendoje himnin Grek ne gjuhen vorio-epirote te Karamanlisit, live per ta pare Papandreu nga zyra, se nuk do te kete mundesi te asistonte ne ate eveniment.

    Pastaj do te kryhen homazhe ne varrin-mauzole te replikuar te Metaksase ne luginen e Permetit dhe do te luhen marshe funeber per te gjithe ushtaret greke qe kane marre skeletet e Shqiptareve per te perfituar nga ndihmat sociale qe iu ka premtuar Berisha veteraneve greke te vorio-epirit.

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Nuk prononcohem per tille eviniment te shumtuar, pasi dikush do te me "akuzonte" per impulsivitetin e te shprehurit ndaj "grekeve" himariot.

    Por, nuk mund te harroj ate qe grekerit ju bene tifozeve Shqiptar ne Greqi, ngaqe ekipi kombetar mundi ate grek, me pasoje vdekjen e tifozit shqiptar dhe "masakrimin" e te tjereve nen hunden e policise greke.

    P.S ato tre qe u shoqeruan ne polici ne mos gabofsha, ishin SHQIPTAR?!

    Mirulexofshim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 21-01-2007 më 10:31
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Hymnin grek?...e perse bejne kete......mbi te gjitha memedheu......
    Wild and crazy can't be lazy

  6. #6
    Ky eshte sherri i radhes i kurdisur prej berishes, per te terhequr vemendjen e opinionit publik brenda vendit, si dhe ta mbushi Himaren me perfaqsues te parlamentit grke, te Omonias, te organizate pan-vorio-epirote, duke shtuar shumat qe sherbimet e fshehta e te hapura greke do te derdhin ne Himare, Korce, Permet, Gjirokaster e gjetke, pa harruar xhepin e kryeministrit ne Tirane, per sherbime te vecanta ne interes te Greqise, dhe qe presidenti moisiu nuk ia njeh saliut.

    Problemi do te zere faqet e para te gazeta greke dhe ato shqiptare per te mbushur faqet, problemi do te adresohet edhe nga Brukseli dhe nga parlamenti europian, ku deputetet komuniste te eladhes do ta pergozojne ndihmesen e Berishes ne dhenien e te drejtave te shpikura minoritetit inekzistent ne Himare, dhe do te stigmatizoje individet qe nuk ndjekin shembullin e Saliut ne zbatim te vepres se shokut enver e hysni per dy popujt miq.

    Pritet edhe kontributi i shquar i Nicholas Gage, i cili do te ndermarre nje udhetim te posaçem per tu konsultuar me sajesen e tij siameze nano-berisha, dhe me pas do te vere ne dijeni autoritetet greke, te cilat nuk e ngrene aq sa sali berisha zerin per vorio-epirin dhe Himaren, shkollat greke, qytetarine e dyfishte, etj.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    ndoj dite gjuha shqipe do te dal jashte perdorimit ne ato zona se qeveritaret kane lidhur jeten me karrige dhe populli ja ka fute gjumit.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    i mbeshtes personat qe kane protestuar per kete , ne mes te shqiperise te egzekutohet himni grek dhe te flitet greqisht ne nje miting eshte dicka e pa pranueshme .

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Pergjegjesia kryesore i mbetet te ashtuquajtures partia per te drjejtat e njeriut, pasi lejoi qe ne tokat shqiptare te behej fushate ne gjuhen greke dhe te kendohej himni grek.
    Shpresojme qe prokuroria te zgjohet kete radhe nga gjumi.

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #10
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga irexha
    Dje ne qytetin e Himares, ne fillim te fushates per zgjedhjen e kryebashkiakut te qytetit eshte ekzekutuar hymni kombetar i shtetit Grek ne fillim te manifestimit.
    Si e komentoni ju kete gjest, per mua aspak serioz, perkundrazi provokator dhe madje te rrezikshem?
    Pse kemi rene kaq poshte??? Pse??? Pse ju o drejtues te shtetit shqiptar e anashkaloni kaq lehte kete krrim qe ushtrojne racistet e mu..t kundrejt nesh. Sa e urrej kete gjest...
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fushata Funerale apo Elektorale?
    Nga DeuS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 03:32
  2. Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  3. Çfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  4. Skandali i rradhes, Bollano: Himara është minoritet grek
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 18:00
  5. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •