Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65
    Greqia po vazhdon lobingun e forte pro-serb ne Evrope dhe ne USA kundra pavarsise se Kosoves. Rasti me i fundit eshte kur ditet e shkuara parlamenti Europian nuk miratoi nje nga pikat kryesore te rezolutes per Kosoven e cila kishte te bente me pavarsine e kushtezuar te saj. Fale aktivitetit intensiv te lobit serb i mbeshtetur ky nga lobi grek, rus, romun, spanjoll etj, u arrite qe te dilte nje rezolute shume e dobet per Kosoven. Gjithsesi marredheniet me Greqine pas pavarsise se sigurte te Kosoves, pres qe te riorganizohen ne menyre te tille ku Shqiperia do te kete nje pozite me te denje ne keto marredhenie dypaleshe.

  2. #12
    Fantazma e Epirit

    Mitro Ēela

    -Mitro Xhani! E kėndova "Martirėt e Epirit" - mė tha Filipi. E ke shkruar si e bija e Zeqos majė thanės! Pse u kalon tangent fakteve? Kujton: duke i ditur ti, duhet t‘i dimė edhe ne! Ke rroisur! Tė mori mė qafė jallania politikė! Merre mė shtruar. Puna jote si kėshilltar te "Fiks Fare" ka dy tė mira. Sė pari, merr honorare me yndyrė! Sė dyti, kohėn pėr tė shkruar e ke bakėr… Meqė ra fjala! Mė mori Berisha disa ditė mė parė…Filipi! Tani qė ke pėr kėshilltar Mitron, kur tė kem punė me ty, me kė tė lidhem?... Me kėshilltarin. I thashė. Unė jam drejtor ekzekutiv!... Rashė nė tė thella. Filipi kishte tė drejtė. PD-ja mė ka nxjerrė nė pension. Qelepir. Duke "dredhur tespiat", mė mban populli nė pėllėmbė tė dorės, d.m.th. paguan taksa pėr mua! Si do tė pėrdridhet politika, pensioni ruan statukonė? (Sa pėr muhabet. Deputetėt, qė u digjet xhani pėr popullin, gatuan edhe kėtė ligj. Burrat shqiptarė tė dalin nė pension 65 vjet! Hejvalla! Gratė, 60 vjet. Qelepir! Deputetėt 55 vjet! Marshalla!)... Rri qė rri, kush mė pengon tė "gatuaj" kujtime pėr shtatė palė qejfe…

    Nė beharin e vitit 1998, pushimet i bėra nė Ohėr. Kapėrceva kufijtė nga halli. Sa kohė qė isha baba Kombi, me ēmime tė sheqerosura nga statusi, pushoja si nacionalist nė vilat qeveritare tė Poradecit, qė njė ditė marsi tė ‘97-ės, pėr inat tė Berishės, i grabitėn njerėzit liridashės, duke lėnė vetėm karabinatė! Pagova duke mu dridhur dora nė hotel "Metropol". Aty pari pushonte edhe njė maqedonase e kolme. Punonte si sekretarkė nė Parlament, gjė qė nuk e vura nė dyshim, kur e pashė siē e kishte bėrė nėna, mbuluar me rroba banje alla frėnga. (Nė kohėn e rinisė sime duhet tė hapje tė mbathurat pėr tė parė tė ndenjurat. Tani duhet tė hapėsh tė ndenjurat pėr tė parė tė zbathurat! Sot jemi mė tė fituar tė dy palėt: Ne, qė shohim me shumicė mish tė freskėt prej femre dhe ato, qė "ledhatohen" nga rrezet e diellit edhe atje ku nė kohėn tonė nuk mund tė depėrtonte as fantazia e poetit!)

    Duke pėrdorur si karrem zonjėn time, pata edhe unė rastin tė bėja muhabet me sekretarkėn e kolme. Njė ditė, mu drejtua duke pėrpėlitur qepallat. Mua mė kapėn "ethet". Mu kujtua kėnga "Moj biondinė me sytė e zi!" Mė tha: Kryeministri juaj anon nga greku! E kundėrshtova, sepse si nacionalist qė jam nuk mė vjen mirė kur zotin Nano ta kritikojnė pėr muhabet tė huajt, qoftė kjo edhe njė biondinė e kolme… Ajo: - Kam fakte. Kryeministri juaj ka shkuar kėtė vit pėr pushime nė Greqi… Unė: - Edhe Bleri, Kryeministri i Anglisė shkoi pėr pushime nė Francė!...Ajo: - E di! Por Bleri shkoi nė Francė pėr pushime politike dhe ekonomike: Parisi i ka vėnė embargo mishit tė lopės angleze, edhe pse lopėt u ētėrbuan!... Unė: - Edhe Kryeministri ynė nga halli shkon tė pushojė nė brigjet e Selanikut. Nė vend qė tė nxihet nė diellin e Himarės, mbeti zyrė mė zyrė pėr problemet e emigrantėve shqiptarė nė Greqi!... Ajo: -Zoti ish-deputet! Nė gusht zyrtarėt grekė u vėnė drynin zyrave dhe marrin arratinė ishull mė ishull pėr pushime. Do tė kujtoj edhe njė fakt, tė shkruara nė gazetat e Shkupit. Nė qershor tė vitit 1997, zoti Nano bėri miting me emigrantė nė sheshin OMONIA, nė zemėr tė Athinės!

    Nuk i shtyva mė tej urėt. Sekretarka kishte tė drejtė. Me ardhjen nė pushtet tė socialistėve, Greqia nisi tė zėrė vendin e parė, pėr numrin e djemve dhe vajzave tė meritokratėve qė vazhdojnė shkollėn jashtė shtetit; nė ngritjen e vilave tė pushtetarėve brigjeve tė Egjeut; nė shkėmbimet tregtare, tenderat e fituara, bankat e hapura, celularėt e shitur, rrugėt e shtruara, naftėn e importuar etj. Rashė nė mendime pėr tė nxjerrė filozofinė e muhabetit, d.m.th., ku i ka rrėnjėt "dashuria" mes dy qeverive. Filozofia nuk mė erdhi nė ndihmė. "Ilaēin" e gjeta duke "fshirė pluhurin" qė mė kishte mbuluar fiqirin…

    Korrik ‘95. Grupi miks: politikanė dhe gazetarė zunė vend nė hotelin "President" tė Athinės. Kureshtarėt duhet tė mėsojnė se hoteli ishte nė zemėr tė Athinės dhe me pesė yje. Them pėr kureshtarėt, sepse ky fakt nuk lė sot mbresė mes pushtetarėve tė lartė dhe gazetarėve tė pavarur, qė ia kanė pirė "lėngun" deri nė palcė financave tė Greqisė. Pėr ta bėrė mė tė lehtė tregimin e ngjarjeve qė do tė rrjedhin mė poshtė, do tė ishte me vend tė rikujtojmė (artikulli "Martirėt e Epirit") "personazhet" e grupit. Gazetarė: Ben Blushi, Bashkim Gjergji, Frrok Ēupi, Blendi Fevziu, Armando Shollaku, Arian Ēani, Robert Papa, Reiz Ēiēo, Panajot Barka. Deputetė: Musa Ulqini nga socialistėt dhe unė nga demokratėt. Kryetar grupi Agim Nesho. Tė gjithėve na qeshte nuri, nga lezeti dhe kėsmeti. Kryetari i grupit na kishte bėrė rixha, brenda dėshirės, pa cenuar harmoninė familjare, tė ishim nė Greqi, nėn shoqėrinė e grave. "Mos ngurroni tė merrni zonjat me vete, ngulte kėmbė ambasadori i ardhshėm, sepse ēdo gjė ėshtė "xhaba", d.m.th. paguan greku". Pas ofertės pėr gratė, nėn zė na kujtonte, duke pirė kafe te Fideli, edhe njė thelė mbi bisht: 1000 dollarė nė zarf.

    Unė e nuhata "pabesinė" e grekut dhe nuk e mora "motrėn" me vete, edhe pse ajo hodhi "shkelma", duke mė akuzuar, ashtu larg e larg edhe pėr moralin tim! Qesha me qesėndi. Nė atė vit unė isha nė udhėheqje tė PD-sė dhe kisha imunitet partiak pėr punė seksi, si gjithė liderėt e tjerė tė partisė sime, duke dashur tė imitojmė Presidentin tonė, zotin Berisha! Kush u gėnjye, u kushtoi seminari si pula frėngut, sepse siē thanė, greku nuk i kishte paratė e tepėrta qė tė paguante edhe pėr gratė e seminaristėve, qofshin kėto edhe nga sferat e larta! (Gėnjeshtra me bisht, siē mėsuam mė vonė, sepse seminari bėhej me paratė e Brukselit!)

    Edhe puna e dollarėve na doli "dele pa qumėsht". Pas njė proteste tė ashpėr (mė shumė bėri zhurmė Arian Ēani) mezi na dhanė nga 10 mijė dhrahmi pėr kokė, njė pagesė kjo kaq e vogėl, sa qė sot kujtdo i vjen rėndė ta zėrė nė gojė!... Pėr tė qenė sa mė tė saktė, duhet nėnvizuar se nga i gjithė grupi, vetėm njėri u tregua burrė: Reiz Ēiēo. Nuk do ishte humbje kohe ta lexonit edhe kėtė bėmė, tė vogėl nė dukje, por tė madhe nė esencėn e gjėrave qė na ndodhėn nė tokėn helene. Ai erdhi dy ditė me vonesė nė Athinė. Kur sportelisti i dha ēelėsin, Reizi vazhdonte ta shihte nga duart... Parakallo! I tha greku... Zarfin!... Dhen ksero - tha greqisht greku, qė shqip pėrshtatet: ėshtė akoma herėt nė vite, qė qeveria greke tė shpėrndajė zarfe me dollarė!

    -Nuk kam parė e dėgjuar poshtėrsi mė tė madhe - na thoshte Reizi nė banketin qė na shtruan atė mbrėmje te lagjja "Plakat" nėn tingujt e buzuqit. - Unė kisha njė seminar tjetėr me treqind dollarė paradhėnie nė zarf. Kur mė thanė se do tė marrim 1000 dollarė, lashė Londrėn pėr vapėn e Athinės, sepse kam nisur disa riparime nė shtėpi!... Nesėr kthehem nė Tiranė! Jam deri nė grykė me seminare!

    Nė grupin organizator tė seminarit, shkėlqente zonja Gusho. Me origjinė nga Kolonja. Ende pa mbushur 50 vjet kishte bėrė njė karrierė tė madhe nė mediat amerikane dhe franceze. Lindur nė Amerikė, martuar me njė austriak. "Burri im ėshtė austriak 24 karat - tregonte duke qeshur zonja Gusho. - Njėherė, kur miku ynė Nicholas Gage i tha: gjerman! - kėtij timit iu ngrit... damari dhe e zuri njė mėri, si ajo e mushkės sė Papės, qė e mbajti inatin 40 vjet, pėr t‘ia kthyer reston me njė shkelm zėdhėnėsit katolik tė Perėndisė!" Ėshtė e udhės tė bėjmė njė shėnim. Nė atė kohė nuk kisha dėgjuar pėr qiria Nicholas Gage. Kur pyeta zonjėn Gusho, ajo zgurdulloi sytė, sikur t‘i ishte shfaqur qoftėlargu. "Ėshtė gjynah nga Zoti, pėr njė pėrmetar ortodoks si puna jote, qė tė mos kesh bėrė njė vizitė nė familjen e zotit Nicholas - mė tha nė konfidencė zonja Gusho". Kur unė i thashė se nuk e kisha kapėrcyer asnjėherė Antllatikun, ajo mė ftoi pėr njė frape, nė njė tavolinė nė qendėr tė hollit.

    Zonja Gusho: - Zoti Gage tė njeh mirė zoti Mitro. Bile ka respekt, sepse e di faktin, qė ti sė bashku me njė tjetėr deputet demokrat, Vasil Gjika, kini firmosur njė peticion, nė vitin 1994, qė Fatos Nano tė dali nga burgu i Bėnēės. Ai ka njė fondacion pėr tė sponsorizuar kualifikimin e politikanėve tė rinj nė Amerikė. Ėndėrron tė ketė edhe njė biznes nė Vorioepir. (Kur erdhėn socialistėt nė pushtet, ky biznes ėshtė bėrė realitet nė Sarandė)... Unė: - Nuk kam moshė pėr kualifikim! Sė shpejti festoj 50-vjetorin!... Zonja Gusho: - Pėr njerėzit e veēantė nuk luan rol mosha! Kur tė vini nė Amerikė, kini pėr tė parė listėn e personaliteteve qė kanė fituar bursė nga zoti Gage... Pas njė viti, me shumė takt mu bė propozimi pėr tė shkuar nė Amerikė me dy alternativa. Sė pari, pėr studime. Sė dyti, pėr tė shkruar njė libėr me kujtime. Ky propozim kishte "trokitur" nė shumė dyer intelektualėsh. Nga modestia e tepruar ka shumė syresh qė e "hapėn derėn" dhe... sot po t‘i kėrkosh i gjen tė kthyer me kulturė nga Ameriqia e Nicholas Gages!

    (Intermexo nga interneti. Nicholas Gage lindi mė 23 korrik 1939 nė njė fshat grek pranė kufirit me Shqipėrinė. E ėma, Eleni, u burgos, u torturua dhe u ekzekutua nga guerilasit komunistė nė vitin 1945. Gage u diplomua pėr gazetari nė Kolumbia. Pėr shumė vite punoi si reporter nė gazetat "Uoll Strit" dhe "Nju Jork Tajms". Nė vitin 1983 botoi njė libėr mbi jetėn dhe vdekjen e sė ėmės: "Eleni". U bė libri mė i shitur nė Amerikė nė ato vite. Librat "Zjarri grek" dhe "Historia e Maria Kallas dhe Aristotel Onasis", tė botuara nė vitin 2000, flasin pėr dy personalitet greke mė tė njohura tė shekullit tė njėzetė dhe pėr gruan qė u vendos mes tyre - Zhaklinė Kenedi, ish-gruan e presidentit Kenedi.

    Nė vitin 1990, zoti Gage u zgjodh kryetar i organizatės POAKA, Federata Panhelene e Amerikės, Kanadasė dhe Australisė. Pas viteve ‘90, Gage ishte kėshilltar i jashtėm politik i Kryeministrit grek, Micotaqis. Nė beharin e vitit 2001, Gage u bė ndėrmjetėsi i vizitės sė Kryeministrit Meta nė Shtėpinė e Bardhė, duke organizuar takimin surprizė me Presidentin Bush).

    Nė kohėn kur u "ftoh" muhabeti, drejt nesh po vinte njė femėr mulate. U befasova nga bukuria, duke menduar se ēfarė trillesh krijonte natyra, duke "eksperimentuar" kryqėzime gjenesh nga raca dhe kombe tė kundėrta. Bėn vaki qė nga trillet e natyrės lindin edhe keqkuptime, siē tregohet nė njė anekdotė amerikane... Na ishte njė herė njė ēift i bardhė. Gruaja polli njė zezak. E pa burri. Ju ngrit damari! Por pyeti me delikatesė: Si ndodhi?... Njė ditė mė iku qumėshti nga mėrzia, sepse nuk tė kisha ty pranė! Nga halli mora "borxh" njė dado zezake: kushtojnė mė lirė se dadot e bardha. Piu djali dhe... ruana Zot!...ndryshojė ngjyrė!... Burri ra nė mendime. Mos do tė ma hedhė pėr tė mbuluar dobiēin?... Mori nė telefon tė ėmėn... Gjėra qė bėjnė vaki - i pėrgjigjet ajo. Kur ishe ti i vogėl mė iku edhe mua qumėshti. Tė ēova tė pije te njė lopė, sepse nga anėt tona nuk kishim dado zezake. Pive sa u ngope dhe u bėrė...viē!

    Zonja Gusho, pas pėrqafimit, nisi prezantimin: "Kjo ėshtė bukuroshja ime, Allen Haynes!" Ndjeva qė mulates i pėlqenin komplimentet. "Do tė jetė njė nga instruktoret e seminarit. Ka njė kulturė tė gjerė pėr politikėn ndėrkombėtare dhe median. Flet anglisht, frėngjisht dhe rusisht!" Ndėrsa mulatja pėrdridhej instinktivisht mė erdhi ndėrmend njė varg i Eseninit: "Ēmi pėrdredh t‘i buzėt, nazemadhe moj, unė njė tjetėr dua, ty s‘tė dashuroj..." Kur kryqėzuam duart i thashė se dikur kam bėrė rusisht nė shkollė, por kam harruar kuptimin e shumė fjalėve... Ajo: - Harasho (mirė)! Unė kam bėrė njė studim: "Rusia nė shekullin 21: Media e ndryshuar!"... Unė: - Ja lubju tebja! (Unė tė dua ty!)...O Zot! U dėgjua njė e qeshur melodioze, u shfaqėn njė palė dhėmbė tė bardhė si rruaza kineze dhe pastaj koka ime pėrfundoi mes "dy kodrave" tė buta nga brendėsia, por tė "ngurtėsuara" nga korseja! Mjaftoi kjo frazė rusisht qė tė lidhim njė miqėsi qė u trash sa mė shumė kalonin ditėt nė Athinė.

    Njė ditė shkuam nė plazh. Mulatja kishte veshur njė palė rroba banje, nga ato qė ta bėjnė mishin kokrra-kokrra edhe duke qenė anėtar i lartė i udhėheqjes sė Partisė Demokratike. Ja ngrita nė qiell modelin dhe markėn e rrobave tė banjės, edhe pse mė shumė mė pėlqente e zonja. Mjaftoi ky kompliment qė gjithė ditėn ta kalojmė pranė e pranė. Je e martuar?...Vetėm njė herė kur mbusha 18 vjeē. Nė muajin e tretė u ndava. E di pse u martova? Ishte njė trill. Mė shumė njė imitim. Sebep u bė njė tregim spanjoll. Vajzat moderne nė njė qytet martoheshin...pėr tė prishur virgjėrinė...dhe pėr tė shkuar mė pas me ēdo burrė qė ėndėrronin...pa krijuar probleme sociale...ha...ha...E bukur? E bėjnė kėtė gjė gratė nė Shqipėri?... Ngrita supet!

    Kur nisi tė fryjė njė fllad i freskėt, biseda u bė serioze. Nė atė ditė korriku, duke mė tėrhequr mė shumė trilli femėror, e mora pėr shaka filozofinė e muhabetit. Kur nisi revolucioni nė pranverėn ‘97, ndjeva qė bisedat e amerikanes nuk ishin pjellė e fantazisė. Por le tė kthehemi pėrsėri nė bisedėn me mulaten e bukur:

    Ajo: - Sa pėr qind tė popullsisė zėnė vorioepirotėt nė Shqipėri?

    Unė: - Vorioepiri ėshtė njė term politik. Nė Shqipėri nuk njihen pakica tė tilla. Nė vendin tonė ka disa mijėra minoritarė grekė, qė jetojnė nė Jug tė Shqipėrisė.

    Ajo: - Kam lexuar disa statistika qė i ka botuar CIA. Atje thuhet se nė Shqipėri jetojnė 240 mijė grekė. Zoti Gage nė tetor tė vitit 1994 nė gazetėn "Nju Jork Tajms" shkruan se nė Shqipėri jetojnė 400 mijė "grekė etnikė".

    Unė: - Kėto statistika i kam lexuar edhe unė. Por aty bėhet njė ngatėrresė: Nė numrin e minoritetit grek, llogariten edhe ortodoksit. Kjo nuk ėshtė e saktė. Unė, p.sh., jam ortodoks nga njė fshat i Pėrmetit. Por nė fshatin tim Mbrezhdan, as flasim greqisht dhe as nuk pranojmė tė kemi kombėsi greke. Jemi safi shqiptarė!

    Ajo: - Po mė flet si politikan amator! Me kėtė mentalitet e ke vėshtirė tė kuptosh ku luhet dhe kush e luan politikėn pėr Shqipėrinė. Nė kuptimin figurativ, Tirana zyrtare do tė merret me mikropolitikėn. Makropolitikėn do ta drejtojnė lobet jashtė kufijve tė Shqipėrisė...Nuk mė beson?...Unė po tė tregoj ndonjė fakt...Ti mė the se nė Shqipėri nuk ka voriepirotė! Mirėpo unė kam "gjezdisur" nė shumė sallone tė lobit epirot!... Jo tė lobit grek, por tė Epirit. Kam njohur Nicholas Gage, qė nga fuqia politike dhe ndikimi nė media, ėshtė njė Berluskon i Amerikės. Paratė e tij derdhen lumė pėr krijimin e shtetit tė Epirit. Kam njohur edhe zotin Tenet, shefin e CIA-s. Ai ka shkruar njė artikull nė "Uashington Post" me titull: "Kushtrimi i tė parėve". Mes tė tjerave tregon se prindėrit i ka nga Himara, njė krahinė nė Vorioepir!...

    Gazeta Shqip
    28-01-2007

  3. #13
    Balade came-

    Ylberi si nje pershendetje e
    perlotur
    lamtumire,
    u zhduk matane largesive,
    mbi kreshtat e flakeve,
    neper shi.
    Matane largesive u zhduk e
    perflakur
    Cameria,
    dhe te gjitha rruget tona shpien
    ne
    veri.
    Ulerin era e mesdheut mbi trojet
    e
    lashta epirote,
    mbi te shtrenjtat troje kullosin
    rrufete.
    Ullishtet e pervjelura gjemojne si
    dallge neper bregore.
    Dhe kudo toka came,
    mbuluar nga rete,
    renkon e mbytur ne gjak e lot,
    e mbetur shkrete,
    pa zot.
    Na tregojne drejtimin plumbat,
    na e ndricojne rrugen flaket,
    e gjithe token kane perpire,
    pas shpinave tona perplas tufani
    dyert e shkallmuara te shtepive.
    Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne
    veri.
    Ne , popull muhaxhir, ecim neper
    shi...
    Lamtumire, Cameri!

    (Bilal Xhaferi)

  4. #14
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Si i parashikoni zhvillimet e metejshme ne marredheniet Shqiperi-Greqi pas krijimit te shtetit te Kosoves?
    une mendoj se edhe pse mentaliteti i klases politike greke eshte anti-shqiptar, ata e kane kuptuar ose do ta kuptojne se pretendimet historike serbe mbi kosoven lidhen me mbreterine e Stefan Dushanit, mbreteri e cila shtrihej deri ne Arta te Greqise se sotme dhe te Arberise se djeshme... Shqiptaret dhe Greket kane jetuar ne keto treva per mijra vite dhe nuk njihet ndonje lufte ndermjet tyre...
    por qe ti pergjigjem me drejteperdrejte pyetjes marrdheniet do te shkojne perseri sic kane qene (as mish as peshk, terhiqe e mos e kput) vetem se do tu shtohet nje frike qe shqiptaret pasi te mbarojne me kosoven do ti hedhin syte nga jugu, pra si me serbet ashtu edhe me shqiptaret ata jane ne nje situate catch 22....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Justiniani 2007 : 02-03-2007 mė 14:58
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ashtu si njeriu i thjeshte grek qe po bindet nga dite ne dite per personalitetin dhe dinjitetin e fqinjit shqiptar, edhe politika greke, do s'do, do bindet nje dite per personalitetin dhe dinjitetin e shtetit fqinj. Te lajthitur, qe s'ju vjen mire per kete lloj metamorfoze pozitive, ka patur, ka dhe do te kete ne te dy anet. Le te ece mire ekonomia shqiptare, se dhe politika pastaj do behet me e shendetshme. Besoj se Greqia, ne mos e thote hapur e ndjen te drejten e Kosoves per pavaresi, sepse ka dhe ajo pervojen qipriote. Lobet do vazhdojne si gjithmone lojen e tyre nga te dy anet, por dijeni qe koha tani s'eshte me kohe e lobeve.

  6. #16
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176

    Maredhenjet shqipetaro- greke,si puna e lypsit te rruges.

    Duke patur parasysh se cfare ka ndodhur prej vitesh,me fqinjet greke eshte therese dhe tronditese,lere se tani me duket i kane realizuar shumicen e deshirave,vec faktit te copetimit te territorit shqopetar zyrtarisht.

    Kur dicka ndryshonnte ne ballkan,qe ishte te disfafor te grekeve,kjo duke perfshire edhe ndryshimet ne politiken shqipetare,greqi fillonte fshesen e refugjateve,rrahjet e bastisjet masive,grisjen e pashaportave e shume e shume gjera misterioze.

    Dicka eshte shume e frikeshme ne stabilizimin e ballkanit te sotem,ku greqia pretendon se ka celesat e integrimit te shqiperise,dhe territoreve shqipetare(kosove-maqedoni-mal i zi) a mos valle duhet te shesim territoret shqipetare(ajken e shqiperise)me mendimin qe greqia te na fovarizoje integrimin ne europe.

    Pastaj asgje nuk eshte vendosur per statusin e kosoves,mareveshjet me dyer te mbylluar(RUSE-GREKE-SERBE)


    kristal
    Edhe pak gjak aortal.

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Justiniani 2007
    une mendoj se edhe pse mentaliteti i klases politike greke eshte anti-shqiptar, ata e kane kuptuar ose do ta kuptojne se pretendimet historike serbe mbi kosoven lidhen me mbreterine e Stefan Dushanit, mbreteri e cila shtrihej deri ne Arta te Greqise se sotme dhe te Arberise se djeshme... Shqiptaret dhe Greket kane jetuar ne keto treva per mijra vite dhe nuk njihet ndonje lufte ndermjet tyre...
    por qe ti pergjigjem me drejteperdrejte pyetjes marrdheniet do te shkojne perseri sic kane qene (as mish as peshk, terhiqe e mos e kput) vetem se do tu shtohet nje frike qe shqiptaret pasi te mbarojne me kosoven do ti hedhin syte nga jugu, pra si me serbet ashtu edhe me shqiptaret ata jane ne nje situate catch 22....
    ?!
    !?

    Ti nuk e ke idene e historise. Lexo mire nje her qysh nga Strabo,Pliny, Sellarius etj e deri tek rilindasit tane qe ta shpjegojne mire se si u priteshe hunda shqiptareve, apo se si u hiqeshin syte e u viheshin neper shporta eproreve te larte bizantine.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Une nuk e kuptoj pse neve po brengosemi aq shum per maredheniet greko-shqiptare .
    Personalish , mua as qe me interesojne maredheniet me greqin , mua me intereson Kosova te marri pavarsine dhe midis shqitareve te kete respekt dhe bashpunim .
    Per greqin , nqs duan maredhenie miqesore , ketu jemi , ska problem , nqs duan maredhenie armiqesore perseri aty jemi , skemi ku shkojme.
    Per mendimin tim , cdo gje fillon nga vetja , pastaj vijne ne rradhe te tjeter .
    Andaj duhet te perqendrohemi ne maredheniet Shqiptaro-Shqiptare (Shqiperi-Kosove).

  9. #19
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa
    Andaj duhet te perqendrohemi ne maredheniet Shqiptaro-Shqiptare (Shqiperi-Kosove).
    Kjo ėshtė e ardhmja. Bashkėpunimi i Kosovės me Shqipėrinė. Kemi dy klimė tė ndryshme qė lejojnė njė bashkėpunim tė ngushtė ekonomik, atje rriten kafshėt e imta kėtu tė butat, atje prodhohet shumė energji elektrike ne na mungon etj. etj.

    Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja qė shtete si Greqia do luaj letrėn e prishjes sė mardhėnieve.

    Kush hapi temėn ose ėshtė vizionar dhe kupton se bashkėpunimi Kosovė-Shqipėri i bėn keq politikave greke. Ose ėshtė porositur qė midis nesh tė ekzistojė ideja se po bashkėpunuam ngushtė ekonomikisht me Kosovėn, prishen mardhėniet me Greqinė... e vjen zhinxhiri i ndodhive, vrasje nė kufi, grisje pasaportash, emigratė tė keqtrajtuar, gjona tė mėrzitshme mė kuptoni apo jo.



    P.S nėse dikush kėtu sipėr mendon se Kosova do shpallet e pavarur pėr tju dhėnė vehabisto/anakronikėve, gabon rėndė.

  10. #20
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Unhappy

    marrdhenjet SHQIPERI-GREQI do t'jen te njejta (qysh jon kan edhe gjat luftes n'ks) edhe mas statusit t'ks........definitivisht Shq skllavi e Gr mreti (me keqardhje e thom) ..........paqe e dashni people!!!!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Kosova nė udhėkryq
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •