Po afrohet dita kur Ahtisari do te njoftoje zyrtarisht palet me propozimin e tij per zgjidhjen e statusit te Kosoves.
Te pakten per aq sa eshte bere e ditur ne opinionin nderkombetar, Kosova do te jete nje shtet i ri ne Ballkan, por me nje sovranitet te kufizuar (kontrolluar) nga BE dhe ndonese ajo do te kete nje ushtri te veten, serish aty do te kete nje prani afatgjate te trupave ushtarake te NATO-s.
Por ajo qe te ben nje pershtypje te vecante eshte zelli qe po tregon Athina zyrtare ne kete proces.
Ndoshta aresyet e ketij zelli do te duken pasi te jete percaktuar statusi i Kosoves dhe pasi shqiptaret te jene perfshire ne delir kombetar.
Si i parashikoni zhvillimet e metejshme ne marredheniet Shqiperi-Greqi pas krijimit te shtetit te Kosoves?
Jemi ndoshta para problemeve te fundit ende te pazgjidhura mire ne Ballkanin qe pretendon te integrohet ne BE.
A do te arrijne Shqiperia dhe Greqia te gjejne nje zgjidhje te perhershme per problemet ende ekzistuese ndermjet dy paleve?
Krijoni Kontakt