Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Licensa per te genjyer

    Licensa per te genjyer



    Nga Lorenc Vangjeli

    E para ishte fjala! Dhe mbas fjales erdhen te tera. Kryeministri shqiptar ka ardhur ne Tirane nga nje vend qe ne letersine romantiko-nacionalisto-folklorike shqiptare, mbahet si nje nga djepet e mbajtjes se fjales se dhene. Kryeministri shqiptar rierdhi ne pushtet ne veren e 2005 sepse shqiptaret i besuan fjales se tij. Por fjala e tij ne dimrin e 2007 eshte ne ngrice absolute. Zoti Berisha ka pasur gjithmone nje respekt te spikatur per veten; do te ishte e pamundur te mos e kishte kur shikonte admirimin e mbeshtetesve te tij, kur me nje fjale te vetme te tij ata mund te katapultoheshin jo vetem ne politike, por dhe tė merrnin licensėn legale pėr tė qenė tė pasur, tė sukseshėm, tė ditur, tė pafajshėm e kėshtu me rradhė. Ka ditur dhe frikėn qė ngjallte tek kundėrshtarėt e tij. Ata kanė gjetur nė fjalėt e kryeministrit ose aktakuzat e rradhės, ose katarsisin e duhur pėr t’u shpėlarė nga mėkatet mė tė paimagjinueshme tė krijuara nga fantazi qė e tejkalojnė dhe krijuesin dhe krijesėn e Frankeshtajnit.
    Por Kryeministri Berisha ka qeshur me cinizėm me gjithė publikun shqiptar.
    Hidhur. Ulėt. Jopolitikisht.
    Natyrisht qė njė hall i madh e ka detyruar ta bėjė kėtė tallje tė pashembullt, kėtė pėrqeshje primitive, kėtė sapun qė e shiti me shijen e garantuar tė djathit. E ka detyruar njė hall tėrėsisht politik. Ai ripėrsėriti edhe dje pėrpara atyre qė e besonin dhe atyre qė thjesht nuk e besonin, se nė politikėn qė bėhet nė botėn tonė shumė materialiste, fjala ka vetėm vlerėn e fjalės; domethėnė tė ajrit tė dredhur dhe tingullit qė zhduket nė hapėsirė. Kryeministri shqiptar u tha shqiptarėve se ato qė ai thoshte nė fushata elektorale nuk duhej tė merreshin pėr bazė. Si puna e moralit qė shitet nė ato shtėpitė qė shesin ngopje epshi. Dhe kėtė justifikim kėrkoi ta pėrdori si ‘Delete’ pėr gjithė atė lumė akuzash qė ai ka derdhur qė nga ēasti i hyrjes sė tij nė politikė kundėr zotit Nano.
    Tashmė, mbas 16 vjetėsh, mė sė paku publiku duhet tė jetė i tronditur kur mėson se ish-lideri i opozitės ka bėrė katėr vjet burg tė kotė nga akuzat e fallsifikuara tė ish-Presidentit Berisha. Kur mėson se zoti Nano nuk ka lidhje as me megavjedhjet, as me instalimin e diktaturės sė krimit dhe abuzimit nė Shqipėri, me trafikun e drogės, vjedhjen e taksave, me kohėn e vrenjtur dhe pėrmbytjet nė veriperėndim, me vrasjet nė asfalt, e madje nuk ka lidhje as me vrasjen e deputetit tė ndjerė Azem Hajdari.
    ‘Nė fushatė elektorale mund tė thuhet gjithēka’, justifikon ‘Delete-n’ e tij Kryeministri qė tashmė ndodhet po nė fushatė elektorale. Nė tė cilėn ai do tė sulmojė me mėnyrėn e ‘bashkėbisedimit’ tė kokės me muret sidomos rivalin e tij Edi Rama. Zoti Berisha do tė tundė gishtin kėrcėnueshėm mbi kryeqytetarin e kryeqytetit si kryehajdutin, kryemashtruesin, kryeuzurpatorin, kryetrafikantin e kėshtu me rradhė deri nė mėrzi tė thellė. Gishti i tij do tė rrijė nė tė njėjtėn brimė fyelli, pėr tė njėjtin avaz.
    Por zoti Berisha nuk e ka me tė dhe zoti Rama kaq gjė duhet t’ja lejojė. E njėjta gjė do tė ndodhte nėse pėrballė zotit Berisha do tė konkurronte njė i porsalindur nė maternitetin e vjetėr tė Tiranės nė datėn 18 shkurt nė tė gdhirė. Ajo foshnje qė me tė drejtė tė Perėndisė do tė mbartte vetėm mėkatin fillestar, do tė ishte pėrbindėshi qė kishte vjedhur, pėr shembull, paratė e shqiptarėve nė piramida, qė kishte instaluar diktaturėn mė tė egėr komuniste nė Evropė, qė ishte me dosje sigurimi, amorale, vrasėse dhe trafikante. Por dhe me atė foshnje personalisht, zoti Berisha nuk do tė kishte asgjė personale. Ai e ka me pushtetin. E ka dhe me tė vėrtetėn. Alergjinė qė ai e ka patologjike ndaj tė vėrtetės. Do tė bėnte gjithēka pėr hir dhe nė emėr tė pushtetit. Nuk mund tė bėjė dot ndryshe. Dhe kėtė gjė e di mirė qė nga Presidenti dhe Prokurori i Pėrgjithshėm e deri tek Halil Lalaj i KKRT-sė sė vjetėr e ndonjė gjyhnaqar i vogėl province, i cili mund tė ketė mbetur ndonjėherė rastėsisht si guralec brenda kėpucės sė tij tė pushtetshme.
    Por tani kryeministri ka njė hall vėrtet shumė tė madh. Lutja e tij publike pėr publikun shqiptar qė tė mos e besojė nė ato qė thotė ka formėn e bumerangut, shijen e zhgėnjimit dhe formėn e amebės. Kryeministri shqiptar ėshtė nė fushatė elektoralen ku do ta ndajė atė pjesė politike qė konkurron, nė dy pjesė simetrikisht tė barabarta; djajtė dhe ėngjėjt. Natyrisht pėr arsye politike. Halli kryeministror ėshtė i jashtėzakonshėm sepse tashmė, pak nga pak ai po kupton se gėnjshtra ėshtė rruga me shkurtėr, por qė nė politikė tė nxjerr nė monopate tė trishtuara. Ai shtrėngoi dorėn me Nanon, por ‘hallet’ e tyre sa janė tė ndryshme, po aq janė dhe tė ngjashme. Nėse do tė bėhej fjalė seriozisht pėr emrin e ri tė banorit tė Pallatit tė Brigadave, Nano e ka ‘hallin’ e tij tė pėrmbledhur nė mė pak se 140 emra, kurse Berisha duhet tė merret me tre milion e kusur shqiptarė. Tė cilėve duhet t’u mbushė mendjet tani se nė qoftė se dikush kapet qoftė dhe njėherė duke gėnjyer, ky quhet ‘krim’ moral, kurse kur rresht sė gėnjyeri vetėm nė gjumė, kjo ėshtė thjesht statistikė. E ka bėrė mė parė Enver Hoxha nga njėri skaj i hartės politike tė Shqipėrisė. Tani duhet ta bėjė dhe Sali Berisha nga skaji tjetėr i tė njėjtės hartė. Nė mes janė shqiptarėt, qė kanė fatin tė qėndrojnė nė errėsirė edhe kur moti ėshtė i lagėsht. Nė mes si puna e ndonjėgjėje tė turpshme, qė nuk ėshtė mirė t’i tregohet publikut.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #2
    Fushata e thashethemeve te Kryeministrit Berisha
    Nga Anila Basha

    Nuk i shkon nje burri te merret me thashetheme grash. E jo me, te mendohet qe kete mund ta beje nje kryeminister. Nuk la gje pa thene shefi i ekzekutivit per kundershtarin e tij politik ne hapje te fushates se zgjedhjeve vendore te 18 shkurtit, te shtunen e javes qe kaloi. Nje nga te perditshmet e djeshme te shtypit shqiptar kishte cituar se Berisha shau “Ramen me liber shpie”. Ne pritje te perfundimit te hapjes se fushatave te dy koalicioneve, te djathte dhe te majte, u pa qarte se ē’kod etike do te kete gjuha e deklaratave qe do te perdoret....

    Si tė ishte njė thashethemexhi kafenesh, Berisha u tregoi shqiptarėve se sipas tij, Rama nuk ėshtė as burrė dhe as grua, madje, se Rama, kryetari i socialistėve kishte prishur edhe dasmėn e tė vėllait pėr punė “vjedhjeje” tė gruas a diēka qė nuk u mor vesh qartė.

    E thėnė nga kryeministri i Shqipėrisė, qė duhet tė kishte mė shumė t’u thoshtė shqiptarėve pėr Tiranėn, kjo ishte njė deklaratė, sa banale, aq edhe groteske; sa e neveritshme, aq edhe e pacipė; sa e paqytetėruar aq edhe pėr tė qarė. Tė shikosh kryeministrin e vendit tek flet pėr jetėn personale tė kundėrshtarit tė tij politik si tė ishte gazetari i radhės i ndonjė prej suplementeve tė gazetave a revistave duke dhėnė detajet e rradhės pėr ndonjė shkrim rozė, ėshtė e jo vetėm e jashtėzakonshme, por e pabesueshme.

    Kushdo qė ka dėgjuar kryeministrin tė flasė me kėtė gjuhė patjetėr ka menduar se e ka bėrė nga ekzaltimi i tepėrt blu nė sallėn e Pallatit tė Brigadave. Njė mendje normale mendon se nė atė moment, mungon normaliteti i mendjes i atij qė shprehet. E veē kėsaj, le tė lėmė moralin. Pėrpara se tė jetė njė kryeministėr, Berisha ėshtė prind, dhe nėn shembullin mė tė keq u thotė 18 vjeēarėve qė do tė votojnė pėr herė tė parė duke pasur njė ide tjetėr pėr fushatėn, zgjedhjet e politikėn, se u bėkėrka edhe kėshtu, u hapkėrka libri i shtėpisė pėr kundėrshtarin. “Me sha nga robt” ėshtė ndoshta refreni i tė rinjve tė sotėm, siē i kemi parė dhe i dėgjuar. Por kur dėgjoje dje kryeministrin e Shqipėrisė, duhet tė mendoje se askush prej tė rinjve adoleshentė, nga mosha 15-18 vjeē nuk kanė faj qė e pasurojnė fjalorin. Sepse kryeministri u tregon (dhe nuk merremi me tė vėrtetėn a tė pavėrtetėn e deklaratave tė tij) se si u ndakėrka gruaja, apo si kundėrshtari i tij nuk qenkėrka as burrė e as grua. Mirė qė nuk sqaroi publikisht se nga dallojnė dy sekset, se nė ekzaltim e sipėr edhe kjo mund tė kishte ndodhur.

    Madhėshtisė sė skenės sė prezantimit tė fushatės, e prishi pikėrisht ky fjalor degjenerues, plot fyerje e sharje, plot mllef e mallkime qė nuk i shkon njė pushtetari.

    Nėse kryeministri e kryetari i PD, nuk kishte gjė pėr tė thėnė pėr projektet, mirė ėshtė ta mbyllte me pak premtime elektorale fjalimin e tij. Ajo qė bėri duke hyrė nė jetėn personale tė kundėrshtarit me fjalor banal, ishte njė skenė degjeneruese, qė nuk tė lė vetėm njė shije tė hidhur, por tė grric nervat tek e mendon: a meritojnė tė rinjtė e sotėm njė fjalor mė tė pasur sesa ai qė dėgjuan publikisht. Dhe fjalimi i Berishės, nuk shkonte fare as me tingujt e “Europe” qė PD kishte zgjedhur pėr kėtė fushatė elektorale. Ndėrsa Rama, vėrtet u tregua shumė i duruar qė pasi dėgjoi atė gjuhė makabre tė kryeministrit, nuk u mor asnjė sekondė qė t’i kthente njė pėrgjigje publike.

    A do ta duronte dot Berisha qė njė kundėrshtar i tij, edhe duke shpifur tė pėrdorte tė njėjtėn gjuhė pėr familjen e tij? Politika nuk ka moral kanė thėnė e shkruar. Por bėhet fjalė pėr moral politik, e jo pėr amoralitet nė gjuhėn dhe sjelljen e njė zyrtari tė lartė tė shtetit. Le tė jetė kjo hera e parė dhe e fundit qė nė kėtė fushatė, goxha tė tensionuar nė aspektin politik, tė dėgjojmė tė tilla shprehje, qė mė shumė sesa na neverisin personazhet, na bėjmė qė tė na neveritet politika.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhuxh.. vnoje dhe emrin e gazetes kur poston artikuj..

    po me qe ke harruar ti po ta vnoj une..

    eshte GSH-ja..

    e cila ka 1 vit qe thashethemon shkrimtarin ismail kadare duke u marre me bijen e tij qe kur ishte ne tetvjecare..
    eshte gsh-ja e edvinit qe un si brar e kapa vet mat kur fallcifikonte pa pik turpi shkrimet e forumit tone..

    prandaj anila e Gsh-se ska ftyr te flasi per burrerira..

    GSH-ja e stafi i saje jan nje ekip matrapazesh qe hane ne kazanin e bashkise.. qe bejne uik ende neper paris e rrome me taksat e qytetareve te cilat i rruajn mim bizhgo shalsat e edvinit e ndajne dhe garuzhde per bollin malltez dhim kullo basho m.utsihanet qe dublojne zp-ne e erion braces..
    u terbuan pse berisha pati nje sukses.. ne stopimin e nje 97 -te edvino caush ceko gjinushiane tani ne kto dit nete te acarta.. u terbuan se berisha po e con popullin ne abc -ne e demokracise.. ne votime.. sepse ishin mprehur vampiret e gsh-zp-se per gjakderdhje..

    se e kan kollaj vete.. ikin sapo ja dhezin fitilat kasaphanes.. e ja mbathin me dashnoret e tyre bosa ne paris e miletit ju a vene hanxharin e kallashin causho dardho cupoist ne gryke..

    sa te neveritshem..

  4. #4
    Balkanweb

    Per nje pjese te madhe te qytetareve shqiptare, Berisha u rikthye ne pushtet ne emer te “duarve te pastra”, nje praktike kjo e njohur me pare edhe ne vende te tjera ish-komuniste te Lindjes (Gjeorgji, Ukraine dhe ne Kirgistan). Por megjithe ngjashmerite e artikuluara ne kohe te ndryshme edhe ne mjedisin politik e publik te ketushem, veshtire se mund te provohet suksesi “ipso iso” i tyre.

    Tani qe kane kaluar me shume se tre vjet ne Gjeorgji dhe me shume se gjysma e asaj periudhe ne Shqiperi, mund te shtrohet lehte pyetja: A ishte vertet ndryshimi i qeverisjes nje “revolucion populist anti-korrupsion”, apo thjesht nje transformim nga nje sistem i “korrupsionit kapilar” ne nje tjeter sistem te “korrupsionit elitar”?, sikurse pyesin me te drejte shume studiues, duke perfshire edhe autorin e ketyre radheve. Le te perpiqemi ne vijim, t’i japim nje pergjigje jo-shterruese kesaj pyetjeje.

    Pas nje viti e gjysem qeverisjeje te z. Berisha dhe kabinetit te tij, edhe ne luften kunder korrupsionit – flamurit te fushates se tij te 3 Korrikut 2005, rezultatet thuajse mungojne plotesisht. Padyshim, bejne perjashtim perpjekjet e sforcuara te qeverise per te rregulluar imazhin e vet ne raport me komunitetin nderkombetar; shpenzimet jo te vogla brenda dhe jashte vendit per konferenca te bujshme qe nuk sjellin asnje investitor; ndonje aksion i bujshem me kombinacione policeske si arrestimi i kryekomunarit te Golemit dhe nje ish-drejtori drejtorie ne ministri (ndonese prej asaj kohe ndertimet ne Golem dje gjithe bregdetin cuan ne dyfishimin e cmimit te cimentos e hekurit); largimin nga puna disa policeve e ndonje mesueseje fshati qe pranonte ryshfet, etj.

    Ajo qe vihet re lehte ne analizen e politikave anti-korrupsion te qeverise eshte mbeshtetja i kesaj lufte thuajse plotesisht ne kredon personale politike dhe publike te vete kryeministrit Berisha. Nderkaq, deshtimi i luftes kunder korrupsionit shfaqet ne injorimin e punes se bere dhe shkrirjen e strukturave monitoruese te ngritura nga qeveria paraardhese (qe perfshinin edhe aktore te tjere te shoqerise si komunitetin e biznesit, shoqerine civile, median, etj.); ne mosbashkepunimin konstant dhe ne luften e paprincipte te ekzekutivit dhe te Kuvendit te kontrolluar prej tij ndaj institucioneve kushtetuese te zbatimit te ligjit si Prokuroria, Kontrolli i Larte i Shtetit, Inspektorati i Larte i Dekarimit te Pasurive, etj. Ne njefare menyre, mund te thuhet se kjo lufte ka sjelle rezultate perfundime te kunderta nga ēfare priste opinionit publik prej saj. Keshtu “te fituar” kane dale te gjithe: te korruptuarit e djeshem qe dita-dites harrohen dhe i largohen ndeshkimit; te korruptuarit e sotem qe gelojne ne institucionet e shtetit e qe jane ne garen e etshme te pasurimit permes tenderave prej miliona Eurosh, privatizimeve strategjike “ngrij-shkrij”, emerimeve nepotike dhe thellesisht klanore, etj. Ndersa vete qeveria gjen nje alibi elektorale per deshtimin e ndermarrjeve me te medha te ashtuquajtura “anti-korrupsion” te saj (rrezimi i “ligjit te spiuneve”, ligjit per konfliktin e interesave, amendimet ne ligjin per KLD-ne, etj).

    Investimi negativ shumevjeçar anti-korrupsion ne periudhen e qenies se saj ne opozite dhe politizimi i tejskajshem i luftes kunder korrupsionit nga qeverisja e sotme ka dhene frutet e veta te hidhura per qytetaret shqiptare ne imazhin negativ te vendit te krijuar per qellime politike; ne keqpedorimin e indekseve te perceptimit me synim vazhdimin e ndeshkimit te kundershtarit politik tashme ne opozite dhe per vendosjen e vemendjes se publikut nga problemet reale te shoqerise se sotme.

    Per fat te keq, edhe informimi publik duket se eshte perkeqesuar dukshem. Me sa duket pas nje viti e gjysem qeverisjeje te PD-se dhe maxhorances se dejtuar prej saj, lidershipi i saj ka braktisur luften e drejte per zgjerimin e hapesirave e lirise se individit dhe institucionalizimin e lirise se informimit. Per kete mjafton te shihni faqet e Internetit te ministrive ose te provoni te kerkoni sipas ligjit ndonje te dhene statistikore ne institucionet qeveritare, pa folur per bunkerizimin informativ dhe “pushtimin” e institucioneve mjaft te rendesishme burimore apo rregullatore te informimit si INSTAT, KKRRT, KD i RTVSH, etj., nga militante partiake pro-qeveritare. Kjo sa i takon imazhit dhe perpjekjeve te mundimshme qeveritare “per te zbardhur” ate qe vete lidershipi i pozites se sotme kishte “nxire” per vite me radhe.

    Ne nje terren me konkret, gjate ushtrimit te mandatit politik te qeverise se sotme vihet re nje perqendrim ne fare pak duar i kompetencave vendim-marrese per alokimin e fondeve publike, per emerimet, etj; perqendrim i investimeve publike ne nje numer te kufizuar objektesh (psh ne ndertimin e Rruges Rreshen-Kalimash si pjese e rruges Durres-Kukes; modeli i tenderimit ne KESh; tenderat e pakuptimte per investime ne Albtelekom, i cili brenda dy muaj do te nderroje pronar; bllokimi selektiv i shperndarjes se lejeve te ndertimit ne KKRT-ne e Tiranes me shumice qeveritare, etj).

    Studimet tregojne se perqendrimi i fondeve publike dhe kompertencave ne alokimin e tyre rrit potencialisht dhe ne terma reale edhe korrupsionin dhe perfitimet ne shuma te medha te parave te paligjshme. Une nuk deshiroj te ngre akuza ne ere as per tenderat e deshtuar ne procedurat dhe afatet normale ne KESH, por nuk mund te hesht kur te njejtat firma fitojne ne tenderimet e drejtperdrejta, por me ēmime deri dy here me te larta; kur firmat fituese nuk sigurojne energjine e kontraktuar dhe ndaj tyre nuk zbatohen automatikisht dhe publikisht penalitetet perkatese, kur vendin e tenderimit konkurrues e ze porosia shteterore ose tenderi pa fond limit. As kur per shkak te keqmenaxhimit te kesaj korporate ndeshkohet biznesi me falimentim, qytetari me rritje te kostos se jeteses dhe me perkeqesim te cilesise se jetes qe ben, deri edhe siguria kombetare e vendit dhe e gjithe kjo qe po ndodh kalohet me deklarimin publik kryeministror se “nuk kishim premtuar 24 ore drita ne te gjithe vendin, por vetem ne zonen turistike”, apo “ju dhame energji pa nderprerje gjate muajve te veres”, deri ne deklarimin absurd te kryeministrit para dy diteve per “kthimin e Shqiperise brenda dy-tre viteve te ardhshme ne nje vend eksportues te energjise elektrike (?!), etj. E gjithe kjo situate percillet me nje heshtje te cuditshme kuvendore (te pakten nje komision hetimor mund te ishte ndermarre nga opozita), sa te shtyn te mendosh se po jetojme ne absurdin kur “terri eshte rregull, ndersa furnizimi me energji elektrike perjashtim”.

    Te marra sebashku keto dhe shembuj te te pafundem te qeverisjes se sotme, te ēojne ne perfundimin se jane te gjitha shenjat se Shqiperia po ka kaluar tashme nga njelloj “korrupsioni kapilar” te qeverisjes se meparshme, ne “korrupsionin elitar” te qeverisjes se sotme. Ndersa fenomeni i “kapjes se shtetit”, perben edhe kercenimin me serioz te korrupsionit per te sotmen dhe te ardhmen e vendit dhe integrimin Euro-atlantik te tij.

    Ne mish-mashin e politikes shqiptare te dites, pak dite me pare u shfaq edhe dalja e perbashket publike dhe deklarata politike perkatese e takimit Nano-Berisha. Ne te vertete, pertej komenteve dashamirese apo kundershtuese rreth atij takimi, te kuptueshme per mjedisin shqiptar dhe kulturen politike mbizoteruese te kohes sone, diēka shume e rendesishme kaloi pa u vene re. E kam fjalen per simboliken e atij takimi ne kontekstin e betejes anti-korrupsion te maxhorances se sotme. Kjo jo thjesht se historite me “mamuthe” e “megahajdute” u ngjajne perrallave per femijet e vegjel dhe nuk trembin me asnjeri, madje as individe te njohur e te panjohur qe ne te shkuaren e afert kane abuzuar realisht me pushtetin e besimin publik. Por sepse ai takim shenoi edhe fundin e “revolucionit populist anti-korrupsion” te Berishes dhe te maxhorances se drejtuar prej tij, demilitarizimin e politikes aktuale shqiptare. E per kete te fundit, meriton te ēmohet lart si nje hap perpara ne demokratizimin e metejshem te gjithe jetes se vendit.

    Me intuiten e holle te politikanit me pervoje, zt. Nano i dha nje shans te madh kryeministrit aktual dhe kundershtarit politik te tij qe, nese vertet vertet ka vullnet dhe energji politike dhe intelektuale te mjaftueshme, te braktise njehere e pergjithmone retoriken anti-korrupsion si arma me e preferuar e do ndeshjeje politike dhe te drejtoje shenjestren drejt problemeve te verteta te shoqerise dhe ekonomise sone kombetare qe lidhen me kapercim e fazes se tranzicionit. si papunesia, klima e biznesit; investimet e huaja; prodhimi vendas , aftesia konkurruese dhe eksportuese e ekonomise sone kombetare; integrimi me i shpejte ekonomik e politik Euro-atlantik i vendit, etj.

    Ndoshta eshte ky eshte edhe kontributi me sinjifikativ i atij takimi, qe nese do te vishet nga dozat e reagimeve emocionale dhe thirrjet e tipit komunist si: “Te ike Nano!”, “Te ike Berisha!” Te ikin te dy”, etj., (duke harruar se ardhje-ikjet ne politike mbeshteten vetem mbi vota dhe ne kete pike demokracia jone funksionon), nuk mund te mos paqtoje jo vetem zgjedhjet administrative te 18 Shkurtit te ketij viti, por edhe zhvillimet politike te metejshme ne vend. Nuk ka dyshim se kjo lloj ēarmatosjeje e pozites nga arma e saj me efektshme (anti-korrupsioni) ka edhe anen tjeter te medaljes: domosdoshmerine qe opozita te konturoje, te zhvilloje e te demonstroje vizionin dhe alternativat e saj per rrugezgjidhet dhe perballimin real te problemeve te mprehta aktuale te jetes se vendit.

    Dmth qe vendin e borive te fishkellimave te bilbilave te opozites ne Kuvendin e Shqiperise, ta zene bilbilat e fjales se lire qe nderton shtet, qe shpreh, mbron dhe merr persiper alternative zhvillimore dhe pergjegjesi publike ne emer dhe per llogari te qyetareve te vendit dhe jep llogari periodike para tyre. Me fjale te tjera, pas kesaj pritet qe beteja politike te vendoset nga rruga ku rrezikonte te shkonte deri para pak ditesh ne institucione e parasegjithash ne Kuvendin e Shqiperise.

    Por a do te mund te behet politika jone me e pergjegjshme, dmth te merret me problemet e jetes se perditshme te qytetareve? Kjo mbetet per tu pare. Per ironi te fatit, dalja e fundit para gazetareve e kryeministrit Berisha nuk premton se qeveria e tij do te ndryshoje kurs. Madje te krijohet pershtypja se jetojme nje epoken kur, sic thote nje perfaqesues i pasunareve te rinj i rreshtuar majtas, se “ne Shqiperi mund te merresh me politike vetem per dy aresye: kur nuk ke para dhe do qe te pasurohesh shpejt, ose kur ke para por do qe ti mbrosh dhe ti shtosh ato sa me shpejt”. Por a ka vend per moral ne politike? Te fillojme te shpresojme se po

    Zef Preēi

Tema tė Ngjashme

  1. A keni genjyer ndonjehere?
    Nga Conquistador nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 05-01-2009, 07:38
  2. Firma kliente e Argitės, 6 licensa nga Berisha
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 07:54
  3. Si marret njė licensė pėr ushtrim aktiviteti
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2004, 19:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •