Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Çeshtja Çame

    Beteja e një çami që kërkon ta zgjidhë i vetëm çështjen çame. Rrëfimi i aventurës 12- vjeçare në gjyqe kundër Greqisë. Tani edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg

    Mihal Dalipi: “Unë, çami që i kam hapur “luftë” Greqisë në Strasburg”

    “Rruga ime është e drejta për zgjidhjen e çështjes çame. Nuk bëhesh pronar me demonstrata. Duhet ta kërkojmë pronën siç thonë konventat ndërkombëtare. Prandaj i jam drejtuar gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut në Strasburg. Kështu e fituan çështjen edhe qipriotët. Megjithësi njëri e ndoqi, fituan të gjithë.”

    Belina Budini

    TIRANË - Ishte 54 vjeç kur vendosi t’i hynte betejës së pronave. Pas 12 vjetësh, është 66 vjeç dhe 4 500 shkresa zyrtare. Përveç këtij mali me shkresurina, nuk ka fituar ende asgjë tjetër. Krejt i vetëm në betejën ligjore me shtetin grek, tregon se fatura e gjyqeve i ka shkuar afro 100 milionë lekë. Por numrat më të rëndësishëm janë ato të pronave të tij në Paramithi të Greqisë ku ka lindur. Me 1 800 hektarë toka ai do të ishte “latifondist” i vërtetë. Por në realitet është një pensionist që jeton në Fier, i përzënë si çamë të tjerë nga Paramithia në moshën 5-vjeçare, dhe që pas rravgimeve prej urithi arkivash në institucionet greke, i ka hapur gjyq shtetit grek deri në Strasburg.
    Mban emër ortodoks në Shqipëri (Mihal) dhe mysliman në Greqi (Mehmet). Në pasaportën shqiptare vendlindja e tij është Greqia, por në Greqi nuk ka arritur ende të marrë njohjen e identitetit të vet të vërtetë, që do t’ia bënte më të lehtë marrjen e pronave të të parëve të vet në fshatin Paramithi të Çamërisë. Të mos shënosh në kartat e identitetit vendlindjen Greqi për atdhetarizëm (siç bëhej nga shteti komunist) kjo, sipas Mihal Dalipit, do të thotë t’u heqësh çamëve mundësinë për të vërtetuar në të ardhmen vendlindjen e tyre dhe për të kërkuar njohjen e pronave të tyre. Ky është mësimi i parë i kalvarit 12 vjeçar të Mihal Dalipit në labirintet ligjore. Dhe meqenëse betejën e tij nuk e quan thjesht personale, por në shërbim të kauzës së madhe të çamëve, ngre zërin të pohojë që shteti shqiptar ka vënë barrikadën më të fortë për të sfumuar ekzistencën e çështjes çame, pasi duke mos shënuar në gjendjen civile dhe në pasaporta vendlindjen e vërtetë të çamëve, u mohon atyre mundësinë e kërkesës së pronësisë.
    Megjithatë luftën e madhe Mihal Dalipi e ka me shtetin grek të cilin së fundmi e ka paditur në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg. Për faktin se i refuzohet dhënia e nënshtetësisë greke me motivacionin se “është dënuar si kriminel lufte”, edhe pse nuk ka asnjë vendim gjyqësor apo shtetëror për këtë dënim, aq më tepër që në kohën kur çami ynë ka jetuar në Greqi, nuk ishte më tepër se katër vjeç. Katër vjeç, kriminel dhe bashkëpunëtor i armikut. Për këtë konstatim të pavërtetuar, absurd, i ka shkruar presidentit grek, Simitis, kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe ministrit të Brendshëm. Pas trazimit atje lart, çështja e Mehmet Alias Mihal Dalipit kthehet me urdhër të presidentit, kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për rishqyrtim.
    Të paktën kështu thuhet në shkresat zyrtare që Mihali i mban me kujdes në valixhen e tij “gjyqësore”. Me gjithë përgjigjet zyrtare, në proceset gjyqësore greke asgjë nuk ndryshoi për “luftëtarin” çam të pronave, që thotë se u detyrua të shkonte deri në gjykatën kushtetuese, por më kot. Madje një vendim i gjykatës kushtetuese i ndalon të drejtën për t’i bërë ankesë gjyqësore Ministrisë së Brendshme në lidhje me vendimin imagjinar të kësaj të fundit që e cilëson një 4 vjeçar kriminel lufte. “Prandaj vendosa ta padis shtetin grek në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, me shpresën se do t’i jepja fund peripecive me administratën burokratike të Greqisë”, - tregon Mihali, ish-arkëtar në komunalen e Fierit dhe pas viteve 90 refugjat në Greqi. I pakët në trup, por shumë i gjallë dhe i mprehtë, çami 66 vjeçar duket i vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes së pronave të familjes së tij, të përzënë nga Paramithia e Çamërisë në 1944. Shkon çdo dy-tre muaj në fshatin ku ende jetojnë mjaft arvanitas dhe thotë se e ka jo vetëm pasion por edhe detyrim t’ia dalë kësaj çështje nisur prej 12 vjetësh. Pse jo edhe i vetmi dhe i pari! “Sepse rruga ime është e drejtë. Nuk bëhesh pronar me demonstrata. Duhet ta kërkojmë pronën siç thonë konventat ndërkombëtare. Prandaj i jam drejtuar gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut”, - përfundon çami ynë që ka paditur Greqinë në gjykatën e Strasburgut.

    Mihal Dalipi
    Si i gjeta dokumentet për pronat e mia në Çamëri:
    “Duhet të merrja një dokument origjinal në bashki për t’u bërë shtetas grek. Bëra kërkesë, më kthyen përgjigje se dokumentet që e vërtetojnë këtë nuk ekzistonin, sepse kishte kaluar një kohë e gjatë dhe janë dëmtuar. Unë i gjeta këto dokumente në gjendjen civile në 1999-ën, në kadastër. Kam paguar, sipas ligjit, rreth 13 mijë dhrahmi, për këto dokumente që vërtetojnë pasurinë e babait tim, 6 mijë dynym tokë, ndërsa për 12 mijë dylymët e tjera nuk m’i kanë dhënë akoma dokumentet. Por të gjitha janë të pajisura me dokumente që ekzistojnë në arkivat greke, edhe pse ato kanë kaluar nën administrimin e shtetit grek”.

    Mihal Dalipi
    Si e padita shtetin grek në Strasburg
    “Iu drejtova Gjykatës së Strasburgut me të gjithë dokumentacionin e duhur, meqenëse nuk kisha fuqinë ekonomike, kërkova të më caktonin një avokat francez ose gjerman për çështjen. Ata më caktuan një referent grek për të bërë vlerësimin e çështjes sime. Ky i fundit më dërgon vendimin që kishte marrë Gjykata e Strasburgut (Komisioni që shqyrton ankesat si filtër i tyre) se e mbyllte çështjen, sepse nuk shikonte shkelje të nenit 33 dhe 34 të Konventës, prandaj nuk mund të dërgohet asnjë kërkesë tjetër. Ka ngelur vetëm një gjë për të bërë, që të shkoj edhe të marrë një avokat dhe të shoh vetë se çfarë është bërë me këtë çështje. Pasi mendoj se janë bërë manipulime nga persona dhe institucione të ndryshme nga ana e shtetit grek.”

    Mihal Dalipi
    “Unë, i vetëm për zgjidhjen e çështjes çame”
    “Më vjen keq që shoqata e Çamërisë nuk i di format e duhura për të kërkuar pronat. Ata duhet të kërkojnë të drejtën e riatdhesimit. Nëse nuk zgjidhet çështja, atëherë kjo tregon pasivitetin e tyre, edhe pse i sheh shpesh në protesta që sipas mendimit tim nuk janë mënyra e duhur për të marrë pronat që na takojnë. Opinioni i rregullt çam duhet të dijë si ta kërkojë problemin. Ai mund të kërkohet si individ dhe si grupe, por jo si masë e gjerë. Kështu e fituan çështjen edhe qipriotët. Megjithëse njëri e ndoqi, fituan të gjithë. Duhet të organizohen, të bëhen si grupe fshatrash, të bëjnë kërkesë-padi dhe t’u shkojë zëri aty ku duhet. Ndërsa shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë, nuk do ta bëjë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë, sepse ka interesa të ndryshme të cilat bien ndesh me interesat tona”.
    Shekulli
    16/03/2006
    KATEGORIA: Metropol
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #2
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Une e pergezoj ate burre te vendosur sepse u ballafaqua me shtetin me burokratik dhe dinak (grek). Cifligaret ose bijte e tyre shqiptare te Camerise (thesprotise) akoma jane gjalle dhe kane dokumentacion per pronat e tyre. Mendoj se protestat jane nje menyre shprehjeje e cila nuk ka pasur shume mbeshtetje te duhur.Pavaresisht nga pergjigja qe ai mori eshte nje levizje qe cdo cam duhet te ndjeki per te dale ne krye te kesaj ceshtjeje. Une per vete kam bere research per Camerine dhe mundohem te hedh drite ne historine came dhe kulturen e saj duke mbledhur artikuj, libra dhe reporte ne lidhje me camet por edhe me arbereshet e Greqise. Kjo eshte nje menyre me te cilen permbush detyren time si shqiptar prej asaj krahine, por ama nuk i afrohem fare betejes se z.Dalipi i cili investoi 12 vjet, dhe shume para per drejtesi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    BE premton angazhim për çështjen çame

    Shekulli

    TIRANË- Komisioni Evropian premton të ofrojë mirëkuptimin e nevojshëm dhe vëmendjen e duhur të tij për çështjen çame. Këtë e ka pohuar Partia për Drejtësi dhe Integrim, duke iu referuar takimit të kryetarit të saj Tahir Muhedini me ambasadorin e delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Hubert Petit. Muhedini ka ofruar informacionin e plotë për çështjen çame, banorët e krahinës etnike shqiptare të Çamërisë (i është dhënë Greqisë më 1923-shin nga Konferenca e Lozanës), të dëbuar nga grekët përfundimisht pas Luftës së Dytë Botërore dhe që kanë mbetur pa iu njohur të drejtat e tyre për kthim në troje, apo të pasurive të paluajtshme. PDI-ja saktësoi dje se takimi i Muhedinit me ambasadorin Petit ishte i frytshëm në zyrën e këtij të fundit dhe se i është shprehur përfaqësuesit më të lartë evropian, shqetësimi i plotë për zgjidhjen e problemit. Në njoftimin zyrtar të kësaj partie, thuhet se kryetari “Muhedini në zyrën e ambasadorit Petit, bëri prezent të gjithë preokupacionin e PDI-së në lidhje me respektimin e standardeve Ndërkombëtare të Pakicave Etnike edhe për popullsinë çame, e cila është lënë pas dore për dekada të tëra midis Greqisë dhe Shqipërisë”. “Zoti Muhedini i kujtoi ambasadorit të Komisionit Evropian se PDI-ja, duke mbështetur nismat evropiane që kanë kërkuar nga Ankaraja, të pranojë gjenocidin e kryer kundër armenëve në vitet 1915-1918, si parakusht për hyrje në Bashkimin Evropian, beson se e njëjta gjë duhet bërë edhe nga ana e institucioneve evropiane, veçanërisht e Komisionit Evropian në lidhje me njohjen nga ana e shtetit grek të gjenocidit të kryer kundër popullsisë së pafajshme çame në vitet 1944-1945”, -vijon njoftimi zyrtar i PDI-së.

  4. #4
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Vetem nga keto lajme dua te degjoj.... na sillni te reja te tilla aman.... se i kemi nevoje. te rroje shqipria!!!!!!!


    Dashuri dhe vellazeri nder gjithe shqiptaret!!!!!!

    Dashuri dhe vellazeri nder gjithe shqiptaret!!!!!!

    Dashuri dhe vellazeri nder gjithe shqiptaret!!!!!!
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  5. #5
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Bravo i qofte ketij Mihal Dalipit
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Lokjaa
    Anëtarësuar
    04-09-2006
    Postime
    32
    Sa te behet Kosova nje her shtet ne vete e te qmallet me mamen e vete, pastaj duhet ti ja plasim greqis luften per QARMERI, se ajo vet e din se eshte toke SHQIPTARE, o do jete SHQIPERIA ETNIKE, me kufijet e saj te paster, o zdo ket EVROPE te lire. ne duhet vete, te veprojm dhe ti tregojm botes, dhe tja qelim syt e verbert se QARMERIA, eshte e SHQIPERIS ETNIKE. kaq lokes nje her, deri sa te ben bam.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    PDI, DOSJE SHBA DHE BRITANISE PER CESHTJEN CAME

    Partia per Drejtesi dhe Integrim, qe mbron te drejtat e popullsise came kundrejt shtetit grek, eshte duke finalizuar nje dosje ne lidhje me kete ceshtje, qe do t'ia dergoje organizmave amerikane dhe britanike. Sipas kesaj partie, kjo percapje do te ishte nje hap me perpara ne nderkombetarizimin e kesaj ceshtjeje. Ky nderkombetarizim ka filluar qe ne vitin 2002, kur PDI ia prezantoi ceshtjen Komisionit Europian, qe ka pranuar zyrtarisht, sipas kesaj partie, ekzistencen e ceshtjes came. Kurse eurodeputeti italian Marko Kapato, i Partise Transnacionale Radikale, deklaroi ne debatin e organizuar ne Parlamentin europian ne momentin e ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Shqiperine, se pas rastit te Kosoves, ceshtja came mbetet ceshtja me e madhe per t'u zgjidhur ne lidhje me kombin shqiptar. Dosja per organizmat amerikane dhe britanike shihet si shume shpresedhenese nga Partia per Drejtesi dhe Integrim, per nje zgjidhje te drejte te ceshjes came.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671

    Çështja çame diskutohet për herë të parë në Parlamentin Evropian

    Per here te pare diskutohet ne Parlamentin Europian ceshtja came.
    Informacione me te detajuara se per cfare u fol atje do te kemi neser neper gazeta, por redesi ka qe hapi i pare u ndermorr nga nderkombetaret.
    Doris Pack ishte shprehur qe : "shteti grek duhet ti lejoje camet qe te vizitojne varret e te pareve te tyre ne Cameri."

  9. #9

    Parlamenti Europian, së shpejti rezolutë për Çamërinë

    Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, tha se disa europarlamentarë janë angazhuar për realizimin e një seance dëgjimore

    Parlamenti Europian, së shpejti rezolutë për Çamërinë

    Eurodeputetja Doris Pack i kërkon shtetit grek që të lejojë çamët të vizitojnë atdheun e tyre


    Mentor Beqa

    Problemi i pazgjidhur i çamëve është ngritur në nivelet më të larta drejtuese të Bashkimit Europian. Parlamenti Europian ka diskutuar për çështjen çame, ndërsa eurodeputetja, Doris Pack i ka kërkuar shtetit grek që të krijojë mundësinë për anëtarët e komunitetit çam që të vizitojnë atdheun e tyre. Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, i cili kryesonte një delegacion që ka lobuar pranë europarlamentarëve për zgjidhjen e çështjes çame, tha se mund të realizohet edhe një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian për çështjen Çame. Tahir Muhedini tha dje për “Shekulli” se debati ishte një eveniment shumë i rëndësishëm, pasi më në fund çështja çame futet në axhendën zyrtare të Bashkimit Europian. Kreu i PDI-së sqaroi edhe pritshmërinë për miratimin e një rezolute për këtë çështje nga ana e PE-së.

    Pas 62 vitesh, Parlamenti Europian diskuton mbi çështjen çame. A mund të na thoni si është realizuar një gjë e tillë?

    Diskutimi mbi problemin është realizuar në kuadër të takimit të 13-të ndërparlamentar Shqipëri – Parlamenti Europian të zhvilluar në Strasburg në datat 25 dhe 26 tetor. Një delegacion i kryesuar nga unë, prej katër ditësh ka kryer një sërë takimesh zyrtare me europarlamentarë. Dëshiroj të veçoj disa takime të frytshme që mesa duket kanë dhënë dhe rezultatin e tyre, siç është takimi me eurodeputetin italian, Marco Panela, udhëheqësi i radikalëve italianë. Duhet theksuar se Panela e ka ngritur çështjen çame edhe herë tjetër. Një takim tjetër ishte dhe ai me eurodeputetin britanik, Graham Uollson, eurodeputetin gjerman me origjinë greke, Jorgo Kacinanakis, personazh i njohur për aktivizimin në këtë çështje. Një takim i frytshëm ishte edhe ai me eurodeputeten gjermane, Divella Kallenbach etj. Gjatë të gjitha takimeve, ne kemi vënë në dispozicion nga një dosje të plotë në lidhje me çështjen çame. Dosja është konsideruar nga eurodeputetët, të cilët janë zotuar për shqyrtimin e saj.

    Për këtë çështje ka folur edhe kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Europian, Doris Pack. Cili është rezultati konkret i këtij debati që është zhvilluar në Parlamentin Europian?

    Doris Pack e ka iniciuar debatin për çështjen çame në sallën e parlamentit. Ajo ka pyetur Delegacionin e Përhershëm Shqiptar në Parlamentin Europian, lidhur me këtë çështje. Ajo ka vënë në dijeni eurodeputetët për takimin me delegacionin tonë, dhe për problemin që kishim ngritur. Të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar janë shprehur për ekzistencën e këtij problemi, i cili duhet të marrë zgjidhje. Eurodeputetja Pack ka dëgjuar të gjitha debatet në lidhje me këtë çështje dhe më pas është shprehur pro të drejtave të çamëve. Ajo ka thënë konkretisht: “I kërkoj Athinës zyrtare publikisht, që t’iu japë mundësi komunitetit çam të vizitojnë atdheun e tyre dhe t’iu jepet mundësia të vendosin lule në varret e të parëve të tyre”. Sipas informacionit që ne kemi, misioni grek në Bruksel ka treguar interes për vizitën tonë. Madje, eurodeputetë të caktuar në sallën e parlamentit kanë treguar nervozizëm për çështjen e shtruar për diskutim.

    Realizimi i një debati të tillë për herë të parë, a përbën një hap cilësor në drejtim të zgjidhjes së çështjes çame?

    Ky është një event shumë i rëndësishëm, pasi për herë të parë pas 62 vitesh, problemi i çamëve hyn në axhendën zyrtare të Bashkimit Europian. Ky zhvillim ka hapur rrugën për ta shtyrë edhe më tej dhe më me shpejtësi zgjidhjen e çështjes çame. Eurodeputetët që ne kemi janë angazhuar se do të studiojnë me vëmendje dosjen që kemi dorëzuar. Ne kemi marrë një premtim shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mundësinë e realizimit të një seance dëgjimore në Parlamentin Europian, ku do të dëgjohet pala jonë si dhe pala greke. Gjithashtu, me shumë mundësi, Parlamenti Europian do të miratojë dhe një rezolutë për çështjen çame.

    Thatë se keni realizuar takim edhe me një europarlamentar gjerman me origjinë greke. Do të jetë i angazhuar pozitivisht në zgjidhjen e çështjes çame?

    Europarlamentari, Jorgo Kacinanakis, ka marrë dosjen tonë dhe është shprehur se do ta studiojë atë. Ai ka deklaruar se kjo çështje duhet të marrë një zgjidhje sa më të shpejtë. Ne kemi besim se ai do të shërbejë si një urë komunikimi mes nesh dhe palës greke për të arritur në zgjidhjen përfundimtare. Zoti Kacinanakis zhvillon takime të herëpashershme me funksionarë të shtetit grekë, dhe besojmë se ai mund ta kanalizojë pozitivisht zgjidhjen e çështjes çame.


    Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Europian shprehet për herë të parë zyrtarisht në lidhje me çështjen çame

    Doris Pack: Athina të lejojë vizitat e çamëve

    Kryetarja e Delegacionit Europian për Evropën Juglindore, Doris Pack, ka ngritur për herë të parë zyrtarisht problemin çam në Parlamentin Europian. Gjatë takimit të 13-të ndërparlamentar Shqipëri- Parlamenti Europian, Doris Pack i ka bërë thirrje shtetit grek që të lejojë anëtarët e komunitetit çam që të vizitojnë trojet e tyre në Greqi. “I kërkoj Athinës zyrtare publikisht, që t’iu japë mundësi anëtarëve të komunitetit çam të vizitojnë atdheun e tyre dhe t’iu jepet mundësia të vendosin lule në varret e të parëve të tyre”, ishte deklarata e Doris Pack. Kjo deklaratë pasoi një takim që Doris Pack kishte zhvilluar me një delegacion të Partisë për Drejtësi dhe Integrim, të kryesuar nga kryetari i saj, Tahir Muhedini. Doris Pack kishte marrë një dosje në lidhje me çështjen çame, dhe gjatë debatit për respektimin e të drejtave të minoritetit, ajo ka shtruar për diskutim edhe çështjen çame. Fillimisht janë pyetur anëtarët e delegacionit parlamentar shqiptar. Anëtarët e këtij delegacioni kanë thënë se problemi është ekzistent dhe duhet zgjidhur. Pasi ka dëgjuar të gjitha debatet e zhvilluara në lidhje me këtë çështje, europarlamentarja Pack i ka bërë thirrje shtetit grek që të mundësojë pa vonesë vizitat e anëtarëve të komunitetit çam në atdheun e tyre. Deklaratat e bëra nga Pack kanë nxitur një debat në Parlamentin Europian. Mësohet se përfaqësuesit e shtetit grek në Strasburg nuk e kanë pritur mirë angazhimin publik të zonjës Pack në lidhje me problemin e pazgjidhur çam.

    Gazeta Shekulli
    27/10/2006

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    TIRANE (26 Tetor) – Debate te ashpra kane shoqeruar bisedimet mes deputeteve shqiptare dhe eurodeputeteve per ceshtjen came. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta ka debatuar me eurodeputetin grek Dimitrou per kete ceshtje. Meta ka kerkuar qe Greqia t’i jape zgjidhje problemit cam. Por kete ceshtje e ka mbeshtetur eurodeputetja Doris Pack. Ajo mesohet te jete shprehur per here te pare kaq fort per kete ceshtje. “Greqia duhet te lejoje komunitetin cam qe te vizitoje atdheun e tij. Greqia duhet te lejoje komunitetin cam qe te vendose lule ne varret e te pareve te tyre. Ceshtja CAME ekziston tashme ne axhenden e KE-se dhe kerkon nje zgjidhje demokratike”, - mesote te jete shprehur Doris Pack. Nderkohe, nje delegacion i Partise Per Drejtesi dhe Integrim ndodhej ne parlamentin Evropian per nje vizite zyrtare, e kryesuar nga Tahir Muhedini. Ne te gjitha takimet qe u zhvilluan me eurodeputetet, Marko Panela, Marko Kobato, presidentin e grupit liberal demokrat, e shume eurodeputete te tjere, u dorezua zyrtarisht nje dosje e plote e ceshtjes came per analiza nderkometare dhe politike. Bazuar ne kete dosje, problemi u ngrit ne seancen e 13 te takimit Shqiperi-Bashkimi Evropian nga kryetarja e delegacionit te Parlamentit Evropian, Doris Pack.

    (Gazeta Shqiptare)

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Kryeministri belg për krijimin e Shteteve të Bashkura të Evropës
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 16:41
  4. Kornologjia e BE-së
    Nga StterollA në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 02:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •