Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 83
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    .................
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Pershendetje..
    Pyetja Ime Ishte....
    Si Do Te Ndjeheshit Ju Kur Nje Dite Tju Thonin Qe Kini Te Beni Me Nje Semundje Te Rende Dhe Te Pasherueshme????

    Filllimisht do mallkoja fatin tim te keq..Faza e refuzimt dhe e egersimit jane te parat.


    Si Do Te Reagonit Perballe Ketij Fenomeni?
    Do ta pranoja faktin, do beja cfare te me keshillonin doktoret dhe do kisha BESIM ne vetevte Faktikisht, eshte semundje me shume shance sherimi edhe pse transplanti i palces eshte i veshtire per faktin qe njerezit nuk interesohen te japin palcen si vullnetare.
    Por po erdhi puna keq, nje zgjidhje eshte dalja ne Media dhe do e kesh palcen sa hap e mbyll syte.
    .

    Mund Te Jetonit Normalisht?
    Sigurisht, me mire se normalja madje, sepse tani do ti jepja vlere dhe drite cdo dite qe agon. Do beja gjera qe mund ti kem lene per me vone, udhetime qe do kisha deshire ti beja etc.etc...

    Mund Te Doni Ashtu Sic Kini Dashur...?
    Pse jo, ne mos me shume...
    Nuk do pranoja meshire..Me ckam vene re dhe njerezit nuk para japin meshire ..disa bejne sikur ska ndodhur gje, disa interesohen per detaje.


    Cfare Duhet Te Bejme Ne Te Tilla Rrethana..?
    HOPE, HOPE HOPE, besim te hekurt te vetvetja dmth qe jam mire dhe do behem mire...

    Kerkoj Ndihmen Tuaj....
    E ke...
    Respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga elen : 06-01-2008 më 01:26
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Di_ANA nje here dy minj ran brenda ne nje tas me qumesh. Njeri nga ata u dorezua sepse e pa qe spo dilte dot nga tasi dhe u mbyt. Miu i dyte refuzoj te dorezohet dhe u perpoq me te gjitha forcat qe kishte per te dale. Nga gjith ajo perpjekje qumshi u kthye ne gjalp dhe miu doli nga tasi Kush mi je ti? Mua me dukesh si miu i dyte qe do luftoj deri ne fund!









    ps. pash filmin "catch me if u can" sot dhe andej e mora kte tregimin e minjve

  3. #63
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Edhe nje here rreth nje teme delikate.

    Trajtimi i ketyre temave ku flitet per semundje te tilla qe afektojne boten e brendeshme eshte shume delikat. Ne shkrimet e mesiperme ka emocione, deshira, reagime te te gjitha formave. Ka tifozllek dhe dredhje buzesh.
    Jo te dashur miq, kjo nuk eshte e drejte. Kjo semundeje ka nje histori te gjate dhe mjaft menyre efikase per tu trajtuar.

    Ju lutem, lexoni me vemendje dhe dashamiresi ato qe po shkruaj me poshte.

    Ka skema te plota, qe mesojne mjekun, se si duhet te sillet ne keto raste; une do t'ju bej te ditur vetem aq sa lejohet te thuhet. Keto skema i dine vetem mjeket dhe vetem ata mund te trajtojne optimalisht nje rast, nje pacient, nje qenje njerezore.(shiheni pa cudi kete gje)

    Pse, do pyese dikush, kaq sekret qenka kjo gje?
    Pergjigja eshte: Po, eshte sekret dhe delikate, profesionalize, te tilla ka shume ne profesione te ngjashme me ate te mjekut. Shkencat kane ecur shume dhe edhe trajtimi i semundjeve.
    Do te bej nje ilustrim, qe ndoshta ju jep njefare kenaqesie dhe qeteson shpirtrat e trazuar.

    Egziston nje semundje qe quhet paraliza pythiatike(po perdor nje terminologji te maskuar sepse s'kam te drejte te demaskoj sekretet profesionale). Kjo semundje mjekohet me aqua bidestilata te injektuar ne vende te caktuara te trupit. Pra e thene me shqip, futet uje me gjilpere nen lekure. Ai uje nuk ka asnje efekt sherues, por menyra profesionale e aplikimit eshte i vetmi mjekim per kete semundje.

    Ja pra se sa e fuqishme eshte fjala dhe sa i fuqishem eshte profesionalizmi.

    Ne rastin konkret, kjo semundje nga nuk quhet vdekjeprurese, ky term bart emocione dhe eshte jo profesional. Ka shume menyra te tjera per ta klasifikuar leucemine profesionalisht. Kjo per arsyen e thjeshte qe mjeksia, shkenca cdo dite e me shume po i merr jete vdekjes, cdo dite e me teper jeta po triumfon. Sot nuk jemi si para 10 vjetesh, sepse me arritjet e fundit eshte bere nje progres i jashtezakonshem ne trajtimin e kesaj semundje dhe shume semundjeve te tjera qe me pare mirrnim jete njerzish.

    Ju lutem kur lexoni nje shkrim tek keto tema mendohuni edhe njehere me shume kur shkruani dicka
    Respekt
    DP
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 06-01-2008 më 09:57
    sereno

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    e the vete diego, qe i semuri ka nevoje per mbeshtetje dhe besim.
    ça ngul kembe kot. ate po i japin anetaret e ketij forumi , eshte diçka qe ti si mjek e ke te veshtire ta japesh per shkak te profesionalitetit tend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 06-01-2008 më 12:46

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Njerez mos u grindi me njeri-tjetrin, nuk eshte sherri mes 2veteve ai qe do ndihmoje nje te 3... thjesht mundohuni te gjithe bashke te sillni informacione dhe ndihme...
    Meshira nuk ndihmon askend! Gjeja e vetme qe kuron ne kete bote eshte dashuria!!! Dashuria per veten, dashuria per familjen, dashuria per parnerin, dashuria per shoqerine... deshira per te jetuar, dhe per te zbuluar e provuar shume gjera te reja! Keto jane ato qe duhet te mendosh ne nje moment te dobet, se di sa mund ti ndihmojne keto gjera te semuret, por mua ne nje cast qe me dukej gjithcka e zeze... keto mendime me ndihmuan!! Dhe fale tyre sot jam ende ketu...

    Sduhen humbur shpresat as edhe nje here, as edhe kur je ne fund... gjithmon shpreso, dhe jeto bashk me shpresen, se ndoshta mund te jete shpetimi yt!

    DI_ANA zemer ti ske nevoj per te tjeret, pasi ne rradhe te pare ke nevoj per veten tende! Sepse sado te te flasin te tjeret, nese ti je pesimiste, fjalet e tyre nga njeri vesh do te hyjne, e nga tjetri do te dalin! Duaj veten dhe jeten e dashur, mos rresht se luftuari... ke endrra ne sirtar apo jo???
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  6. #66
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    DI_ANA !
    Ju falenderoj per kurajon qe na jep.
    Ky eshte nje mesazh qe buron nga shpirti i nje njeriu te forte, nga i cili shumkush mund te marre lexione per te mposhtur veshtiresite e jetes .
    Ti je e sheruar.
    Gjithmone me juve BEN KOTE!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  7. #67
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga zzzz... Lexo Postimin
    Ok, xhingla-minglat e ca kalimtareve ketu nuk i hyjne kujt ne pune. Keto t'i leme menjane. Ceshtja eshte ketu :

    Eshte dikush qe po vuan. Ka nje semundje jo te lehte. C'duhet bere ?
    C'duhet te besh ti? Ne ? Ajo ?

    Mua sinqerisht me vjen shume keq per semundjen e Dianes.E kuptoj edhe hapjen e temes pres saj, jo se ajo s'ka informacionin e duhur, por eshte gjendur ne caste deshperimi dhe ankthi e ka dashur comfort. Pavaresisht se ka debatuar me dp , perseri ai eshte mjek dhe une do ta degjoja , se tek e fundit thote te verteten mbi semundjen dhe kurat e mundshme. Ne te tjeret pervec I LOVE you-ve, nuk e ndihmojme dot.
    Diana, sa here te ndihesh keq e ke nevoje ..dergo mp a e-mail a msn ...e flasim e kalojme kohen . Harrohet merzitja, kur ke njerez. Edhe shiko mundesine e transferimit ne ndonje vend me klime te ngrohte, ku mundesia e daljes dhe e argetimit gjate gjithe vitit eshte me e madhe. Po deshe hajde ketu tek une, po pate mundesi kalimi. Eshte fun !

    Doktori dhe zoti ...! Ndonjehere edhe pa lidhezen ne mes...se per mua njesoj eshte.

    Te shkuara dear .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #68
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Me lejen Tuaj do te deshiroja te ndaja nje histori e cila ka si subjekt nje person te afert dhe te dashur per mua :

    Vajza ishte vetem 4 vjec kur u shfaqen papritmas simptomat e para te semundjes. Njolla ne lekure ne krahe dhe qafe. Prinderit kujtuan se vritej ngaqe ishte femije i levizur, por numri i njollave filloi te rritej shume shpejt brenda disa ditesh.
    Hemopatologjia e diagnostikoi si leucemi limfoblastike akute. Kush eshte mjek e kupton qe nuk eshte e lehte.
    Vajza u zhvendos dhe u kurua per rreth nje vit me protokollet perkatese ne kliniken Gemelli ne Rome.

    Fakti eshte qe konceptet e meparshme mbi leucemine dhe mortaliteti ka ndryshuar. Megjithese nuk ekziston nje kure e mirefillte sheruese, medikamentet kane perparuar shume duke trefishuar jetegjatesine edhe ne rastet malinje. Natyirsht ne rastet e tjera semundja eliminohet plotesisht.
    Duke folur me gjakftohtesi mund te thuhet qe me shume se gjysma e pacienteve te tille shpetojne. Natyrisht ne varesi te kohes se diagnostikimit, reagimit ndaj kurave dhe malinjitetit qe shfaq semundja ne persona te ndryshem.
    Perfundimisht : Leucemia eshte nje semundje e trajtueshme dhe e kurueshme. Nuk eshte me nje barriere per mjekesine. Dhe fale avancimit... nga dita ne dite dalin mjkime dhe protokolle me te efektshme.

    Te rikthehem te historia ime... ajo vajze sot eshte 6 vjec dhe megjithese kurat i vazhdon... eshte nje femije i lumtur qe vazhdon te luaje.

    Ndoshta do te kurohet per shume kohe... por mposhti semundjen qe e kercenonte.
    Nje kusherires time qe kishte po kete semundje i dhane vetem 5 vjet jete kur ishte 14. Sot eshte 34 dhe ka edhe femije! Mjeket ende nuk e besojne.

    Mesazhi im perfundimtar eshte ky : Mos e leshoni veten kurre. Morali i larte eshte provuar si ilaci me i suksesshem i te gjitha kohrave. Nuk ka asgje per te ndjere meshire apo frike. Lufto DI_ANA... eshte e thjeshte... je nje mbijetuese.

    Te gjithe ne kodin tone gjenetik kemi te vulosur nje semundje apo patologji. Eshte komplet normale.

  9. #69
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    di_ana un sjam mjek por un kam pesuar aksident me motorr dhe per 2 vjet kam qen shtrir.mjeket ma hoqen shpresen per te ecur pa paterica por ne vitin e tre me pun arrita te eci pa ndihmen e tyre dhe sot jam ne nje profesion ku duhet se sben forca fizike e cila sme mungon.mos u dorezo sepse me vullnet ben cdo gje.rasti konkret esht lens amstrong i cili e mposhti semundjen dhe ishte kampion apsolut ne ciklizem.lufto sepse mjeket edhe gabojn.respekte moter

  10. #70
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Une sot i lexova te gjitha postimet ne kete teme .Kisha dy dite qe isha i zene me nje projekt dhe per kete i kerkoj falje Di_anes ne rradhe te pare dhe ju te tjereve qe kontriboni ne kete.Ne shumicen e postimeve pash gjera pozitive,njerez qe mundoheshin te ndihmojne me te gjitha menyrat dhe njohurite qe kane,biles perpara se ta kuptonin se personi qe vuante nga kjo semundje ishte askush tjeter por Di_ana.Ajo qe na kenaq cdo dite me ato vargje te mrekullushme ne forumin e letersise.Di_ana qe nuk lene rast pa dhene kontribut dhe ndihme per cdo anetare te forumit.Ajo prej se ciles nuk kam lexuar asnjehere te shaj ose ofendoje njeri .
    Per punen e leucemise u thane shume gjera ne kete teme.Une biles jam i sigurt qe Di_ana i dinte shumicen nga keto.I vlersoj te gjith postimet kurajuese qe i jepni ju te dashur anetare te forumit.I vleresoj pergjigjet profesionale te bera nga koleget e mi ,mjeket dp17 dhe bili99.
    Une jam i gatshem,qofte ketu por edhe ne privat,po deshi Di_ana apo edhe ndonje tjeter nga ju anetare te nderuar,tju pergjigjem ne cdo kohe sipas mundesive dhe njohurive te mija pa u kursyer.
    Une se bashku me shigjeta jemi perpjekur te fshijme disa postime qe menduam se jane jashte etikes dhe rregullave te forumit.Nese ju shihn ndonje gje qe ne padashje e kemi anashkaluar ju lutem na njoftoni.
    Edhe njehere Di_anen e falenderoj per kurajon dhe besimin qe pati dhe jam shume i sigurt qe do te sherohet plotesisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga miki_al2001 : 10-01-2008 më 11:16
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. [Sukses] Fëmija që vuan nga Leuçemia!
    Nga Wisary në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •