Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 83
  1. #71
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    A te kujtohet kur te thosha se je e rrethuar nga miq,e shtrenjta ime?
    A te kujtohet?

    Shiko sa miq ke!
    Ata kane qene gjithmone ketu..
    Ata gjithmone te kane vleresuar.
    Te kane thene nje fjale te mire..fjalen per te cilen ti kishe nevoje.
    Ta thane edhe atehere kur nuk dinin asgje per semundjen tende...
    Ta thane sepse te jane mirenjohes per c'ka ju ke dhuruar Diana...
    Une te jam mirenjohes...

    C'eshte meshira?!
    Meshira zbehet perpara teje,e shtrenjta ime..

    Diana qe njoh une,eshte vajze e forte..
    Ajo ka kaluar shume sprova..
    Mikeshen time nuk e ka mposhtur asgje,
    nuk do ta mposhte as kjo semundje..

    Une kam besim tek ti, dhe a e di pse?
    Sepse ti ke besim tek vetja..

    Ti vazhdon te luftosh,e shtrenjta ime..
    Je ti ajo qe ke arritur deri ketu dhe je ti ajo qe do t'ja dale mbane..

    140.000 dhuruesve qe ndodhen ne France,mund tu shtosh edhe anetaret e ketij forumi pasi jam i bindur se c'dokush mund te dale vullnetar...cdokush do ta bente Diana..

    Ti je mes nesh,e shtrenjta ime dhe nuk ka zot qe te te shqise nga gjiri yne..

    Perqafime..

  2. #72
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    68,69,70,71......dhe ne pakufije deri sa DI_ANA e dashur te mundi kete te keqe...keshtu postime duhen... mjekesia ndihmon ne praktike aty tek qendra ku viziton DI_ANA....dhe kete ne mund te bejme duke perkrahur kete miken tone moralisht , antaret e shperndare ne gjithe boten, ti sjellim deshirat dhe perkrahjet nga gjithe bota, keshtu jemi pjese e terapise duke rritur imunitetin dhe qendresen keshtu kjo mikja jone eshte me e forte dhe sigurisht do te dale fituese mbi kete te keqe sic kane dale shume fitimtare ne bote mbi leukemine dhe sot jetojne jete te plote dhe te pastert si loti pa leukemi..........
    U dua te gjitheve dhe TE DUAM DI_ANA....kjo nuk eshte as nga meshira , as vetem nga keqardhja keshtu ben cdo shoqeri e kulturuar, keshtu ben cdo njeri per ate qe njeh dhe eshte miqesuar ne nje menyre ose tjeter...ne u miqesuam ketu dhe do te vazhdojme te rrime si miq gjithmone.........
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 07-01-2008 më 13:37
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #73
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    mos e ngaterro meshiren me nje ndjenje me te madhe , dashurine. Ato miq qe te kane ofruar ndihme financiare nuk e bejne per meshire . Po eshte dashuria qe kane per ty. Kurrsesi mos e shiko si meshire . Never .
    Dhe ti duhet "tja shperblesh " atyre duke qene optimiste ne rradhe te pare , vullnet dhe dashuri per jeten tende . Ja ke borxh dhe atyre si te thuash ,njerezve qe te rrethojne , te duan dhe i do . Beje per veten tende , dhe ato njekohesisht . Sepse eshte dashuria dhe vetem dashuri .

    Te uroj Good luck dhe po te duash ti Do ja arrisesh ta mundesh ate semundje . Sherim sa me te shpejte Diana .. dhe kurajo .

  4. #74
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pershendetje miqte e mij,nqs me lejohet qe t,ju quaj te tille!

    Kur hapa kete teme kisha teper frike nga e verteta,isha e lodhur nga mjekimet,nga njerezit jashte,nga bota qe me rrethonte,me dukej sikur te gjithe ata qe une kisha njohur me pare,me shikonin me nje menyre tjeter,me dukej sikur nuk isha me per ta ajo Diana e pare por dikush tjeter qe vuante nga nje semundje....dmth sado qe ata benin per mua dhe sado qe me rrinin afer,isha une ajo qe i largova pasi me dukej meshire,nuk me dukej me dashuria dhe respekti,per mua ato e kishin humbur vleren!

    Dhe vendosa te largoja te gjithe dhe te mbyllesha ne nje bote virtuale,nuk beja gje tjeter perveç punes se nuk pranoja ta lija,mjekimeve dhe te rrija me ore te tera duke lexuar libra dhe duke ndejtur para nje pc....shoket e mi me te ngushte!
    Aty u njoha me forumin,me shkrimet,me temat,mesova dhe mora shume nga ju,arrita te njihja persona te mrekullueshem qe me dhane miqesine e tyre,qe me vleresuan megjithese nuk me njihnin,sado vleresim dhe respekt virtual te ishte,per mua ishte shume....ishte vleresimi i nje bote tjeter qe nuk me njihte realisht por qe filloj te me vleresonte si e para.

    Jam shpehur dhe kam hapur tema dhe shpeshhere mes lotesh,por me bente mire,nuk jam poete po fillova te shkruaja vargje,fillova ta nxjerr dhimbjen qe kisha ne vete me anen e temave dhe poezive,gje te cilen nuk do mund ta beja ne realitet.
    Prandaj kam nje respekt te veçante per kete forum sepse ketu mu dha nje mundesi ku mund te shprehesha duke ndejtur e izoluar pasi kjo ishte deshira ime.
    Jeta ime ka qene e dhimbshme,jeta ime eshte ajo e vargjeve te mia dhe pata pershtypjen qe semundja me nxori plaget e meparshme dhe vazhdoja te shkruaja e te shkruaja dhe me dukej terapia me e mire...ne fakt per mua ka qene me e mira...
    Dhe fillova te merrja mp nga njerez qe vuanin shpirterisht,se me kerkonin keshilla,qe me pershendesnin dhe me admironin per forcen qe kisha mesa shikonin te shkrimet e mija.
    Dhe ju pergjigjesha ne menyre te forte ndonese vete nuk isha aspak e tille!
    Dua te them qe jam ndihmuar shume nga ju te gjithe ketu,te gjithe ju qe me keni pershendetur dhe ne veçanti dy persona qe ishin ne dijeni qe ne fillim per semundjen dhe me thonin te luftoja sepse duhej te luftoja.

    Nuk eshte e lehte te pranosh faktin qe je e semure,pasi e vetmja gje qe nuk kerkon nje i tille eshte meshira dhe dua tu them qe e pranova te tregoja sepse nuk doja te me mbyllej tema,nje teme qe nuk e kisha hapur vetem per veten time,por per te gjithe ata njerez qe njoh,qe me njohin,ata njerez qe shoh perdite neper korridoret e spitalit,per ata femije te semure qe me kane folur dhe puthur,qe me kane dhuruar lule e fjalet me te bukura te thena nga zemra!

    Ju kam lexuar te gjitheve nje nga nje dhe kam qare,por dua tu them qe ishin lot gezimi...ishin ne te vertete lot gezimi!
    Nuk pashe aspak meshire te fjalet e juaja,nuk pashe sespe do ta ndjeja une ne shpirt po te ishte nje gje e tille..ndjeva miqesine dhe respektin tuaj,ndjeva ndjenjat me njerezore qe mund te ekzistojne te njeriu....
    Nuk di çte them me pare...kam shume por smundem me tani,te me falni!
    Dua vetem tu them qe do luftoj dhe dua te fitoj,dua tu them qe nuk e keni idene çfare ndihme me keni dhene dhe çfare force me keni transmetuar nepermjet postimeve ketu dhe 100-ndra mp!

    Dua qe ne kete teme te veme materiale mbi kete semundje,ndonese i dine,te semuret kane nevoje per te lexuar e rilexuar mendime te tjera..
    Dua qe kjo teme te jete per te gjitha ata qe kane kete semundje dhe u drejtohem atyre duke ju thene....
    "kemi nevoje per ndihme,per fjale humanizmi,kemi nevoje per miq,per respekt,per ngrohtesi,per ndjenja...ashtu siç kemi nevoje edhe per ilaçe,biles per mua ilaçi me i mire eshte ndihma psikologjike...lu lutem te luftoni dhe mos bini ne pesimizem,mos u dorezoni!Ju uroj sherim atyre qe vuajne dhe uroj mbylljen e plageve te atyre qe vuajne per ata qe kane humbur."

    Falenderoj shume edhe mjekun miki_al2001 per ndihmen qe propozoj te me jepte,nga ana mjekesore.Fat dhe lumturi te uroj.

    JU falenderoj qe te gjitheve pa perjashtim,pasi jeni qe te gjithe miqte e mi dhe gezoni respektin tim....

    Shoku tanku,Bili99,Arjeta 3,Xfiles,Pink,Force-Intruder,Fierakja143,Lule_bora,Mi Corazon,Brari,Glamorous,offspring,Homza,dp17ego,El en,Lioness,brooklyn2007,Clauss,_Alda_,poeti im i nderuar mondishall,_SheJtaNia_,poetja Palma,Biligoa,Davius,Gimi3,Shock,Perla,Igli_Vlonja ti,zzzz.Land e gjithe te tjereve....ju uroj fat dhe lumturi ne vatrat tuaja,ju uroj gezime dhe vetem gezime..


    me shume respekte

    Diana
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 08-01-2008 më 10:03
    "Carpe Diem"

  5. #75
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Keshtu dua te te shoh mikesha ime..
    Te forte..
    Kjo eshte Diana qe une njoh..
    Kjo do te jete gjithmone..
    Gjithmone do te jesh prane nesh,duke na folur,duke na keshilluar,duke na dhuruar gezim dhe force me vargjet dhe temat e tua..
    Gjithmone do te jesh prane femijeve te tu..
    Do t'i rrisesh,do t'i martosh...
    Do te behesh nje gjyshe e mrekulueshme Diana: )...
    Me duket sikur te kam perpara syve,mikesha ime..te rrethuar nga niper e nga mbesa...
    Me thinjat e bardha qe te bien hijshem ballit...
    Me duket sikur te kam perpara syve..

    Eshte e bukur jeta,e shtrenjta ime...
    I a vlen te jetosh..
    I a vlen te luftosh per te..
    Dhe une e di qe ti do ta besh..
    Jam i bindur..

  6. #76
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Zemrat tona jane nje me zemren tende Diana !
    Uroj me gjithe shpirt qe kjo te kaloje dhe jam i bindur qe keshtu do te ndodhe, sepse bota ka nevoje per njerez si ty qe dine te falin dashuri !

  7. #77
    rrushja Maska e Bejbi
    Anëtarësuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    Këndej rrotull
    Postime
    382
    Lexova me kujdes te gjtha shkrimet e kesaj teme
    Sorry diana qe jam e fundit qe e mora vesh
    Por sdua te te them sorry per semundjen
    Nqs je ajo DIANA qe njoh une ne forum ajo semundje tek ti nuk egziston
    E di qe ku njeriu merr vesh dicka te tmerrshme peson nje shok te tmerrshem ashtu sic e pesova une tani kur mora vesh per kete semundje te mallkuar qe ti patjeter do ta mposhtesh
    Perse te te genjej,dy pika loti me rane ne faqe
    Por me shkrimet e shume e anetareve qe permbanin kurajo,ato lote shpejt u thane.Diana pa firmosur ne anetaret e forumit ,Ti nuk do te mposhtesh
    Kjo do te thote qe ske leje, as te zakonshme,per te vajtur per pushime,OK?
    Moter e di qe me gjithe keta shoke qe ke ne forum do ja dalesh mbane
    Me pelqen ideja qe e eke hapur ne forum kete teme ,pasi gjithe kjo shoqeri qe ke krijuar do te jape kurajo pa te bezdisur
    KISS DHE SHERIM TE SHPEJTE
    I chose to love you in silence, for in silence I find no rejection

  8. #78
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    DI_ANA


    Do te ecish kryelarte,
    DI_ANA e dashura jone.
    forumistja zemerarte,
    Fitimtare je gjithmone.

    Nga Ti semundja ik,
    Oj e Forumit poete.
    Me moralin si celik,
    Na bere neve per vehte.

    Kur ta leshe te keqen pas,
    Do te nisin telashet ne Forum.
    Do shqyhesh Ti ne gas ,
    Do thuash ne t'munduam me shume.


    Ne vargun qe Ti shkruan,
    ka takat moj optimiste.
    Edhe pse me zemer vuan,
    Oj burrnore feministe.(

    Une e ndjeje qe do fitosh,
    mbi kete semundje te veshtire.
    Jete te lumtur do jetosh,
    Ardhmerine e ke te mire.

    Si e ndjeje , eshte e verteta;
    fisnike si gjerdan i arit.
    Do fitoni Ti dhe Jeta,
    Fati i prin guximtarit.



    Me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #79
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shoku_Tanku,je nje mik i vertete dhe do ngelesh i tille per mua deri ne fund....je person i rralle dhe i shkelqyer dhe me e bukura ne te gjitha keto se je i njejti edhe ne realitet miku im!
    Te tille te njoha dhe uroj qe miqesia jone te mos kete fund!

    Pratolini...shume flm per fjalet e thena me zemer!

    Bejbi...te adhuroj mikja ime dhe je njeri i shkelqyer...flm shume!

    Bili99.....Nje mjek dhe nje poet....ku ka me mire, nje sherues ne trup dhe ne zemer,kush mund te quhet "engjell" nqs nuk je ti!
    Te falenderoj per poezine...shume e bukur.

    Flm per gjithçka

    Me shume respekte

    Diana
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 09-01-2008 më 16:47
    "Carpe Diem"

  10. #80
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Miqesia jone eshte e vecante Diana sepse eshte ngritur ne baza te shendosha,larg interesit,larg lakmive,e paster lindi dhe keshtu do te jete gjithmone...do te jesh perjetesisht mikesha ime..mikesha ime e shtrenjte..do te kalojme shume e shume vite te tjera nen miqesine e njeri tjetrit..deri ne pafundesi.. ..me ka marre malli..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 10-01-2008 më 01:07

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. [Sukses] Fëmija që vuan nga Leuçemia!
    Nga Wisary në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •