Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 83
  1. #51

    Nje bar kinez qe mund te kuroje leucemine

    1. E marte, 1 Janar 2008 (Foodconsumer.org) -- Wogonin. Nje perberes i gjetur ne nje bar popullor kinez e quajtur "huang qin" mund te trajtoje efektivisht leucemine duke nxitur ne menyre perzgjedhese apostozine e qelizave kanceroze sipas nje studimi i udhehequr nga kerkuesit e qendres kerkimore "Germ Cancer Research"

    Qelizat kanceroze nuk e kane apostozine, vdekja e programuar e qelizave. Nje defekt gjenetik ky qe i lejon qelizave kanceroze qe te rriten ne menyre te pakufijshme dhe te kthehen ne nje semundje klinike kanceroze domethenese. Perberesit qe nxisin apostozine vetem ne qelizat kanceroze jane kandidate ideale si agjent kimioterapeutik

    Ne kete studim, Dr. Min Li-Weber i divizionit te imunogjenetikes dhe Prof. Dr. Peter Krammer gjeten se "wogonin", nje perberes kristalor bime nga nje lloj bime liqenore, shkaktoi apostizine ne qelizat negative te leucemise ne provezat laboratorike, nderkohe qe nuk pati te njejtin efekt ne qelizat e shendosha. Gjithashtu gjeten se "wogonin" rezultoi ne reduktimin e qelizave kanceroze tek minjte te cileve iu dhane qeliza njerezore te leucemise.

    Perzgjedhshmeria e aktivitetit antikanceroz nuk eshte arritur te kuptohet plotesisht. Por studimi tregoi se "wogonin" shkaktoi nje rritje te formimit te peroksidit te hidrogjenit ne qelizat kanceroze krahasuar me qelizat e shendosha.

    Mekanizmi i nenshtresshem eshte se peroksidi ne vazhdim prodhonte nje pergjigje kalciumi i cili stimulonte reaksionin zinxhir te apostozise ne qelizat tumoriale te cilat permbanin nje numer te larte kanalesh membranore neper te cilat kalciumi qarkullonte nga depot e brendshme qelizore tek citoplazma.

    Keto rezultate u morren nga provezat laboratorike dhe modelet e kafsheve. Por kerkuest besojne se rezultatet jane mjaft premtuese per te garrantuar testimin dhe pershtatshmerine e "wogonin" si nje agjent kimioterapeutik per te trajtuar leucemine.


    Source:


    Sven Baumann, Stefanie C. Fas, Marco Giaisi, Wolfgang W. M¨¹ller, Anette Merling, Karsten G¨¹low, Lutz Edler, Peter H. Krammer and Min Li-Weber: Wogonin Preferentially Kills Malignant Lymphocytes and Suppresses T-cell Tumor Growth by Inducing PLC¦Ã1- and Ca2+-dependent Apoptosis.

    Blood, DOI: 10.1182/blood-2007-06-096198


    http://foodconsumer.org/7777/8888/C_...leukemia.shtml



    2. Gleveec, pilula qe shenjestron kancerin, jep me shume rezultate te mira per pacientet.


    Ky eshte nje artikull tjeter interesant mbi nje ilac i cili ka shpetuar me qindra mijera jete njerezish te cilet vuanin nga leucemia. Per arsye kohe nuk mundem dot ta perkthej. Kush ka mundesi te bej kete le te shkoje tek linku me poshte:

    http://www.sciencedaily.com/releases...1210094338.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 05-01-2008 më 19:09
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #52
    Behind these Hazel Eyes Maska e Lule_Bora
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Postime
    107
    Lexova ate cfare ke shkruar e dashur, dhe sinqerisht me vjen shume keq per cfare po kalon. Po vetem imagjino qe duhet te luftosh per kete jete, dhe per shancin qe te eshte dhene per te jetuar....mos e hedh tutje nga kjo goditje qe ke pasur. Te gjithe ne nje menyre ose ne nje tjeter perballemi me gjera qe na derrmojne gjate jetes..po kurajoja dhe besimi na ben te vazhdojme perpara dhe te shofim per nje dite me te mire.
    Dont give up honey......DON'T....je e re ke jeten perpara...lexo pak ca te thashe mesa kurajo e perballoj kete semundje nje vajze 13 vjecare.Gjej ngrohtesi tek njerezit e zemres, dhe ki besim tek mjeksia pasi kurre nuk je vone...te pakten ta dish qe provove te beje gjithcka qe ishte e mundur. Jeta pamvarsisht se ka keshtu te papriturash prape ja vlen te jetohet, ke njerezit e zemres qe te duan aty mes tyre, imagjino do e mposhtesh kete semundje do krijosh familje..do besh femi...( te cilet jane gjeja me e bukur qe do provosh ne jete ) ta them nga eksperienca personale kete....si ta merr mendja te dorezohesh...?? Lufto deri ne sek e fundit se kurre nuk je vone. Te lutem ne emrin e cdo njeriu qe ka shprese dhe dashuri ne zemer. Dua te pres vetem fjale te mira nga ti dhe per shendetin tend. Ka kohe qe skam hyre ne kete forum, pasi jam nje nder anetaret e vjetra po qe sot e tutje do hy rregullisht te shof sesi je dhe do lutem per sherimin tend....mos na zhgenje as ne qe na bere pjese e kesaj vuajtjes tende..presim me te miren nga ty.

    Te perqafoj
    Lona.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ke nje bote shpirterore per t'u patur zili. Flet per veten tende, ke dhimbjen tende, hallin tend, dhe me duket sikur rrefen ndonje histori jashte vetes. Krijon moj mike nje superpersonazh, qe e adhuron, nuk e meshiron, i jep force dhe zemer me shume se cdo superpsikolog. Po ti ke fituar moj mike me kohe. Ti nuk paske moj mike nevoje per fjalen tone inkurajuese, po ne paskemi teper nevoje per fjalen tende shpetuese. Me ke befasuar vertet, DI ANA!!! Perqafime nga miku tend Mondi

  4. #54
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Te shkuara te kaluara qofshin.
    Ne si vdektare gjate jetes tone duhet te perballojme cdo gje, rregull e pashkruar dhe e ashper por kjo eshte domethenja e jetes e gjithe sojit njerezor.Kjo i prek te gjithe dhe ne menyra te ngjajshme dhe te vecanta. Humbjet, semundjet e pasherueshme dhe fatkeqesite i prekin te gjithe .
    Me vije keq te ndegjoj per rastin konkret.
    Tash per leukemine, eshte sic e kane thene edhe koleget dhe i kane dhene edhe llojet...eshte kancer i gjakut.Si cdo kancer tjeter kudoqoft nuk dihet etiologjia(shkaku), por dihet se gjenetika dhe rrezatimi radioaktiv ka nje rol ne paraqitjen e leukemise.
    Eshte nje prodhim i pakontrolluar i rruzave te bardha te gjakut, dhe ato jane ne shumice dhe ne forma te pamaturuara .Ne fakt leukocitet( rruzat e bardha ), jane nje ushtri mbrojtese e integritetit shendetesor te njeriut, ne kete rast ndodh e kunderta , bie imuniteti ...leukocitet paraqiten ne stade te ndryshme te maturimit dhe me shumzim jashtkontrolli dhe jofunksional.
    Sherimi eshte me kimoterapi, dhe me transplantim te palces se shendoshe te eshtrave( donor mund te jete nje familjar , ose nje njeri i shendoshe i pajtueshem me pranuesin-te semurin- kompatibil, )
    Sherimi jo vetem qe mvaret nga nga tipi i leukemise ,por, edhe cdo individ eshte unik dhe nuk eshte vetem nje statistike.Mund te ndodhe qe pas nje kimoterapie te sukseshme dhe transplantim te sukseshem te palces edhe te sherohet plotesisht...
    Per anen psikologjike- cdo smundje e rende dhe sidomos kanceri eshte nje barre e rende qe thuajse gati e paperballueshme dhe nenshtruese per te gjithe ne.Ata qe kane vuajtur dhe kane mundur nje smundje te tille e dijne edhe me mire.
    Nje gje duhet ta kemi parasyshe, mikja jote DI_ANA, por edhe te gjithe ne, nje dite te gjithe do te vdesim , kush e njeh kete fakt e ka pak me kollaj te jetoje( mund te thuhet se se nuk eshte ndonje zbulim ky, se mund te thuhet qe e dijme te gjithe por nuk eshte e vertete, ne shpesh nuk jemi te vetedijshem per kete fakt se ndryshe do te ishim edhe njerez me te mire,por edhe do te perballonim me kollaj gjerat qe nuk mund te kontrollojme, dhe do te benim nje lufte te denje per ato qe mund ti kontrollojme.
    Tash shpresa vdes e fundit, dhe shpresa tek disa nuk vdes kurre perpara jepet fryma e fundit dhe me pastaj njeriu duke shpresuar.(kjo nuk eshte e rralle, une kam pare njerez te tille duke vdekur)
    i deshiroj trajtim te sukseshem, sherim te sukseshem, moral te forte dhe jete te plote dhe pa dhimbje dhe pa merzi mikes tende dhe te semureve kudo ne bote.
    Nje dite si kjo sa ti themi 100 vite prej sot ne te gjithe qe sot jetojme nuk do te jemi me ne kete bote, dhe kjo mos t'ju shtoje pesimizmin perkundrazi t'ju rrise moralin per te jetuar cdo dite te lumtur, per te marre cdo frymemarrje sikur te jete e fundit, per te jetuar nje jete me tolerante ndaj njeritjetrit.
    Nderkaq qe mjekesija duhet te luaj rolin e vet aty ku duhet, familja , miqesia, kane rol thuajse perafersisht te njejte....dhe kur flitet per moralin e nje te semuri familja dhe shoqeria kane nje rol te pazavendsueshem..megjitheqe ne vendet perendimore egzistojne edhe grupe te ndryshme perkrahese per njeritjetrin , hallexhinje qe i bashkojne dhe u lehtesojne perballimin afersia e fatkeqesise se njejte ose te perbashket.


    Me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 05-01-2008 më 19:25
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #55
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    DI_ANA eshte vertet hidheruese ajo cka mesova nga kjo teme

    Ti je nje vajze intiligjente dhe ke respektin e te gjithve ne kete forum.

    Me vjen shume keq qe jeta nganjehere tregohet kaq e keqe me ne aq me shume me nje vajze kaq te respektuar sa ti.

    Nuk shoh asnje arsye qe kjo teme te mbyllet.

    Te uroj gjithe te mirat dhe sherim sa me te shpejt.

    Respekte te sinqerta per ty
    м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.

  6. #56
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    DI_ANA ,

    Une nuk e kam lexuar postimin nr.36, tsh sa e lexova dhe s'mund mos te them se vertete u trondita . Me vije keq te ndegjoj per ate qe te ka gjetur.Por, ate une qe shkrova mbetet si dedikim per ty fatkeqesisht.Njekohesisht dua te te them se te percjellish opcionet sheruese te sugjeruara nga Qendra ku ti shkon... sa per moralin , mos u merzit shume , se merzia e zvoglon imunitetin ..pra, jo vetem fjale goje por eshte domosdoshmeri te rrishe e qete, me mundesi te besh c'te sjelle kenaqesi...dhe me shprese dhe me shpirtin qe ke do ta mundish edhe kete te keqe.

    Per kete teme: si propozim per ata qe moderojne kete teme , kjo teme do te ish mire te mbesi si nje teme e hapur si teme Perkrahje morale dhe konkrete per njerin nga NE antaren e nderuar te Forumit Shqiptar DI_ANA, teme ku dashamire te forumit te cojne nje aforizem inspirimi, nje kenge, nje pershendetje, nje varg kujdesi...Nje teme qe do te jete e hapur pa mbarim......qe te perkrahim nje antare si ne ..ne kohe te veshtire te hapi nje faqe ku do te gjeje nje buzeqeshje, nje perkushtim , nje fuqi se nuk eshte vete dhe jo nuk eshte vete...sigurisht.
    Lus qe moderatori ne kete teme ne bashkpunim me nismetaren te pastrojne temen nga ndonje keqkuptim dhe ndonje fjale qe as qe eshte dashur te thuhet nga kushdoqoft, ndonje paragjykim...qe kjo teme te jete nje teme ku DI_ANA te ndjehet si nikoqire-pronare e vertete , teme qe nuk do te jete e ndotur me fjale qe i shkaktojne shqetesim vete nismetares.Keqkuptimet jam i bindur se nuk jane bere me qellim, nuk besoj se ka antare ne forum qe deshiron te keqen tjetrit dhe jo semundjen sigurisht.........

    E nderuar mike DI_ANA, sot qe ti e di qe je diagnostikuar me nje semundje duhet te jetosh jeten e plote, pa merzi dhe me guxim se nderkaq qe Ti je e semure mund te jetosh edhe 50 vjet...dhe une mund te vdes neser..Te pershendes miqesisht , dua te te them se sot nuk je vetem....sherim te plote per ty e nderuar....
    Jashta perkrahjeve dhe trajtimit optimist dhe inspirues do te lus qe antaret e forumit mos te shkruajn, dhe kush nuk deshiron te shprehi nje perkrahje morale le te kaloje ketej pari pa hetuar...me gjithe zemer ju lus.

    Me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 05-01-2008 më 21:48
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #57
    """Lus qe moderatori ne kete teme ne bashkpunim me nismetaren te pastrojne temen nga ndonje keqkuptim dhe ndonje fjale qe as qe eshte dashur te thuhet nga kushdoqoft, ndonje paragjykim...qe kjo teme te jete nje teme ku DI_ANA te ndjehet si nikoqire-pronare e vertete.Keqkuptimet jam i bindur se nuk jane bere me qellim, nuk besoj se ka antare ne forum qe deshiron te keqen tjetrit dhe jo semundjen sigurisht.........""""



    Bashkohem dhe une me kerkesen e anetarit me lart Bili99 dhe sidomos persa i perket atyre postimeve ku kane ndodhur keqkuptime. Persa i perket DI_ANES mund them se paska pasur nje guxim e kurrajo per tu patur zili. Une jam mashkull dhe s'do te kisha nje guxim te tille.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #58
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Si perkufizohet ky nen-forum:

    Cila eshte pyetja juaj per mjekun e forumit? Cfare ju shqeteson apo kercenon shendetin tuaj?
    Pra sipas perkufizimit, mjeket mundohen te japin pergjigje sa me te vlefshme. Kuptohet, eshte forum virtual dhe si i tille eshte e pamundur te vertetohen kredencialet e pjesemaresve. Por ne shumicen e rasteve anetare te ndryshem, sic shihet ne temat ne kete nen-forum kane dhene kontributin e tyre pa pertuar dhe me mirekuptim dhe te mos harrojme, vullnetarisht.

    Ne temen ne fjale, eshte veshtire te flitet pa emocione sepse s'kemi te bejme me dhimbje koke, apo cfare vitamine do marrim, por per nje semundje te rende.
    Duke u nisur nga titulli: "Cfare eshte leucemia" dhe pa lexuar postimet e tjera, nje mjek, apo nje anetar qe gjen info ne linje, jep nje pergjigje te pergjithshme, shkaqet, diagnoza, menyra e kurimit etj.

    Nga ana tjeter, kemi kete pershkrim, apo pyetje nga hapesja e temes:

    Doktoret Thone Qe Gjendja E Saj Psikollogjike Mund Te Favorizoje Ose Jo Ne Zhvillimin E Metejshem Te Semundjes...dmth Duhet Te Jete Sa Me E Qete Dhe E Shpelodhur....
    Ata Thone Gjithashtu Qe Kohes Qe Ajo Ka Nuk I Dihet Dhe Nuk Mund Te Parashikojne Asgje Per Te Ardhmen....
    Shpetimi Do Ishte Nje Ndrrim I Palces Ne Nje Vend Jashte Frances...nje Operacion Qe Kushton Shume Shtrenjte Po I Bere I Mundur Nga Ana Jone...shoqeria....
    Po Prape Ajo Refuzon....
    Pyetja Ime Ishte....
    Si Do Te Ndjeheshit Ju Kur Nje Dite Tju Thonin Qe Kini Te Beni Me Nje Semundje Te Rende Dhe Te Pasherueshme????
    Si Do Te Reagonit Perballe Ketij Fenomeni?
    Mund Te Jetonit Normalisht?
    Mund Te Doni Ashtu Sic Kini Dashur...?
    Cfare Duhet Te Bejme Ne Te Tilla Rrethana..?

    Kerkoj Ndihmen Tuaj....
    E para, meqenese me vone ne teme u be e qarte qe individi ne fjale eshte vete Di_Ana, i uroj nga zemra kurajo, shprese dhe sherim te shpejte. Mbi te gjitha shprese .

    Tani per temen:

    Sic thashe me lart, mjeku do jape nje pergjigje, psikologu do jape nje pergjigje tjeter, dhe miku/mikja, dashamiresit do pergjigjen ndryshe. Ndersa pershkrimi i ketij nen-forumi eshte mese i qarte dhe i thjeshte, tema te tilla patjeter qe do jene te ngarkuara me emocione sepse kemi te bejme me nje anetare te forumit, dhe nje semundje te rende.

    Do t'u keshilloja te gjitha paleve, me shume mirekuptim, dhe me pak "dramatizem". Ceshtja eshte e tille qe s'ka nevoje per teprime.

    Pergjigja ime personale:
    Di_Ana, askush nga anetaret nuk mund te pretendoje te jape nje pergjigje te sakte nqs nuk e kane perjetuar kete semundje, apo te ngjashme personalisht. Mjeket mund te japin pergjigje profesionale (kuptohet, varet nga fusha e tyre e praktikes.)
    Me duket se pyetjet e fundit jane te karakterit psikologjik. Nuk e di per ne France, por ne US ka grupe te tilla si "survivors groups", dmth ish-paciente qe luajne nje rol jashtezakonisht te dobishem per pacientet. Pa lene menjane pastaj eksperte si te psikologjise apo te leucemise.
    Forumi ketu, apo anetaret patjeter qe do te japin kurajo dhe te urojne nga zemra per sherim te shpejte e te plote. Por nuk e di sa peshe do luajne ne realitet, ajo varet nga ty.
    Mbi te gjitha, ashtu sic kane thene dhe mjeket, gjendja shpirterore luan nje rol jashtezakonisht te madh, depresioni eshte nje nga armiqte me te medhenje te cdo semundjeje, sidomos ketyre te rendave. Si nje njeri qe kam pas te aferm me kancer, dhe qe kam hyre e kam dale me muaj te tere neper dhomat e radiologjise dhe onkologjise, ta them nga eksperienca ime qe mundohu me te gjitha forcat te luftosh depresionin. Gjithashtu, nuk i di arsyet pse ke refuzuar operacionin. E kuptoj qe ndoshta eshte e veshtire te shprehesh komplet. Por komshija ime e beri, per nje vit te tere qendroi e mbyllur ne shtepi (si pasoje e imunitetit etj) por u kurua dhe tani gezon shendet te plote.

    Te uroj serish nga zemra force, kurajo, shprese dhe sherim te shpejte .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 06-01-2008 më 00:03

  9. #59
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Te kuptoj shume mire Lioness dhe te jap plotesisht te drejte me gjykimin qe me jep persa i perket temave te ketij nenforumi!
    Kur hapa temen kisha nevoje per nje ndihme psikologjike nga njerez qe nuk i njihja per te pare cili ishte mendimi ose zgjidhja e tyre persa i perkiste problemit!
    Por nuk ishte e lehte te flisja per veten..

    Faleminderit per te gjitha informacionet dhe keshillat qe me dhe nepermjet postimit tend dhe sinqerisht vleresoj te gjitha ata qe me uruan sherimin qofte ketu,qofte me mp!

    Me vjen keq nqs kam prekur dike qe mund te jete ne gjendjen time, por nuk ka qene qellimi im.Pikerisht ne momentet me te veshtira kemi nevoje te flasim,te shprehemi dhe ndjehemi qe nuk jemi vetem,ndonese ketu eshte virtualitet,por sinqerisht kam njohur njerez te mrekullueshem!
    Ne jete reale e kemi me te veshtire per te folur,ndonese edhe ketu te ne Lionnes ka nga ato grupet per te cilat ti flet.

    Te falenderoj edhe une nga zemra Lioness per fjalet e mira dhe mirekuptimin!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga arjeta3 Lexo Postimin
    Gjithcka eshte e mundur. Juve mund t’ju kene thene se keni 90% shanca ose 50% ose 1% shance, por ju duhet te besoni dhe te luftoni. Me lufte une nenkuptoj te armatoseni me te gjithe informatat e mundshme, te merni nje opinion te dyte, te trete dhe nje opinion te katert.

    Duhet ta dini cka ju ka pushtuar trupin tuaj, dhe cilat jane mjetet e sherimit. Per kancerin ka edhe nje fakt tjeter se sa me shume informata dhe dije ka pacienti ka me shume shanca te mbijeton.

    Lance Armstrong


    thenie nga
    çiklisti i famshem i cili ishte ne fazen e fundit te kancerit dhe doktoret i dhane vetem disa muaj jete. Ai jo vetem qe u sherua plotesisht por fitoi perseri
    "Tour De France"
    Arjetushe mos e merr per shembull si njeri se ky Armstrongu eshte njeri i keq sepse kur i ndodhi e njejta gje te dashures se vet qe i kishte ndenjur aq prane kur ky qe semure, Ky e la ne meshire te fattit..
    Por duhet thene e drejta se ishte aq i forte psikologjikisht dhe menderisht sa e fitoi semundjen vete kur te gjithe i thoshin qe nuk kishte shpresa. Sigurisht qe jep SHPRESE per jeten..


    Sherimi popullor eshte OPTIMIZMI ...
    Sherimi mjekesor eshte ana tjeter e monedhes.

    Nejse , per temen do ti kthehem serish..
    Ndryshuar për herë të fundit nga elen : 05-01-2008 më 23:59
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. [Sukses] Fëmija që vuan nga Leuçemia!
    Nga Wisary në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •