Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 43 prej 43

Tema: Stefan Cvajg

  1. #41
    Edhe pėr mua Stefan Cvajg ngelet nga mė tė pėlqyerit, por kam arritur tė lexoj vetėm kėto novela:
    Rrugica nėn dritėn e hėnės
    Koleksion i padukshėm
    Bukinisti Mendel
    Leporela
    Novela e Shahut
    24 orė nga jeta e njė gruaje
    Novelė verore
    Perėndim zemre
    Njohja e beftė me profesionin e ri
    Xhelozia
    Letėr nga njė e panjohur

    Ku mė shumė do veēoja pėr mbresat qė mė kanė lėnė teksa i lexoja: Novela e Shahut dhe Bukinisti Mendel. E, meqė ėshtė ndėr shkrimtarėt e mi tė preferuar, po postoj pėr ta mbyllur nga ana ime, njė pjesė fragmentesh tė nxjerra qė i mbaj tek mydoc. - nga dy novelat mė tė preferuara pėr mua qė pėrmenda mė lart.

    Novela e Shahut

    “Shahu (Loja e Mbretit) ėshtė e vetmja nga tė gjitha lojrat qė ka shpikur njeriu, qė s’ėshtė pjellė e rastit, por kurorėzohet me dafinat e lavdisė nė sajė tė zgjuarsisė ose tė njė forme tė veēantė tė mendjes qė quhet talent. Shahu s’ėshtė as shkencė, as art por qėndron midis kėtyre dy koncepteve. Nė kėtė lojė shkrihen koncepte qė janė nė kundėrshtim me njėri tjetrin. Kjo lojė ėshtė e re dhe e lashtė njėkohėsisht. Nė themel ėshtė diēka mekanike, por vepron nėpėrmjet fantazisė, ėshtė e kufizuar nė njė hapėsirė tė ngushtė gjeometrike dhe njėkohėsisht ėshtė e pakufishme nė kombinimet e saj; zhvillohet gjithnjė dhe ėshtė krejt shterpė; ėshtė njė mendim pa rrugėdalje, ėshtė njė matematikė qė nuk llogarit asgjė, njė art pa vepra, njė arkitekturė e ndėrtuar pa lėndė arkitekture.”

    “Megjithatė shahu u ka bėrė ballė provave tė kohės mė shumė se gjithė librat dhe veprat. Kjo ėshtė loja e vetme qė u takon gjithė popujve dhe gjithė periudhave historike. Askush nuk e di sesi quhet emri i asaj Perėndie qė e solli atė mbi tokė pėr t’ua larguar njerėzve mėrzitjen, pėr t’ua holluar ndjenjat, pėr t’ua kalitur shpirtin. Ku ėshtė fillimi dhe ku ėshtė mbarimi?”

    “Rregullat e thjeshta tė shahut mund t’i mėsojnė edhe fėmijėt, pas kėsaj loje tėrhiqen edhe amatorėt, e njėkohėsisht nė fushėn e tij tė ngushtė me katrorė – lindin mjeshtėr tė jashtėzakonshėm qė nuk mund tė krahasohen me tė tjerėt e qė janė talent vetėm nė lojėn e shahut. Kėta janė njerėz gjenialė, tė pajisur me fantazi, durim dhe teknikė tė pėrpiktė si tė matematikanėve, poetėve dhe kompozitorėve, por vetėm me lidhje dhe kombinime tė ndryshme.”

    “Edhe mendimet kanė nevojė pėr njė pikėmbėshtetje, se pėrndryshe edhe ato fillojnė tė vėrtiten rreth vetes sė tyre: edhe ato s’durojnė dot zbrazėtirėn.”

    “Loja e shahut ka njė veti tė ēuditshme: mendja punon nė njė fushė tė kufizuar, mirėpo truri nuk kridhet nė plogėshti, pėrkundrazi bėhet mė i gjallė e mė i mprehtė”

    “Tė dy qėniet e mia: e bardha dhe e zeza – duhej tė mateshin me njėra tjetrėn, e secilėn prej tyre e shtynte dėshira dhe ambicia pėr tė luajtur dhe korruar fitore. Secila nga tė dy qėniet e mia, prisnin me padurim lėvizjet e njėra tjerės. Secila nga tė dyja ndiente ngazėllim, kur tjetra lajthiste dhe hidhėrohej, kur bėnte vetė tė njėjtin gabim.”


    “Dėshira qė kisha pėr tė fituar, pėr tė mundur veten time m’u bė njė mani e tėrbuar, dridhesha nga padurimi se njėri nga shahistėt qė ndodheshin breda meje – mbetej prapa tjetrit. Njėri nxiste tjetrin...”

    “Kur luan njė person i vetėm krijohet njė gjendje jonormale, sepse njė mendje e vetme duhet tė dijė edhe njėkohėsisht tė mos dijė, sepse duke pėrfaqėsuar partnerin, qė luan nė katrorėthėve tė bardhė, ai duhet tė harrojė patjetėr lėvizjet qė ka bėrė njė ēast si partner i katrorthėve tė zinj. Njė lojė e tillė qė kėrkon mendim tė dyfishtė, pa dyshim e lodh trurin qė punon pa reshtuar si njė aparat mekanik; tė luash shah kundėr vetes ėshtė gjė e ēuditshme dhe tė duket sikur kėrkon tė kapėrcesh hijen tėnde.

    Bukinisti Mendel


    “Kush ka mend, ka fat.”

    “Ē’ėshtė e vėrteta, kjo kujtesė mundi tė arrinte njė zhvillim tė mbinatyrshėm, vetėm nė sajė tė sė fshehtės sė pėrhershme tė ēdo pėrsosmėrie: tė pėrqėndrimit tė Mendjes.”

    “Si njė astronom i cili natė pėr natė, rri pėrpara observatorit tė tij dhe vėshtron nėpėr vrimėn e vogėl tė rrubullakėt tė teleskopit njė mori yjesh, lėvizjet e tyre misterioze, rrugėt e tyre tė kryqėzuara, shuarjen dhe rindezjen e tyre, edhe Jakob Mendeli, ulur nė tryezėn katėrkėndeshe nėkafenenė Gluk, vėshtronte nėpėrmjet syzeve nė njė botė tjetėr – nė botėn e librave, qė gjithnjė ėshtė nė lėvizje dhe merr trajta tė ndryshme, nė kėtė botė qė qėndron mbi botėn tonė....
    ....Vetėm tani qė jam mė i pjekur, e kuptoj sesa humbasim me zhdukjen e njė njeriu tė tillė, sepse ai dita ditės, ėshtė mė i vlefshėm nė botėn tonė qė po bėhet pėr fat tė keq e njėtrajtshme. Duke e studiuar kėtė njeri, mėsova njė tė fshehtė tė madhe: ēdo gjė e jashtėzakonshme dhe e fuqishme nė qėnien tonė, krijohet me pėrqėndrimin e plotė tė mendjes e tė shpirtit, vetėm me monomani fisnike, me tėrbimin e shenjtė tė tė ēmendurit...”


    “Ndjeva hidhėrim nga kjo harresė: pėrse jetojmė kur era e zhduk gjurmėn sapo ka shkelur kėmba jonė?”

    “...gjithmonė nė ēastet mė tė mallėngjyeshme, ndėrhyn fati ironik dhe , fut nė dramat e jetės elementin komik.”

    “....duhet ta dija se librat, shkruhen vetėm pėr tė qėndruar afėr njerėzve edhe pas vdekjes, pėr t’u mbrojtur kėshtu nga armiku i pamėshirshėm me emėr dyfish: kalbėzim dhe harresė.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 31-03-2012 mė 12:04 Arsyeja: estetike

  2. #42
    Novela: ‘Rrugica nėn dritėn e hėnės’

    “Mė pushtoi vetėm njė ndjenjė; nuk ndodhte asgjė pėr mua e megjithatė, gjithēka mė takonte – kjo ishte ndjenjė e kėndshme e njė ngjarje qė nuk e jetoja por, e kuptoja thellė qė, bėnte pjesė nė burimin e gjallė tė shpirtit tim dhe mė lidhte padashur me tė panjohurėn”


    *

    Novela: ‘24 orė nga jeta e njė gruaje’

    “Njeriu e zbulon veten nė lojė, kjo ėshtė njė e vėrtetė qė e njohin tė gjithė”


    *

    Novela: ‘Leporela’

    “Ato krijesa, truri i tė cilave nuk ėshtė pajisur me dritėn e arsyes e tė zgjuarsisė, qeshin gjithmonė e nuk pėrmbahen dot: me anė tė qeshurit shprehin ndjenjat e tyre”



    “....Por rasti punon me turjelė prej diamanti dhe, fati kurdis qindra dredhira, e ne nuk na e pret mendja, sesi e gjen mjetin e lėkund edhe natyrat mė tė ngurta”



    “Kush e sheh hijen e vet? E dimė qė hija na ndjek gjithnjė hap pas hapi dhe pa zhurmė, nganjėherė rend pėrpara si njė dėshirė qė ėshtė akoma e pavetdijshme por, shumė rrallė e kundrojmė atė dhe pėrpiqemi ta njohim veten tonė nė kėtė formė”


    *

    Novela: ‘Njohja e beftė me profesionin e ri’

    “ Se kėshtu ndodh nė jetė: disa detaje tė caktuara, disa vogėlsi tė parėndėsishme, ashtu si bėn shkrepsja e ndezur nė errėsirė, bėjnė tė ndriēohen deri edhe fshehtėsi tė mėdha tė shpirtit njerėzor”



    “Nuk ka punė mė tė vėshtirė se t’i ofrosh ndihmėn tėnde njeriut qė, s’ta kėrkon atė sepse, duke mos ta kėrkuar, ruan tė shenjtė atė qė i ka mbetur: krenarinė; do ia fyenim pėr lemeri sikur t’ia cėnonim me ndonjė pakujdesi tonėn”



    *


    Novela: ‘Perėndim zemre’

    “Fati, goditjen zemrės sė njeriut nuk ia jep gjithmonė menjėherė. Ai vjen si rrjedhojė e bashkėrendimit tė shkaqeve tė parėndėsishme dhe, nė kėtė bashkėrendim shfaqet vullneti i tij. Ne nė gjuhėn tonė jo fort tė qartė, e quajmė – shkak dhe, tė habitur bėjmė krahasimin ndėrmjet tij dhe forcės, me tė cilėn ai ka vepruar mė pas; por ashtu si sėmundja, shumė kohė para se tė shfaqet, bėn fole nė organizmin tonė - edhe fati nuk zė fill nė ēastin kur shfaqet dukshėm dhe ėshtė i padiskutueshėm. Edhe ai klloēit gjatė nė brendėsi tė qėnies sonė, qarkullon nė gjakun tonė para se tė shfaqet jashtė. Vetnjohja tanimė ėshtė baraz me qėndresėn, qė thuajse kurdoherė ėshtė e kotė.”

  3. #43
    Andi Ballshi
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118
    Stefan Cvajg (1881-1942), poet, dramaturg dhe novelist austriak. Famėn botėrore e arriti me biografitė e tij psiko-analitike tė figurave tė shquara apo tė urryera tė historisė. Portreti qė i bėri Zhezef Fushesė, mbahet si nja nga kryeveprat e tij.
    Ky citim ėshtė marrė nga parathėnia nė veprėn Zhezef Fushe (Portret i njė njeriu politik), pėrkthyer nga Sokrat Gjerasi, Tiranė, 1992
    Ndoshta mė ka rėnė dhe nuk vėrejta se ėshtė shkruar edhe pėr Cvajgun si biogarfist i njohur, por unė kėtė nuk e gjeta.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. E vėrteta mbi kishat "ortodokse Serbe"
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 14:32
  2. Piktori Stefan Stefani nė Michigan, USA
    Nga Fiori nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 00:52
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Epoka e Stefan Dushanit
    Nga Hyllien nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 04:21
  5. Stefan Capaliku
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •