
Postuar më parë nga
Xhuxh Xhumaku
Gazeta Kritika, 05/2/2007
Nje Dite ne Fushate me Berishen...
Ne vijim te fushates elektorale, te dielen z. Berisha ishte ne qytetin e Kukesit ku prezantoi kandidatin e PD-se per Kryetare Bashkie. Me poshte po pasqyroj disa nga linjat kryesore te fjales se z. Berisha ne mitingun perkates:
"Dëshiroj të përulem me nderim të thellë dhe mirënjohje të pakufishme, ndaj jush, qytetarëve të Kuksit dhe të gjithë banorëve të këtij rrethi, qytetarëve të Hasit, të Krumës, të Bajram Currit dhe të gjithë banorëve të Tropojës."
Shtrohet pyetja perse permenden qytetaret e Bajram Currit e Tropojes ne nje miting ne Kukes? Behet fjale per dy rrethe te ndryshme, qe madje nuk jane as ne vije kufitare me njeri tjetrin.
Madje sipas hartes me afer Kukesi ka Puken se B. Currin. Vereni pjesen e fundit te paragrafit te mesiperm te Berishes: "...dhe të gjithë banorëve të Tropojës". C'ne banoret e Tropojes ne Kukes. Me te vertete te kete harruar Berisha konfiguracionin gjeografik te zones ku eshte lindur e rritur, apo pas kesaj thenie fshihet ndonje strategji e caktuar politike, qe me fjale te tjera mund te interpretohet, ...se ju (ne) te verilindjes jemi "nje" dhe duhet te mbeshtesim njeri tjetrin, me nje fjale me votoni mua...
Ja c'thote me poshte z. Berisha:
"Gjithashtu, unë zotohem sot, para jush, se do të mbështes plotësisht, me çdo mjet financiar dhe mjete të tjera, kryetarin tuaj të ardhshëm të bashkisë, zotin Hasan Halilaj dhe të gjithë kryetarët e komunave të këtij rreth, do të mbështes zotin Preka dhe të gjithë kryetarët e komunave të Hasit, do të mbështesë zotin Ahmetaj dhe të gjithë kryetarët e komunave të Tropojës"...
Perseri ai perfshin Tropojen, madje me theks te vendosur, nga nje miting qe zhvillohet ne qytetin e Kukesit. Ky paragraf i dyte sqaron (disi), se menyra e ndertimit te paragrafit te pare nuk ka qene e rastesishme apo lajthitje e z. Berisha, por aty (mbase) me te vertete fshihet nje strategji e caktuar politike, per nje ndarje krahinore, apo nje lob te verilindjes. Interesant eshte fakti, se ai nuk permend te gjithe verilindjen (Diber, Mat etj) por eshte kufizuar vetem ne zonen e mesiperme.
Ja si vijon me poshte fjalimi:
"Viti që kaloi dhe ky që ka hyrë, është ndër më të thatët në histori. Por unë ju jap fjalën që, shumë shpejt do të vijë dita që ne nuk do të varemi më nga thatësira, do të ndërtojmë burime të tjera të fuqishme energjetike në mbarë vendin dhe qytetarët e Kukësit, qytetarët e Shqipërisë,do të kenë 24 orë drita."
Ky paragraf perfundimisht hedh drite mbi domethenien nenkuptuese te te gjithe fjalimit te z, Berisha. Ai ndjehet keq dhe ne siklet se ka lene pa energji pikerisht zonen qe e prodhon ate. Kjo eshte aresyeja qe ne mitingun e Kukesit ai permend njellos si kete te fundit ashtu edhe Tropojen. Imagjinoni nje fakt te thjesht, keto dy zona verilindore te Shqiperi prodhojne pjesen dermuese te energjie elektrike ne vend (shikoni zonen ujore ne harte), nderkohe qe kane shkeputjet me te medha te energjise ne shkalle vendi. Nje kontradikte e tille ekonomike eshte e pashembullt, keshtu qe Berishes nuk i mbetet gje tjeter, por gjoja ne emer te krahinalizmit, kerkon unitet, dhe "lepihet" me nje terminollogji te vjeteruar e te dale mode. Ne ate fjalim nuk ka asgje te re, asnje ide, asnje projekt energjitik per te ardhmen, por vetem fjale dhe llafe ne ere, nje demagogji te kulluar.
Ironia ne gjithe kete histori eshte, se Berisha mban ne erresire vendlindjen e tij, ndersa Genc Ruli (Ministri i Energjitikes) jep korrent pa kursim per vendin e origjines se tij-Gjirokastren.
Nga Vezhguesi
Krijoni Kontakt