Kishin kaluar ca ditë nga dasma, dhe sa ishin kthyer nga pushimi Nusja dhe Dhëndrri i sapopjekur.
,,Muaji i mjaltit'' dhe rrudhnin syrin njëri tjetrit, sukur linin të kuptonin që kishin kaluar një pushim të mirë e me plot rrëfime e kujtime.
Kati i shtëpis enkas i rezervuar për të sapomartuarit, sikur vlonte nga gëzimi, në shtëpi ishte kthyer jetë, të hyrat e dalurat e mysafirëve, me ndonjë koment të mirë mesvete nuk mabaronin. Këtë javë pritej të vinin edhe nga ana e nuses, mamaja e djalit sikur ishte kujdesur për çdo imtësir të vogël që çdo gjë të dukej perfekt.
Në aeroportin e Prishtinës kishin dalur të djalit, dhe nusja, për ti pritur mysafirët nga Tirana.
Djali kishte në dorë një buqet mir të rreshtuar lulësh për vjehrrit, nusës sikur i pëlqente kujdesi që tregonte i shoqi për prindërit e saj dhe sa s'fluturonte nga gëzimi.
E sheh Nënë nuk të zhgënjeva, ishin fjalët e para të bijës gjersa shtrëngonte fort maman në krah.
Lexues të nderuar, mos hezitoni ti shkruani të ndodhurat, apo tregimet nga shokët-shoqet tuaja për martesat Tiranë-Prishtinë, dhe anasjelltas.
(Thash Tiran-Prishtin, sepse në zonen e afert kufitare Kosovë-Shqipri kto nuk paten pushuar as në kohen e akullt të kufijve).
Krijoni Kontakt