Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Kreshnik Alimerko, kandidati i PD-se per Vloren

    --------------------------------------------------

    Kreshnik Alimerko ėshtė kandidati i "zbuluar" vetėm orėt e fundit, ndėrkohė qė kėto ditė ka filluar futjen vrullshėm nė fushatė pėr postin e kryetarit tė njėrės prej bashkive mė tė mėdha nė Jug tė vendit, Bashkisė sė Vlorės.

    - Sa i motivuar ėshtė prefekti Alimerko pėr garėn e kreut tė Bashkisė sė Vlorės si pėrfaqėsues i koalicionit tė djathtė qeverisės?

    Unė vij nga njė mision i mundshėm. Nė njė vit e gjysmė kohė qėndrimi nė krye tė Prefekturės sė Vlorės, pėr tė zgjidhur shqetėsimet e qytetarėve tė njė qyteti turistik, zhvillimi i ekonomisė sė qėndrueshme tė qytetarėve qėndron nė thelb tė pėrpjekjeve tė mia. Nuk mund tė ketė pėrshtjellim kur qyteti shkon drejt njė shkatėrrimi permanent nga drejtuesit e tij. Kėshtu, qyteti ynė, me resurse turistike, ka ecur si njė anije pa orientim dhe busull nėpėr vite, tė njė qeverisjeje prej 10 vjetėsh tė majtė. Dhimbshėm, shumė probleme tė qytetarėve janė akumuluar, ndėrsa qeverisja vendore ka qenė njė realitet i robėruar.

    - Problematika e Bashkisė sė Vlorės nė fokusin tuaj?

    Qyteti turistik ka ndjerė dy anė tė medaljes. Njė bashki ėshtė aktori kryesor nė zhvillimin e qytetit. Ka lartėsim pallatesh, por ka qytetarė tė harruar. Cilėsohet me tė drejtė "mbretėresha e turizmit", por rrugėt e saj ende fshihen apo pastrohen me fshesa gjeshtre. Janė hedhur fonde pėr spektakle, por s'i ka tretur mirė "stomaku" i shpirtit. Shtrohet zift elektoral, por dhimbja ėshtė se zifti bie shpejt nga rrugėt. Mė shumė pėr qytetin turistik ėshtė punuar pėr fasadėn. Rrugica tė tėra nė periferi janė viktimė e harresės. Dhe qytetari mallkon baltosjen nė dimėr dhe pudrosjen nė verė. Njė fushė e tėrė me mbeturina, qė nuk iu dha dot zgjidhje. Dhe kjo rrugė e gjatė e fasadės sigurisht njė fund e ka. Sa do tė ecet kėshtu me ide tė pluhurosura?

    - Vizioni juaj pėr tė ardhmen e Vlorės?

    Bashkia e qytetit tė Vlorės do tė vendosė nė epiqendėr punėn pėr qytetarin. Hapja e dyerve tė saj do tė jetė njė motiv mė tepėr. Bashkia e njė qyteti turistik do tė mendojė pėr qytetin turistik nė thelb dhe pėrmbajtje. "Turizmi vjetor pėr tė gjitha stinėt" -kėshtu do tė motivohet. Sezonet turistike do tė kenė vetėm dy data. Ēelja nė fillim tė vitit dhe perėndim nė mbyllje tė vitit. Kėshtu, ky qytet do tė jetojė gjithė stinėt me turizmin e rėrės, detit, malit, kulturės, etj., etj. Thithja e turistėve tė huaj do tė shoqėrohet me njė paketė masash, me tė gjithė operatorėt turistikė, bashkinė, institucionet qė lidhen me kulturėn, artin, duke vėshtruar me njė detajim tė njė historie navale tė qytetit, qė tė ketė identitetin e vet tė shkruar si, historinė e saj nė luftėra, por dhe paraqitjen dhe shpalosjen e vlerave tė objekteve qė paraqesin fytyrėn e vėrtetė tė saj. Kėtu do tė synohet me publicitet, emėrtime rrugėsh, lokale, magazina, muzeume, TV, gjithfarė qė tė punojė pėr turizmin, nė ēdo kohė dhe me cilėsi. Kjo do tė shqyrtohet me filozofinė e mirėseardhjes. Nuk do tė jetė njė kujtesė e hidhur turistike, por njė vendqėndrim turistik si tė gjitha vendet qė zhvillojnė turizėm.

    Duke qenė nė qeverisje koalicioni i djathtė, do tė kėrkohet pėrfundimi i rrugės "Transballkanike", e njohur si rruga e biznesit, pėr t'i dhėnė njė frymėmarrje zhvillimit tė portit, me fillimin e investimeve pėr tė thithur turistė me tė gjitha mjetet si dhe rritjen e aftėsive pėrpunuese e tregtare tė tij. Turizmi kėrkon autostradėn qė tė cekė qytetin bregdetar. Qeverisė do t'i kėrkohet pėrfundimi, brenda disa viteve, i autostradės Fier-Vlorė. Kėto do tė shėrbejnė pėr ta bėrė qytetin mė atraktiv dhe mė tėrheqės, fonde qė do tė mundėsohen nga qeverisja e djathtė, e cila e tregoi kėtė vullnet mė lėvrimin e fondeve pėr rrugėn "Transballkanike".

    Ndėrsa nė kuadėr tė njė bashkie eficiente do tė krijojmė njė administratė tė vogėl, me profesionistė e njerėz tė pėrkushtuar. Kjo do tė bėjė zgjidhjen e halleve tė tyre non stop, njė shėrbim mė i thjeshtė pėr vetė qytetarin si dhe afrimin e tij nė politikat e zhvillimit tė qytetit.

    Problemet qė fokusohen ndoshta kėrkojnė kohė pėr t'u studiuar dhe pėr tė dhėnė zgjidhje nga specialistėt mė tė zotė qė do tė afrohen pranė kėsaj bashkie, por mbeten ndėrkohė sistemimi dhe asfaltimet e rrugėve dytėsore; lulishtet e mjedise argėtuese. Betonimi i qytetit ka cėnuar sipėrfaqen e nevojshme tė gjelbėrimit. Janė shtuar shumėkatėshet, por janė zvogėluar hapėsirat gjelbėruese tė qytetit. "Mushkėria e qytetit" po shkatėrrohet nga politika qė kėrkojnė zėvendėsimin e tyre me betonimin e bregdetit. Qyteti ynė turistik do tė jetė njėsoj si pėr qytetarin nė qendėr tė tij, edhe pėr qytetarin nė periferi. Sot, malet me plehra nė fushėn e avacionit janė njė akuzė e rėndė pėr qeverisjen vendore aktuale. Pėrditshmėria e kėtyre banorėve po vėshtirėsohet nga probleme tė shumta qė e kanė zanafillėn tek kthimi i fushės sė avacionit nė njė varrezė plehrash. Ka abuzime me fonde publike. Shpėrdorim nė rikonstruksione qė u hedhin hi syve, hedhje zifti e mbulim fondesh pėrmbi to. Bashkia e njė qyteti me resurse turistike, duke patur nevojėn e zhvillimit, do tė jetė tepėr e hapur dhe transparente me ndėrtuesit. Klientelizmi, nepotizmi, ryshfeti dhe fenomene tė tjera tė njohura ndėr vite, qė kanė cėnuar hapėsirat publike tė kėtij qyteti, do tė marrin fund. Biznesi do tė ketė njė derė tė hapur pėr tė zhvilluar qytetin larg fenomeneve qė kanė mbetur njė hije e keqe dhe e hidhur e qeverisjes vendore.

    - Cili ėshtė mesazhi qė u dėrgon qytetarėve tė Vlorės?

    Qytetarėt e Vlorės kanė nevojė pėr ndryshim. Janė qytetarėt e Vlorės qė me votėn e tyre do tė largojnė nga qeverisja vendore kėta pushtetarė tė sė kaluarės e do t'u kthejnė qytetarėve njė qeverisje tė re, me vizione tė reja pėr Vlorėn qytetare.

    --------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Kreshnik Alimerko nuk diskutohet qe humbet perball nje rivali si Shpetim Gjika ne vlore.
    Ai munde te jete nje person mjafte i mire .. me shpirt te paster dhe bujar por perball nje rivali si Shpetim Gjika eshte i humbur.
    Vlora nuk ka nevoj per llafe te bukura por ka per pune dhe vete fakti tregon qe Z.Shpetim Gjika ka punuar keto 4 vjet me perkushtim te madhe per qytetin e vlores duke aritur te perfundoje shume gjera te cilat ndonje antare i kryesise se partise demokratike nuk do te mundete.

    Garnatoj se gara midis ketyre dy rivaleve eshte shume e lehte dhe i uroj Z.Shpetim Gjika dhe njher ta gezoj postin e kryetarit te bashkise vlore.

    Per te gjithe ju qe doni te shifni punen e tij 4 vjecare,
    http://www.bashkiavlore.org/

    Faleminderit !
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  3. #3
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Do me pelqente te fitonte Kreshnik Alimerko.......me duket me i drejte ne zgjidhjen e problemeve......suksese Niku.
    Wild and crazy can't be lazy

  4. #4
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Ja C.V e z.Shpetim Gjika !


    Emri: Shpėtim
    Mbiemri: GJIKA
    Datėlindja: 03.08.1962
    Vendlindja: Vlorė
    Gjendja civile: I martuar
    ARSIMIMI
    1977 – 1981:
    Shkolla e Mesme e Gjuhėve tė Huaja “Asim Vokshi”, Tiranė
    1982 – 1986:
    Universiteti i Tiranės, Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja, Dega e Gjuhės frėnge
    Nga Tetor 2005:
    Universiteti Teknologjik “Ismail Qemali”, Vlore; Fakulteti i Drejtėsisė
    2005 - 2006:
    Master pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare – “IRERIE Institut Universitaire
    EKSPERIENCA PROFESIONALE
    1986 – 1996:
    Mėsues i gjuhės frėnge pranė shkollės sė mesme Llakatund, Vlorė
    1997 – 1999:
    Drejtor i Shkollės 8-vjeēare “15 Tetori”, Vlorė
    1999 – 2002:
    Drejtor i Shkollės sė Mesme Tregtare, Vlorė
    2001 – 2002
    Kryetar i Kėshillit tė Bashkisė Vlorė
    2002 – 2003:
    Prefekt i Qarkut Vlorė
    Nga Tetor 2003
    Kryetar i Bashkisė Vlorė

    KUALIFIKIMET PROFESIONALE
    1997:
    Kurs kualifikimi “Civilizim, Metodologji, Krijimtari” pranė Qendrės sė Linguistikės sė Aplikuar tė
    Universitetit Franche-Comte, Besancon, Francė
    1998:
    Shkalla e dytė e Kualifikimit Pedagogjik si mėsues i gjuhės frėnge
    1998:
    Dėshmi e kompiuterit pėr programet Windows dhe Office (Word, Excel, PowerPoint),
    1999:
    Dėshmi e gjuhės italiane nga Instituti Italian i Kulturės
    2000:
    Dėshmi e gjuhės angleze nga QFP Vlore
    2000:
    Kurs kualifikimi “Prodhim, Menaxhim Financiar, Marketing, Menaxhim Personeli te shkollave ekonomike dhe qendrave tė Formimit Profesional”, organizuar nga ISP, GTZ, Swisscontact, KulturKontact dhe PARSH.
    2001:
    Kurs kualifikimi “Menaxhimi dhe Lidershipi 1”, Sofje, Bullgari, organizuar nga Instituti Pedagogjik
    Federal i Vjenes, KulturKontakt – Austri
    2002:
    Kurs kualifikimi “Menaxhimi dhe Lidershipi 2”, Sofje, Bullgari, organizuar nga Instituti Pedagogjik
    Federal i Vjenes, KulturKontakt – Austri

    AKTIVITETI POLITIK
    23.03.1992
    Anėtarėsimi nė PSSH, Dega Vlorė
    1992 – 1994
    Anėtar i Komitetit Drejtues tė PS, Dega Vlorė
    1994 – 1996
    Zv/Kryetar i PS, Dega Vlorė dhe anėtar i Kryesisė sė PS, Dega Vlorė
    1994 – 1996 Zv/Kryetar i FRESSH, Dega Vlorė
    1997 – 2003
    Anėtar i Kėshillit tė Bashkisė Vlorė dhe Kryetar i Komisionit tė Marrėdhėnieve me Jashtė pranė kėtij
    2001 – 2002:
    Kryetar i Kėshillit tė Bashkisė Vlorė, PS
    2002 – 2003:
    Prefekt i Qarkut Vlorė
    Nga Tetor 2003:
    Kryetar i Bashkisė Vlorė
    Nga Dhjetor 2003:
    Delegat i Kongresit tė PSSH
    Nga Dhjetor 2003:
    Anėtar i Asamblese Kombetare tė PSSH
    GJUHET E HUAJA
    Frėngjisht:
    Shume mire (tė lexuar, tė shkruar, tė folur)
    Italisht:
    Shume mire (tė lexuar, tė shkruar, tė folur)
    Anglisht:
    Mire (tė lexuar, tė shkruar, tė folur)
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  5. #5
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Edi Rama, Kryetar i PSSH
    Unė jam i bindur qė kėtu tė gjithė bashkė jo vetėm tė bashkuar si parti, por edhe tė bashkuar si qytetarė, jo vetėm mes nesh, mes anėtarėve, simpatizantėve dhe mbėshtetėsve tanė, por edhe me ftesė tė sė gjithė qytetarėve vlonjatė do t’i japim nėpėrmjet Shpėtim Gjikės njė fitore triumfale tė majtės sė bashkuar dhe njė sinjal shumė tė qartė kryeministrit tė errėsirės se koha e shkuar e politikės sė vjetėr ka perėnduar, se hijet e sė shkuarės nuk mund tė mbajnė mė peng tė ardhmen e fėmijėve tanė dhe tė fėmijėve tė kundėrshtarėve tanė, se e ardhmja e Vlorės ėshtė nė rrugėn e bashkimit tė kėsaj opozite, e cila ėshtė opozitė sepse u nda dhe e cila do tė jetė nesėr qeveri sepse u bashkua.

    Ilir Meta, Kryetar i LSI
    Vlora ėshtė nė zemrėn dhe vetėdijen e ēdo shqiptari tė ndershėm, patriot dhe tė pėrgjegjshėm pėr tė ardhmen e kėtij vendi, sepse Vlora ėshtė simboli i bashkimit kombėtar, sepse Vlora edhe sot nėpėrmjet kėsaj opozite tė bashkuar jep mesazhin se e majta e bashkuar ėshtė kėtu jo vetėm pėr tė ardhmen e atyre qė votojnė majtas dhe pėr progresin, por pėr tė ardhmen e gjithė shqiptarėve tė cilėt nuk do tė mundet mė t’i ndajė Sali Berisha mbas 18 shkurtit.


    Skėnder Gjinushi, Kryetar i PSD
    Mė 18 shkurt do tė kemi jo vetėm votėn e tė majtės, por do tė kemi votėn e gjithė atyre qė kėrkojnė progresin, kėrkojnė zhvillimin dhe dinė tė dallojnė alternativėn e majtė nga alternativa e djathtė. Ne i ftojmė gjithė qytetarėt dhe votuesit e Shqipėrisė tė krahasojnė dy modelet tona, tė krahasojnė Tiranėn e vitit 2000 me Tiranėn e sotme dhe Vlorėn e 1997 me Vlorėn e 2007. Shpėtimi ka drejtuar me shumė profesionalizėm Bashkinė e Vlorės, mė shumė investime ka bėrė Shpėtimi nė Vlorė nė 3 vjet se Sali Berisha nė gjithė Shqipėrinė nė njė vit e gjysmė.


    Paskal Milo, Kryetar i PDS
    Vlora ėshtė besnike e sė majtės shqiptare, nga Vlora kanė nisur lėvizjet e mėdha revolucionare nė demokratizimin e pushtetit tė Shqipėrisė, jo vetėm tani nė kėto 15 vjet, por gjithmonė Vlora ka qenė nismėtare e lėvizjeve historike pėr demokraci. Qė nga Vlora u nis Fan Noli me shokėt e vet dhe mbėrriti nė Tiranė qė bėri transformimin demokratik, kėtu u hodhėn rrėnjėt e thella tė Luftės Nacionalēlirimtare.


    Neritan Ceka, Kryetar i PAD
    Ju falėnderoj pėr disa takime tė mrekullueshme qė kam pasur nė Vlorė , pėr atė pėrkrahje qė na keni dhėnė nė ditė tė vėshtira, dua tė kujtoj mbėshtetjen qė i keni dhėnė demokracisė shqiptare nė vitin 1990-91, pėrkrahjen qė i keni dhėnė demokracisė shqiptare nė 97-tėn kundėr atyre qė donin ta kthenin historinė mbrapa
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  6. #6
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Shpėtim Gjika takohet me banorėt e Rajonit Nr.1 tė qytetit tė Vlorės,

    prezanton projektet, merr mbėshtetjen e tyre.



    Kandidati i opozitės sė bashkuar pėr kryetar tė bashkisė sė Vlorės zoti Shpėtim Gjika, qė prej tė premtes nisi turin e tij elektoral nė lagjet e qytetit tė Vlorės, ku ėshtė takuar me banorėt dhe ka shkėmbyer me ta mendime pėr zhvillimin e qytetit nė vitet e ardhshme.Konkretisht, kandidati Gjika ka inspektuar gjatė paradites, duke ecur nė kėmbė, lagjet e Rajonit Nr.1 tė qytetit tė Vlorės, tė cilat janė dhe lagjet mė tė vjetra tė qytetit dhe ku infrastruktura e tyre ka nevojė pėr ndėrhyrje.Kandidati pėr kryetar tė bashkisė sė Vlorės, zoti Shpėtim Gjika ka takuar banorė tė shumtė gjatė rrugės, ėshtė futur nė njė furrė buke ku tė shurdhonte gjeneratori i ndezur enkas pėr pjekjen e bukėve, ėshtė ndalur tek njė berberanė, ėshtė futur nė disa lokale, ka trokitur dhe ėshtė futur nė disa shtėpi, ku ka biseduar dhe ka qarė hallet dhe problemet e njerėzve tė kėtij rajoni. Nė tė gjitha kėto takime, kandidati Gjika, ka pasur tė njėjtėn sjellje, tė thjeshtė dhe si djalė i shtėpisė, nuk ka dashur tė bėjė premtime nė erė, por ka treguar konkretisht projektet qė kishte nė dorė, tė cilat do tė nisin brenda vitit 2007, ku posacėrisht pėr pėr rajonin nr. 1 Gjika ka pasur projektet e pėrgatitura prej stafit tė tij dhe u tregoi banorėve rrugėt qė do tė rikonstruktoheshin.

    10 rrugėt nė Rajonin Nr.1 qė do tė rindėrtohen pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit.

    Kanditati i opozitės sė bashkuar pėr kryetar tė bashkisė sė Vlorės zoti Shpėtim Gjika, i shoqėruar nga shtabi i tij elektoral, nga simpatizantė dhe nga shumė banorė tė rajonit nr.1 tė qytetit, u ka trguar kėto tė fundit si dhe banorėve qė takonte rishtaz, projektet e tij konkrete, tė cilat pėrfshihen nė programin e tij elektoral.



    Rruga “Ali Demi”, rruga “Halim Xhelo”, rruga “Drashovica”, rruga “Mitat Sallata”, rruga “Isa Boletini”, unaza e re dhe unaza ekzistuese e qytetit, e cila do tė zgjerohet nė 16 metra, rrugėt hyrėse dhe dalėse tė qytetit, e njė sėrė rrugėsh dhe rrugicash tė tjera, do tė rikonstruktohen gjatė vitit 2007, ku veē asfaltimit, do tė jenė tė ndriēuara, tė gjelbėruara dhe me trotuare bashkėkohore. Rikonstruksioni i disa rrugėve nė rajonin nr.1 do tė mbėshtetet nė asfaltimin apo betonimin e tyre, pasi vetė relievi i kėtij rajoni dhe lagjeve qė e pėrbėjnė atė, ėshtė nė tė shumtėn e rasteve kodrinor dhe shumė i pjerrėt, rrugėt dhe rrugicat janė tė ngushta, saqė nuk ėshtė i mundur ndėrtimi i trotuareve dhe mbjellja e pemėve.Por kandidati Gjika dhe specialistėt apo shtabi i tij elektoral, qė ai kishte me vete, kanė evidentuar edhe disa rrugica, tė cilat nuk ishin tė planifikuara nė projektet e paraqitura.Pas kėtyre takimeve dhe inspektimeve nė terren, kandidati Gjika ka mbledhur specialistėt e projektimeve dhe ka kėrkuar qė edhe rrugėt apo rrugicat e paevidentuara tė pėrfshiheshin nė programin e paraqitur.Gjika u deklaroi banorėve tė kėtij rajoni se “bashkia ka nė arkėn e saj 1.5 miliard lekė tė vjetra, tė cilat do tė mbėshtesin tė gjitha projektet e infrastrukturės qė nisin gjatė kėtij viti. Ka ikur koha e takimeve populiste, me premtime butaforike qė nuk mbahen dhe qė janė vetėm pėr fushatė elektorale.” Ndėrsa kryetari i PS, dega Vlorė, zoti Eltar Deda tha se “Shpėtim Gjika e tregoi veten gjatė 3 viteve tė kaluara dhe sot me projekte nė dorė ėshtė personi mė i besueshėm pėrpara komunitetit tė Vlorės”
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Si janė shpėrdoruar fondet publike nga Shpėtim Gjika


    Mezin MARA


    Nėse do t'i hedhim njė sy tė shpejtė buxhetit tė Bashkisė sė Vlorės, qė drejton zoti Shpėtim Gjika i Partisė Socialiste, vihet re lehtė se paratė qė paguajnė taksapaguesit vlonjatė pėr zhvillimin e qytetit tė tyre tė preferuar shkojnė nė xhepat e militantėve tė Partisė Socialiste. Ajo qė duhet tė dominonte kėtė buxhet janė pa dyshim dhe duhet tė ishin investimet, pra, pėrqindja mė e madhe e buxhetit duhet tė shkonte pėr rrugėt gjithė gropa, pėr shkollat, pėr gjelbėrimin, pėr sinjalistikėn, pėr tregjet etj. Kjo do tė tregonte se vėrtet Shpėtim Gjika mendon e punon pėr Vlorėn siē ka qejf tė deklaroi ai. Por ē'ndodh nė tė vėrtetė me taksat dhe tatimet qė paguajnė vlonjatėt, ku pėrfundojnė ato?

    Nga buxheti i Bashkisė 23% shkojnė pėr paga dhe sigurimet shoqėrore tė nėpunėsve socialist tė Shpėtim Gjikės, pra njė e pesta e buxhetit shkon te xhepat e besnikėve socialistė tė Shpėtim Gjikės. Dhe qė tė kuptohet mė mirė vjedhja e parave tė vlonjatėve le ta sqarojmė se Bashkia e Vlorės, pa Policinė Bashkiake ka gjithsej 141 nėpunės nė njė kohė qė Bashkia e Tiranės qė ėshtė 10 herė mė e madhe se ajo e Vlorės ka gjithesej 350 nėpunės, gjė qė do tė thotė sipas kėtij proporcioni qė Bashkia e Vlorės duhet tė kishte 10 herė mė pak, pra vetėm 14 nėpunės.

    Natyrisht qė bashkia nuk mund tė qeveriste me 14 nėpunės dhe duhet tė ketė shumė mė tepėr, por ama me arsye mėnyrė aq shumė 141 vetė, ose gati 40% tė nėpunėsve tė Tiranės qė ėshtė 10 herė mė e madhe se Vlora. Pse ka ndodhur ky fenomen? Ėshtė shumė e thjeshtė qė dhe vetė Shpėtimi ta kuptojė se si po shkel me kėmbė djersėn e vlonjatėve, duke mbajtur njė administratė tė fryrė. Kėtė e kupton edhe shoku Bilal Shkurti, kėtė e kuptojnė gjithė socialisto-komunistėt e Vlorės, qė po e rrjepin Vlorėn. Por kėta drejtorė tė pandėrgjegjshėm duhet tė shpėrblejnė ata fisoman qė dogjėn Vlorėn mė 1997, ata qė vodhėn e falsifikuan votat mė 2004, ata qė haptazi nė kundėrshtim me ligjin bėjnė fushatė politike sot pėr Shpėtim Gjikėn.

    Kėta njerėz qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me moralin e qytetarėve tė mirė tė vlonjatėve janė shpėrblyer nga ana e shokut Gjika me poste e frona nėpunėsish nė bashki, por tė rrogtur pa frymė nė kurriz tė komunistit tė ndershėm vlonjat. Jo vetėm kaq, por nesėr do tė hedhim njė sy prejardhjes sė nėpunėsve tė Bashkisė do tė shohim se aty dominojnė tėrbaēiot, fshatarėt e Shpėtim Gjikės, pas tyre vijnė vranishjotėt, pra, kemi tė mpleksur njė rrjet merimange tė neoptizmit, krahinizmit. Jo vetėm qė nė bashki nuk ka asnjė kundėshtar politik tė shokut Gjika, por nuk ka asnjė qytetar vlonjat, pėr tė cilėt shoku Gjika ka alergji.

    Kėshtu pra, kjo bandė e Bashkisė, pasi kėrkonte njė tė pestėn e buxhetit, e pangopur kėrkon privilegje tė tjera, duke shpenzuar ose mė saktė, duke shpėrdoruar edhe 38% tė buxhetit pėr ngrohje, udhėtime e dieta lartė dhe poshtė vendit, karburant pėr makinat e tyre, letėr e stilolapsa e artikuj tė tjerė luksi tė kėsaj natyre, pa lėnė mėnjanė dhe darkat dhe drekat qė shtrojnė pėr veten e tyre. Pra, nė buxhet kėto shpenzime qejfi tė shokut Shpėtim Gjika quhen me njė emėr tė bukur, shpenzime operative. Nuk ka bashki nė botė dhe nė Shqipėri qė nėpunėsit e saj tė harxhojnė pėr qejf 38% tė buxhetit, ose mė saktė ėshtė vetėm bashkia e uzurpuar nga tefani i tėrbaēiotit Gjika, pa dashur tė lėndojė tėrbaēiotėt e mirė e tė dashur. Nėse do tė mbledhim 23% tė buxhetit pėr paga e sigurime shoqėrore me shifrėn 38% tė shpenzimeve operative ose tė qejfit tė nėpunėsve tė Shpėtim Gjikės na del se 61% e buxhetit tė Bashkisė sė Vlorės shkon pėr tė mbajtur njė administratė tė fryrė dhe fare tė panevojshme.

    Ja dhe njė shembull qė vlonjatėt tė kuptojnė mė mirė se si rrjep Shpėtim Gjika. Drejtuesit e bashkisė, kryetarė, zv/kryetarė, sekretarė dhe drejtor drejtorie janė gjithsej 17 vetė tė gjithė sipas pikės 4 tė buxhetit tė Shpėtim Gjikės. Marrin nga 5000 lekė nė muaj pėr tė folur me telefon celular, ose ēdo muaj drejtorėt e bashkisė harxhojne 850 000 lekė tė vjetra pėr tė bėrė qejf me celular, ose njė drejtor nė bashki shpėrblehet nga Shpėtim Gjika me pesė karta telefonike!

    Ēdo qytetar vlonjat le tė mendojė vetė se sa karta harxhon ai nė muaj, pėr tė kuptuar se si po thithin gjithmonė shushunjat e Shpėtim Gjikės. Nga ana tjetėr ēdo njeri normal mund tė pyesė se pėrse duken gjithė kėta drejtorė? Pėrse duhet tė marrė 5 karta telefonike drejtori i Burimeve Njerėzore, drejtori i Marrėdhėnieve me Publikun, drejtori i Financės etj. Kujtojnė lexuesin se nė tė gjitha ministritė e qeverisė Berisha, asnjė drejtor drejtorie nuk merr asnjė pėr telefon celular.

    Pas kėsaj analize del pyetja se sa lekė pėrdor Shpėtim Gjika pėr t'u shpėrblyer vlonjatėve, pasi kemi hequr paratė e qytetit tė tij? Pėr t'i shėrbyer popullit tė Vlorės mbeten vetėm 39%, pra pėr investime, rrugė, kanalizime, ndriēime, furnizime me ujė e t'u mbeten 39%, pasi 61% tė fondit e ka pėrlarė banda e Shpėtim Gjikės.

    Ja pra, njė nga arsyet e shumta se pėrse vlonjatėt do ta ndėshkojnė Shpėtim Gjikėn dhe bandėn e tij hajdute nė 18 Shkurt. Vlonjatėt nuk do tė lejojnė mė tė vidhen e tė poshtėrohen nga Shpėtim Gjika. Kuptohet gjithēka pse kėto shpėrdorime nga "shoku" Gjika, por ėshtė duke ardhur gjykatėsi, le tė pėrgatitet pėr t'u pėrgjigjur para ligjit. Ka kohė deri mė 18 shkurt.





    RD


    --



    Gjinush caushi flet per progres..

    e di mire Vlora se ku ja dha progresin gjinushi..
    ne shtimin progresiv te varrezave ne periudhen 97 e ne vazhdim..

    tmerrin ja dha femijve te vlores qe ska per ti dale kurre nga memoria..

  8. #8
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Eh sa mire eshte kur keta plehrat tane flasin per njeri tjetrin dhe pastaj i sjellin shkrimet ketu ne forum ti lexojme edhe ne

    Ah sa mire do te ishte sikur ne vend te fjaleve prej grash te merrnin nga nje pistolete e t'ia veshnin njeri tjetrit si burrat e pastaj t'ia fusnin edhe vetes apo jo o zoti Brari

  9. #9
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    S'jetoj aty ne vlore,dhe nuk di te flas shume me shifra konkrete si Brari,por nje gje e di fort mire:
    Vlores i duhet nje njeri i paster moralisht,me kulture e edukat qytetare,jo i molepsur me lloj lloj ideologjish....etj etj
    Nik Alimerkon e njof ne vite.Per mua e meriton te drejtoi vloren me kusht qe,me pak me shume egersi me palen kundershtare si do ta quaja.
    Nuk duhet te harojme masakrat e 97'....
    Wild and crazy can't be lazy

  10. #10
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga jessi89
    S'jetoj aty ne vlore,dhe nuk di te flas shume me shifra konkrete si Brari,por nje gje e di fort mire:
    Vlores i duhet nje njeri i paster moralisht,me kulture e edukat qytetare,jo i molepsur me lloj lloj ideologjish....etj etj
    Nik Alimerkon e njof ne vite.Per mua e meriton te drejtoi vloren me kusht qe,me pak me shume egersi me palen kundershtare si do ta quaja.
    Nuk duhet te harojme masakrat e 97'....
    Te shpresojme qe te jete keshtu si thoni ju per Alimerkon
    Sa per Gjiken e kam pare njehere ne televizion para 2 vjetesh kur isha ne Vlore. Ky miku kishte marre edhe nja ca bashkfshatare te tij, punetore te Bashkise dhe kishin vajtur ne Dubai, per te vendosur relacione a lidhje me Arabet atje thoshte ,
    dhe ca benin keta miqte , ishin vendosur ne hotelin me te shtrenjte te Dubait qe une as nuk mund ta imagjinoj sa mund te jete nje nate atje, jo nje jave sa ndenjen ata, dhe pastaj vetem hanin e pinin e benin pazar e shetitje bashke me gazetaret qe benin emisionin e ne te tjeret i shikonim ne televizor. Une ne ate moment jam cuditur nga fakti se ku i gjenin tere ato leke , por po e kuptoj me mire tani me kete artikullin qe ka sjelle Brari.
    Jo i rrepte duhet te jete Alimerko por nqs ai deshiron te fitoj une mendoj se nje nga premtimet kryesor elektoral te tij duhet te jete nxjerrja para drejtesise te ketij keqbersit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  2. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  3. Kreshnik Çollaku, i ngarkuari me punë në SHBA
    Nga BOKE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 17:38
  4. Lajmi mė i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04
  5. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •