Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Kush ka provuar kenaqesine e pushtetit dhe te te qenit "te rendesishem" veshtire se heq dore nga ky passion per te partur ne dore fatin e mijerave njerezve.Pak a shume si puna e kumarit, apo pijes, dhe kjo pune eshte nje loje,nje passion per emocionet e lojes politike. Me mire te shohim nje film te ri pasi te vjeterin e kemi pare
    dhe s na ngjall me interes,te njejtat shprehje, te njejtat fjale......ta provoje nje here
    dhe Niku
    La vida es un carnaval

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky shkrim i Lubonjes vlen per cdo qytet te shqiperise.. dhe per Vloren si brilanti i Natyres Shqiptare.. por qe po e bejne lagje cikagoje.. te viteve 1940.. dhe per durrsin te cilin e shkattrruan.. si brenda ne qytet ashtu dhe ne plazh.. por ishalla shpeton korca e elbasani qe deri tani nuk jan masakruar si tiran durresi e vlora..

    --

    Dobesite e fushates se Olldashit


    E Premte, 09 Shkurt 2007


    Nga Fatos Lubonja

    Pika kulminante e fushates elektorale ne Tirane deri me tani, sipas meje, mberriti me denoncimin qe beri kandidati Olldashi dy dite me pare mbi pasojat dramatike qe i ka sjelle qytetit shkelja e rregullores se urbanistikes. Sipas Olldashit, se bashku me 3 milion e 500 mije metra katrore ndertime te kryera gjate gjashte vjeteve, sipas rregullores se urbanistikes te miratuar nga socialistet, (qe sigurisht eshte hartuar duke patur parasysh rregullore qytetesh normale) Tiranes do te duhej t’i ishin shtuar, minimalisht, 210 mije metra katrore gjelberim rrotull pallateve, 210 mije metra katrore ndertim te parqeve te gjelberuara, 280 mije metra katror rruge dhe shetitore, 1 milion e 220 mije metra katrore park periferik. Po ashtu do te duhej te ishin ndertuar 40 cerdhe te reja, 40 kopshte, 20 shkolla tetevjecare, 10 shkolla te mesme, 70 mije metra katrore terren sportiv publik. Te gjitha keto nuk jane bere dhe c’eshte me e keqja nuk ka terren ku te behen, sepse ky eshte zene nga ndertimet. Diferenca midis qytetit qe duhet te ishte dhe atij qe ka dale eshte diferenca midis nje qyteti normal dhe nje qyteti te cmendurish.

    Kjo goditje e Olldashit, mu pse ishte momenti me i forte i fushates se tij, zbuloi, sipas meje, edhe dobesine me te madhe te kesaj fushate. Paradoksalisht pika e saj e dobet eshte ajo qe duket pika e saj e forte: perqendrimi i goditjes mbi Edi Ramen dhe korrupsionin e tij. Pa dyshim Edi Rama ka pergjegjesine me te madhe morale, intelektuale dhe ligjore per kete krim ndaj qytetit. Por ky krim nuk eshte bere nga Edi Rama vetem. Ky krim eshte bere nga nje “bande” shume me e madhe e me e shtrire ne numer e profesione. Kryebashkiaku nuk eshte as inxhinieri arkitekt qe ka projektuar shemtirat qe ngrihen perdite, as inxhinieri konstruktor qe i ka perllogaritur, as investuesi, as pronari i trojeve qe ka bere kontraten me ndertuesit dhe as i vetmi qe i ka miratuar ne KRRT. E kam fjalen se perbindeshi qe ka bere kete shkaterrim dhe qe po e fut qytetin ne kolaps eshte nje shumekembesh, tentakulat e te cilit do te duhet t’i shohim edhe tek shumcka tjeter pervec duarve te gjata te Edi Rames nese duam vertet ta luftojme ate. Ato duhet t’i shohim edhe tek ish-pushtetaret qendrore socialiste si Nano, qe ne vend se te kontrollonin Ramen, e perdoren sistemin e tij per vete, edhe tek mediat qe i’a kane fshehur publikut kete gjendje sepse shumica e pronareve te tyre jane ndertues, edhe tek sistemi i drejtesise i kapur prej tij e me radhe. E kam fjalen, pra, se ky shkaterrim - qe eshte nje pjese e shkaterrimit qe i eshte bere e po i behet tere vendit – eshte rezultat i nje sistemi qe punon mbrapsht, sepse punon ne interesat e nje pakice te papergjegjshme, ashtu sikurse punonte mbrapsh edhe sistemi komunist, ne thelb, po per te njejtat arsye.

    Problemi eshte se duke e fokusuar te gjithe te keqen e kesaj gjendjeje tek Rama e duke mos folur per sistemin, mund te arrihet fare mire eliminimi i Rames, por jo i sistemit shkaterrues te qytetit. Fakti qe e njejta masaker urbane ka ndodhur ne thelb edhe me bashkiaket paraardhes edhe ne qytetet te tjera, edhe atje ku qeveris PD-ja, tregon se e keqja eshte shume me e madhe sesa Rama. Mungesa e denoncimit te sistemit me te tere tentakulat e veta e fuqine e vet eshte sipas meje nje nga pikat me te dobeta te Olldashit. Si eshte e mundur qe askush prej ndertuesve psh. nuk figuron krahas Rames ne listen e te akuzuarve, por perkundrazi keta miklohen e mbahen afer nga kandidati? Nuk mundet qe ndertuesit te lajne duart nga kjo mesele. Madje, sipas disa deklaratave te Rames, ndertuesit, me pangopshmerine e tyre, kane percudnuar edhe lejet e ndertimit te dhena nga ai, kurse qeveria ku ka bere pjese deri dje Olldashi, si dhe policia ndertimore e varur nga kjo qeveri, kane heshtur ndaj shkeljeve te ndertuesve. Pervec pastrimit te ndonje shkolle dhe shembjes se “Zogut te Zi”, asgje thelbesore nuk u be ne qytet gjate kesaj kohe duke bere qe keto akte te duken me shume si fasada. Sot kundershtaret e PD, po edhe ata qe kane interes thjesht te fitojne socialistet, madje edhe nje pjese politikanesh socialiste, nuk eshte se flasin mire per te tyrin, por deklamojne rrezikun se demokratet do te shfrytezojne ne menyre edhe me barbare dhe me te papergjegjshme sistemin e korrupsionit qe ngriten socialistet po te marrin ne dore edhe pushtetin lokal.

    Dobesia e dyte e fushates se Olldashit eshte mungesa e percaktimit te prioritetit ne projektin qe i paraqet publikut. Dhe kjo sipas meje, nuk eshte pa lidhje me mungesen e denoncimit te sistemit ne teresine e vet. Gjendja katastrofike qe pershkroi Olldashi me shifra e qe ne e shohim me sy e me veshe e me kembe e me mushkeri perdite, nuk mund te mos vere prioritet te prioriteteve frenimin e kesaj masakre dhe marrjen ne dore te kontrollit te territorit. Premtimi nga Olldashi i planit urbanistik per gjashte muaj dhe ideja e zhvillimit policentrik te qytetit eshte shpresedhenes pikerisht ne kete kontekst. Por, duke marre parasysh situaten qe pershkroi kandidati, ta do mendja se ky plan urbanistik do te duhet te hartohet duke synuar nevojen e normalizimit te qytetit, duke parashikuar ndertime kopshtesh, shkollash, parqesh, lulishtesh, fushash sporti etj. E kjo do te thote se projekti i Olldashit do te duhet ta vere theksin tek nevoja e nje frenimi te ndertimeve deri ne hartimin e ketij plani, sepse plani do te duhet te parashikoje edhe shembje ndertesash qe jane ngritur mbi rruge e mbi sheshe publike, edhe shtetezim e demshperblim te banoreve perreth duke i dhene siperfaqe banimi ne keto ndertesa, edhe kompensim pronaresh ne troje ku nuk jane kryer ende ndertime te larta ne menyre qe ato te shnderrohen ne parqe e lulishte, e te tjera gjera si keto. Mirepo nderkaq sot ne Tirane thuhet se ka 150 firma ndertimi qe vazhdojne te ngrene pallate banimi dhe jo shkolla, as kopshte, as lulishte e asgje nga ato qe permendi Olldashi si mungesa. Ne periferi te Tiranes ne Dajt dhe ne zona te tjera ku drejtojne demokrate nen shembullin e Rames, punohet edhe me keq se ai ne dem te gjelberimit. Duke patur parasysh kete problematike dhe kete prioritet te prioriteteve lind pyetja: si eshte e mundur qe njekohesisht u flitet viktimave per masakren qe kane pesuar, edhe ekzekutuesve materiale te saj, ndertuesve, u premtohen lehtesira ne vazhdimin e masakres? Duke patur parasysh pasqyren dramatike qe paraqiti Olldashi pyetja shtrohet: Cfare do te ndertojne me keta ndertues ne kete qytet te sterpopulluar me beton? Ku do te ndertojne keta? Po ashtu: te mos harrojme se plani francez i kryebashkiakut parashikon ndertimin e tete qendrave te biznesit me nga njezetepese kate secila e jo vetem kaq, por edhe shume ndertime te tjera te larta qe do t’i rrisin edhe me shifrat katastrofike qe na dha Olldashi ne dem te gjelberimit, parqeve e lulishteve. Ai ne fakt eshte plani i kolapsit perfundimtar, i debimit perfundimtar te Tiranasve nga qyteti i tyre per ne rrethinat apo per ne cmendine. Perse nuk flitet me per rishikimin e planit francez, ne kuader te planit teresor te qytetit sic u fol ne fillim nga demokratet, por konsiderohet i mireqene edhe nga ky kandidat? Projekti Olldashi nuk i jep pergjigje ketyre kontradiktave.

    Ne retorikat e te dy kandidateve gjen shume pika te perbashketa. Te dy kandidatet premtojne planin urbanistik, zonat e gjelberta, rruget qe duhet te mbarojne se shtruari, kopshtet, cerdhet, shkollat. Te dy palet flasin per frymemarrjen e qytetit, per pastrimin nga plehrat e nga ndotja e ajrit, si dhe te tjera gjera si keto qe i interesojne shumices se votuesve. Por, fatkeqesisht, te dy palet nuk tregojne se nga i kane marre te hollat per fushaten e tyre. Deri me tani pervoja ka treguar se fushatat elektorale kane qene koha e te mbjellave te sistemit te korrupsionit, kurse masakra urbane qe na paraqiti Olldashi te korrat e saj. Ceshtja e kesaj fushate mund te shtrohet edhe keshtu: na thoni nga i keni marre te hollat e fushates, t’ju themi se cilet jeni dhe cfare do te beni ne te vertete.



    ------


    plotesisht dakort jam me lubonjen..

    por lubonja do bente mire te angazhohet totalisht ne shtabin e olldashit qe te qerohet klani mafioz edvin-mim e kompani qe dhe tek banka e muzue duan te ngrene nja 5 goxilla betoni.. e pastaj mbasi te jet c'pushtetizuar kapo i mafies behet me e lehte lufta per ajrin..

    cmendon ti dydrinas..?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 12-02-2007 mė 04:48

  3. #23
    Sexy_Angioletto Maska e Biriccchina
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Postime
    14
    Eshte gjynah kur shikon qe Shpetim Gjika VLoren e ka kthyer ne shesh ndertimi. Si ka mundesi qe ka vlonjate qe te miren e shohin te kjo? Ai ka firmosur leje ne shume sheshe duke shkelur rregullat e urbanistikes.Pas pak rrezik do jape leje te hidhen dhe plinta brenda ne det per pallatet, se aq afer i kane shkuar detit sa s'ka me tutje. Ka ne keshillin bashkiak nje turme fshataresh te cilet s'bejne asgje gje perveēse te jene ne bashki per firmosjen e hyrjes, dhe te daljes.As nje minute me shume.Hallet e popullit i zgjidhin kafeneve e lokaleve te Vlores.
    Pluhuri ne Vlore te mbyt sepse ndertohet nga te gjitha anet.Asnje pallat i ndertuar kohet e fundit s'ka te parashikuar nje hapesire me gjelberim rreth e rrotull, sado te vogel.Cdo meter shfrytezohet ne maksimum, madje duke ndertuar me shume sesa 8 katet e vendosura per pallatet ne Vlore.
    Eshte gjynah sepse Vlora kishte te gjitha hapesirat e mundshme, si per ndertimin e pallateve te medha, qe mund te beheshin me mire ne zonat larg detit, dhe per hapesira te gjelbera dhe zona shplodhese apo argetuese me afer tij.Gjithashtu kishte mundesite qe te mos bente pallate 13 kateshe a thua se eshte bere popullsia 10 milione.Kishte mundesite qe ne pallatin e ri te mos te te ndizte cigaren komshiu te pallati perballe, por te kishe hapesire te merrje fryme.
    Eh i kishte Vlora te gjitha mundesite, po ec e prishi tashme gjithato pallate ku s'ka ngelur me fshatar pa zbritur, lejet e ndertimit per te cilat i ka dhene zotnia e tij qe une e urrej dhe shpresoj ti dale nga hundet ai 4 vjeēar ne te cilin ka lozur me popullin vlonjat.
    Kete Alimerkon nuk e njoh dhe s'flas dot , po me mire te provojme nje tjeter sesa te vleresojme si pozitive dhe te rikonfirmojme Gjiken se e pame ēa malli koti eshte.
    SHejtani fle, ē'ke qe e zgjon??

  4. #24
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Kam pershtypjen qe shume njerez ketu kane harruarr pse Shqiperia gjendet ne kete stad akoma. Kam perrshtypjen se disa njerez ketu kane harruarr periudhen e famshme te qeverise "pd" me Berishen si president duke u perpjekur ta bente Shqiperine demokraci presidenciale. (qe faktikisht gjate kohes se tij si president ishte sepse ulej Sala ne krye te tavolines ne keshillin e ministrave)

    Kam pershtypje se jane harruarr shprehje te idhujve Pd-ist : Te shkaterrojme gjithcka qe ngriti Komunizmi e t'ia nisim nga e para.

    E pastaj u turren ushtaret pd-ist e pervec shkaterrimit ndertuan vend e pa vend se ishin te paprekshem. Lejet e ndertimit u dhane sipas qejfit ...e na dolen ne vlore Kuksian pronare tokash.

    U harruan valle te gjitha keto gjera qe e cuan shqiperine deri aty sa te ngriehj perseri ne revolucion??? Revolucion qe kushtoi me shume jete se ai kunder regjimit komunist. Revolucion qe I eturi per pushtet Berisha donte te shtypte me dhune ...due marre dhe mercenar serb si polic e shpene ne vlore te armatosur.
    I keni harruarr o njerez te mire te gjithe keto gjera???

    Une s'e kuptoj si kane fytyre disa ketu e me flasin per vepra te komunizmit kur bemat e sali berishes me shoke i ke shume me afer. S'arrij te kuptoj se si mund te hedhesh akuza per prishjen e qyteteve nderkohe qe ne 97 keto qytete gjendeshin te mbipopulluara nga ndertimet pa leje e pastaj ne zjarr e gjak.

    I harruat o njerez te mire? Po nuk i harron Vlora. E vlora sado te fryje e shfryje Bajraktar Berisha voten Vlora nuk ka per tja dhene ndonjehere Malokeve se eshte gjiri i qytetarise.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------

    Vlonjatėt, pas zgjedhjeve lokale, kanė si kėshilltar nė kėshillin bashkiak njė element tė ri:

    Tan Liēaj!

    -----------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ato brockulla qe thua ti jestervėrdi.. jane prallat qe prodhoj ps-ja ne 92-96 kunder pd-se e te gjitha jane genjeshtra te neveritshme e qe me to juve vampiret e zabitit ngritet rrugacerine ne revolucion shkaterrimtar e gjakatar i cili ja dhjet fishoi varrezat vlores..
    per cdo varr e cdo kok njeriu e cdo plage qe shkaktoj kallashi juaj.. jeni pergjegjes juve..autoret e asaj propogande dhe realizusit e asaj tragjedie..

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  2. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  3. Kreshnik Çollaku, i ngarkuari me punë në SHBA
    Nga BOKE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 17:38
  4. Lajmi mė i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04
  5. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •