Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    I dashuri, plumb në zemër 25-vjeçares

    Esmeralda Laho është ekzekutuar mbrëmë në afërsi të Shkollës së Baletit nga i dashuri i saj, Matjon Mërtiri

    I dashuri, plumb në zemër 25-vjeçares

    Plagoset në këmbë kushërira e viktimës. Dyshime për motive xhelozie, autori ende i lirë

    Lindita Çela

    TIRANË- Më mirë e vdekur sesa në krahët e një tjetri. Duket se ky ka qenë fati tragjik i Esmeralda Lahos, e cila është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga i dashuri i saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur dje rreth orës 21.00 të mbrëmjes, pranë shkollës së Baletit, në afërsi të një lokali në këtë zonë. Policia konfirmoi mbrëmë në darkë se Matjon Mërtiri ka qëlluar me një plumb në zemër të dashurën e tij, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. E plagosur në vendngjarje ka mbetur edhe kushërira e viktimës, Marsela Guri e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se 32- vjeçari nga qytetit i Fierit ka qëlluar të dashurën për motive xhelozie, ndërkohë që të pranishmit në vendngjarje kanë dëgjuar vetëm dy të shtëna me armë.
    Ekzekutimi
    Një histori dashurie ka përfunduar tragjikisht mbrëmë në darkë, ku burime nga vendngjarja tregojnë se 32-vjeçari fierak ka qëlluar me pistoletë mbi të dashurën e tij, duke i marrë jetën. Rreth orës 21.00 të mbrëmjes, 32- vjeçari ka mbërritur në shtëpinë e të dashurës së tij, në rrugën “Mihal Grameno” duke kërkuar të takohet menjëherë me të. Për të realizuar qëllimin e tij, Matjon Mërtiri ka kërkuar ndihmën e kushërirës së të dashurës që duket se e kishte braktisur. Sipas burimeve të policisë, Esmeralda ka zbritur nga pallati së bashku me kushërirën e saj, Marsela Gurin. Burime të policisë thanë se viktima ka qenë e veshur me rroba shtëpie, ç’ka lë të kuptosh se ajo ka zbritur vetëm për pak kohë në rrugë. Por duket se autori i krimit e ka patur të pamundur të kontrollojë situatën. Pas shkëmbimit të disa fjalëve, Matjon Mërtiri ka qëlluar mbi të dashurën e tij, të cilën plumbi e ka goditur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. E plagosur ka mbetur edhe kushërira e saj, e cila ka marrë një plumb në këmbë. Sipas burimeve të policisë, thuhet se autori i krimit ka dashur të qëllojë edhe mbi kushërirën e të dashurës së tij, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që Marsela të ketë mbetur e plagosur nga një plumb rikoshet. Ndërkohë, banorët e terrorizuar të lagjes thonë për “Shekullin” se kanë dëgjuar vetëm dy të shtëna pistolete. Pasi ka kryer krimin, 32-vjeçari është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të qytetit Studenti. Banorët thonë se kanë parë të largohet me shpejtësi, menjëherë pas të shtënave, një makinë tip “Benz” në ngjyrë gri me targa të huaja.
    Hetimet
    Pak minuta pas krimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë. Ngjarja e ndodhur thuajse në qendër të Tiranës ka alarmuar jo vetëm banorët përreth, por edhe drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit. Përveç oficerëve të shumtë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në vendngjarje është parë të mbërrijë edhe zv.ministri i Brendshëm, Gjergj Lezhja. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të krimit, ndërkohë që menjëherë janë urdhëruar të vendosin postblloqe të shumta nëpër rrugët dalëse të Tiranës, për kapjen e tij. Deri në orët e vona të natës së mbrëmshme, policia nuk ka mundur të kapë 32- vjeçarin nga qytetit i Fierit. Hetimet paraprake, policia i ka zhvilluar në dy pista hetimi. Fillimisht është dyshuar se Esmeralda Laho ka vendosur të lërë të dashurin e saj, e ky i fundit ka reaguar duke e qëlluar me një plumb në zemër, ndërkohë që nuk ka mbetur edhe jashtë hetimeve një refuzim i vajzës për të shkuar në Itali, çka 32-vjeçari i është përgjigjur me një plumb pistolete. Gjithsesi, hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin saktësisht krimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, që i mori jetën 25-vjeçares Esmeralda Laho.




    30/10/2006
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana
    SHEKULLI

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    E tmerrshme, nuk kam fjale per te komentuar mbi kete ngjarje.. shume turp te marresh jeten e nje njeriu per nje kapricio.. neser pasneser do i biere kokes me grushte ai cun, por ska per ta gjet me ate goc.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558
    vallai gjynah cfare te them une ngushellime familjes se vajzes
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Arrestohet vrasesi Fatjon Mertiri me origjine nga Fieri dhe banues ne Tirane. Ai u arrestua ne nje fshat te Fushe-Krujes bashke me mikun e tij qe e strehonte.
    Viktima 19 vjecare mendohet te jete vrare pasi nuk ka pranuar te trafikohej si prostitute ne Itali.
    E plagosura nuk eshte kusherira e viktimes por e vrasesit edhe ajo eshte arrestuar nga policia si bashkepuntore ne vrasje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PRI-LTN : 30-10-2006 më 10:40

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    E tmerrshme, nuk kam fjale per te komentuar mbi kete ngjarje.. shume turp te marresh jeten e nje njeriu per nje kapricio.. neser pasneser do i biere kokes me grushte ai cun, por ska per ta gjet me ate goc.
    Nuk ishte per nje kaprico, krimineli e vrau pasi vajza sipas gjasave nuk pranoi qe te shkonte ne Italy dhe sipas gjasave mund te perfundonte prostitute, te pakten keto informacione na sjellin lajmet e fundit.
    Pra vrasesi eshte nje trafikant femrash dhe jo nje i dashuruar fanatik!
    Ngushellime familjes se vajzes pasi kishte nje fund tragjik pa patur asnje faj!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #6
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Nuk eshte e para here qe degjohen te tilla ngjarjesh,ne ketej nga shqiperia nuk na ben pershtypje fare me keto gjera.

    Gjithcka qe dua te them eshte se: Me vjen shume keq per te.ngushellime familjes.
    Feel the pump √

  7. #7
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    po cfar dashurie eshte kjo mer !!! ai ishte i 'dashuri' qe donte ta conte ne itali ate goc ne bashkpunim me kusheriren e goces !!! ajo nuk eshte dashuri !!! ate ta lene ne burgim te perjetshem per mua !!! krim dhe ndeshkim !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kam degjuar edhe une nje histori te tille edhe eshte per te ardhur keq per familjen edhe per jeten e asaj vajze qe qenka edhe shume e re.Ngushellime familjes.

  9. #9
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Me vjen shume keq per ate goce .Ngushellimet e mija familjes se saj.
    Sa per ate rugacin do doja ta denonin me vdekje.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  10. #10
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Nje ngjarje shume e rende qe demton shoqerine.Ngushellime familjes.

    Ps: Nuk mendoj se tema eshte hapur ne vendin e duhur.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përkufizimi i dashurisë!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  4. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •