Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Emigranti shqiptar martesë me anglezen që e birësoi kur ishte 14 vjeç

    http://img.aftonbladet.se/foraldrar/0701/19/krenar.210.jpg

    19/01/2007 - 08:56

    Një angleze është martuar me një djalë shqiptar, të cilin e kishte birësuar qëkur ai ishte 14 vjeç. Tashmë kanë një vajzë, lindjen e së cilës e kanë festuar pak ditë më parë. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në qytetin jugor, Ebbv Well i Wellsit në Angli. Protagonistë të kësaj historie dashurie disi të pabesueshme janë 34-vjeçarja Xhulia Gregg dhe emigranti Krenar Lleshi. Shqiptari, tashmë 21-vjeç, ka mbërritur në Angli si emigrant i fshehur në një kamion. Pas birësimit dhe një njohjeje relativisht të gjatë, Lleshi është dashuruar me 34-vjeçaren, e cila ishte ndarë nga bashkëshorti i saj. Martesa me anglezen e ka shpëtuar të riun emigrant, pasi rrrezikohej të dëbohej nga Wellsi. Ai mundi të siguronte lejeqëndrimin falë lidhjes së tij me gruan që e birësoi. Ata janë shprehur se janë të lumtur njëri me tjetrin dhe se dashuria e tyre është shtuar akoma më shumë, pas lindjes së vajzës së tyre Hattie. “E di që banorët lokalë kanë bërë thashetheme të ndryshme për ne, por ne jemi dy prindër të lumtur”, - thotë Xhulia Gregg. Ndërkohë Krenar Lleshi, i cili punon si hidraulik, pohon se “jam shumë i lumtur që jam martuar me Xhulian dhe ne tani kemi një vajzë”. Historia e dashurisë mes emigrantit shqiptar dhe gruas që e birësoi atë, ka gjetur jehonë në mediat angleze.
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Citim Postuar më parë nga iliria e para

    GJe e pabesueshme me te thene te drejten, pas biresimit te tij te kete nje histori dashurie, megjithate do pranuar dhe kjo, mjafton tia kalojne te lumtur dhe kaq.

  3. #3
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Perderisa kjo tashme ka ndodhur .. nuk mendoj se duhet te flasim gjera te cilat sja vlejne dhe te bejme komente kot me kot kur nuk do te mundnim te ndryshonim asgje.

    Tju roje vazja ciftit te ri dhe asgje me shume nga ana ime..

    Faleminderit !
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    C'kish ketu per te komentuar? Boll po komentojne "banoret lokale," sic thote artikulli.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ScarFace_23
    Anëtarësuar
    11-12-2006
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    66
    Kush me gjen mua nje femer kshu tme bej i pale letra angleze mer aman

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga ScarFace_23
    Kush me gjen mua nje femer kshu tme bej i pale letra angleze mer aman
    Pse re shoku te qenka merzit jeta ne Shqiperi,ku ka si Shqiperia .

    Sa per temen nuk mund ta gjykojme kete cift,jane lidhur sepse erdhi nje moment qe e kuptuan qe e donin njeri-tjetrin.Pak e cuditshme por ja qe ndodhin edhe keto gjera.

  7. #7
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anëtarësuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    po pse bre e cuditshme... ajo nese e biresoi ate, nuk do me thene se edhe me gjak ishin dicka...
    suksese ciftit dhe uroj te kene edhe me shume femije, jo vetem nje... grahi lleshi, grahi, tregohu se je shqiptar
    bajko

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga bajko
    po pse bre e cuditshme... ajo nese e biresoi ate, nuk do me thene se edhe me gjak ishin dicka...
    suksese ciftit dhe uroj te kene edhe me shume femije, jo vetem nje... grahi lleshi, grahi, tregohu se je shqiptar
    Po ta shikosh pak me mire mendimin tim nuk do jepje kete pergjigje ok bajko.

    Jete te gjate vajzes se tyre edhe nje jete te lumtur.

  9. #9
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Eshte martuar per dokumenta ( lejeqendrim ) jo per dashuri pasi i paska ardhur koha per debim. Sido qe te jete ky nuk eshte rasti i pare ka shume raste te ketilla per shkak te lejeqnedrimit.

  10. #10
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anëtarësuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    Citim Postuar më parë nga ShocK
    Po ta shikosh pak me mire mendimin tim nuk do jepje kete pergjigje ok bajko.

    Jete te gjate vajzes se tyre edhe nje jete te lumtur.
    ate qe kam thene: pse e cuditshme... nuk te jam drejtuar ty... po nejse...ashtu qenka dukur...te me falesh...nuk pata asgje me ty. respekt
    une kam dhene pergjigjen time...
    por mbase me ke cituar... ma thuaj pse eshte e cuditshme???
    bajko

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •