Feja e tė qenit dikushi
http://admirim.blogspot.com/2006/11/...t-dikushi.html
Njerėzit, ndoshta pa vetėdijen e tyre, bėhen pjesėtarė tė njė feje tė errėt, fesė sė sistemit shoqėror nė tė cilin jetojnė. Kjo fe dėshiron t'i mėsojė individėt se si tė bėhen "njerėz". Pra, individėt qė e kanė kėtė kompleks mundohen qė pėrmes njė morri sjelljesh tė pranohen nga shoqėria nė tė cilėn jetojnė dhe tė fitojnė njė lloj autoriteti nė tė. Ata kanė sjellje, mėnyra tė tė folurit dhe shprehje tė fytyrės qė i pėrshtaten mjedisit nė tė cilin jetojnė; gjatė ēdo situate luajnė role tė ndryshme. Megjithatė, mendojnė se janė duke jetuar nė mėnyrė jashtėzakonisht normale.
Kjo fe formon njė model tė njeriut qė nuk ėshtė i sinqertė as ndaj vetes, njė personalitet tė rremė dhe artificial. Arsyeja mė e madhe qė kjo fe shkatėrrimtare ka ndikim tė madh nė ēdo sferė tė shoqėrisė ėshtė se njerėzit nuk janė tė vetėdijshėm se sistemi nė tė cilin jetojnė ėshtė njė fe. Pra, ata nuk mendojnė se duhet ta ndėrrojnė atė. Mendojnė se sistemi nė tė cilin gjenden pėrbėhet nga "tė vėrtetat jetėsore, rregullat e pandryshueshme".
Njeriu pa u larguar nga kjo "fe e tė qenit njeri" nuk mund ta praktikojė Islamin. Sepse nė thelb tė Islamit qėndron sinqeriteti dhe natyrshmėria. Prandaj, ėshtė shumė me rėndėsi qė tė njihet kjo fe. Pėr t'u larguar nga kjo, nevojitet kujdes dhe sinqeritet.
"Feja e tė qenit njeri" kundėr Fesė sė Vėrtetė
Islami pėrfshin tė gjitha vlerat, parimet morale dhe mėnyrėn e jetesės sė njeriut. Nė Kur'an mėsojmė se kur u komunikohet porosia e Zotit, pabesimtarėt mbesin tė lidhur me besimet e tyre tė vjetra fetare:
Ata (idhujtarėt) habiten, ngase u erdhi i dėrguari nga mesi i tyre, mosbesimtarėt thanė: "Ky ėshtė magjistar, rrenacak".
A mendon ai t'i bėjė zotat Njė Zot? Vėrtet, kjo ėshtė gjė shumė e ēuditshme!
Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thėnė njėri-tjetrit: vazhdoni tė jeni tė qėndrueshėm nė adhurimin e zotave tuaj, pse kjo ėshtė njė gjė e kurdisur.
Ne nuk kemi dėgjuar diēka tė kėtillė nė fenė e fundit; kjo nuk ėshtė tjetėr, pos njė trillim! (38:4-7)
Pra, ēdo njeri ka njė fe. Ata qė nuk e pranojnė fenė e All-llahut, bile edhe ata qė deklarohen si ateistė faktikisht janė pjesėtarė tė njė feje tė gabuar. P.sh. Marksizmi ėshtė njė ideologji dhe sistem i mendimit tė cilit i pėrmbahen marksistėt, pra, ėshtė njė besim fetar. Ata qė e pranojnė marksizmin i shohin ngjarjet dhe e jetojnė jetėn sipas parimeve tė Marksit.
Marksizmi ėshtė vetėm njė shembull. Sot nė botė ekzistojnė me mijėra filozofi, ideologji, sisteme tė mendimit qė janė thjesht besime fetare. Mirėpo, arma mė e fortė qė pėrdoret nga djalli i mallkuar pėr t'i larguar njerėzit nga feja e drejtė ėshtė "feja e tė qenit njeri".
Tė jesh njeri
"Bėhu njeri!"
"Po tė ishe njeri si duhet nuk do tė na ndodhnin kėto gjėra!"
Kėto fjali kushedi sa herė i kemi dėgjuar gjatė jetėrave tona. Pėr ata qė i pėrdorin kėto fjali, "tė qenit njeri" qėndron nė rradhė tė parė. Kjo nėnkupton qė individi tė posedojė njė moral, kulturė dhe mėnyrė tė tė sjellurit qė ka pranim tė pėrgjithshėm nė shoqėri dhe qė manifestohet me shabllone tė caktuara.
"Tė jesh njeri" nė sensin e mentalitetit tė cekur mė lartė ėshtė njė koncept plotėsisht i ndryshėm nga tė qenit Musliman, besimi nė All-llahun, morali i lartė, etj. Nė kėtė fe devijante nuk ka vend pėr moralin e pėrshkruar nė Kur'an. Muslimani, duke i ndjekur parimet Kur'anore, qėllim tė tij nuk e ka pozitėn, autoritetin, pranimin e pėrgjithshėm nė shoqėri, por qėllim final ka fitimin e kėnaqėsisė sė All-llahut.
Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve." (Kur'an, 6:162)
Kur tė kemi kėtė parasysh, ndryshojnė tėrėsisht marrėdhėniet e individit me personat tjerė.
Besimtari nė ēdo mjedis duhet ta veprojė tė drejtėn, tė pėrpiqet pėr tė fituar kėnaqėsinė e All-llahut. Prandaj, karakteri dhe sjellja e tij nuk ndryshojnė ndaj ngjarjeve dhe personave tė ndryshėm.
Nė anėn tjetėr, "feja e tė qenit njeri", ėshtė fe e pėrshtatjes. Nė tė njeriu luan njė rol tė ndryshėm nė ēdo sferė tė jetės, ka sjellje tė ndryshme ndaj individėve tė ndryshėm, varėsisht nga interesat e tij tė ngushta personale. Njerėzit pėrpiqen qė ta fitojnė kėnaqėsinė e njėri-tjetrit, simpatinė e njėri-tjetrit, luftojnė pėr tė fituar "status" nė shoqėri.
1. Dhėnia e sinjaleve
Ata qė veprojnė sipas mentalitetit tė "fesė sė tė qenit njeri" mundohen qė ndjenjat e tyre t'ua komunikojnė tė tjerėve me anė tė sinjaleve dhe simboleve tė ndryshme.
Pėrplasja e dyerve gjatė nervozizmit, shikimet me anė tė cilave sinjalizohet hidhėrimi, vazhdimi i rrugės pa kthyer pėrgjigje, etj. janė disa nga elementet e kėsaj dukurie. Nė vend tė sinqeritetit, kėta njerėz pėrdorin simbole dhe sinjale pėr tė shprehur qėndrimet e tyre.
2. Mendjemadhėsia dhe poshtėrimi i tė tjerėve
Anėtarėt e "fesė sė tė qenit njeri, e fesė sė tė qenit dikushi" shpesh mundohen qė tė fitojnė autoritet mbi njėri-tjetrin, mundohen qė palėn e kundėrt ta nėpėrkėmbin sa mė shumė. Sepse mendojnė se vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė ngrisin pozitėn e tyre.
Mundohen ta arrijnė kėtė duke u paraqitur nervozė, shumė tė zėnė dhe tė tillė qė nuk mund ta durojnė asnjėrin. Nė "fenė e tė qenit dikushi" kur flitet brenda njė shoqėrie merren pėr bazė vetėm disa persona tė caktuar dhe tė tjerėt konsiderohen se nuk ekzistojnė fare.
Kurse, nė tė kundėrtėn, All-llahu thotė nė Kuran:
Kur pėrshėndeteni me ndonjė pėrshėndetje, ju ktheni pėrshėndetje edhe mė tė mirė, ose ktheni tė njėjtėn. All-llahu llogarit pėr ēdo gjė. (4:86)
3. Tėrheqja e vėmendjes
Njerėzit nė njė shoqėri mundohen qė tė tėrheqin vėmendjen e tė tjerėve, tė shfaqin praninė e tyre pėrmes disa sjelljeve dhe qėndrimeve artificiale, p.sh. duke u shtirė si i zėnė, si i sėmurė, pa qejf apo i mėrzitur, duke gabuar qėllimisht, duke bėrė eksese, duke treguar pėr njė gjė qė nuk e ka parė, etj...
4. Kėrkimi i pėrfitimeve potenciale
Njė nga arsyet pėr josinqeritetin e personave tė caktuar nė marrėdhėnie me tė tjerėt ėshtė pėrfitimi i tyre potencial nga ato marrėdhėnie. Pjesėtarėt e "fesė sė tė qenit dikushi" e kanė zakon qė t'i duken simpatikė njerėzve qė nuk i duan, qė tė mundohen qė me ēdo kusht t'ia mbushin syrin atyre, qw tė tregojnė njė respekt artificial ndaj prijėsve, shefave tė tyre, tė ndryshojnė diametralisht sjelljet e tyre me ndryshimin e rrethanave, etj.
5. Lavdėrimi
Nė "fenė e tė qenit dikushi" lavdėrimi ka njė rėndėsi tė veēantė. Pėr kėta njerėz ėshtė shumė me rėndėsi qė tė pėlqehen nga shoqėria e tyre. Nė kėtė fe njerėzit vishen, flasin, zgjedhin profesionin dhe lexojnė libra pėr shoqėrinė e tyre. Nė tė gjitha veprat qė i bėjnė dėshirojnė qė tė fitojnė simpatinė e njerėzve. P.sh. kur shkojnė nė librari nuk kėrkojnė njė libėr pėr temėn qė u pėlqen, por kėrkojnė librin mė tė shitur. Sepse kėtu qėllimi i leximit tė librit nuk ėshtė dituria apo zhvillimi i personalitetit, por gjetja e gjėrave qė do tė shėrbenin si material pėr tė folur nė bisedat me shoqėrinė.
Shumė njerėz kur rrisin fėmijėt e tyre nuk pėrpiqen qė ai tė jetė i durueshėm, bujar, i besueshėm, i mėshirshėm, por dėshirojnė qė ai tė ketė cilėsi me tė cilat do tė gjente vend nė shoqėri, edhe nėse ato janė tė gabuara.
Lavdėrimi zakonisht ėshtė mė i shprehur nė ndejat e ndryshme. Njerėzit kėtu flasin pėr sukseset e tyre, shoqėrinė e tyre, japin komente tė shumta nė ēėshtje tė ndryshme ekonomike e politike duke dhėnė pėrshtypje se janė ekspertė tė atyre fushave, edhe pse nuk janė tė tillė.
6. Pėlqimi i diturisė personale
Pjesėtarėt e kėsaj feje janė larg koncepteve tė mendjes dhe tė mprehtėsisė sė kuptimeve qė buron nga Kur'ani. Megjithatė, kėta njerėz e pėlqejnė shumė mendjen e tyre dhe e konsiderojnė veten shumė mė tė menēur se tė tjerėt. Me mendime tė dėgjuara aty-kėtu, me mendime tė lindura dhe me ngjarje tė ndryshme qė kanė ndodhur gjatė jetės sė tyre mendojnė se kanė marrė njė pėrvojė tė madhe. Ēdokujt, nė ēdo rast, mundohen t'ia vėrtetojnė kėtė pėrvojė.
7. Sjellja e ēekuilibruar
Ėshtė interesante se si njerėz me personalitet normal bėjnė sjellje tė ēekuilibruara. Kėtė e bėjnė ngase me kėtė do tė fitojnė simpatinė e shoqėrisė nė tė cilėn jetojnė. Kėtu mund tė hyjė edhe rrezikimi i jetės. Posaēėrisht tė rinjtė, pėr t'u treguar para shokėve tė tyre, bėjnė shfaqje tė guximit tė marrė. I ngasin veturat shumė shpejt. Me kėtė rrezikojnė jetėn e tyre dhe tė tė tjerėve.
8. Mospėlqimi
Ata qė dėshirojnė tė japin njė pėrshtypje se ēdo gjė nė mjedisin e tyre ėshtė mė e mira, karakterizohen me mospėlqimin e gjėrave. Edhe nėse u pėlqen diēka, nuk e shprehin kėtė nė mėnyrė tė hapur. P.sh. kur e vizitojnė njė restorant, edhe nėse asnjėherė gjatė jetės sė tyre nuk kanė parė njė luks tė tillw, gjejnė arsye pėr tė kritikuar negativisht ushqimet apo dekorimin e tij.
bazuar nė veprėn e Harun Yahya : "Adamlik Dini"
Krijoni Kontakt