Mbinjeriu, postnjeriu dhe njeriu

http://admirim.blogspot.com/2006/12/...he-njeriu.html
Njohja e realitetit tė botės fillon nga njohja e vetvetes. Mosnjohja e vetvetes ėshtė pika ku burojnė tė gjitha problemet e njeriut. Kėshtu qė, para se tė fillojė gjurmimin e ekzistencės sė gjerė, njeriu duhet tė zbuloj se kush ėshtė dhe ēfarė roli ka nė kėtė jetė.



Filozofit gjerman Friedrich Nietzsche nuk i pėlqente njeriu. Ai dėshironte njė mbinjeri, qė e projektonte nė mendjen e tij si njė njeri tė fortė, individualist dhe tė pavarur nga vlerat morale. Charles Darwin-it mė joshėse i dukej idea e njė njeriu qė erdhi nė kėtė jetė pas njė numri tė madh tė rastėsive dhe tė ndikimit tė forcave tė verbėra tė natyrės, e njė makine tė vėrtetė luftarake qė pėr qėllim tė vetėm kishte luftėn e egėr ndaj tė tjerėve. Njeriu Darwinian ėshtė vetėm njė lloj mė i avancuar i kafshės dhe asgjė mė tepėr. Hedonistėt bashkėkohorė, nė emėr tė shkencės, pėrparimit e modernizmit, mundohen qė tė gjithė njerėzve t'ua imponojnė mentalitetin ateist e materialist, qė sipas tė dhėnave historike ka zanafillėn e tij qė nė Greqinė Antike. Ha, pi, bėj gjumė, thjesht kėnaqu, asgjė tjetėr nuk ėshtė me rėndėsi, thonė ata! Kinematografėt e Hollywood-it bėjnė filma rreth Superman-it, njė heroi me aftėsi mbinjerėzore dhe me kėto filma arrijnė pėrfitime tė mėdha materiale. Transhumanistėt, nė anėn tjetėr, dėshirojnė tė limitojnė "paaftėsitė" e njeriut, tė eliminojnė vuajtjet dhe vdekjen nga ai pėrmes teknologjisė. Thėnė ndryshe, duan tė krijojnė njė njeri-robot, njė "postnjeri". Pra, njeriu sot e ka humbur rrugėn. E ai nuk e di nga t'ia mbajė.



Kush me tė vėrtetė ėshtė njeriu? A janė tė vėrteta kėto qė po thonė kėta? A ėshtė njeriu njė kafshė? Njė qenie e ulėt? A ka nevojė qė tė bėhet mbinjeri, postnjeri apo Superman qė tė jetė i lumtur nė jetėn e tij? A ėshtė i pavarur? A ekziston ai pėr njė qėllim tė caktuar apo ekziston diēka e quajtur "rastėsi"?



A kemi ndonjė pėrgjigje tė pabazuar nė relativizėm pėr kėto pyetje tė parashtruara?

Po , kėto pėrgjigje na i jep njė Libėr i mrekullueshėm qė skeptikėt besojnė se e ka shpikur njė i pashkolluar qė ka jetuar nė Arabinė e shekullit tė shtatė. Ky ėshtė Kur'ani.



E Ai ėshtė qė krijoi qiejt dhe tokėn me qėllim tė caktuar… (Kur'an, 6:73)

… All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokėn dhe ēdo gjė qė gjendet ndėrmjet tyre pa ndonjė qėllim tė caktuar… (30:8)

Ai krijoi qiejt e tokėn me qėllim tė caktuar… (Kur'an,39:5)

Por, Ne i krijuam tė dyja me qėllim tė caktuar, mirėpo shumica e tyre nuk dinė. (Kur'an, 44:39)



Pra, ēdo gjė qė ekziston ėshtė krijuar me qėllim tė caktuar. Qiejt dhe toka janė krijuar pėr tė mirėn e njerėzimit:



A nuk e dini se All-llahu nėnshtroi pėr tė mirėn tuaj ēka nė qiej e ēka nė tokė… (31:20)



Pra, njeriu nuk ėshtė kafshė, nuk ėshtė as qenie e ulėt, sepse nė shėrbimin e tij janė vėnė tė gjitha gjėrat qė ekzistojnė nė qiej e nė tokė. Ai ėshtė krijuar nė formėn mė tė bukur. (Kur'an, 95:4, 64:3). Ėshtė nderuar dhe lartėsuar nga All-llahu:



Ne, vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit), u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det, i begatuam me ushqime tė mira, i vlerėsuam ata (i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne i krijuam. (17:70)



Pėr qėllimin e krijimit dhe ekzistimit tė tij mėsojmė nga vargu Kur'anor nė tė cilin Krijuesi ynė thotė:



Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė. (51:56)



Po ashtu, Zoti thotė:



Thuaj: "Namazi im, sakrifica ime, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve." (6:162)



Pra, qėllimi i krijimit tė njeriut ėshtė adhurimi i Zotit tė botėrave, me dashuri e frikėrespekt tė denjė, duke iu pėrmbajtur udhėzimit tė Tij. Duke iu bindur Krijuesit tė tij ai arrin majet e suksesit.



Ēka nėse njeriu nuk i pėrmbahet udhėzimit tė Zotit (Kur'anit)? Atėherė njeriu do tė humb statusin e qenies sė lartė dhe do tė zbresė nė shkallėn mė tė ulėt (shih Kur'anin, 95:5).



Jo, ėshtė e vėrtetė se ai i kalon kufijtė,

Pėr shkak se e ndien veten tė pavarur.

Po kthimi ėshtė vetėm te Zoti yt. (Kur'an, 96:6-8)