FILOZOFI INJORANT ( I PADITUR)
Titulli i origjinalit « Le philosophe ignorant »
"Njėqind e tetė faqe pėr te thėnė se nuk dimė asgjė, janė faqe tė shpenzuara kot, por librat e atyre qė besojnė se dinė diēka, janė edhe mė kot".
[D13627,115, Correspondence, vėllimi XXXI].
"Do tė doja qė me kėshillėn tuaj [ky artist] tė mė vizatojė e tė mė skalisė njė gravurė pak tė ēuditshme, tė pėrshtatshme pėr njė libėr tė vogėl me tetėsh. Bėhet fjalė pėr tė paraqitur tri tė verbėr qė kėrkojnė kuturu njė gomar qė ja mbath. Ėshtė emblema e tė gjithė filozofėve qė rendin pas sė vėrtetės. Unė mendoj se jam njė nga tė verbrit dhe kam rendur gjithnjė pas gomarit tim. Pra, po ju kėrkoj portretin tim".
[D13194,114, Correspondence, vėllimi XXXI].
1. Dyshimi i pare
Kush je? Nga vjen? Ēfarė bėn? Ē'do tė bėhesh? Janė pyetje qė u drejtohen tė gjitha qenieve tė gjithėsisė, por asnjėra nuk pėrgjigjet. Pyes bimėt, cilat virtyte i bėjnė tė rriten dhe pėrse e njėjta tokė prodhon fryte tė kaq tė ndryshme? Kėto qenie tė pandjeshme dhe tė heshtura ndonėse tė pasuruara me njė dhunti hyjnore, me lėnė nė paditurinė time dhe nė hamendjet e mia tė kota.
Pyes kėtė mori kafshėsh tė ndryshme qė kanė tė gjitha aftėsinė pėr tė lėvizur dhe e pėrēojnė atė, qė gėzojnė po ato ndjesi sikurse uneė qė kanė njė farė mendimi dhe kujtese, me tė gjitha pasionet.
Ato dinė edhe me pak se sa unė se ē'janė, pėrse janė dhe se ē'bėhet me to.
Hamendėsoj, dhe kam arsye tė besoj, se planetėt dhe diejt e panumėrt qė mbushin hapėsirėn banohen nga qenie shqisore dhe me arsye; por njė pengesė e pėrjetshme na ndan dhe asnjė banor i kėtyre rruzujve tė tjerė nuk ka kumtuar me ne.
Nė librin Spektakli i ntyrės, kryemurgu i thotė kalorėsit se yjet janė krijuar pėr tokėn ndėrsa toka dhe kafshėt, pėr njeriun. Por, meqėnėse rruzulli i vogėl i tokės vėrtitet bashkė me planetėt e tjerė rreth diellit, meqėnėse lėvizjet e rregullta dhe harmonike te yjeve mund tė vijojnė edhe pa praninė e njerėzve, meqėnėse nė planetin tonė tė vogėl ka pafundėsisht mė shumė kafshė sesa shėmbėlltyrat e mia, mendova se kryemurgu ishte pak si tepėr sedėrli kur mburrej se gjithēka ishte bėrė pėr te. Kam vėnė re, se njeriu gjatė jetės sė tij nėse nuk mbrohet, gllabėrohet nga tė gjitha kafshėt dhe se ato e pėrlajnė edhe pas vdekjes se tij. Kėsisoj, e kam pasur vėshtirė tė kuptoj se si kryemurgu dhe kalorėsi mund tė ishin mbretėrit e natyrės. Skllav i gjithėsisė qė mė rrethon, nė vend qė tė jem mbret i ngushtuar nė njė pikė dhe i rrethuar nga pafundėsia po nis tė kėrkoj vetveten.
2. Brishtėsia jonė
Unė jam njė kafshė e brishtė; pasi lind nuk kam as fuqi, as dije, as instinkt; madje nuk jam nė gjendje tė arrij as gjirin e nėnės sime, siē bėjnė tė gjithė katėrkėmbėshit; fitoj ndonjė ide vetėm pasi marr pak fuqi, kur organet e mia fillojnė tė zhvillohen. Kjo forcė rritet te unė deri nė ēastin, kur me pamundėsinė pėr t'u rritur ajo zvogėlohet pėrditė. Po ashtu, kjo fuqi pėr tė konceptuar idetė rritet deri nė kufirin sipėror, e pastaj zhduket neė mėnyrė tė pandjeshme shkallė-shkallė.
Cili ėshtė ky mekanizėm qė zhvillon ēdo ēast fuqitė e gjymtyrėve tė mia deri nė kufirin e caktuar? Nuk e di; madje as ata qė e kanė kaluar jetėn duke kėrkuar kėtė shkak, nuk dinė mė shumė se unė. Cila ėshtė kjo force tjetėr qė fut pėrfytyrimet nė trurin tim qė i ruan nė kujtesėn time? Ata qė paguhen pėr ta ditur kėtė, e kanė kėrkuar me kot; lidhur me zanafillėn jemi tė gjithė tė paditur sikur tė ishim nė djep.
3. Si mund te mendoj?
A mė kanė mėsuar diēka librat qė janė shkruar qysh prej dymijė vjetėsh? Ndonjėherė kemi dėshirė tė dimė se si mendojmė ndonėse rrallė kemi dėshirė tė dimė se si tretim ushqimin apo se si ecim. E kam pyetur arsyen time, i kam kėrkuar tė mė thotė se ē'ėshtė: kjo pyetje gjithnjė e ka vėnė nė pozitė teė vėshtirė.
Jam pėrpjekur tė zbuloj pėrmes saj, nėse aftėsitė pėr tė tretur e pėr tė ecur, janė po ato pėrmes tė cilave kam ide. Nuk kam arritur kurrė tė kuptoj, si dhe pėrse kėto ide zhdukeshin kur uria mė lėngonte trupin dhe si shfaqeshin sėrish pasi kisha ngrėnė.
Kam vėnė re njė dallim shumė tė madh ndėrmjet mendimeve dhe ushqimit pa tė cilin nuk do te arrija tė mendoja, kam besuar qė tek unė kishte njė substance qė mendonte dhe njė tjetėr qė treste. Por, sa herė qė kam kėrkuar t'i dėshmoj vetes se jemi tė dyfishtė, kam ndierė nė vija te trasha se jam njė i vetėm dhe kjo kundėrvėnie, gjithnjė mė ka munduar sė tepėrmi.
Kam pyetur disa nga shėmbėlltyrat e mia, qė me shumė mjeshtėri punonin tokėn nėnėn tonė tė pėrbashkėt, nėse ndienin se ishin te dyfishtė nėse kishin zbuluar me filozofinė e tyre se zotėronin ne vetvete njė substance tė pavdekshme, gjithsesi tė formuar nga hiēi e cila ekzistonte pa shtrirje dhe vepronte nė indet e tyre pa i prekur, vendosur enkas nė barkun e nėnės se tyre gjashtė javė pasi ishin ngjizur; ata kujtuan se doja tė tallesha dhe vijuan te lėronin arat e tyre pa m'u pėrgjigjur.
4. A ėshtė e domosdoshme tė dish?
Pasi vura re, se njė numėr i pamatė njerėzish nuk kishin dijeni pėr vėshtirėsitė tė cilat me shqetėsojnė dhe nuk dyshonin nė ato ēka thuhen nė shkollė mbi qenien nė pėrgjithėsi mbi materien mbi shpirtin etj., kur kuptova se shpesh ata talleshin me atė ēka doja tė dija, hamendėsova se nuk ishte aspak e domosdoshme tė dinim. Mendova se natyra i kishte dhėnė ēdo qenieje pjesėn qė i takon dhe besova se gjėrat qė nuk mund t'i arrijmė, nuk na pėrkasin. Por, me gjithė kėtė zhgėnjim, unė nuk heq dorė nga dėshira pėr tė mėsuar, ndėrsa kureshtja ime e mashtruar ėshtė kurdoherė e pangopur.
5. Aristoteli, Dekarti dhe Gasendi
Aristoteli fillon duke thėnė se urtia buron nga mėdyshja; Dekarti e ka thelluar kėtė mendim dhe tė dy me kanė mėsuar tė mos besoj asgjė nga ato qė thuhen. Veēanėrisht Dekarti pasi ėshtė shtirur se dyshon flet me njė ton mjaft pohues pėr ato qė nuk i kupton aspak; ėshtė aq i sigurt pėr pohimet e tij saqė gabon rėndė nė fizikė; ai ndėrtoi njė botė tepėr imagjinare; vorbullat dhe tri pėrbėrėsit e tij janė mjaft qesharakė, saqė duhet tė mos besoj asgjė lidhur me shpirtin, pas mė ka gėnjyer aq shumė pėr trupat.
Ai beson ose hiqet sikur beson se nė lindim me disa ide metafizike. Edhe mua do tė mė pėlqente tė thoja se Homeri lindi me Iliadėn nė mendje. Ėshtė e vėrtetė se Homeri, kur lindi, kishte njė tru tė zhvilluar, qė me vonė fitoi ide poetike, herė tė bukura herė te palidhura, herė tė tepruara, dhe me to, mė nė fund, thuri Iliadėn. Kur lindim, ne bartim farat e gjithēkaje qė zhvillohet te ne; por nė tė vėrtetė, ne nuk kemi mė shumė ide tė bashkėlindura, sesa Rafaeli apo Mikelanxheloja, qė nuk sollėn penela dhe ngjyra kur lindėn.
Dekarti, nė pėrpjekjen pėr tė pajtuar copėrat e shpėrndara tė kimerave tė tij, pandehu se njeriu mendon kurdoherė; edhe unė do tė doja tė imagjinoja se shpezėt nuk reshtin kurrė se fluturuari, as qentė seė vrapuari, meqėnėse kėta te fundit kanė aftėsinė pėr tė vrapuar, ndėrsa tė parėt pėr tė fluturuar.
Njeriu, sado pak tė shqyrtojė pėrvojėn e tij dhe atė tė gjinisė njerėzore, sigurisht, bindet pėr tė kundėrtėn. Nuk ekziston askush kaq i marrė sa tė besojė pa mėdyshje se ka menduar gjithė jetėn e vet, ditė e natė pa pushim, qysh kur ishte embrion deri nė sėmundjen e tij tė fundme.
Mbėshtetja e atyre qė kanė dashur tė mbrojnė kėtė pėrrallė, ka qenė thėnia se njeriu mendon gjithnjė, por ai nuk e vė re kėtė. Kjo ėshtė si tė thuash se hamė, pimė dhe kalėrojmė pa e ditur. Nėse nuk jemi tė vetėdijshėm pėr idetė tona, si mund tė pranojmė se i kemi. Gasendi u tall siē dukej me kėtė sistem te ēuditshėm. A e dini se ē'ndodhi me tej? Gasendi dhe Dekarti u quajtėn ateistė.
Krijoni Kontakt