Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Nuk eshte puna vetem ne te qenit bastion i nje ose tjetres parti.
    P.sh Ne qytetin e korces kane fituar si PD ashtu dhe PS, pra nuk do te thote qe eshte bastion e ndonjers parti. Te te qenit bastion per mua do te thote te jesh injorant, mos kesh mendimin tend dhe te jesh si puna e robotit qe ndjek vetem udhezime. Varianti i favorizimit bie sepse nuk mund te favorizosh nje popullsi te tere por vecse individe.

  2. #12
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1
    Nuk eshte puna vetem ne te qenit bastion i nje ose tjetres parti.
    P.sh Ne qytetin e korces kane fituar si PD ashtu dhe PS, pra nuk do te thote qe eshte bastion e ndonjers parti. Te te qenit bastion per mua do te thote te jesh injorant, mos kesh mendimin tend dhe te jesh si puna e robotit qe ndjek vetem udhezime. Varianti i favorizimit bie sepse nuk mund te favorizosh nje popullsi te tere por vecse individe.
    P.S Mbase u shpreha gabim, se shikoj se fjala "bastion" u kuptua ndryshe nga ajo qe une doja te shprehja.
    Ndajme te njejtin mendim.

    Gjithe te Mirat,
    ingenuous.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #13
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous
    P.S Mbase u shpreha gabim, se shikoj se fjala "bastion" u kuptua ndryshe nga ajo qe une doja te shprehja.
    Ndajme te njejtin mendim.

    Gjithe te Mirat,
    ingenuous.
    Nuk ishte si kunderpergjigje e postimit tend Thjesht desha te jepja nje mendim lidhur me "bastionet" ne shkalle te gjere. Ne nje kendveshtrim te ngushte keto bastione jane thjesht nje grupim militantesh te cilet per arsye perfitimi perkrahin nje parti ose nje tjeter. Nuk ka te beje fare me ideologjine qe shtron programi i nje partie , besoj se dhe shumica e deputeteve te partive te ndryshme as qe e kane lexuar ndonjehere programin e tyre. Pra me pak fjale jane interesat personale qe krijone keto bastione. Keto interesa kur jane ne favor te njeres pale, llogjika te shpie se pala tjeter nuk eshte e kenaqur. Pra kjo ndodh si ne veri ashtu dhe ne jug dhe kjo shpie ne nje larmi afrimiteti perkundrejt partive te ndryshme pa mare parasysh nese jane te majta apo te djathta.

    Shendet !
    Korcar-L1

  4. #14
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Po qe kane faj per rracizehem krahinor kane tosi edhe edi ata benin deklarata te pa pergjgjeshme neper fushata edhe tv. Adolfi e ke gabim se sales nuk i intereson ndarja krahinore, nuk eshte fatosi ai qe takon sllobodanin neper detra takime sekrete.

  5. #15

    Ky eshte refleksion ...

    Sheklli, 19-01-2007

    A duhet tė votoj?
    Nga Evis Plaku

    Nėse kushdo politikan, madje edhe ata qė mė pak nga tė gjithė janė nė dijeni tė pisllėqeve qė ēdo ditė ndodhin, do tė frymėzohej nga britma e shenjtė: "Vdis Samson bashkė me tė gjithė filistenjtė", atėherė nuk do tė shembeshin vetėm themelet, por tė gjithė tempujt me radhė, njėri pas tjetrit, pa mė tė voglin hezitim, do tė thėrrmoheshin sa hap e mbyll sytė. Po sikundėr kjo nuk ndodh, sepse me sa duket, politikanėt tanė kanė kohė qė nuk shkojnė nė kishė, atėherė ne na duhet qė ēdo ditė tė gjejmė guximin e mjaftueshėm, pėr tė mos shpėrthyer nė dėnesė. Nėse do ta quaja fatale pėr tė ardhmen tonė kėtė lloj politike qė del nga ne, por qė vetėm ne nuk na shėrben, atėherė unė pėrgjysmė po bėj shaka.

    Ne jetojmė nė njė vend ku politika ėshtė bėrė si buka jonė e pėrditshme, ajo zėvendėson teatrin, me gjithė tragjizmin dhe komizmin e tij, madje ajo ka nisur tė zėvendėsojė edhe fenė, sepse ėshtė e mistershme dhe hierarkike si ajo. Veēse, pėr ta bėrė tė plotė metamorfozėn i duhet edhe njė dozė, madje jo e vogėl, vėrtetėsie. Kur them se ėshtė bėrė si buka jonė e pėrditshme, e kam fjalėn edhe pėr mė shumė se sa kaq nga sa pėrmenda! Ne e shohim fare qartė se nė ēdo garė, polemikė, ballafaqim e matje forcash, mjeti i parė qė pėrdoret si arma mė e fortė, ėshtė pėrbuzja, denigrimi, linēimi moral, kryqėzimi sa mė i ethshėm i kundėrshtarit.

    Nė spektrin politik, dallohet njė tendencė pėr tė krijuar klane apo grupime "tė privilegjuarish" ku solidariteti dhe bashkėpunimi, e shumta shtrihet vetėm brenda klanit dhe pėr interesa tė tij. Kushedi sa herė i kemi parė ato pamje, tė cilat na provojnė se ata qė na drejtojnė janė tė zhveshur nga shumė virtyte, e mbi tė gjitha nga dinjiteti njerėzor. Ndaj, nė kėtė vend plot me kujtime tė hidhura, mendja, zemra dhe shpirti, ndjejnė njė nevojė tė tmerrshme pėr qetėsi. Qetėsi, qė tė mund tė kujtohen dhe reflektojnė. Qetėsi, nė tė cilėn tė pėrpiqen t'i japin njė kuptim tė gjitha kujtimeve qė vėrshojnė. Qetėsi, sepse nuk ka fjalė mjaftueshmėrisht tė forta pėr tė shprehur kėtė bezdi, mėrzi, ankth, dyshim, dėshirė pėr tė ikur larg gjithė kėsaj katrahure, e megjithatė pamundėsi morale pėr tė braktisur barkėn qė mbytet. Kėshtu ndjehemi tė gjithė nė kėtė prag zgjedhjesh.

    Tė rraskapitur nga njė politikė qė nuk na pėrket dhe qė i stimulon impulset tona pėr tė ikur tutje, pėr t'i qėndruar sa mė larg gjithė kėsaj zhurme tė mėrzitshme, dhe asgjė tjetėr pėrveē kėsaj. E megjithatė nė tė njėjtėn kohė kemi edhe obligimin moral, qė si njė kapiten fisnik, tė mos e braktisim barkėn, sepse kjo zhurmė e pėrgjithshme na shtyn edhe mė shumė pėr tė ngritur kokėn, si pėr tė thėnė. Ja, unė jam kėtu, unė mendoj, unė flas, unė votoj, unė zgjedh, unė vendos!

    Nė njėfarė mėnyre, e gjithė ajo qė ne kėrkojmė nga qeveria dhe qeverisja, ėshtė pak a shumė si nėnshkrimi i njė ēek-u. Kur arkitektėt e kėsaj demokracie qė ne kemi, shkruan tė mrekullueshmet fjalė tė Kushtetutės sė Shtetit Shqiptar, ata nė fakt ishin duke nėnshkruar njė premtim solemn, sipas tė cilit, "ēdo shqiptari do t'i garantohej e drejta pėr tė jetuar, do t'i garantoheshin shanse tė barabarta pėr tė punuar, do t'i garantohej e drejta pėr tė mos u endur pėrjetėsisht nėpėr zyra burokratėsh...".

    Ėshtė e qartė, qė sot Shqipėria ėshtė shumė larg kėtij premtimi. Nė vend qė tė gjithė tė nderonin kėtė premtim tė shenjtė, shumicės prej nesh, sot, i duket sikur po merr njė ēek fals dhe tė zhvleftėsuar, nė tė cilin duket sikur ėshtė shkruar: "Fonde tė pamjaftueshme''. Kjo ėshtė alibia qė dėgjojmė ēdo ditė dhe kudo. Fonde tė pamjaftueshme pėr tė rritur qoftė edhe me njė grimė pensionet, fonde tė pamjaftueshme pėr tė shtuar njė kompjuter nėpėr shkolla, fonde tė pamjaftueshme pėr tė shtuar njė pajisje tė domosdoshme nė spitale, pėr tė mos folur pastaj pėr pamjaftueshmėrinė mesjetare, rrėqethėse deri nė shkatėrrim, tė dritave dhe ujit. Ēdo ditė, ne e shikojmė tė na pėrplaset nė fytyrė ky ēek ėndėrrvrasės.

    Por ne refuzojmė tė besojmė farsėn. Ne refuzojmė ta besojmė, sepse kėtu bėhet fjalė pėr mirėqenien tonė, pėr sigurinė e sė ardhmes tonė, pėr shpresėn dhe jetėn tonė. Nė refuzojmė tė besojmė nė pamjaftueshmėrinė e fondeve, sepse nė mesin tonė, nė mesin e atyre qė kėrkojnė mė shumė, ka njerėz nga tė gjitha llojet dhe profesionet, tė cilėt shpėrfillen si tė ishin njė hiē. Ndaj, jeta jonė na duket si njė eksperiment i braktisur.

    Ēdo ditė politikanėt nuk na e kursejnė paradėn e tyre, tashmė monotone dhe tė mėrzitshme. Lėshojnė mbi ne njė shi tė rrėmbyer premtimesh, qė vijnė tė fryra, bindėse, tė pakundėrshtueshme. Por vetėm nė dukje ama! Dhe pastaj njė lloj pėlhure ngushėlluese na mbėshtjell tė gjithėve, ėshtė si puna e njė lotarie, ku tė gjithė numrat janė fitues dhe ku secili gjen tė drejtėn e vet personale, fitoren e vet personale, hakmarrjen e vet personale.

    Nė kėtė katrahurė tė pėrgjithshme, sfida jonė e madhe, e pėrbashkėt nė botėn moderne, ėshtė padyshim krijimi i njė heroi tė ri, i njė pėrkthyesi tė palodhur tė heshtjes njerėzore, tė cilit nuk i rėndojnė reminishencat e njė bote tė ndyrė, ku kulti i parasė dhe gjėra tė ngjashme me tė, tė bėjnė tė blasfemosh pa mė tė voglėn shenjė pendese, kundrejt vlerave dhe parimeve morale, qė nė fakt duhet tė jenė shtyllat nė tė cilat ne duhet tė ngrihemi.

    Por, a thua tė mund ta gjejmė njė hero tė tillė, apo edhe atė duhet t'ua zhvatim miteve dhe legjendave!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Krimet komuniste nė Shqiperi
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  3. Ēamėt me dy parti, krijohet “Aleanca Popullore”
    Nga FATJON SOFTA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2013, 16:54
  4. Ligjerat neper xhami te ndryshe gjat faljes se xhymase
    Nga Milkway nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-06-2009, 11:16
  5. E prisnit ndryshe moshėn e adoleshencės?
    Nga rolua nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •