Marre nga Shekulli
Nga Dr. Ermal Hasimja
Gjatė gjithė periudhės sė tranzicionit, kemi qenė dėshmitarė tė njė ndarjeje relative mes votės sė Jugut (kryesisht e majtė) dhe votės sė Veriut (kryesisht e djathtė). Dy shpjegimet e dhėna deri mė sot, pavarėsisht se paraqesin vlerėn e tyre, nuk janė tė mjaftueshme. Sė pari, thuhet se vota e shqiptarėve pasqyron trajtimin pėrzgjedhės qė komunizmi u bėnte Veriut dhe Jugut. Kjo ėshtė teza e trashėgimisė historike. Sipas saj, qėndresa qė i bėri Veriu komunizmit dhe prejardhja e shumicės sė kuadrove komunistė nga Jugu, pėrcaktuan qėndrimin anti-komunist dhe rrjedhimisht anti-socialist pas rrėnimit tė totalitarizmit.
Mirėpo kjo tezė nuk i qėndron dhe aq mirė argumentit, se aktualisht elitat politike janė relativisht tė pėrziera. Pėr mė tepėr, votat e Veriut janė po aq tė rėndėsishme pėr partitė, sa dhe votat e Jugut. Tė mos harrojmė se nė komunizėm, PPSH-ja nuk kishte nevojė pėr legjitimitetin e votės. Ndėrsa sot, PS-sė i duhen edhe votat e Veriut, ose tė paktėn njė pjesė e tyre.
Teza e dytė, ėshtė ajo e ndikimit tė vlerave nė sjelljet zgjedhore. Sipas saj, veriorėt votojnė pėr PD-nė, sepse janė shoqėrisht konservatorė dhe tradicionalistė dhe PD-ja dhe udhėheqėsi i saj mishėrojnė pikėrisht vlera tė tilla. Dikush ka dėshirė madje ta quajė kėtė tribalizėm. Pėrbėrėsi konservator i ligjėrimit tė PD-sė nuk mund tė mohohet. Sidomos nė rastin e Berishės, nė ligjėrimin tipik tė tė cilit, referenca ndaj moralit ėshtė e pėrhershme. Kjo referencė ėshtė aq e fortė, sa e shtyn Kryeministrin tė mbrojė natyrshėm qėndrime tė majta, si ai i "shtetit social". Mirėpo e veēanta ėshtė se Berisha nuk i referohet ndonjė qėndrimi teorik apo ideologjik mbi drejtėsinė, por njėfarė morali intuitiv qė rrjedh nga disa vlera tradicionale shqiptare.
Kjo tezė duket se vėrtetohet nga fakti qė votuesit konsiderojnė ndershmėrinė apo sinqeritetin e Berishės, si karakteristikėn kryesore tė tij, nė kontrast me karakteristika tė personazheve tė tjera. (P.sh., votuesit konsiderojnė se veēoria kryesore e Ramės ėshtė lidershipi i fortė dhe efikasiteti, e kėshtu me radhė). Por, edhe teza e dytė nuk ėshtė e kėnaqshme. Sė pari, sepse ndryshimet e mėdha socio-ekonomike nuk lėnė tė kuptosh ndonjė lloj ruajtjeje tė vlerave bashkėsore shqiptare, as nė Veri e as nė Jug. Sė dyti, si ta shpjegojmė faktin se disa nga zonat mė konservatore tė Jugut nuk votojnė pėr PD-nė, por pėr PS-nė?
Vijon ...
Krijoni Kontakt