Ketu do te mund te lexoni disa pjese nga libri im i pare. Eshte nje roman fantastiko-shkencor per femije. Shpresoj t'ju pelqeje. Pres reagimet tuaja.
Ketu do te mund te lexoni disa pjese nga libri im i pare. Eshte nje roman fantastiko-shkencor per femije. Shpresoj t'ju pelqeje. Pres reagimet tuaja.
Pjese nga Kapitulli 1 - Dasma
Dėgjova nė heshtje e mjaft i interesuar tė gjitha ato qė tregoi babi e dukej sikur filloi tė mė pėlqente kjo gjė. Kur babi mbaroi, pėr njė ēast tė shkurtėr m’u duk sikur i kisha kuptuar qė tė gjitha, sikur historia e ngatėrruar e lindjes sime mė kishte dhėnė tė gjitha pėrgjigjet qė kėrkoja. Pėr njė ēast tė shkurtėr, ku u ndjeva pa masė i ditur, e kupova se pse babi nuk mė linte tė lėvizja nga shtėpia nė ditė furtune, e kuptova se pse ai vinte shpejt nga puna duke thėnė se nė shi nuk shkonte njeri me taksi, kur nė ditė shiu, - dhe kėtė e kuptova vetėm nė atė ēastin e shkurtėr - njerėzit duhet tė kėrkonin mė shumė tė lėviznin me taksi. Dhe pastaj ėshtė ajo puna e gjyshes. Qė prej asaj dite, ajo nuk mė thėrriste nė emėr, por mė thoshte “zemėr” ose “shpirt”. Ishte ky burimi i mllefit tim, por vetėm tani e kisha kuptuar se pse gjyshja, qė duhej tė ishte e mbushur me dashuri tė pafundme pėr mua, nuk ma kishte pėrmendur asnjė herė emrin. Puna ishte se unė, edhe kur nuk e dija se pse ndodhte kjo, sillesha nė tė njėjtėn mėnyrė, si ta kisha nė mendje kėtė shpjegim, por nuk dija t’ia lexoja vetes.
Babi nuk e harroi aq lehtė atė ėndėrr, nuk ishte njė mankth i thjeshtė qė ikte me natėn. E mbante mend deri nė detaje atė qė ndodhi atė ditė. Ai pėrpiqej tė ishte i arsyeshėm, sidomos pas bashkėbisedimit tė pakėndshėm me gjyshen, por asnjė gjė nuk arrinte ta ēonte nė njė pėrfundim tė pranueshėm logjikisht. Fluturonte larg me hamendje nga mė tė ndryshmet, pėrpiqej nė mėnyrė tė dėshpėruar tė bėnte lidhjen e ngjarjeve, por gjithmonė fitonte njė vrimė nė ujė.
- E di, - theu heshtjen i pari, - i ngjan shumė! Je i vetmi nė familje me flokė tė zeza, i ke marrė nga nėna jote!
Mua m’u mbushėn sytė me lotė krenarie. U mbėshtolla nė kraharorin e tij dhe tė dy filluam tė shtrėngonim njeri-tjetrin pėr t’u ngushėlluar.
E ndjera ime mė, tashmė bėnte dhjetė vite qė kishte vdekur. Familja qė la pas u helmua nė zemėr nga humbja e tmerrshme qė u ndodhi, sidomos motrat, qė ishin tė mėdha mjaftueshėm pėr tė kuptuar e pėr t’ia ndjerė mungesėn. Babi, Anxhelina, Pamela, e kur u rrita fillova edhe unė, ndjenim njė boshllėk qė nuk gjenim si ta mbushnim. Vuajtėm ēdo ditė tė atyre dhjetė viteve. Na mungonte dashuria e saj, neve na mungonte njė nėnė e babit njė grua. Nuk dilnin fotografitė pėr tė ndjerė ngrohtėsinė e saj, nuk mjaftonte vetpėrmbajtja pėr tė marrė njė puthje nė ballė e njė bekim prej nėne. Gjithēka do tė ishte ndryshe nėse ajo nuk do tė kishte vdekur, ndoshta dhe gjithė kjo mesele nuk do tė kishte nisur.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Deivi Taka : 22-01-2011 mė 13:50
Duke uruar per librin e ri, pa mundur te jap mendim per te pa e lexuar teresisht, meqe e keni udhes per botim, nisur nga pjesa e lexuar ketu, them qe t'i besh pak nderhyrje ne perdorimi me tepri i fjaleve te panevojshme, pasi nenkuptohen. Konkretisht: "pėr njė ēast tė shkurtėr ", permendet tre here brenda dy frazave ngjitur. Vec kesaj them qe dhe mbiemri "e shkurter" eshte i tepert, pasi casti e nenkupton kohen e shkurter.
Mbase redaktimi e zgjidh kete tepri fjalesh e frazash, qe rendojne rrjedhshmerine dhe saktesine ne lexim.
Miqesisht, Mondi.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Mondi, eshte i drejte mendimi yt per perseritjen e asaj shprehjeje, por ne fakt e kam bere qellimisht per te terhequr vemendjen se gjithcka ndodhi ne ate moment, mund te kishte ndodhur dhe me pare, por ndodhi vetem ate moment. Besoj se do te ishte me e qarte po te ishte me e plote.
Te faleminderit.
Faleminderit!![]()
E kuptoj qellimin, bile mund te perseritet dhe disa here dicka ne funksion te efektit domethenes, por edhe pse e rilexova me kete sy, ne kete rast ky efekt demtohet konkretisht tek hera e dyte, pra mund te lesh heren e pare dhe te trete. Duke qene dhe poet, duhet ta ndjesh me shume forcen perseritese te fjales, sikurse dhe dobesine e saj aty ku nuk duhet. Ne proze, kur je mes magjise se krijimit, vjen vetvetiu meshimi apo jo i nje mendimi, gje qe e ben me te besueshme dhe te fuqishme ate, me shume se venia e nje qellimi. Qellimi eshte idea, realizimi ndjek pastaj magjine krijuese. Besoj se mirkuptohemi, ne te mire te krijimtarise.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Patjeter qe mirekuptohemi Mondi, jam i hapur dhe ndaj kritikave a ndaj keshillave. Te falenderoj, e vleresoj mendimin tend.
Pjese nga Kapitulli 3 - Fjalet e gabuara
Kur dėgjova ato fjalė nga ai, nuk ėshtė se i besova dhe aq, madje ato mė trembėn dhe vetėm njė rrugė gjeta pėr tė shpėtuar. Hodha pirunin nė lavaman e ia krisa vrapit. Dola nga kuzhina, hapa derėn e jashtme me xham dhe u gjenda nė oborr.
- Oh, dreqin! - thashė i tmerruar kur pash se reja ishte aty, edhe pse nuk e kisha idenė se si e bėnte.
Ia mbatha pėrsėri. Deriēkėn e vogėl e kapėrceva pa problem dhe fillova tė vrapoja nė rrugėn qė babi merrte gjithmonė pėr nė punė. Nuk e dija se nga shkonte mė tej, por fillova tė kthehesha me hamendje. Kthehesha sa nė tė majtė e nė tė djathė, duke shpresuar se reja do t’i humbiste gjurmėt. Nuk e dija se ku isha, thjesht vrapoja duke marrė frymė me zor. U futa nėpėr ca rrugica dhe pastaj dola prapė nė rrugė kryesore. Kur fillova tė lodhesha aq sa tė mos vrapoja dot mė, pėr fatin tim thuajse tė mirė, nė rrugė pash dikė tė njohur.
Ishte njė djalė i klasės sime dhe nuk ėshtė se mė hahej shumė muhabeti, megjithatė, ai ishte shpėtimi im i vetėm.
- Klajdi! - e thirra i rraskapitur duke iu afruar me hapa tė mėdhenj. - Klajdi, mė duhet ndihma jote.
- Ēfarė ke? - u habit tjetri.
- Po... pp... po mė ndjek... ai... diēka!
- Ēfarė po thua? - pyeti pa kuptuar gjė.
- Reja... reja e kuqe. Mė ndjek ngado, mė del nė ėndrra.
- Dhe? Ėndrra janė! - vazhdoi tė mos kuptonte dhe unė nuk dija si t’ia shpjegoja.
- Tani mė doli vėrtetė... ėshtė i kuq... Familja ime nuk ėshtė nė shtėpi, nuk e di se ē’mund t’u ketė bėrė. Forca, Klajdi, mė duhet ndihma jote!
Klajdit i erdhi keq dhe filloi tė mė besonte. Ia lexoja nė fytyrė atė shprehjen e tij tė dhemshurisė dhe unė u pėrpoqa ta bindja me fytyrėn time tė dėshpėruar. Do tė ishte mirė tė kisha vazhduar ta bindja me fytyrėn, sepse ajo qė thashė mė pas i prishi tė gjitha.
- Erdhi nga dritarja... e kaloi tejpėrtej. Mė thotė se ėshtė ėngjėll, Klajdi. Ėshtė kokė e kėmbė i kuq.
- Ėngjėll i kuq?! - shqeu sytė.
Ishte nė mėdyshje.
- Po. - i thashė.
- Ho, prit sa t’ia them Xhesjonit kėtė! - ndėrroi krejtėsisht fytyrė dhe unė i humba tė gjitha shpresat se ai do tė mė ndihmonte. - Kishte tė drejtė ai kur thoshte se ti je i ēuditshėm. Ha, ėngjėll i kuq! - qeshi dhe iku.
Ngela nė mes tė rrugės me shpresa tė dėrrmuara. Sa kisha normalizuar frymėmarrjen, kur pashė nė fund tė rrugės se sapo u shfaq reja e kuqe.
- Oh, dreqin! - thashė e ia mbatha.
Fillova tė hyja prapė nėpėr rrugica tė ngushta qė nuk i njihja, pa patur frikė se mund tė humbja, jo se kjo nuk mund tė ndodhte. Hyja sa andej-kėtej dhe ndonjėherė ktheja kokėn pas pėr tė parė nėse reja vazhdonte tė mė ndiqte. Por ndodhi mė e keqja: hyra nė rrugė pa krye. Nuk dija nga t’ia mbaja, isha rrethuar anash nga muret e dy shtėpive dhe para nga njė gardh i lartė me dėrrasa. Kisha frikė tė kthehesha pas, ndėrsa nė gardh nuk dija tė kacavirresha. Ktheva kokėn dhe pashė renė e kuqe qė mė bllokoi rrugėn e vetme tė daljes. U tmerrova. Fillova tė ikja mbrapsht deri sa u ngjesha pas gardhit.
- Ēfarė do prej meje? - e pyeta gati nė tė qarė.
Pjese nga Kapitulli 6 - Ne shkolle
Hapa sytė me frikė se mos mė jepnin ndonjė grusht pa mendje, por aty nuk kishte njeri, isha i vetėm pėrballė portės sė shkollės.
- Ja ku ėshtė! – dėgjova Brikenn nga pas. U ktheva dhe pashė se qė tė pestė rrinin tė habitur si tė kishin parė ndonjė fantazmė. Pastaj, si dreqin dola aty?!
Sikur s’dilte habia, Xhesjon mė kapi pėr fyti dhe mė ngjeshi pas hekurave tė portės.
- Ēfarė ishte ajo, Mei?
- Kush? S’mora vesh ēfarė ndodhi! Nuk e pe qė i kisha sytė tė mbyllur?
- E pashė, Mei, prandaj po tė tė pyes: ēfarė bėre kur mbylle sytė dhe vure gishtat nė kokė?
- Nuk e di!
- Dėgjo, Mei, - tha, - nėse mė thua se si e bėre atė gjėnė, ndoshta do tė tė fal pėr atė punėn e vėllait!
- Do qė tė them tė vėrtetėn? – pyeta ndėrkohė qė katėr ndihmėsat shqyenin veshėt pėr tė dėgjuar qoftė edhe njė fjalė nga ato qė do tė thoja.
- Sigurisht qė dua tė vėrtetėn!
- Nuk e kam idenė!
Kujtoja se do tė mė linte, por u gabova: Xhesjon ma shtrėngoi fytin akoma mė fort.
- Mė lėr, Xhesjon!
- Jo!
- Po mė merr frymėn!
- Nuk do tė jetė njė problem pėr ty kur arrin tė bėsh gjėra tė tilla, si... tė zhdukesh!
- Xhesjon, ta thashė qė nuk e di se ēfarė kam bėrė, nuk mora vesh gjė!
- Mė thuaj sekretin “mjeshtėr”!
- Nuk e di, Xhesjon! Tani mė lėr!
- Pėrndryshe? Hė, ēfarė do tė mė bėsh?
- Asgjė! – thashė duke marrė frymė me zor.
- Oh, ti do tė bėsh diēka, unė e di!
- Ēfarė?
- Nuk e di saktėsisht, por e di qė nuk do tė rrish duarkryq! Nėse unė tė lė ti do mė kthehesh!
- Jo, Xhesjon, por mė lėr! – thashė dėshpėrimisht, por ai nuk mė la. Vazhdonte tė mendonte se mund t’i bėja ndonjė gjė.
Isha i mėrzitur dhe po mė merrej fryma, kėshtu qė e vetmja mundėsi qė kisha - duke parė se Xhesjon nuk kishte ndėrmend tė mė lėshonte - ishte ta goditja. Duke e mbajtur dorėn tė hapur, e shtyta, por nuk ndodhi ajo qė do tė doja. Sikur ta kisha shtytur me njė forcė tė jashtėzakonshme, Xhesjon u hodh nė ajėr siē mė hodhi mua Abadon dhe Zakrielin Redi. Kjo qė sapo kisha bėrė, ishte njė nga ato qė do tė mė mėsonte Redi, por unė nuk e kisha as idenė mė tė vogėl se si ia kisha dalė mbanė.
Krijoni Kontakt