Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    po e kishin femrat pushtetin boteror per mbi 80 shekuj por si i dhane fund se?!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    po e kishin femrat pushtetin boteror per mbi 80 shekuj por si i dhane fund se?!
    Teuta jone na e shkaterroi ilirine
    Barca

  3. #23
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Qeverisja e një vëndi është si qeverisja e një shtëpie, por në përmasa të tjera. Nq se dikush është i zoti/e zonja të qeverisë një shtëpi, atëherë është në gjëndje të qeverisë një shtet. Mos harroni se ata që janë në krye janë njerëz dhe kanë të bëjnë me njerëz të tjerë, ndaj dhe rregullat nuk ndryshojnë.

    Në krye kanë qënë meshkujt sepse atyre ju ra llotaria në fillim, por nuk jam e mendimit se gratë do kishin qënë më zemër gjëra apo më të drejta po të kishin pasur atë rol. Femra mendohet si figurë më e butë nga fakti se mund të jetë dhe nënë, por pikërisht për këtë arsye ajo mund të jetë shumë herë më shumë agresive se burri. Pastaj duhet të kini parasysh, se në krah të çdo burri qëndron një grua dhe burrat gjithmonë veprojnë drejtuar nga gratë që kanë në krah (është fakt dhe ju vjen apo s'ju vjen mirë disave, është 100% i vërtetë). Ndaj dhe sot bota vazhdon të drejtohet nga gratë : ) mos u gënjeni nga paraqitja...

    Nuk i lexova postimet më lart sepse nuk kam kohë sot, ndaj dhe kërkoj ndjesë nq se kam përsëritur ndonjë mendim.


    Fiori


    p.s. Ingenuous, së pari duhet të kishe bërë autokritikë në fillim të temës pastaj kishe bërë pyetjen. Ke filluar vjen ikën nga forumi dhe nuk thua as ç'bëni si jeni...

  4. #24
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    ...arome gruaje...

    Tashme te gjithe e dime qe barazia ne pushtet eshte çeshtje kohe por nuk e dime nese grate do ta tranformojne kete pushtet.

    Personi/ja qe po debatoja me tregonte se femrat kane vlera dhe objektiva te ndryshme, stili i tyre i drejtuarit ndryshon pasi grate i japin me shume rendesi integritetit, barazise dhe nderveprimit, ato i japin me shume rendesi pjesmarrjes, ndajne pushtetin dhe informacionin dhe i japin me shume rendesi marredhenieve.
    Femrat i kane te gjitha cilesite per te qene shefe ideale, presidente te perkryera, gjithcka qe burrat agresive dhe ambicioze nuk kane qene te afte te na japin.

    Pas gjithe ketij "debati", pasi smund ta fsheh te qenurin maskilist nuk me mbeti ti thoja se sa dine ato ta perdorin miren pushtetin e tyre

    P.S Fiori, te kam derguar pm, por kam marre pergjigje te tipit "Tema juaj eshte levizur..."


    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #25
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Niveli i Inteligjences dhe kapacitetit tashme eshte percaktuar nga shkencetaret qe me te larte e ka mashkulli. Une do te thoja qe nje pjese e vogel do te ishte mire te ishin femra.
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Po femrat jan te mira per qeverisje ,
    ne kohen e Kleopatres gati qdo shtet kishte Femra ne qeveri dhe ishte mrekulli.

    sot nganjiher kam raste te takoj njerz te BE=es dhe ka shum femna e vertet jan te mira , ka shum gjuh te perbashket por mashkujt jan ende maqista .

    nese me lejoni te fus pak humor ketu : Nji burr korekt kishte me than : jemi per egalitet te sexit te gjith nga 20 cm e jo dikush me shum e dikush pak .
    pa femna as Dielli nuk nxen .Femna e par kryetare do jet Hilary Clinton ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e DESA
    Anëtarësuar
    17-06-2006
    Postime
    71
    Te gjithe femrave u mungon ca truri, dhe kur gjejne nje qe di te thote dy fjale, gjithekush i citon, sepse ne vendin e qorrave, ai me nje sy eshte mbret.

    --- Machiavel

    Une mendoj se Machiavel eshte gabim. Jam per qeverisje nga femra!!

  8. #28
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Femrat e pushtetshme, heroinat e kohëve moderne?

    (Marre nga Shekulli)


    Tema e grave në pushtet duket se ka pushtuar libraritë me sondazhe, dëshmi, analiza historike, saga politike... Ka me dhjetëra botime që publikohen për to dhe nuk mungojnë emisionet speciale që u kushtohen në kanalet televizive... Mos ndoshta femra në pushtet do bëhet heroina e re e kohës, pas aventurieres, femrës police apo doktoreshës? Po çfarë historie tregon ajo, çfarë pasqyre jep?

    Në pamje të parë duket se ka një fakt, që në vitin 2006 në shkallë planetare figurat femërore në pushtet kanë qenë në ngjitje dhe lista ëshët e gjatë. Janë nga Liberia ku zgjedhjet i ka fituar Ellen Johnson-Sirleaf, në Kili me Michelle Bachelet dhe deri në Gjermani me Angela Merkel. Sa u përket Shteteve të Bashkuara kemi ardhjen e Condoleezza Rice ose të Nancy Pelosi (në krye të dhomës së përfaqësuesve). Në Francë "hyrja e re" është Ségolène Royal dhe direkt në arenën presidenciale.... Duket se evolucioni ka nisur siç komenton 'Le Figaro". Megjithatë studiuesit ende shpallin shifra të vakëta kur vetëm 7% e femrave janë në krye të shoqërive të mëdha dhe përqindje të ulta ka edhe në parlamente, në senat apo ndër gratë kryetare bashkish.

    Sipas gazetares dhe shkrimtares Michèle Fitoussi, njëzet vjet pas suksesit fenomenal të librit të saj "Mjaft më me supergratë", "drejtueset e reja nuk imitojnë më burrat, ato mbeten femërore dhe kërkojnë të jenë të tilla, me një mentalitet të veçantë, një dije, karakteristika që gjeneratat para tyre nuk i kanë pasur. Është thjeshtë një grua e re dhe prandaj ngjall kaq shumë kuriozitet shprehet shkrimtarja, edhe ajo kryetare e një klubi të femrave lidere. Megjithatë librat që u kushtohen grave në pushtet nuk kanë shitje marramendëse. "Këto lloj botimesh nuk prodhojnë best-sellera, megjithatë ngrejnë edhe debate të tilla mjaft të qenësishme si" a qeverisin gratë ndryshe nga burrat?"

    Ky është edhe debati aktual. Nuk ka ende një përgjigje. Ka nga ata që nuk besojnë shumë në ndryshimet e qeverisjes sipas sekseve, ndërsa nuk mungojnë as ata që mbledhin dehmi dhe studime sipas të cilave ndërmarrjet japin rezultate më të mira kur në postet kyçe janë vendosur gra, pasi sipas përfundimeve të tyre mënyra e veprimit dhe e mendimit të grave i përshtatet më shumë evolucioneve të shoqërive tona. Sipas librit të një romanciere tjetër që ka mbuluar "Ëomen's Forum" të vitit 2006, epoka hreflekton një pritje dhe një nevojë për gra në pushtet, sepse ne e dimë që ato sjellin diçka të re.

    "Në një periudhë të paqëndrueshme për shoqëritë perëndimore ku dominon frika për shkatërrimin e ekuilibrave, ne kërkojmë të gjejmë një kuptim dhe gratë janë ato që e bëjnë lidhjen nëpërmjet fjalës, në mënyrë më spontane dhe të frytshme sesa burrat. E kanë bërë këtë deri tani në mënyrë të padukshme, në jetën e përditshme dhe duan ta bëjnë në mënyrë më këmbëngulëse në nivelin politik dhe ekonomik".

    Për Irène Frain e rëndësishme është që tashmë gratë nuk kanë frikë të flasin për frikërat, në çfarëdolloj niveli të pushtetit. "Dhe ndoshta kemi frikë që të na flasin për to". Po nga vjen kjo magjepsje e re për gratë? Vëzhguesit dhe autorët ngrejnë një dilemë në këtë himn femëror: "Kjo kërkesë mund të jetë shenjë e një foshnjërizimi të shoqërisë që do të priste gjithçka nga një nënë, një nënë perëndeshë", - sugjeron Irène Frain. Në planin politik Cristina Lunghi shprehet me humor: "Kemi kaluar nga babai (Charles de Gaulle) tek xhaxhai (François Mitterrand) dhe tani hezitojmë mes vëllait të madh (Nicolas Sarkozy) dhe nënës (Ségolène Royal).»

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Patjeter qe je jane te mira per qeverisje ...sidomos ato sexy :P

  10. #30
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Pertej artikullit, apo disa notave paksa romantike te tij, do te thosha qe femrat ne qeverisje, sidomos ato qe jane ne pushtetin me te larte, ate ekzekutiv, nuk kane ndonje ndryshim te madh nga meshkujt kolege. (Elisabeta I, Katerina e Madhe, Thecer, Markel, etj)

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Suedia, aty ku femrat jetojnë parajsën
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 12:02
  3. Femrat dhe meshkujt komunikojnë ndryshe
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  4. Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita’.
    Nga Tirana në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 13:31
  5. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •