[Ato daullet e vesheve te tu do te jene care nga "propaganda" pasi po te kishe veshe e sy ne balle, do te degjoje barometrat evropiane qe behen vit per vit dhe e renditin Shqiperine ne fund te listes se popujve qe duhet te pranohen ne BE, ne krah me Turqine.
Dhe ajo qe ti nuk kupton ne ate qe une kam shkruajtur me siper ne lidhje me te qenit "model" per popujt myslimane ne lindjen e mesme, eshte se sa evropian jane shqiptaret ne Shqiperi apo ne Kosove, duket pikerisht se sa te suksesshem do te jene ata qe te ngrejne nje shtet demokrat dhe nje shoqeri demokratike. Dhe po ta arrijme kete, kjo do te jete prova me e forte qe shqiptaret nuk jane si ata myslimanet e tjere qe i rezistojne me dhune ndryshimeve demokratike. Po ta kuptoje kaq gje, do te kuptoje se te jesh model per ata qe ti quan "popuj aziatike" nuk eshte ne vetvete dicka e keqe, eshte dicka shume pozitive, eshte nje shans qe edhe nje popull i vogel si shqiptaret, te bejne nje emer te mire ne mbare boten.
Ato qe ti quan "daulle islamiste" nuk bien me ne rruget e Kosoves, bien brenda Kuvendit te pare Demokratik ne historine e Kosoves, ne ate kuvend ku gjuha turke u shpall gjuha e trete zyrtare ne Kosove.
Hapi i pare i ndryshimit te realitetit eshte pranimi i tij me ato ngjyra qe ka, packa se ty e mua mund te na vrasin syte. Por mos kujto se duke mbyllur syte perpara ketij realiteti dhe duke mohuar ekzistencen e tij ai do te ndryshoje vetvetiu.
Albo
Krijoni Kontakt