Nga Kastriot Islami
1 - LSI kerkon shkaterrimin e PSSH
LSI trashegon tiparet me negative te PSSH. LSI njekohesisht funksionon si nje ndermarrje me mungese te plote transparence financiare. Per rrjedhoje drejtimi i saj eshte autoritar. Ngritja e shpejte dhe e pamerituar politike e lidereve te saj kryesore gjate qeverisjeve te PSSH dhe pasurimi i dyshimte financiar i disa prej tyre percaktoi synimet e tyre per te uzurpuar PSSH ose ne rast te kundert per tu larguar me synimin e shkaterrimit te PSSH. Zgjedhjet e tre korrikut treguan jo vetem synimin e saj, por edhe fuqine financiare mbeshtetese per realizimin e ketij synimi. Gjithcka ne kete parti, nga drejtimi e deri tek pazaret sa majtas-djathtas, jane ne funksion te shkaterrimit te PSSH, sepse keshtu mendohet te kthehen ne forcen kryesore qe drejton te majten.
2 - Strategjia e LSI per rrudhjen e PSSH
LSI ka per objektiv vetem shkaterrimin dhe rrudhjen e PSSH dhe me tej krijimin e nje partneriteti ku e “fuqishmja LSI” dominon te “voglen dhe te vjetren PSSH”. Kjo strategji e aplikuar me egersi me 3 korrik ka vazhduar te shfaqet ne forma te ndryshme edhe gjate 15 muajve te fundit. Taktikat e “bashkepunimit tinzar me PD” apo “presionet ndaj lidershipit te PSSH” deri tek sjelljet “toleruese” per perfitime maksimale brenda te majtes. Ne aplikimin e kesaj strategjie, LSI eshte munduar permes krijimit te marredhenieve te acaruara te PSSH me aleatet e tjere te fitoje statusin e marredhenieve te favorizuara me PSSH per ta pasur me tej me te lehte shkaterrimin e tyre dhe goditjen e PSSH se bashku me aleatet tashme te merzitur.
3 - LSI demton imazhin e se majtes
“Kapercimi dhe thyerja e tavolinave ne Kuvend” i liderit te LSI-se, thjesht per te garantuar anetarin e KQZ per LSI, ishte nje demtim i imazhit te se majtes ne teresi, per te cilen PSSH do te duhej te kishte mbajtur qendrim tjeter denues. Lojerat per te futur ne bllokim procesin e pergatitjes se zgjedhjeve dhe me tej pazaret e fshehta per te zhbllokuar gjoja situaten, te njohura nga publiku shqiptar dhe faktori nderkombetar, mbajne kryesisht vulen e LSI-se, duke prishur edhe imazhin e te gjithe se majtes. Ndonese tinezisht drejtues te LSI perpiqen te shfaqen se ky bllokim ka ardhur nga PSSH dhe lideri i saj. Mbajtja peng aktualisht e marreveshjes se partive te koalicionit per percaktimin e kandidateve te perbashket te se majtes nga sjellja e papergjegjshme e LSI-se, presionet verbale te hapura ne media dhe artikujt e fshehte dhe sms kercenuese per negociatoret e PSSH, jane tiparet karakteristike te sjelljeve “negociuese” te LSI-se.
4 - Kerkesat tinzare te LSI per zgjedhjet vendore
LSI nuk eshte e interesuar per te fituar asnje kryetar te njesive vendore per te majten, por thjesht per te prishur te gjithe bastionet e PSSH. Ajo kerkon te rrise rezultatin e saj relativ ne proporcional, jo nepermjet rritjes se rezultatit te saj, i cili eshte ulur ndjeshem nga 3 korriku deri ne kufijte e tre perqindeshit, por ne kurriz te shkaterrimit dhe rrudhjes se PSSH. Per kete qellim edhe marreveshjet me komisioneret kundershtare jane organizuar per te arritur kete qellim, keshtu ndodhi edhe me tre korrik. LSI ka bere planet per keto zgjedhje, qe me te gjithe menyrat, nga marreveshjet e fshehta me kundershtaret e PSSH e deri tek manipulimet me komisioneret, te siguroje nje rezultat deri ne 20 perqind. Dhe njekohesisht te ule PSSH deri ne 25 perqind. Ky nuk eshte nje objektiv qe kerkon te arrihet ndershmerisht, por me hile e tinezisht.
5 – Marreveshja, pazar i deshtuar dhe jofunksional
Ne negociata, LSI ka qene brutale. Ka qene e pasinqerte dhe tinzare. Kerkesat e saj per te marre bastionet e fituara nga PSSH me tre korrik 2005, kur PSSH kishte perballe te djathten e LSI-ne dhe marredhenie te paqarta me aleatet, jane thjesht pjese e strategjise se saj per te goditur pikat e forta te PSSH. Marredheniet e PSSH me LSI jane te tensionuara gjate te gjithe linjes vertikale per shkak te sjelljeve tinzare te drejtuesve te LSI ne qender e ne nivel lokal. Negociatat e fundit, pavaresisht rezultatit qe mund te arrihet, do te jene te deshtuara ne terren. Marredheniet e PSSH me LSI nuk jane dhe nuk mund te jene funksionale per faj te LSI, nderkohe qe PSSH ka treguar ne shumicen e rasteve tolerance maksimale deri ne naivitet. Vleresoj se ne me shume se 90 perqind te zonave ku kandidati per kryetar i njesise vendore do te jete i LSI-se, humbja eshte me probabilitet te larte e sigurt. Po keshtu bashkepunimi i komisionereve te LSI-se ne shumicen e rasteve do te jete problematik me komisioneret e PSSH, ata do te tentojne te merren vesh me komisioneret kundershtare kunder interesave te PSSH.
6 - Kujdes PSSH: LSI po sillet me keq se me 3 korrik 2005
Pavaresisht vendimmarrjes se PSSH per marredheniet me LSI, te gjithe kandidatet dhe strukturat e partise ne terren duhet te pergatiten per te perballuar nje tre korrik te dyte me 18 shkurt. Efektet do te jene me negative se me tre korrik, sepse per shume votues ende nuk eshte e qarte nese jemi se bashku apo jo, ne se marredheniet jane te sinqerta apo tinzare. Drejtuesit e LSI ne qender dhe nivel lokal jane te qarte ne synimet e tyre shkaterrimtare te PSSH. PSSH nuk eshte e pergatitur per t’u mbrojtur, sepse orientimet kane qene per marredhenie te sinqerta, duke rene keshtu ne ambiguitet e naivitet te papranueshem. Bile PSSH ne nivel lokal dhe kandidatet e saj dinjitoze, sidomos ne zonat bastione duhet te gjejne te gjithe menyrat per shmangur humbjen dhe siguruar fitoren e veshtire si me tre korrik 2005. Eshte me e mire nje fitore ne zonat bastione, duke iu mos bindur pazarit me LSI sesa renia ne plogeshti e pranimi pa kushte e deshtimit, duke respektuar pazarin jofunksional.
Korrieri
Krijoni Kontakt