Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 51
  1. #21
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga XX22
    shpresa,cfare ka kaluar e ka ikur mendo se ka qene me mire keshtu si ndodhi,jeta ka sprova ate e dime te gjithe,perderisa kemi shejtan neper kembe.me shprese tek ZOTI se cdo gje do te jete me mire dhe do te asgjesohen veprat e atyre qe bejne keq,atyre qe te kane lenduar.jeta eshte peshore dhe te jeshe i sigurte qe te gjitha ato veshtiresi qe ke kaluar ne te njjten mase do te jene gezime per ty neser.
    Mos kujto se ne qe kemi humbur besimin,ja kemi shitur shpirtin djallit.
    Megjithese tundimi eshte i veshtire per tu perballuar ne kete bote ku djalli eshte ulur kembekryq,ne prape mundohemi qe te mos bejme prapesira dhe te respektojme lirite e tjetrit...pamvaresisht nga sprovat apo nga mungesa e besimit
    une gjithmone do ti respektoj normat morale njerezore....nese une jam ateist,kjo s'do te thote se nuk jam nje njeri i mire...nese zoti egziston dhe nese eshte vertet aq i gjere sa e pershkruajne,atehere nuk ka perse te me gjykoje per mungesen time te besimit....le te shohe jeten dhe vepren time dhe te vleresoje nese jam i denje per boten e tij apo jo...

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Sigurisht Qe E Njoh Krishtin......po Nuk E Dija Qe Duke Njohur Krishtin Mund Te Njohesh Perulesine Sublime.....
    Per Mua Krishti Nuk Identifikohet Ne Kete Llaf.....perkundrazi..
    Mund Te Hapesh Rruge....mund Te Tolerosh.....mund Te Falesh....ky Eshte Krishti Per Mua....
    Po Jo Duhet Te Perulesh...
    Te tolerosh e te hapesh rrugen e te falesh, nuk te ben te krishtere, te ben humanist. Humanizmi eshte nje ideologji qe huazon disa prej vlerave te Krishterimit, por nuk eshte Krishti.

    Krishti eshte Ai qe u mesonte dishepujve te Tij qe te luteshin per armiqte e tyre, qe kur te godasin ne njeren faqe, tu kthesh edhe tjetren; qe kur dikush te kerkon kemishen qe ke veshur, ti japesh edhe bluzen. Krishti eshte Ai qe lau kembet e dishepujve te Tij; qe duroi torturat, sharrjet e peshtymat e popullit te zgjedhur te Perendise per shpetimin e te cilit Qengji i Perendise derdhi gjakun e Tij.

    Nuk ka menyre tjeter per te njohur Krishtin pervec perulesise pasi nuk ka se si te gjeje strehe Krishti ne nje zemer krenare e kryenece.

    Problemi im dhe i shume te tjereve eshte se e kemi humbur besimin jo vetem te zoti por te gjithshka...eshte e vertete se njeriu duhet te besoje ne dicka....por kur e humbet besimin nga kjo gje....vazhdon te besoje dhe perseri zhgenjehet...atehere eshte shume e veshtire qe ky besim te rifitohet...ndoshta jemi njerez me natyre te dobet por nuk gjej dot nje motiv qe te me jape force...
    Nuk mund te humbesh apo rifitosh ate qe nuk ke patur kurre. Ky eshte vetem nje justifikim qe ti po i ben vetes tende. Besimi lind atehere kur gjen Perendine. Por qe te gjesh duhet qe me perpara te kerkosh. Perendia te ka dhene lirine qe te zgjedhesh nje jete me apo pa Zot. Dhe te gjithe ata qe e kane kerkuar me gjithe zemer e kane gjetur.

    Perulesia qe ka pershkruar ky njeri pamvaresisht nga cfare feje vjen,rendesi ka qe i drejtohet ZOTIT ke qellim te te tregoje dhe shprehe miresine qe duhet te kemi ne shpirt.Duke dashur ZOTIN shume ne mund te falim shume.
    Perulesia eshte shenja dalluese e pranise se Shpirtit te Shenjte ne zemren e mendjen e nje besimtari te krishtere. Sa me e madhe perulesia, aq me e madhe eshte hiri i derdhur nga vete Perendia mbi zemren e atij besimtari, aq me afer ne kungim me Perendine eshte besimtari, aq me e shenjte eshte jeta e tij, aq me perfekt eshte imitimi i jetes se Jisu Krishtit.

    Por ne "Fund te Botes", "Udhen" do ta gjejne vetem ata qe nuk paten Frike dhe asnjehere nuk shpresuan Shperblimin dhe shpetimin, e megjithate Dashuruan pa hile dhe pa kursim.
    Ka njerez te humbur qe as nuk e dine se nga vijne dhe as nuk dine se ku shkojne, bile as nuk duan te mesojne rrugen e duhur pasi jane shume "krenare" per te ndjekur dike qe ka shkelur me kembe vdekjen. Ferri per ta ka filluar qe ne toke dhe zjarrin e kane ndezur me ate shkendijen e krenarise se tyre.

    per mua perulesi do te thote gati vetevrasje te mendimeve te vetvetes apo dhe zhvleresimin e vetvetes
    Dallimi eshte shume i thjeshte: ka njerez qe jane krenare dhe besojne ne forcat e tyre per gjithcka ne jete, ashtu si ka njerez qe e vendosin jeten e tyre ne duart e Perendise: "Le te behet o Zot Vullneti Yt ne jeten time tani e perhere e ne jete te jeteve!" Jam i sigurt qe i ke provuar patjeter forcat e tua, por nuk besoj se ke provuar ndonjehere forcen transformuese te Perendise.

    Perulesia eshte gjithcka qe te ben te dobet,gjitcka qe te ul ndjenjen e forces dhe te krenarise,burrerise,guximit.Eshte nje forme morali qe eshte shfaqur per here te pare te cifutet ne kohen e nenshtrimit politik.,ne forme "altruizmi" ku dashuria per rrezikun per nje jete me te mire ja la vendin "dashurise " per paqe dhe siguri.
    Perulesia e Krishtit ne kryq shkaterroi mbare pushtetin e se keqes, vdekjes! Cili eshte ai njeri tjeter qe ka shkelur me kembe vdekjen dhe eshte ringjallur per se vdekurish?! Meqe te pelqen te flasesh per trimeri e burreri.

    nuk ja vlen qe te merrmi me disa drunje te shtrember, qe sado qe te gllendesh ne ta, perseri te shtreber ngelin!!persa kohe mundohen te shtremberojne Realitetin apo cdo gje qe ka vlera!!
    Shpiri i Shenjte na meson se e keqja nuk eshte njeriu, e keqja ka vetem nje fytyre njeriu. Te gjithe ata qe zgjedhin te largohen nga krahet e Perendise perfundojne ne kthetrat e atij qe mashtroi Even dhe Adamin duke i drejtuar nga Pema e Diturise: po te hani frytet e kesaj peme do te beheni Zot! Por molla qe mbeti ne fytin e Adamit nuk solli hyjnizmin e njeriut, solli divorcin e tij me Perendine dhe vdekjen.

    Albo

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga Albo
    E ka emrin Jisu Krisht. Po ta kerkosh e gjen. Sa per njerez te perulur, te garantoj une qe ke plot te tille edhe ne rradhet e njerezve qe ke rreth vetes, bile edhe brenda familjes tende. Por perpara qe ta shohesh perulesine e jetes se tyre, duhet me pare te njohesh perulesine e Jisu Krishtit.



    E njejta gje qe shkruajta me lart vlen edhe per ty. Kur nuk njeh Krishtin, nuk njeh perulesine sublime. Dhe detyrimisht nuk ke se si te shohesh edhe madheshtine dhe lavdine e perulesise ne jeten tende apo ne jeten e njerezve rreth teje.

    Ata njerez qe nuk zgjedhin perulesine, jane njerez krenare dhe krenaria eshte burimi i te gjitha veseve e mekateve te qenies njerezore.

    Albo
    Me duket se po flisnim se kush eshte njeriu i perulur dhe si sillet dhe shpreha se njeri i tille nuk ekziston ,te pakten une nuk kam degjuar kurre (pervec nene Terezes ) .Ti me sjell Krishtin ,po a eshte Krishti person apo njeri ???Me duket se jo ...
    Me vjen keq qe une nuk kam vitrytin e perulesise po e tille eshte bota ku jetojme ,qe nje te perulur do ta kalonte ne cmendine ,plus qe jam e madhe qe te ndryshoje...
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  4. #24
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Per Albon!Me fal por po flet me bindje te plote ne nje kohe kur nuk me njeh!
    Zoti nuk te thote te behesh nje njeri paragjykues...zoti te thote te ndihmosh te tjeret dhe te perpiqesh ti ndricosh ne menyre qe ata te shohin qarte....sa pretendoni ju se e ndiqni fjalen e tij?..a ju ka ndodhur ndonjehere ne jete qe te kaloni sprova te tilla qe mund tju cojne deri ne krize besimi?....a e zbatoni ju vertet ate perulesine qe na permendet pak me lart?

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Per Albon!Me fal por po flet me bindje te plote ne nje kohe kur nuk me njeh!
    Zoti nuk te thote te behesh nje njeri paragjykues...zoti te thote te ndihmosh te tjeret dhe te perpiqesh ti ndricosh ne menyre qe ata te shohin qarte....sa pretendoni ju se e ndiqni fjalen e tij?..a ju ka ndodhur ndonjehere ne jete qe te kaloni sprova te tilla qe mund tju cojne deri ne krize besimi?....a e zbatoni ju vertet ate perulesine qe na permendet pak me lart?
    A besoj une ne perulesine dhe a e zbatoj ate?

    Eshte njesoj si te pyesesh:

    A beson ti ne Jisu Krishtin dhe a e ndjek ti Ate?

    Pergjigjia eshte po ne te dyja rastet. Nuk mund ta njohesh dot sic duhet Jisu Krishtin pa njohur nga afer forcen dhe lavdine e perulesise se Tij. Eshte nje perulesi e paarritshme nga njerezit, por kjo nuk do te thote se duke qene e paarritshme ne nuk duhet te kerkojme ta bejme ate per vete. Cdo dite qe jetojme, pavaresisht nga mekatat dhe sprovat e shumta te jetes, eshte nje shans qe Perendia na jep per te njohur Ate.

    Sa here qe e keqja na sulmon e na rrezon pertoke, aq here ne duhet te ngrihemi ne kembe e te rimarrim mbi supe kryqin tone, ashtu sic e mori Zoti yne. Dhe ne kete perulesi te deshmuar perpara Kryqit, do te gjesh dhimbjen dhe ne te njejten kohe lavdine e Shpetimtarit. Sa i frikshem ishte kryqi per mbare popujt e perandorise romake, aq i dashur e shpresedhenes ishte per te krishteret...

    Albo

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Përulësia?! Unë këtë e kuptoj si shënjë frike dhe pamundësie njerëzore për t´u ballafaquar me të panjohurën dhe me të fortin, pra si demonstrim të frikës dhe reagim ndaj saj, dhe ndoshta edhe si lajkë ndaj të fortit të njohur apo të panjohur! "Dorën që nuk mund ta përkulesh, puthe!", thotë populli, ndaj ndonjëherë përulësia është e arsyeshme, kur është në pyetje ekzistenca.
    Sidoqë të jetë, më mirë është të jesh i drejtë dhe i arsyeshëm se sa të bësh jetë të përulur! Përulja, cfarëdo që të jetë ajo, mund të jetë arsyeshme, por ajo nuk është dhunti morale dhe nuk tregon karakterin as të fortit dhe as të të drejtit.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Albo kur kam folur ne temen tende per perulesine ashtu sic e kupton ti per zotin tend dua te jap mendimin tim si e kuptoj une per ZOTIN TIM NJE.
    Une kurrsesi nje te derguar sic qe Jezusi(keshtu di une qe e quani ju te krishteret dhe jo Jisu) ,nuk mund ta adhuroj si zot,absolutisht jo,meqe ketu shohin te gjithe jo vetem ato qe i perkasin fese tende mu duk e arsyeshme te jepja mendimin tim gjithmone duke te mbeshtetur vetem ne nje fjale ''perulesi perpara ZOTIT'' dhe sigurisht duke shpjeguar ketu meqe lindi nevoja se ZOTI qe adhuroj eshte ndryshe nga ''Jisu''.
    Dhe sa per sqarim ky ''Jisu'' nuk eshte kryqezuar ndonjehere,shume paten deshire te ishte i tille dhe ta quanin te tille por nuk ia dolen dot.Te pakten kete me informon libri i fundit i shenjte qe fatmiresisht mbetet i pandryshuar.NUk mund te gjykosh ti nese arrihet perulesia tek ZOTI apo jo,ti mund te thuash nuk jemi dot profete,sepse si ''Jisu ''nukjemi dot pasi ai ishte profet.Perulesia arrihet kur ZOTI e pranon ate nga ana jote dhe kete do ta mesojme mbas kesaj jete,besoj se kete e di.ti gjithashtu nuk mund te thuash se gjendet vetem tek te krishteret pasi te flas per fene time ne e kemi ne themel te jetes kete gje,falemi 5 here ne dite dhe duke u perulur jo vetem me fjale para ZOTIT,por dhe me trup,me zemer.Nuk dua te zgjatem si i dini mire ju.Nese ke problem qe shkruajne persona qe i perkasin feve te tjera ketu atehere lajmero qe te dime dhe ne qe qenkemi ndare dhe qenkan privatizuar temat.

  8. #28
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Kini Parasysh Tre Gjera Ne Jete Qe I Ka Thene Nje Burre Plak:
    1) Mos U Ha Kurre Me Te Madhin
    2) Gruas Mos I Trego Gjithcka
    3) Dhe Te Varfrin Mos E Ndihmo Kurre
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Citim Postuar më parë nga Igli_Vlonjati
    Kini Parasysh Tre Gjera Ne Jete Qe I Ka Thene Nje Burre Plak:
    1) Mos U Ha Kurre Me Te Madhin
    2) Gruas Mos I Trego Gjithcka
    3) Dhe Te Varfrin Mos E Ndihmo Kurre

    1)specifikoje te paren ta dime per ke behet fjale
    2)kjo eshte nje ide e vjeter tashme pasi grua e burre duhet te keshillohne me njeri-tjetrin ,me pare thonin vjerrat mos i trego gruas gjithcka se donte te ishte vete e pare shtepie,pra fjale vjerrash
    3)what??????mos ndihmo te varfrin????e ke shume gabim,nese te gjithe njerezit do te kishin nje dashuri te madhe ne zemer dhe miresi atehere kjo bote nuk do te njihte kurre varferi dhe trishtim,as merzi deshperim etj.jepni sa me shume keni mundesi tek te varferit kjo eshte dashuria qe tregoni ndaj ZOTIT.

    Nuk e di ate plakun se kush eshte qe ka thene keto fjale,por cdo fjale ka vlere atehere kur thuhet,ne ate kohe,pastaj perseri nuk jam dakord per kete piken 3 kurdo qe te jete thene.

  10. #30
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Perulesia eshte nje tip sllogani qe perdorin dinaket per te justifikuar vendin e punes se tyre,ashtu sikurse nje tregtar mburr veren e tij me te mire se te tjerat apo nje kepucar punen e tij .Kush e predikon ben thjesht punen e tij.Ata nuk duhet te thone ato qe mendojne por ato qe pelqen turma,duke lavderuar tendecat e saj si qetesia,rehati,siguria ,paqja.(Ne kundershtim me tensionin qe shkaktojne njerzit krijues ).Keto tendenca turma i vlereson si "virtytin"me te larte duke pasur konsiderate te larte per veten e saj.
    Arti i predikuesve qendron ne ate qe ata e dine se c duhet te thone,dhe c te mire sjell,atas duhet ti kuptojne per kete shtirje ,perndryshe i mori lumi,besimi ne pastertine ben pjese ne zanatin e tyre
    La vida es un carnaval

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  3. Theosis - qëllimi i vërtetë i jetës njerëzore
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 13:12
  4. Përulësia është rruga për të marrë Hirin e Perëndisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2006, 23:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •