Mbajtur ne katedralen 'NGJALLJA E KRISHTIT" ne Korce
nga Mitropoliti i Korces Hiresia e Tij Imzot Joani



E Diela e Paralitikut Joani.5:1-15.

Pas kėtyre ngjarjeve ishte njė festė e Judenjve dhe Jisui u ngjit nė Jeruzalem. Nė Jeruzalem, afėr portės sė dhenve, ėshtė njė pellg qė nė hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesė portikė. Nėn to dergjeshin njė numėr i madh tė lėnguarish: tė verbėr, tė ēalė dhe tė paralizuar, tė cilėt prisnin lėvizjen e ujit. Sepse njė engjėll, kohė pas kohe, zbriste nė pellg dhe e lėvizte ujin; dhe i pari qė hynte, mbasi uji ishte lėvizur, shėrohej nga ēfarėdo sėmundje qė tė kishte. Aty ishte njė njeri i lėnguar prej tridhjetė e tetė vjetėsh. Jezusi, duke e parė shtrirė dhe duke ditur se prej shumė kohe ishte nė atė gjendje, i tha: “A dėshiron tė shėrohesh?”. I lėnguari u pėrgjigj: "Zot, unė s'kam njeri qė, kur lėviz uji, tė mė fusė nė pellg; dhe, ndėrsa unė po shkoj, njė tjetėr zbret para meje”. Jisui i tha: “Ēohu, merr vigun tėnd dhe ec!”. Njeriu u shėrua nė ēast, mori vigun e tij dhe eci. Atė ditė ishte e shtunė. Prandaj Judenjtė i thanė atij qė u shėrua: “Éshtė e shtunė; nuk ėshtė e ligjshme pėr ty tė ngresh vigun tėnd!”. Ai iu pėrgjigj atyre: “Ai qė mė shėroi mė tha: "Merre vigun tėnd dhe ec!". Atėherė ata e pyetėn: “Kush ėshtė ai njeri qė tė tha: "Merre vigun tėnd dhe ec"?”. Por ai qė ishte shėruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jisui ishte larguar pėr shkak tė turmės qė ishte nė atė vend. Mė vonė Jisui e gjeti nė tempull dhe i tha: “Ja, ti u shėrove; mos mėkato mė qė tė mos tė tė bėhet njė gjė mė e keqe”.


Ungjilli i sė Dielės, ėshtė i shėrimit tė tė paralizuarit. Ėshtė njė tregim i shkurtėr qė nė dukje ndoshta nuk mund tė krijojė ndonjė diēka tė ēuditshme, njė shėrim tjetėr i Jisu Krishtit. Ungjilli ėshtė i mbushur me mijėra shėrime e megjithatė nė ēdo shėrim ka diēka tė veēantė, nėse ne do tė ndalojmė dhe do tė dėgjojmė me kujdes, jo vetėm me mendje por edhe me shpirt do t’i shohim gjėra tė ndryshme. Shpirti ynė do tė pasurohet duke dėgjuar kėto pjesė, jo mė kot shenjtorėt vazhdimisht nė predikimet e tyre u kėrkonin njerėzve qė tė lexonin Shkrimin e Shenjtė, sepse kur lexohet me shpirt, atėherė do tė kuptohen gjėra tė tjera. Shpirti vetė fillon dhe zbutet, fjala e Ungjillit ka fuqi, nėpėrmjet atyre do tė shihen mijėra nuanca tė tjera tė cilat mė parė nuk i kishe parė. Ashtu si njė sy i zakonshėm shikon njė pikturė dhe dallon njė mori nuancash, njė sy piktori dallon mijėra nuanca, ashtu edhe njė shpirt i devotshėm kap nga Ungjilli me mijėra nuanca.
Nė Ungjill tregohet qė ishte njė pellg i madh afėr Jerusalemit, nė derėn e dhėnve, e cila ishte njė derė ku silleshin dhentė pėr flijim nė tempull dhe pėrpara se ti flijonin i lanin nė pellgun e ujit. Kėtu kishte njė traditė tė vjetėr qė njė engjėll zbriste dhe trazonte ujin dhe kushdo qė hynte i pari atje shėrohej. Midis njerėzve qė ishin mbledhur nė pellg, mund ta merrni me mend morinė e madhe tė tė sėmurėve. Nėse ne do ta kemi parasysh atė pellg do tė kuptojmė se ai qėndron si njė lloj imazhi i tėrė botės. Bota ėshtė mbushur me njerėz tė hidhėruar, mjafton tė hedhėsh sytė rreth e rrotull dhe do kuptohet se e gjithė bota ėshtė si njė lloj pellgu. Njerėz tė mbledhur qė prisnin tė trazohej uji dhe ai qė hidhej shėrohej. Midis tyre kishte edhe njė njeri qė kishte 38 vjet qė ishte i paralizuar. Merreni me mend se ēdo tė thotė tė qėndrosh pėr 38 vjet i paralizuar, nėse ndonjėri prej nesh do tė qėndronte 38 ditė i sėmurė do t’i dukeshin si njė shekull e megjithatė ai njeri po priste pėr 38 vjet. Durimi i tij ishte i jashtėzakonshėm, shpresa nė shėrimin e tij ishte e jashtėzakonshme. Askush nga ne nuk mund tė qėndrojė pėr 38 vjet dhe tė lutet pėr diēka. Edhe nėse i lutemi Perėndisė pėr diēka nėse kalon njė javė dhe kjo nuk realizohet, gjithsekush nga ne heq dorė. Paralitiku i Ungjillit tė sotėm kishte 38 vjet qė priste. I them tė gjitha kėto sepse Ungjilli pėr ne nuk ėshtė vetėm thjesht pėrkujtim i njė ngjarje tė kaluar, por ėshtė dhe mbetet gjithmonė njė zė qė na thėrret. Ai i paralizuar paraqet nė njė farė forme gjithsecilin nga ne, gjithkush nga ne ka nevojė pėr tu pastruar nė pellgun e Bethsaidės, ka nevojė pėr njė lloj shėrimi shpirtėror. Ajo pėr tė cilėn unė doja tė ndaleshim mė shumė janė dy pika.
E para fjalėt qė tha Krishti: “A do tė shėrohesh dhe tė bėhesh i shėndoshė”? Nė dukje tė parė kėto fjalė mund tė duken tė habitshme, sepse ne tė gjithė themi se kush ėshtė ai i verbėr qė nuk do sy dhe kush ėshtė ai i paralizuar qė nuk do tė shėrohet. Megjithatė kėto fjalė tregojnė diēka mė tė madhe. E para tregon qė Zoti nuk dhunon lirinė e askujt. Ato fjalė qė i drejtohen tė paralizuarit i drejtohen gjithsecilit nga ne, Zoti na thėrret ne sot dhe na pyet A doni tė shėroheni? Nėpėrmjet fjalės sė priftėrinjve, nėpėrmjet fjalėve tė Kishės, Krishti vazhdimisht u flet njerėzve sot, po na pyet Adoni tė shėroheni? Nėse nuk do tė kemi sėmundje fizike, gjithsekush nga ne ka sėmundje shpirtėrore, a do njdonjėri prej nesh tė shėrohet nga zemėrimi qė e kap, a do dikush tė shėrohet nga lakmia qė i ka hyrė nė zemėr, a do dikush tė shėrohet nga sėmundja qė ka pėr tė folur keq kundėr tė afėrmit tė tij, a do dikush tė shėrohet nga dėshira pėr tė mashtruar dhe pėrfituar nė mėnyrė tė pandershme dhe nuk po ndalem tek mėkatet akoma mė tė mėdha. Nėse dikush do tė shėroht nga kėto, duhet t’i pėrgjigjet Krishtit me njė “dua”. Asnjė nuk do tė shėrohet nėse ai nuk do tė dojė. Sado qė tė mundohemi ne Zoti nuk do dhunojė lirinė tonė, nėse nė shpirtrat tanė nuk do tė jetė dėshira pėr tu shėruar shėrimi nuk do tė vijė. Ndonėse shėrimi nuk ėshtė nė dorėn tonė pėrsėri mbetet fuqia e fjalės sė Perėndisė, i cili pėr tė shėruar kėrkon edhe pėlqimin tonė, prandaj dhe Krishti e pyet tė paralizuarin “A do tė shėrohesh?” prandaj po na pyet edhe neve sot qė ndoshta jemi tė paralizuar shpirtėrisht. Adoni tė shėroheni? Nėse duam mė gjithė shpirt Perėndia do tė na shėrojė, nėse ne nuk do tė duam Perėndia nuk do tė na shėrojė, sepse kjo ėshtė njė nga bazat e doktrinės Orthodhokse, qė ēdo njeri ėshtė i lirė pėr tė vendosur pėr tė mirėn ose tė keqen e tij. Kėtu qėndron edhe kuptimi i gjyqit tė fundit, sepse nė qoftė sė ne do tė ishim tė papėrgjegjshėm pėr fajet ose disa vepra tė mira tonat, atėherė nuk do tė kishte kuptim as dėnimi dhe as shpėrblimi. Sot Krishti po pyet gjithsecilin nė tė gjitha Kishat ku lexohet ky Ungjill “A doni tė shėroheni.” Kur bie fjala pėr tė paralizuarin, ndoshta pyetja mund tė duket e habitshme, por kur kjo trajtohet nė planin shpirtėror, merr dritėn dhe kuptimin e vėrtetė, sepse shumė nga ne nuk duan tė shėrohen. Shumė nga ne nuk duan tė luftojnė pėr ta zhdukur ēdo gjė tė ligė nga shpirtrat e tyre, pak njerėz luftojnė mėkatit dhe gjithė gjėrave tė tjera tė liga qė e paralizojnė shpirtin e njeriut dhe e ndajnė atė nga kungimi me Perėndinė.
Pika tjetėr nė tė cilėn do tė tė ndaleshim ishte pėrgjigjia qė i dha i paralizuari. Sa herė qė lexohet ky Ungjill dhe kushdo qė e lexon me shpirt do tė preket nga fjalėt qė i tha i paralizuari “Zot unė nuk kam njeri.” Realiteti qė tregon ky njeri ėshtė realiteti i vetmisė shpirtėrore qė ka mbėrthyer tė gjithė botėn. Gjithsekush nga ne ndodhet i vetėm. Ky lloj qytetėrimi, kjo lloj dėshire qė ka lindur nė shpirtin e njeriut, ka krijuar egoizmin mė tė thellė, gjithsekush pėrpiqet vetėm pėr vete dhe gjithsekush nga ne ndihet i pafuqishėm nė detin e hidhėrimit, gjithsekush nga ne thotė “nuk kam njeri.” Sa mijėra e mijėra njerėz janė nė nevojė sot, nuk po flasim para 2000 vjetėsh nė Palestinė nė atė pellgun kur ai ishte i vetėm dhe mos harroni, qė Jerusalemi ishte njė qytet shumė i populluar, kishte mijėra e mijėra njerėz, aq sa nė festa dhe pėrkujtime tradita thotė se mund tė kishte rreth njė milion njerėz. Ungjilli thotė se ishte festė kur Jisui shkoi nė Jerusalem. Ndonėse kishte kaq shumė njerėz, pėrsėri ai i paralizuar nuk kishte njeri, tėrė vendi rreth e rrotull ishte i mbushur me njerėz, me punė dhe pa punė e megjithatė ai ishte i vetmuar, nuk kishte asnjeri qė ta ndihmonte. Tempulli i cili ndodhej pranė pellgut ishte i mbushur plot, i mbyshur me mijėra priftėrinj qė shėrbenin, qė lexonin fjalėn e Zotit. Megjithatė i paralizuari ishte vetėm nuk kishte njeri. Gjithkush duhet tė ndalet dhe tė meditojė pak mė gjatė rreth kėsaj fjale, qė do ta quaja tragjike kur ai tha “Zot nuk kam njeri” Kjo frazė qė thotė paralitiku, tregon realitetin e hidhur dhe tragjik tė njeriut, tregon realitetin tragjik tė mėkatit njerėzor, i cili e ka izoluar ēdo shpirt nė egoizmin e tij dhe e ka deformuar, sepse askush nuk mund tė jetė njeri i plotė nėse nuk vendos marrėdhėnie me tė tjerėt. Kjo ėshtė baza mbi tė cilėn ngrihet Kisha. Baza mbi tė cilėn ngrihet Kisha, ėshtė pikėrisht nė kungimin qė kemi ne me njėri-tjetrin dhe nė kungimin qė kemi me Perėndinė. Njė shenjtor i madh i Kishės thoshte “Njė i krishterė i vetėm, nuk mund tė jetė i krishterė”. Sepse ajo qė e bėn njeriun tė krishterė ėshtė raporti qė vendosim ne me qeniet e tjera. Nėse ne nuk do tė ndijejmė, plotėsisht qenien njeri do tė thotė qė shpirti ynė nuk ėshtė i pėrmbushur, pra nuk e ndijen atė pėrmbushje qė ka krijuar Perėndia. Gjithsekush nga ne duhet tė kuptojė qė Kisha ėshtė njė komunitet. Kisha nuk mund tė ndėrtohet nga individė tė veēuar. Ēdo i krishterė duhet tė interesohet pėr fatin dhe pėr mirėqėnien e tė gjithė tė krishterėve tė tjerė dhe jo vetėm tė krishterėve tė tjerė, por pėr tė gjitha qėniet njerėzore nė botė. Ajo qė e ka karakterizuar gjithmonė njerėzimin, ajo qė e ka dėmtuar mė shumė Kishėn, pikėrisht ka qėnė egoizmi. Kur ne pėrpiqemi vetėm pėr veten tonė ose kur pėrpiqemi edhe pėr tė tjerėt do tė jenė familja jonė, njerzit e besimit tonė, njerėzit e kombit tonė, njerėzit e partisė tonė pra gjithēka qė ka tė bėjė me tė. Krishti erdhi pėr tė prishur kėto kufij, Krishti erdhi pikėrisht qė njerėzit tė mos thonė mė “Zot nuk kam njeri” por tė thonė “Zot tė kam Ty dhe gjithė njerėzimin”. Nėse ne nuk do ta hapim shpirtin dhe zemrat tona, pėr gjithė njerėzit qė janė rrotull nesh, pėr tė gjithė nevojtarėt, sado tė vishemi me petka tė krishtera, ne nuk do tė jemi tė krishterė. Njė krishtėrim qė nuk ka dhembshuri pėr ēdo njeri, pėr ēdo gjė tė gjallė, sado tė mundohet tė lyhet me ngjyra tė krishtera, nuk mund tė jetė i krishterė dhe kėto fjalė kanė qėnė fjalė tė gjithė patrikėve, gjithė profetėve dhe shenjtorėve tė Kishės tonė tė cilėt vazhdimisht kanė ngulur kėmbė se ajo qė e formon tė krishterin, ajo qė e bėn njė njeri person ėshtė mėnyra sesi ai lidhet me tė tjerėt. Nėse ne duam tė pėrmbushemi, nėse ne duam tė zhvillojmė thellė atė njeri qė ka lindur nė pagėzimin tonė ky njeri pėrmbushet dhe zhvillohet nė raportin qė ne vendosim me tė tjerėt. Prandaj ato fjalė tė thjeshta tė tė paralizuarit shpalosin para nesh gjendjen e mjeruar tė njerėzimit dhe gjithashtu japin shpresė, sepse Zoti me anė tė pėsimit tė tij, me anė tė themelimit tė institucioneve tė ndryshme nga e cila mė e rėndėsishme ėshtė kisha pikėrisht u solli njerėzve atė qė tė mos thonė mė “Zot nuk kam njeri”. I mėsoi njerėzit qė tė jetojnė nė njė familje tė pėrbashkėt, qė tė jetojnė nė njė komunitet dhe qė ta zhvillonė mė tej personin e tyre. Po e pėrsėris edhe njėherė qė asnjeri nuk mund tė jetė i plotė duke qėnė i vetmuar. Kjo ėshtė arsyeja, pse Shėn Vasili i Madh edhe murgjit i mblodhi nė njė komunitet, pikėrisht pėr t’i ndihmuar. Edhe murgjit qė jetonin tė vetmuar diku nuk ishin tė vetmuar. Shėn Andoni i Madh thoshte: “nėpėrmjet tė afėrmit kalon rruga e shpėtimit” qė do tė thotė se ai nuk ishte i vetmuar, ndonėse rrinte vetėm, por shpirtėrisht ai ishte mė Kishėn, aq sa kur Shėn Athanasi i Madh ishte nė rrezik dhe tėrė Orthodhoksia ishte nė rrezik nga Arianizmi, ai la shkretėtirėn, la vetminė e tij dhe erdhi nė Aleksandri pėr tė mbrojtur Kishėn.
Tė gjithė kėta shembuj na tregojnė qė nėse ne duam tė jemi njerėz tė plotė, duhet tė vendosim marrdhėnie dashurie me ēdo qenie njerėzore, qė asnjė qėnie njerėzore tė mos e ndijejė veten tė vetmuar, qė asnjė qenie njerzore tė mos thotė “Zot nuk kam njeri”. Nėse do tė kishte tė krishterė nė botė nuk do tė ekzistonte fjala “nuk kam njeri”. Kėto fjalė qė dėgjojmė nga Ungjilli, janė fjalė zjarri. Shumė njerėz kur dėgjonin kėto fjalė meditonin pak mė thellė. Askush nuk mund tė luajė dot me fjalėt e Zotit, nuk mund tė bėjmė shaka me ēfarė del nga goja e Zotit, nėse e keni lexuar librin e Zbulesės, Krishti aty paraqitet me njė shpatė me dy presa, pėr tė treguar qė fjala e Zotit ėshtė njė shpatė me dy presa, nga ajo mund tė vijė bekimi, nga ajo mund tė vijė edhe dėnimi. Ēdo fjalė qė thuhet nga Zoti ka njė shėrim nė vetvete dhe ēdo neglizhim i kėsaj fjale ka njė dėnim nė vetvete. Nė Ungjillin e sotėm ndoshta nuk pėrmendet shkaku i sėmundjes tė tė paralizuarit, ndonėse mė vonė kur Krishti e gjen atė nė tempull e i thotė “Mos mėkato mė qė tė mos tė tė bjerė ndonjė mė e keqe”. Duke bėrė njė lidhje ne mund tė themi qė sėmundja e tij ishte pasojė e njė mėkati pėr tė cilin Ungjilli nuk na thotė gjė. Fjalėt e fundit qė tha Zoti janė fjalė qė na drejtohen tė gjithėve ne, duke na thėnė qė kushdo qė ėshtė pagėzuar i janė falur mėkatet, gjithsekush qė ka gjetur hir pėrpara Perėndisė nuk duhet ta neglizhojė atė hir, nuk duhet tė jetojė akoma nė mėkat. Fjalėt e Ungjillit nuk janė gjithmonė tė ėmbla nė kuptimin, siē e kuptojmė ne ėmbėlsinė, shpesh fjalėt e Ungjillit janė tė hidhura ashtu siē e kemi pėrmendur vazhdimisht qė pėr shumė sėmundje mjekimi ėshtė gjithmonė i hidhur, aq sa pėr sėmundje tė ndryshme kėrkohet ndoshta edhe njė lloj prerje. Gangrenat shpeshherė shėrohen duke prerė pjesėn e gangrenizuar, prandaj edhe fjalėt e Zotit janė fjalė mjekimi shpirtėror dhe ndoshta janė tė hidhura, por frutin e japin tė ėmbėl.
Gjithsekush nga ne le tė mundohet qė ēdo tė Dielė tė meditojė pėk mė tepėr mbi Ungjillin. Arsyeja qė e Diela ka qėnė pushim ishte pikėrisht qė ēdo i krishterė atė ditė tė lexonte Shkrimin e Shenjtė, tė merrte pjesė nė Kishė qė tė ushqehej shpirtėrisht. Ēdo e Dielė duhet tė bėhet njė ditė ushqimi shpirtėror, ne jo vetėm qė duhet tė lexojmė Ungjillin dhe tė dėgjojmė predikimet, por edhe mbas tyre le tė mendojmė pak mė tepėr. Kėto fjalė tė Ungjillit do tė aplikohen nė jetėn tonė tė pėrditshme. Shpėtimi ėshtė njė rrugė e gjatė, shpėtimi nuk arrihet lehtė, vetėm nėpėrmjet njė mundi mund tė arrihet kurora. Cili atlet e ka arritur tė thyejė njė rekord, pa harxhuar mijėra orė stėrvitje ashtu edhe kurora e lavdisė sė mosprishjes “Le ta shtrijmė nė shtėpitė tona vazhdimisht Liturgjinė” pėr tė pasur njė liturgji mbas Liturgjisė, prandaj edhe Ungjillin qė dėgjojmė kėtu le ta shtrijmė nė jetėn tonė tė pėrditshme. Ne do tė kemi nevojė pėr kėtė ushqim shpirtėror shumė mė tepėr sesa mendojmė ne. Asnjė njeri nuk mund tė jetojė, pa kėtė lloj ushqimi. Le tė mos i mbyllim veshėt qė fjala e Zotit tė dėgjohet, tė gjejė tokė tė mirė, tė mbijė dhe tė japė fruta. Amin.