
Postuar më parë nga
Albo
Biberaj, zv/president i Asamblesë Parlamentare të KE-së
TIRANË- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, votoi dje në Strasburg si zv/president të saj, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Aleksandër Biberaj. Burime zyrtare nga Kuvendi, bënë të ditur se deputeti i PD-së dhe njëkohësisht Kryetar i Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së, Aleksandër Biberaj, pasi ishte zgjedhur një javë më parë si zv/president i Grupit Parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u zgjodh dje në një post tjetër të rëndësishëm. Kjo është hera e parë, që një përfaqësues i Kuvendit të ketë këto nivele të larta përfaqësimi. "Prezenca e zotit Biberaj në nivelet më të larta të Asamblesë Parlamentare të KE-së, në këtë vit vendimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si dhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, është një mbështetje e madhe",- citohen burimet zyrtare të Kuvendit.
Shekulli
Krijoni Kontakt