Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139

    Krijimi! Sa vjet më parë?

    Sa vjet me pare u krye krijimi?

    Ditet tek Zanafilla 1 jane dite 24 oreshe, apo me te gjata? Sa eshte mosha e Tokes?

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une besoj se kane qene dite 24-oreshe dhe ka shume arsye per kete.

    Nje arsye eshte se nqs ato do ishin dite shume-shekullore atehere vdekja do kishe ekzistuar ne krijim qe para mekatit te Adamit...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Question rreth krijimit

    pershendetje. Kam disa paqartesi ne lidhje me interpretimin (sigurisht qe ka lidhje me temen!)

    Gjeneza 1:3 Pastaj Perëndia tha: "U bëftë drita!". Dhe drita u bë.

    Gjeneza 1: 5 Dhe Perëndia e quajti dritën "ditë" dhe errësirën "natë". Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.

    dhe ditet vijojne:

    Gjeneza 1:16 Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madhë për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël për qeverisjen e natës; ai krijoi gjithashtu yjet.
    17 Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën,
    18 për të qeverisur ditën dhe natën dhe për ta ndarë dritën nga errësira. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte mirë.
    19 Kështu erdhi mbrëmja dhe erdhi mëngjesi: dita e katërt.





    Diten e katert u krijua dielli, hena dhe YJET! Kush eshte koncepti "Drita", diten e pare? Kush ishte burimi i kesaj drite ne kete rast? Lexojme qe objektet ndricues referues per token u krijuan 3 dite me vone.. Pervec drites elektrike, burim natyror i ndricimit jane vetem yjet, kometat, trupat qiellore.
    atehere?!!

    Ne rast se kane qene dite 24-oreshe, atehere si jane perllogaritur? 24 ore me sa di une eshte cikli i rrotullimit te tokes rreth vetes nderkohe qe Toka i rrotullohet dhe diellit (365 dite). Si jane matur 3 24-oreshat e pare, ne rastet e nje mungese totale te diellit si referim?
    Prektora

  4. #4
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anëtarësuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248

    Arrow Hi..............

    Mesa kaM lexuar une zoti e krijoi universin per 6 dite .......mirepo ketu ka nje gje se me dite ne nenkuptojme 24 oreshin e rrotullimit te tokes rreth vetes por ketu ku thuhet e ka krijuar per 6 dite nuk e ka llafin per diten qe kuptojme nepor eshte nje koncept i shprehjse qemund ta kuptoje qenia NJEREZORE........

    Zotit nuk do ti duheshin 6 dite per te krijuar gjithcka ..........do te mjaftonte vetem nje urdher BEHU dhe gjithcka do te behesh ............

    pra ne librahyjnor ku thuhet qe u krijua per 6 dite nuk e ka llafni per diten tona................


    ja kalofshi mire

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Armando

    O Mando Te Drejte Ke Lal.gjashte Dite Me Te Tonat.dhe Jo Se Nuk E Bente Dot Me Pare Ose Per Nje Dite Ose Dy.

  6. #6
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anëtarësuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248

    Arrow o qinan

    Po mire mo kur e kam patur ndonjehere gabim une :P:P:P:P

    ja kalofsh mire e hidh nje sy tek feja apo evolucioni

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Per Darwin.

    Krijimi i Zotit duhet pare si nje pikture. Ne pikture, artisti mund te vendose bimet, driten dhe ne fund mund te pikturoje diellin, henen etj...
    Nga jashte piktures nuk do kishte asnje problem se si drita vjen para diellit. Por nqs do ishe brenda piktures, ti mund te habitesh sepse ekziston pasoja (drita) pa ekzistuar shkaku (dielli), sepse ti i sheh gjerat te vendosura ne kohe.


    Keshtu lind pyetja:
    Kush eshte shkaku i drites (ne pikture)?
    Nga brenda piktures eshte dielli (i pikturuar), por ne realitet eshte piktori.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    dhe kush eshte shkaku qe ndihmon direkt ne analizen e mirefillte te piktures se drites misterioze? ndonje shtypshkronje qe ka prodhuar librin analizues.

    Ose mbase jemi te pandjeshem dhe nuk arrijme ta shikojme aq mire pikturen.

    Gjithsesi piktori, ne castin qe eshte duke u marre me kuadrin ne fjale, eshte i vendosur ne kohe, sepse e percakton ai vete si FILLIMI I KOHERAVE.

    dhe njesite matese qe na jane dhene jane DITET (e para, e dyta.. deri te e shtata). Perderisa kam lexuar ne fjalet e tua qe "besoj se kane qene 24-oreshe", atehere sigurisht qe kerkoj ndihme, nese ka ndonje kronometer ne tabllo, meqenese drita qe do te bjere mbi bimesine dhe mjedisin, vjen nga dielli qe do te linde me vone.

    Matrix.. "Gjeneza" eshte dicka shume e paqarte qe te flasim pa metafora tani. Nuk mund te kete drite pa nje burim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 02-03-2005 më 23:09
    Prektora

  9. #9
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anëtarësuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248

    Nje detaj per krijimin e tokes

    Kuran:- Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t'ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. (Surja Hud:7)
    pra ne Arabisht ke shume fjale qe perkufizojne diten dhe kjo fjala qe kalon is 6 dite ketu ka edhe kuptimin si 6 faza pra nuk eshte e thene qetekene qene 6 dite 24 oreshe.......

    shpresoj te kem qene i qarte
    ( darvin perdor llogjiken e jo kokfortesine)

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Sa here qe permendet "Dite" ne Bibel ose Kuran, ajo nenkupton diten ashtu si e njohim ne, pra 24-oreshe.
    Perse duhet te ndryshoje kjo metode e te kuptuarit te fjales "dite" tek Gjeneza?

    Cdo metode per ta komentuar fjalen "dite" ne nje periudhe miliona-vjecare, sado "e justifikueshme nga shkrimet e shenjta te duket", eshte thjesht nje kompromis me teorine e evolucionit (dhe me besimet pagane), pra me teorine se vdekja ekzistonte ne bote para se Adami te mekatonte, dhe mekati nuk ishte shkaku i vdekjes.
    Kjo teori e ben Zotin automatikisht autor dhe shkaktar te vdekjes se krijesave te Tij, detyrimisht e tregon Ate si nje zot skizofren qe prish ate qe ka krijuar vete. Dhe une nuk mund te besoj ne nje zot te tille.


    Pyetjen "Si mund ta dime qe ditet ishin 24-oreshe, kjo do e bente Zotin te vendosur ne kohe..."

    Une kete pyetje po e kthej nga e kunderta: Pse duhet qe ditet te jene periudha miliona vjecare?

    Mos valle Zoti nuk mund ta krijoje dicka ne nje dite, apo qofte e ne nje cast te vetem?

    Nga ana tjeter, Zoti nuk u be pjese e kohes gjate krijimit. Nga pikepamja Hyjnore, fillimi dhe fundi jane ne te njejtin moment. Ai eshte jashte kohes dhe banon ne perjetesi. Perjetesia nuk eshte nje kohe e pafund, por nje gjendje pa kohe, pra koha eshte pjese e krijimit, pjese e "piktures" qe une permenda me siper. Se si eshte kjo gjendje pa kohe, ne nuk mund ta perceptojme dot me mendje, sepse mendja jone percepton vetem gjera "ne kohe". Ne mendjen tone eshte ngulitur gjithmone ideja e shkak-pasojes, por ne realitetin e perjetshem, ekzsiton vetem nje Shkak - Zoti, dhe gjithcka tjeter eshte pasoje e Tij. Keshtu pra Dielli dhe Drita nuk jane njeri shkaku dhe tjetra pasoja, por jane te dyja pasoja te Shkakut te Vetem - Zotit.


    Ne rast se Ai deshiron te ekzistoje drita pa asnje burim te dukshem, kush mund ta pengoje? Ne rast se deshiron te ekzistoje nata dhe dita, dhe te mos ekzistojne dielli dhe hene, kush mund ta pengoje?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 03-03-2005 më 09:43
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Evolucioni dhe Krijimi njerzor.
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 02:31
  2. Martesa, Krijimi i Familjes Dhe Ëndrra Për Të....!
    Nga shefqeti11 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 05:38
  3. Krijimi i Njeriut
    Nga ardi_pr në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 11:19
  4. Krijimi i qeverisë së re të Kosovës
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •