>>>
O. Culman, nė librin e tij "Le Nouveau Testament" (Besėlidhja e Re)27, pėr kėtė temė shkruan se ungjilltarėt kanė qenė vetėm "zėdhėnės tė bashkėsisė primitive tė krishterė, e cila i ka shkruar gojėdhėnat popullore. Gjatė tridhjet apo dyzet vjetėsh, Ungjijtė ekzistonin vetėm nė formėn gojore; tradita popullore pėrēonte sidomos fjalė dhe tradita tė shkėputura. Ungjilltarėt, secili nė mėnyrėn e vet, secili sipas personalitetit tė vet dhe preokupimeve tė veta tė veēanta teologjike, theksuan lidhjet ndėrmjet tregimeve dhe fjalėve qė i morėn nga gojėdhėnat pėrreth. Grupimi i fjalėve tė Jezusit, si dhe lidhja e tregimeve me formula lidhėse mjaft tė papėrcakturara, siē janė "pas saj", "menjėherė" etj., shkurt "suaza" e Ungjijve sinoptikė ėshtė lloji i pastėr letrar dhe nuk ka themel historik"28.
Po ky autor vijon: "Duhet tė mbahet mend se nevojat e predikimit, tė stėrvitjes dhe tė kultit, mė shumė se interesi biografik, e ēuan bashkėsinė primitive nė shėnimin e kėsaj gojėdhėne mbi jetėn e Jezusit. Apostujt i ilustruan tė vėrtetat e fesė qė predikonin duke i shjeguar ngjarjet nga jeta e Jezusit dhe mu kėto predikime tė tyre u bėnė shkas pėr shėnimin e tregimeve. Vetė fjalėt e Jezusit janė transmetuar sidomos nė mėsimin katekizmit29 tė Kishės primitive".
Komentuesit e pėrkthimit ekumenik tė Biblės nuk e evokojnė ndryshe kompozimin e Ungjijve: formimi i njė tradite gojore nėn ndikimin e predikimit tė nxėnėsve tė Jezusit dhe tė predikuesve tė tjerė, ruajtja e materialit, i cili, pėrfundimisht, do tė gjendet nė Ungjijtė pėrmes predikimit, liturgjisė, stėrvitjes sė besimtarėve, mundėsisė pėr materializmin e hershėm nė formė tė shkruar tė disa predikimeve fetare, tė disa fjalėve tė Jezusit, pėr shembull, tregimi mbi mundimin, dhėnia e ungjilltarėve pas kėtyre formave tė ndryshme tė shkrimeve aq sa edhe pas tė dhėnave tė traditės gojore, pėr tė krijuar tekste "tė pėrshtatshėm pėr mjedise tė ndryshme, nė pėrputhje me nevojat e Kishave, qė shprehin mendime mbi Shkrimin (e Shenjtė), i pėrmirėsojnė gabimet dhe japin pėrgjigjet e rastit nė argumentet e kundėrshtarit. Kėshtu ungjilltarėt mblodhėn dhe shkruan, sipas prespektivės personle, atė qė u ishte dhėnė nė traditėn gojore".
Njė pikėpamje e tillė kolektive, qė rrjedh nga mbi njėqind shpjegues tė Besėlidhjes sė Re, katolikė dhe protestantė, dallohet shumė nga linja qė e ka pėrcaktuar Koncili i Dytė i Vatikanit nė konstituimin e tij dogmatik mbi Shpalljen, i cili ėshtė elaboruar ndėrmjet viteve 1962 dhe 1965. Mė sipėr kemi hasur nė kėtė dokument koncilor qė ka tė bėjė me Besėlidhjen e Vjetėr. Koncili pėr tė ka mundur tė deklarojė qė librat tė cilat e pėrbėjnė "pėrmbajnė mospėrsosje dhe vjetėrsim", por ai nuk ka shprehur dyshime tė tilla kur ėshtė fjala pėr Ungjijtė. Por, pėrkundrazi, mund tė lexohet kjo qė vijon:
"Askujt nuk i ka shpėtuar pa e vėrejtur se ndėr tė gjitha Shkrimet (e Shenjta), edhe ato tė Besėlidhjes sė Re, Ungjijtė kanė superioritet tė merituar, sepse paraqesin dėshminė par excellence mbi jetesėn dhe mėsimet e personifikimit tė Fjalės sė Shpėtimtarit tonė. Kisha e ka mbėshtetur dhe e mbėshtet gjithmonė dhe gjithkund prejardhjen apostolike tė katėr Ungjijve. Atė qė apostujt vėrtet e predikuan sipas urdhrit tė Krishtit, mė vonė ata dhe njerėz tė tjerė nga mesi i tyre, nėn frymėzimin hyjnor tė Shpirtit, e shndėruan nė tregime qė janė baza e fesė, dmth Ungjijtė katėrformėsh, sipas Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit".
"Nėna jonė e Shenjtė Kisha ka mbėshtetur fort dhe mbėshtet akoma me kėmbėngulje mė tė madhe se kėta katėr Ungjij, historinė e tė cilėve e vėrteton pa mėdyshje, e transmetojnė besnikėrisht atė qė Jezusi, biri i Zotit, nė gjallje tė tij ka bėrė vėrtet mes njerėzve dhe ka mėsur pėr shpėtimin e tyre tė amshueshėm, deri nė ditėn kur ėshtė ngritur nė qiell... Domethėnė, autorėt e shenjtė i komponojnė katėr Ungjijtė ashtu qė pėr Jezusin gjithmonė na japin gjėra tė vėrteta dhe tė sinqerta".
Ky ėshtė pahim pa kurrėfarė dykuptimėsie se Ungjijtė i transmetojėn besnikėrisht veprat dhe fjalėt e Jezusit.
Nuk shohim kurrėfarė pajtimi ndėrmjet kėtij pohimi tė Koncilit dhe tė atyre autorėve tė cituar mė sipėr, sidomos:
"nuk duhet mė tė kuptohen shprehimisht" Ungjijtė, "qė janė ruajtur me shkrim traditat e bashkėsive tė veta mbi Jezusin". (R.P. Kannengiesser).
Ungjijtė janė tekste "qė u janė pėrshtatur mjedisve tė ndryshme, nė pėrputhje me nevojat e Kishės, tė cilėt shprehin meditimin mbi Shkrimin (e Shenjtė), i pėrmirėsojnė gabimet, si dhe gabimet e rastėsishme, pėrgjigjen nė argumente tė kundėrshtarėve". Kėshtu ungjillatėrt i mblodhėn dhe i shkruan sipas prespektivės personale, atė qė u dhėnė me traditat gojore. (Pėrkthimi ekumenik i Biblės).
Ėshtė e qartė se me kėtė deklaratė tė Koncilit dhe me pikėpamjet e reja ndodhemi nė mesin e dy pohimeve qė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn. Nuk ėshtė e mundur tė pajtohet deklarata e Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, sipas sė cilės nė Ungjijtė do tė gjendej transmisioni besnik i veprave dhe fjalėve tė Jezusit me ekzistimin e kundėrthėnieve, tė gjėrave tė pabesueshme, tė pamundėsive materiale dhe tė pohimeve tė kundėrta nė kėto tekste me realitetin tė pėrcaktuara drejt.
Pėrkundrazi, nėse Ungjijtė shikohen si shprehje tė prespektivave karakteristike pėr mbledhėsit e traditave gojore, qė u kanė takuar bashkėsive tė ndryshme, si tė shkruar sipas rasteve ose luftarakisht, atėherė nuk mund tė na habit fakti qė nė Ungjijtė i gjejmė tėrė kėto mangėsi qė janė shenjė se i kanė bėrė njerėzit nė kushte tė atilla. Kėta mund tė jenė krejtėsisht tė sinqertė edhe pse transmetojnė ngjarje, pasaktėsinė e tė cilave as nuk e parashikojnė, duke na dhėnė tregime mospajtuse me ato tė autorėve tė tjerė ose, pėr shkaqe tė rivalitetit fetar ndėrmjet bashkėsive, paraqesin tregime nga jeta e Jezusit nė njė optikė krejtėsisht tė ndryshme nga ajo e kundėrshtarit.
Qė mė parė kemi vėretjur se konteksti historik ėshtė nė pėrputhje me mėnyrėn e fundit tė tė kuptuarit tė Ungjijve. Tė dhėnat me tė cilat disponojmė lidhur me tekstet e vėrtetojnė krejtėsisht.
Krijoni Kontakt