Adoleshenti masakron gjyshen me thikė - Pėrgatiti: O. D.
Tiranė
Kumbulla Papajani, 77-vjeē, gjendet e masakruar disa herė me thikė nė korridorin e apartamentit nga nusja e djalit
Adoleshenti masakron gjyshen me thikė
Policia: Klajdi Papajani, maturant nė gjimnazin "Qemal Stafa", vrau gjyshen e tij, pas grindjeve tė shpeshta
Dashamir Biēaku
TIRANE- Njė adoleshent masakron me thikė gjyshen e tij, pas njė grindjeje tė ndodhur mėngjesin e djeshėm. Krimi i rėndė brenda familjes ka ndodhur mesditėn e djeshme, nė rrugėn "Muhamet Gjollesha" ndėrsa autori ėshtė zbuluar nė orėt e vona tė mbrėmjes. Kumbulla Papajani, njė grua e moshuar 77- vjeēare ėshtė gjendur e therur me thika nė korridorin e banesės sė saj. Ka qenė nusja e shtėpisė qė ka gjetur tė vjehrrėn mes njė pellgu gjaku dhe mė pas ka lajmėruar policinė, e cila ka filluar hetimet pėr zbardhjen e krimit makabėr. Pasditen e djeshme kanė pėrfunduar nė mjediset e policisė pjesa mė e madhe e familjarėve Papajani, tė cilėt janė marrė nė pyetje pėr zbardhjen e krimit. Pėr disa orė, vrasja e tė moshuarės ka qenė mister pėr hetuesit e ēėshtjes, megjithėse kėta tė fundit kanė dyshuar pėr njė krim tė ndodhur brenda familjes. Vetėm mbrėmė vonė, 17-vjeēari Klajdi Papajani, nxėnės i vitit tė katėrt tė shkollės sė mesme "Qemal Stafa" ka pranuar vrasjen e gjyshes, pas njė grindjeje tė radhės me tė nė mėngjes.
Masakra
Kumbulla Papajani, 77- vjeēe, banuese nė rrugėn "Muhamet Gjollesha" nė Tiranė ėshtė parė pėr herė tė fundit nga fqinjėt duke pushuar nė oborrin e pallatit, mesditėn e djeshme. Ajo ka kaluar disa kohė duke biseduar me njė bashkėmoshatare tė sajėn. Pasi ėshtė ndarė me tė, gruaja e moshuar ėshtė nisur drejt banesės sė saj qė ndodhej nė katin e parė tė pallatit, pėrballė me oborrin. Sipas dėshmitarėve nga vendi i ngjarjes, Kumbulla Papajani ėshtė parė tė hyjė nė shtėpi dhe askush nuk di se ē“ka ndodhur me tė mė tej. Pikėrisht nė kėtė kohė, nė banesė dyshohet se ėshtė kthyer nipi i tė moshuarės, Klajdi Papajani, 17 vjeē. Burime tė policisė pohojnė se Klajdi ishte grindur me gjyshen e tij nė mėngjes dhe pasi ėshtė kthyer nga shkolla, ka vazhduar sėrish sherrin. Nuk dihen ende rrethanat sesi ėshtė vrarė 77-vjeēarja, por ajo ėshtė gjetur me disa plagė thikash nė trup. Adoleshenti, pasi ka goditur disa herė me thikė gjyshen, ėshtė larguar nga shtėpia. Ndėrkaq, nusja e djalit tė tė moshuarės ėshtė kthyer nė shtėpi rreth gjysmė ore pas krimit, kur edhe e ka gjetur tė mbytur nė gjak dhe tė masakruar me thikė. Edhe pse nė gjendje thuajse tė vdekur, e moshuara ėshtė nisur pėr nė spital, por nuk ka mundur tė rezistojė pėr shkak tė plagėve tė rėnda tė marra nė trup. Pikėrisht nė spital, sipas burimeve tė policisė, pėr shkak tė dėmtimeve tė rėnda nė kokė, kraharor dhe nė duar, ajo ka humbur jetėn.
Autopsia
Pasi ka ndėrruar jetė, trupi i gruas sė moshuar ėshtė dėrguar nė ambientet e morgut tė Tiranės, ku i ėshtė nėnshtruar autopisė. Mjekėt ligjorė kanė vėrejtur plagė tė rėnda nė trupin e viktimės, kryesisht nė pjesėn e kraharorit dhe nė kokė. Mėsohet se nga kėqyrja e trupit tė viktimės prej ekspertėve dhe hetuesve tė policisė si dhe nga autopsia e kryer janė vėrejtur plagė rreth mjekrės, njė nė nofullėn e majtė, njė nė qafė, ku gruaja ėshtė prerė nga njė mjet i mprehtė. Po kėshtu, mjekėt kanė vėrejtur se e moshuara ka pasur thyerje dhe dėmtime tė mėdha nė kraharor. Gishtat e tė moshuarės, sipas burimeve tė policies, kanė qenė tė thyer, ndoshta nė njė tentativė tė kėsaj tė fundit pėr t“u vetėmbrojtur para nipit tė saj. Mėsohet se Kumbulla Papajani banonte nė apartament sė bashku me njė mbesė tė sajėn si dhe me djalin, Roland Papajani, bashkėshorten e tij, Silvanėn dhe dy fėmijėt e tyre, njėri prej tė cilėve i mori jetėn gjyshes sė tij.
DĖSHMIA
Klajdi: Gjyshen e vrava se na nxiu jetėn
TIRANĖ- Pas komunikimit tė arrestit nė kushtet e flagrancės, me akuzėn e vrasjes sė gjyshes pėr motive tė dobėta, Klajdi Papajani ka pranuar krimin. Hetuesit kanė ngulmuar tė dinė prej kėtij tė fundit motivin e saktė tė krimit si dhe nėse ka pasur ndonjė nxitje. Nga bisedat mes tij dhe inspektorėve tė policisė, si dhe nga pyetje- pėrgjigjet e zakonshme, Klajdi Papajani ka pranuar se e kishte vrarė gjyshen e tij, nė gjaknxehtėsi e sipėr. Ai mėsohet t“u ketė pohuar hetuesve se vazhdimisht grindej me gjyshen dhe nuk shkonin dhe aq mirė. Madje, sipas burimeve tė policisė, tė cilėt u referohen deklarimeve tė tė ndaluarit, ai mėsohet tė ketė pohuar se: "gjyshja na e ka nxirė jetėn. Nėna dhe babai kanė vuajtur pėr shkak tė saj". Ndėrkaq, mėsohet se marrėdhėniet nė familjen Papajani nuk kanė qenė fort tė mira, pėr shkak se gruaja e moshuar jetonte nė njė dhomė tė sajėn bashkė me njė prej mbesave. Nė kuzhinė jetonte djali i saj me nusen, Silvanėn, ndėrsa dy fėmijėt jetonin nė familjen e babait tė Silvanės, nė tė njėjtin pallat, nė katin e katėrt. Sipas policisė, kjo mėnyrė jetese mund tė jetė bėrė shkak pėr mosmarrėveshjet nė familjen e mėsipėrme, ku edhe ndodhi krimi.
MARE nga shekulli
ajde ajde edhe kete gje se kisha digju na njeher
Krijoni Kontakt