Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kurora në kokën e besimtares

    Kurora në kokën e besimtares

    Është muaji qershor. Shkolla është në përfundim e sipër. Sellma është duke e përfunduar vitin e dytë të shkollës së mesme të medicinës. Gjthmonë ka qenë qenë e shkëlqyeshme, dhe mendon se këtë vit do të jetë e tilllë. Derisa shkonte nëpër rrugë me mini fustanin e ngushtë të saj, djemtë ktheheshin kah ajo duke i lëshuar fjalë të rrugës. Kur, përnjëherë e ndëgjoi një thirrje një thirrje e cila dallohej nga të tjerat. Ajo ishte mësuar t'i thonë "shpirt" apo "loçkë" apo me kush e di se e çfarë shprehjesh. Mirëpo, këtë thirrje e kishte dëgjuar për herë të parë. Një djalosh, i cili e priste autobusin, iu afrua dhe i tha "Oj motër, a mundemi të bisedojmë pak"

    U çudit se pse ky i panjohur po e thërret motër. Mirëpo, kur e shikoi pak më mirë, kuptoi se këtë djalë edhe më parë e kishte parë, bile kishte banuar afër saj. Në ato fjalë ajo ndjeu respekt, po edhe zëri i tij ishte i qetë, kështu i tha: "Po more, pse jo"

    - "Shiko, motër e dashur, mënyra se si ti vishesh nuk në pajtim me Islamin".
    Ti je e obliguar t'i mbulosh pjesët e tua të turpshme, sepse nëse mbulohesh, do të meritosh mëshirën e Allahut dhe do keshë sukses në këtë botë dhe në botën tjetër"

    Këto fjalë Sellma i ka ndëgjuar për herë të parë. E ka ditur se gjyshja e saj, e ka mbajtur shaminë, ndërsa nëna e saj jo. Bile mënyrën e të veshurit Sellma e ka trashëguar nga nëna e saj
    - "M'a bënë hallall, mua më duhet të shkojë, më erdhi autobusi" – tha i panjohuri dhe iku.
    Qëndronte e shtanguar dhe shikonte në autobusin i cili po shkonte nga peroni, duke menduar për në fjalët e këtij të panjohuri. E uli shikimin, dhe se për herë të parë e mbuloi të skuqurit (nga marrja apo turpi). Bënte pyetje se pse për Islamin thua se nuk di asgjë. E ka ditur se disa shoqe të saj shkojnë në orë të mësim-besimit, mirëpo prindëritë e saj nuk e obliguan për një gjë të tillë, se do të ishte një obligim shumë i madh për të dhe se nuk mund të arrinte çdo gjë. Derisa qëndronte e ulur në autobus, vazhdimisht e shtyente më poshtë fundin e saj në mënyrë që të mbulohej sa më shumë. I shikoi të pranishmit, rreth saj të gjithë ishin gjermanë, autobusin e kaploi zhurma e gjuhës gjermane të cilën Sellma e njihte më mirë se gjuhën e saj amtare, boshnjakishten, e kjo nuk është çudi se ajo kishte lindur në Gjermani. Me të mbërritur në shtëpi, e pa nënën e cila e priste të bijën në terasë

    - Mirdita nënë si je,- tha Sellma.
    - Mirdita shpirt, a je lodhur? – e pyeti nëna e saj.
    - Paj pak. Nënë, a mundem edhe unë të shkoj në orët e mësim-besimit? – e pyeti Sellma nënën e saj.
    - E pse oj bija ime?
    - A të kujtohet kur pak kohë më parë m'u desht të shkruaj një referat për fenë Islame. Më vinte turp të refuzoj, pasi që nuk dija asgjë për Islamin, po edhe shumë shoqe të mija vijojnë mësim-besimin..
    - Nuk e di, por nëse t'a merr mendja se mund t'i arrish të gjitha, atëherë urdhëro.
    I ka ardhur shumë mirë,dhe të njëjtën ditë,e ka thirrë shoqen e saj Azrën që së bashku të shkojnë në orët e mësim-besimit. Azra ka qenë shumë e habitur dhe në të njëjtën kohë shumë gëzuar për shkak se Allahu udhëzon në rrugë të drejtë atë që don Ai.

    Azra i tha se ajo duhet të përpiqet që të vishet në mënyrë sa më të mirë, sepse po shkojnë në orët e mësim-besimit. Kur mbërrijtën atje, Sellma vërejti shumë fëmijë dhe të rinj të cilët të ulur në gjunjë ishin rreshtuar në safa (rreshta).

    Shumë i pëlqeu kjo pamje. Azra me të hyrë të pranishmëve iu dërgoi selam, në çka të gjithë ia kthyen. I tregoi hoxhës se edhe Sellma dëshiron të vijon mësim-besimin, por fatkeqësisht ajo nuk di asgjë për fenë Islame. Hoxho shumë mirë ka ditur për raste të tilla kështu që kjo nuk i erdhi çudi. I dëshiroi mirëseardhje të përzemërtë dhe e lavdoi dëshirën e saj që të mësojë për Islamin.

    Këta ishin hapat e Sellmës në Islam. Për çdo ditë mësonte diçka të re për Islam. Edhe pse vijonte mësim-besimin, vazhdimisht shoqërohej me librat të cilat i merrte nga kushrëiri i tij Omeri dhe nga hoxha. Një ditë, një vit e gjysmë pasi që
    Sellma kishte filluar të shkonte në mejteb, erdhi Omeri dhe ia fail një libër për mbulesë. E morri atë libër dhe e lexoi nga prej fillimit në fund. E kuptoi se mbulesa është obligim për femra i cili assesi nuk guxon të anashkalohet dhe se për mosrrespektimin e urdhërit të Allahut do të vuaj dënimin në zjarr. Asaj ngadalë filloi t'i ngjallet dëshira që edhe ajo t'a vëjë kurorën në kokën e saj, plotësisht t'i jetë e nënshtruar Zotit të saj, i Cili e krioji dhe para të Cilit do të jap llogari. Ajo gati terësisht e pati menjanuar garderobën e saj të vjetër, s'ka më mini funda, pantollona të shkurta, xhinse (farmerka) të ngushta. Ngadalë në të kanë filluar të ndikojnë këshillat e Omerit, hoxhës dhe të shoqeve të saja me të cilat fliste për Islam. Më vonë nga hoxha mori një libërth me titull "Letër nënës dhe motrës".
    Kjo libëri kishte lënë përshtypje të fort. Duke e mbyllur librin, u pyet:

    - Çka do të ndodhë me mua, si do t'a takoj Zotin tim, si do t'i arsyetohem atij, për shkak të nxehtësisë? Jo, nuk bënë, sespe në xhehenem është edhe më nxehtë. Me modë?

    Po kjo modë nuk është e jona, ne kemi modën dhe traditën tonë. Nuk kam mundësi që me asgjë të mbrohem, e kush atëherë do të më mbroj nga Allahu?!

    Askush, as nëna e as babai, nuk munden të më ndihmojnë. Në të zhvillohej dëshira për mbulesë sikurse piqen frytet e këndshme të verës. Deri në xhami shkonte e zbuluar, kur derisa hynte në xhami e vënte shaminë. Një ditë derisa në abdesthane po e rregullonte shaminë, vetes i tha: "S'ka më fshehje, deri kur do të mëkatoj unë, a nuk mundem unë që t'a vëjë shaminë dhe t'a mbaj me krenari.


    Nuk më intereson se çka do të thonë të tjerët, më me rëndësi është t'a rrespektoj dëshirën e Allahut sesa mendimet e njerëzve. Prej ditës së sotme përherë do t'a mbajë mbulesën, dua që me të vërtetë të jem e nënshtruar Zotit tim. Ishte thellësisht e bindur se po e ka marrur vendimin e drejtë, ani pse shejtani mundohej t'a ndalë. Vendosi të jetë e palëkundur. E ka ditur se do të has në probleme të panumërta, duke filluar nga prindëritë e saj, të afërmitë, shoqërinë, me një fjalë nga të gjithë që i njeh apo nuk i njeh, mirëpo Allahu është mbi të gjitha, dhe se vetëm Atij duhet t'i nënshtrohemi. Vrapoi nga abdesthanja për t'ua kumtuar lajmin e gëzuar Azrës dhe shoqeve tjera. Ndiente se po i rritej zemra. Gëzimi po e kaplonte shpirtin e saj. Sa janë të vërteta fjalët e Allahut: "Atë që Allahu don që t'a udhëzoj në rrugën e drejtë, Ai ia hap gjoksin e tij..". Të gjithë me ngazëllim (entuziazëm) e morrën këtë lajm, e uruan atë dhe iu admiruan (çmuan) trimërisë së saj.

    Në shtëpi u kthye e mbuluar, disa ktheheshin pas saj, disa e shikonin në mënyrë të qetë duke mos u kthyer fare kah ajo, ndërsa ajo ishte krenare se po kthehej në shtëpi pa atë barra e cila ia rëndonte gjoksin e saj dhe vetëm e kishte plotësuar besimin e saj. Hyri në shtëpi ku e po priste e ëma e saj.

    - Mirëdita, bija ime si je? Sellma pakëz u ngrys pak, e pastaj i tha së ëmës:
    - Nënë, që sot e më tutje njëri tjetrin do t'a përshëndesim me selam, sepse kjo është përshëndetja jonë islame.
    - Mos more – ia ktheu e ëma -ne nuk jetojmë në Arabinë Saudite por në Gjermani dhe se jemi të obliguar të sillemi kështu. Sa i përket meje përshëndetja mbetet e njëjtë. Po kush të mësoi kështu? Sigurist ai hoxha, dhe çka të duhet aj shami në kokë nuk je më në xhami?

    - Unë jam mbuluar në emër të Allahut, dhe tash e tutje shaminë do t'a mbajë në kokë, sepse kjo është maja e besimit dhe kurora e një besimtareje..

    - Këtë do t'a shohim, do t'a heqësh ti atë herët a vonë, se a mendon se në shkollë do të lejojnë një gjë të tillë?

    - Nuk e di. Ndoshta. Do të përpiqem që t'ua shpjegoj, ndoshta më kuptojnë.
    Me kaq ka mbaruar biseda e tyre. Nënës së saj nuk i erdhi mirë, bënte pyetje se çka do të thojnë shoqet e saj. Kjo nuk bënë kështu.

    "Ja sprova e parë" – pëshpëriti në vete Sellma, "Allahu e din më mirë se çka më pret"

    Të nesërmen i vinte rradha sprovës së re. Të nesërmen duhej të shkonte në shkollë dhe se duhet të përballej me shokët e klasës, përballet me profesorët dhe me tërë botën.

    Derisa ishte në autobus, disa vazhdimisht e shikonin, sepse kjo është një pamje e re në qytetin e tyre, edhe më parë ka pasur muslimane në qytetin e tyre, mirëpo asnjëra nuk ishte e mbuluar në pajtim me rregullat islame. Kur hyri në klasë, të ghitha shikimet ishin drejtuar kah ajo. Disa mendonin se kjo është një modë e re, dikujt i pëlqeu, ndërsa disa e shprehnin pakënaqësinë e tyre. Iu afrua një gjermane, një shoqe e saj e i tha:

    - Shumë mirë po të rrinë shamia, kështu je më e bukur, ndoshta edhe mua ndonjëherë m'a huazon shaminë tuaj.Pas këtyre fjalëve kurajuese, Sellma pakëz u qetësua, dhe ia ktheu:

    - "Do të ishte shumë mirë!" Mendoi se do të ishte mirë që Allahu t'a udhëzoj edhe atë. Në klasë hyri profesorasha e biologjisë e cila shumë e simpatizonte Sellmën, e lëshoi ditarin në tavolinë dhe me të shikuar klasën e vërejti Sellmën. Iu afrua Sellmës, dhe filloi t'a pyes për shkakun e një veprimi të tillë, i tha se shamia shumë mirë po i rrinë në kokë dhe se tani po duket si një person krejtësisht tjetër. Shumë shokë të klasës e kuptuan motivin e saj fetar dhe se për këtë gjë ata e shikonin me një dozë të rrespekti. Mirëpo jo të gjithë. Ka pasur edhe të tillë që e shikonin me neveri dhe se në vetvete thonin fjalë të këqija në llogari të saj, mirëpo ajo fare nuk ua vënte atyre veshin. Problemet sa vinin e shtoheshin një nga një, mirëpo ajo assesi të dorëzohej. Shumë e njihnin në qytezën e saj, kështu lajmi për të shumë shpejt u shpërnda në rradhët e bashkatdhetarëve të saj. Mirëpo, reagimet kanë qenë të ndryshme. Disa e lavdëronin por disa e kritikonin. Një ditë, derisa shëtiste qytetit, e takoi një mike të cilën e njihte që moti e cila quhej Senada. Sellma u gëzua dhe i dha selam, e pështyu atë dhe pa një pa dy i tha:

    - Turp të kesh, si po na turpëron?!

    Sellma e shikoi me një shikim të shtangur duke mos besuar se ka ndëgjuar një gjë të tillë e posaqërisht nga goja e një muslimanjeje. Nga qanta nxorri një faculetë i fsheu lotët e saj. "S'ka gjë"- tha Sellma, "Allahu sheh çdo gjë"

    Me nënë ishte në grindje të vazhdueshme. Nënës aspak nuk i pëlqente, sepse në shtëpinë e saj tani kishte një "të shenjtë", se për të po flasin të gjithë, se është e turpëruar, dhe se ka turp të dal me të në qytet.

    - "Mendon se me këtë ti je më e mirë se vajzat tjera?," – e pyeti nëna.

    - "Allahu e din më mirë," – e qetë ia ktheu Sellma, - "mirëpo e di se kam plotësisht
    të drejtë, dhe se gabojnë (bëjnë mëkatë) të gjitha ato që vishen me veshje joislame. Do të pyeten para Allahut për një gjë të tillë e atëherë nuk do t'iu ndihmon asnjë arsyetim.

    - "Lëre ti atë gjëra, askush nuk është kthyer nga ajo botë me kokë të kthyer."

    - "Nënë e dashur, ti je e verbuar pas këtij dunjëllëku, a nuk po e sheh se si po kalon, a po e sheh se si të kaloi rinia dhe bukuria e çfarë dobie ke se je e zbuluar dhe se po i bënë mëkat Allahut".

    - Mos filozofo, po heqe atë shami e të mos shoh më në të ".

    - " Nuk do të bëjë atë edhe nëse më duhet të paguaj me jetën time, - ia ktheu me vetbesim Sellma.

    - "Shihe atë, si mund të jeshë e pandëgjuar ndaj nënës, kush të ka mësuar kështu?"
    - Nënë, jam e obliguar të të ndëgjoj përderisa të urdhërosh në të mirë dhe ndalosh nga e keqja, kjo çka po flet ti është e keqe.
    - "Nga shtëpia do të dilni ose ti ose shamia, s'ka tjetër zgjidhje," – i bërtiti nëna. Sellma heshti u kthye në anën tjetër dhe shkoi në dhomën e saj.
    Të atin e shihte rrallë, vazhdimisht ishte i zënë me mbledhjen e parave kështu që nuk ia kushtonte shumë kohë edukimit të fëmijve, sepse këtë detyrë ia kishtë lënë gruas së tij. Nuk kishte ndonjë qëndrim direkt ndaj Sellmës, anipse thellë në shpirtin e tij mendonte se Sellma ka të drejtë të zgjedhë mënyrën se si do të jetojë. Mendonte se në fund të fundit gruaja e tij do të lëshojë pe.
    Mirëpo, për të qenë situata edhe më vështirë, nëna ia kishte ndaluar të shkojë në xhami pasi që thoshte se xhamia e kishte prishur, sepse nuk po shkon nëpër diskoteka si të gjtha vajzat tjera "normale", se nuk po vishet në pajtim me trendet e fundit të modës, se kohën e lirë po e kalon në xhami ose në leximin e librave shkollore dhe fetare, se e ka larguar alkoholin nga shtëpia, ishte penduar pse e kishte lejuar Sellmën të shkojë në mësim-besim. Grindja kulminoi atëherë kur Sellma mori një shishe me shampanjë, e derdhi ne kanalizim ndërsa shishen e hodhi në shportë. E ëma u bë histerike..

    - "Kështu ti dëshiron që të më turpërosh, ndërsa unë e bleva atë. Thashë t'a blejë kur të në na vijnë mysafirët."
    - "Nuk është kurrfarë turpi," – ia ktheu Sellma - "është turp që dikë t'a thërrasësh në të keqen. Po në se mysafiri të kërkon drogë, a do t'ia ofroje ti atë?"
    - "Jo sepse është e dëmshme."
    - "Po alkoholi, a nuk është po aq i dëmshëm?"
    - "Num do të më ndodhë asgjë, po që se pij një ose gota."
    - "Shejtani, oj nënë e dashur, nuk ka kandarë. Sot një gotë, nesër një shishe të tërë. A nuk të kujtohet vjet për vit të ri kur ti dhe babai kishit qenë të dehur dhe për pak sa nuk shkaktuat aksident trafiku?
    - "Mjaft, nuk dua të ndëgjohë asnjë fjalë. Nuk më ke lindur ti mua, po unë ty. Ti do të më ndëgjosh e jo unë ty."
    Sellma hyri në dhomë e saj, morri abdest dhe lidhë në namaz. E luti Allahun nga thellësia e shpirti që Ai t'i udhëzoj në rrugën e drejtë, t'ua hap sytëi, sepse nuk dëshiron që nesër në Ahiret ata të kallen në zjarrin e xhehenemit.
    Të nesërmn ishte e diele. Nga dera e saj u ndëgjua një trokitje. I ati hyri Brenda dhe filloi një bisedë me të. Biseduan gjerë e gjatë, e Sellmën mbi të gjtha e çuditi kur i ati ia krkoi që t'a lexojë ilmihalin. "El hamdulillah", - tha Sellma - "Allahu iu përgjegj lutjes sime."

    - Nuk është në pyetje vetëm duaja jote, vajza ime e dashur, se edhe gjyshja jote e nderë çdo ditë lutej që Allahu të më udhëzonte në rrugën e drejtë. Mbrëmë kur të pashë në namaz m'a përkujtove atë, në fëmijërinë time dhe në të gjitha këto vjetët e vetmisë që kanë marrë me vete. Është koha që t'i kthehem vetes dhe rrënjëve të mia."


    E përqafoi të atin si kurnjë herë më parë, dhe tani ndihej shumë lirë. Allahu e
    nxorri atin e saj nga mashtrimi, nga errësira në dritë. Pas kësaj në shtëpi nuk kishte më alcohol. Një dhomë e zbrazën plotësisht dhe e caktuan për faljen e namazit. Nëna pakëz kundërshtoi për shkak të këtyre ndryshimeve, sepse edhe vet e shihte se sa kanë ndikuar këto ndrysjime në Hasanin, sepse pas kësaj ai tentonte që më shumë kohë t'ia kushtonte familjes së tij. Pak nga pak në të shuhej armiqësia ndaj vishjes së Sellmës, ndërsa Sellmën tek po e priste një befasi të cilën as që kishte mundur t'a ëndërroj. Duke u kthyer nga shkolla, nëna si zakonisht po e priste te dera dhe kur e përshëndeti me selam Sellma e gëzuar ia ktheu selamin.

    - "A je lodhur shpirt?", - e pyeti nëna.

    - "Jo shumë", - ia ktheu Sellma.

    - "Kam diçka për ty", - i tha nëna dhe ia afroi një dhuratë mirë të paketuar.

    "Çka është tash kjo", pyetej në vete Sellma derisa po e jpte dhuratën. Kur më në fund e hapi dhuratën, kur çka të shohësh një shami shumë e bukur e mëdafshit. E shikoi të ëmën, lotët i rrjedhën, e dinte fort mirë se çka do të thoshte kjo. Allahu ai kishte zbutur zemrën, e kishte fituar edhe një mik dhe mbrojtës, iu afrua së ëmës dhe e përqafoi me gjithë zemër.

    - "Të falemnderit nënë për të gjitha, e kam ditur se Allahu do të na ndihmoj dhe se do të na përgjigjet."

    - "Jam krenare në ty, bija ime," – i tha nëna derisa po e përqafonte të bijën, "tek tash po shoh se ti ke pasur plotësisht të drejtë".
    Para ca ditësh e kishte takuar të njëjtin djal të cilin nuk e kishte parë tash e dy vjet që nga ai takimi vendimtar. Pyetej se ku kishte qenë, më vonë e kuptoi se nuk kishte ardhur plot dy vjet pasi që kishte në studime në një nga vendet arabe. Tek atëherë ai kishte pranuar së ëmës se cili kishte rasyeja kryesore i interesimit të saj për mësim-besim...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e etan
    Anëtarësuar
    24-09-2004
    Vendndodhja
    Kamerun - AFRIKA QENDRORE
    Postime
    91
    Faleminderit per kete tregim Namila...

Tema të Ngjashme

  1. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  2. Kurora e "Miss Shqipërisë" mbetet në Tiranë
    Nga VAZELOS në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 16:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •