Pse disa njerez behen te shemtuar?1
A e keni pyetur veten pse shume njerez qe ishin te ēilter dhe te bukur kur ishin femije, kur ata u rriten, pafajsia dhe bukuria e tyre u largua? Atehere, mos pyetni veten me sheikhul-Islam Ibn Tejmije (rahimahullah) na e shpjegon:
"Personi qe eshte i drejte dhe i ndershem, ndershmeria e tij manifestohet nga ndriēimi ne fytyren e tij dhe ndershmeria e tij mund te dallohet nga shkelqimi ne fytyren e tij, ne menyre te ngjashme eshte (e kunderta) per mekatarin dhe genjeshtarin. Sa me i rritur (vjeter) nje njeri behet, me shume e qarte behet kjo shenje. Pra nje person si femije mund te kete pasur nje fytyre te ēilter (te zbardhur), por nese ai behet person mekatar, kembengules ne berjen e mekateve, ne moshen me madhore te jetes se tij do shfaqet nje fytyre e shemtuar te cilen ai e kishte diēka ta brendshme, dhe e kunderta eshte gjithashtu e vertete. Eshte transmetuar se Ibn Abasi (radiallahu 'anhu) ka thene, "Ne te vertete drejtesia ta ndriēon zemren, te jep shkelqim ne fytyre, e forcon trupin, i rrit te ardhurat, dhe ve dashuri ne zemrat e krijeseva per ate person. Kurse mekati e erreson zemren, i thinj floket, e dobeson trupin, dhe ve urrejtje ne zemrat e krijesava per ate person" .
Eshte e mundshme qe personi mos te genjeje qellimisht; ai mund te jete edhe nje person qe perpiqet shume ne ibadeh/adhurim dhe zuhd (shmanget nga kenqesite e kesaj jete qe jane te lejuara). Mirepo, ai ka nje 'akide te rreme dhe jo te sakte ne lidhje me Allahun, ose Dinin e Tij, ose te derguarin e Tij (salallahu 'aleihi ue selem), ose robeve te Tij te drejte. Dhe ēfare eshte perbrenda, ka efekte (ndikon) ne ēfare eshte jashte. Keshtu, kjo 'akide e rreme - jo e sakte - qe ai mendonte se ishte e vertete dhe e sakte, reflektohet ne fytyren e tij dhe fytyra e tij do jete e erret (nxire) sipas shkalles se pavertetesise (genjeshtres) qe ai posedon. Siē eshte transmetuar nga 'Uthman Ibn Afan (radiallahu 'anhu) te kete thene, "Asnje kurre nuk e fshen te keqen (shejtanllekun) brenda vetes vetem se Allahu e manifeston (ben te dukshme) nga pamja e jashtme e fytyres se tij dhe nga fjalite qe gjuha e tij thote". Prandaj, disa nga selefet thonin, "Nese nje person i bid'ateve do ta lyente mjekrren e tij ēdo dite, boja e bidateve do te qendronte (prape) ne fytyren e tij". Ne Diten e Gjykimit kjo do behet shume e qarte, siē thote Allahu,
"E ata qe bene genjeshter ndaj All-llahut, do t'i shohesh ne diten e kijametit me fytyrat e tyre te nxira. A nuk eshte ne xhehenem vendi i arroganteve?" [Kur'an, ez-Zumer, 39:60]
Ai te'ala gjithashtu ka thene,
"Ne diten kur ka fytyra qe zbardhen dhe ka fytyra qe nxihen. E per sa u perket atyre fytyrave qe jane nxire (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bete pabesimtare? Vuajeni pra denimin, per shkak se ishit qe nuk besonit"!" [Kur'an, Ali-Imran, 3:106]
Ibn Abas dhe te tjere kane thene ne lidhje me kete varg (ajet), "Fytyrat e zbardhura do jene ehlus-suneh (pasuesit e Sunetit), dhe fytyrat e nxira do jene njerezit e bidatit dhe perēarjes (ndarjes)".
--------------------------------------------------------------------------------
1.'exh-Xhauab as-Sahih' (Vol.4, fq. 306-307)
Nje shpjegim nga sheikhul-Islam Ibn Tejmije (v. 728H)
www.troid.org
Perktheu: Ibn Fadl el-Albani
Krijoni Kontakt