Tė dashurė miqė,
Kam marrė njė njoftim nga Vatra nė e-mailin tim e MassAlbanians. Postoj mesazhin poshtė.
Tė fala,
David
Federata Panshqiptare Vatra e Amerikės Vatra
2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458
Tel: 1718 365 - 6930 Fax 1718 365- 6852
D E K L A R A T E
Kemi ndjekur me interes tė veēantė e me shqetėsim tė thellė gjendjen tejet tė ndėrlikuar dhe tė rrezikshme nė tė cilėn ėshtė zhytur Shqipėria si pasojė e lojės sė paprinciptė e destabilizuese e njė grushti politikanėsh nė Shqipėri.
Me brengosje vėrejmė se kjo lojė meskine e kėtij elementi destruktiv po kalon tashmė rrezen dhe efektin e kafeneve e salloneve politike tė Tiranės dhe po shndėrrohet nė njė faktor qė rrezikon tė bllokojė zhvillimet demokratike nė vend dhe rrjedhimisht tė dėmtojė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike si NATO e BE dhe tė godasė mbas shpine nė kėto ēaste kritike realizimin e aspiratave tė kahershme kombėtare.
Mosgjetja e njė kompromisi mes politikanėve shqiptarė ėshtė dėshmi e mbivendosjes sė interesave egoiste e personale nga ana e disa politikanėve tė korruptuar, apo, mė keq akoma, vėnja e tyre nė shėrbim tė interesave antishqiptare.
Loja me zgjedhjet, pėrpjekjet pėr sabotimin dhe bojkotimin e proēesit zgjedhor, ėshtė njė atentat qė kryhet kundėr demokracisė. Mospranimi i rotacionit paqėsor e normal politik, i cili qėndron nė thelbin e pluralizmit dhe demokracisė, ushqimi i ėndrrave dhe iluzioneve pėr pėrmbysje politike tė dhunshme, qė evokojnė hijen e zezė tė 1997-tės, janė dėshmi e ruajtjes sė kujtesės diktatoriale e terroriste nga sundimi famėkeq komunist 50 vjeēar nė Shqipėri.
Ēdo krizė, tension dhe destabilizim i Shqipėrisė nė kėtė kohė, ėshtė njė thikė mbas shpine ndaj shqiptarėve tė Kosovės, tė cilet tashmė i ndajnė vetėm javė nga nga realizimi i ėndrrės shekullorė pėr pavarėsi. Destabilizimi i Shqipėrisė qė synon tė arrijė njė shpurė e papėrgjegjshme politikanėsh nė Tiranė ėshtė dhurata mė e madhe qė mund t'u bėhet qarqeve shoviniste e antishqiptare sėrbe.
Populli shqiptar, njė ndėr mė tė lashtėt dhe krenarė tė Eurpės, nuk meriton sot, nė agimin e mijėvjeēarit tė ri, tė njolloset e tė pėrbaltet nga ajo shpurė renegatėsh. Historia do t'i dėnojė ata pėrjetėsisht.
Vatra mbėshtet fuqimisht deklaratat e faktorit ndėrkombėtar-Departamentit tė Shtetit Amerikan, Bashkimit Europian, institucioneve si OSBE dhe ODHIR dhe gjithashtu kėrkon nga klasa politike shqiptare pėrgjegjėshmėri, dinjitet dhe qendrime politike konstruktive.
Nė emėr tė shqiptarizmit pėr tė cilin Vatra ėshtė e njohur qė nga themelimi i saj 95 vjet mė parė, i bėjmė thirrje popullit shqiptar, pavarėsisht nga bindjet politike - tė majta a tė djathta qofshin, tė jenė sa mė tė bashkuar, sa mė tolerantė ndaj njeri-tjetrit dhe tė kenė parasysh se kėto janė ēaste tepėr kritike pėr tė ardhmen e kombit shqiptar.
Zhvillimi dhe fuqizimi i demokracisė ėshtė rruga e vetme e integrimit tė vendit dhe realizimit tė aspiratave tona tė drejta kombėtare. Mbajtja e zgjedhjeve tė ardhme vendore nė kohė conform me ligjet e shtetit demokratik ėshtė kusht i domosdoshėm pėr tė shmangur pasoja me dėme tė pallogaritshme..
Kėshilli Drejtues i Vatrės
New York, 11 janar 2007
Krijoni Kontakt