Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 55
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    “Shën Berisha” si Shën Kozmai


    Arben Llalla

    Deklaratat e fundit të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për gazetën “TO VIMA”, për çështjen çame si problem teknik ligjor dhe jo problem kombëtar, zgjidhjen e problemit çam midis Greqisë dhe Shqipërisë pa ndihmën e Europës dhe SHBA-ve, si dhe emërtimin i minoritetit grek si “vorioepiriot”, ka hutuar politikanët shqiptarë dhe i ka dhënë një goditje të rëndë çështjes çame. Me këtë deklaratë, Berisha mund të quhet një Shën Kozma Berisha. Por kush është Shën Kozmai që kryeministri Berisha po e imiton në kohën tonë?
    Shën Kozmai është për grekët babai i përhapjes së greqizimit në Greqi për asimilimin e shqiptarëve (arvanitasve) dhe për asimilimin e shqiptarëve në Shqipëri. Këtë na e dëshmojnë shumë dokumente historike, njëri në to është shkrimtari grek, Thoma Paskidhus, i cili në vitin 1879 boton një libër për bullgarët, vllahët dhe shqiptarët. Autori grek shkruan se “këtë vepër ia kushtoj veprës së Shën Kozmait”. Duke e quajtur “BABAI I GREQIZIMIT”. Studiuesi i nderuar, prof. Sherif Delvia, pak muaj më parë botoi një studim për figurën antishqiptare të Shën Kozmait në gazetën “Shqip”. Shën Kozmai përhapi gjuhën greke nga Suli i Çamërisë e deri në Krujën e Skënderbeut. Në gazetën “Shqip” 7 tetor 2006, prof. Delvina solli dokumente për Shën Kozmanë, ku thuhej:
    "Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t‘i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra". (Predikimi 7 drejtuar shqiptarëve të Epirit).
    Një dokument tjetër për greqizimin e fshatrave shqiptare të bërë nga propaganda e Shën Kozmait janë dhe fshatrat Frashtani dhe Lugari në Dropull. Frashtani dhe Lugari banohet nga shqiptarë ortodoksë dhe kur kaloi andej Shën Kozmai, deklaroi që këto fshatra duhen të asimilohen dhe të greqizohen.
    Për greqizimin e fshatrave Frashtan dhe Lugar në Dropull kemi edhe dokumentet historike të kohës së mbretit Ahmet Zogu, kur fshatarët e Frashtanit edhe të Lugarit i shkruanin mbretit të shqiptarëve, Zogut:
    Ahmet Zog, o madhëri. Kjo punë qish bëri vaki, të mësojmë grekçen në skoli (shkolël)? Frashtani dhe Lugari s’kanë punë me Greqinë se janë me Shqipërinë. Duam gjuhën që flet ti dhe flamurin kuqezi, duam shkollë si në Muzinë, si fshatrat që kemi fqinjë, Labova me Lunxhërinë. Dhe gjithë bregdeti ynë.
    Ahmet Zogu, Mbreti i shqiptarëve, u përgjigjet fshatarëve të Frashtanit dhe të Lugarit: “Vllazën të gjakut dhe të gjuhës! Duke përgëzuar për dëshirat tuaja të zjarrta, ju uroj t’i gëzoni shkollat shqipe”.
    Këto janë vetëm disa vështrime historike për propagandën e Shën Kozmait për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Por sot, në ditën me diell, po na del një Shën Kozma Berisha i shekullit XXI, më i rrezikshëm se Shën Kozmai i shekullit XVIII.


    Sali Berisha dhe grekët

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i njohur për ndjenjat e tij kombëtare në vitet 1992-1999, ka filluar që në fillim të vitit 2002 të braktisë çështjet madhore kombëtare dhe të bëhet një vasal i Greqisë. Në qoftë se do t’i rikthehemi ngjarjeve nga vitit 2002-2007, Sali Berisha ka bërë mjaft për çështjen greke për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, duke dëmtuar rëndë çështjet kombëtare shqiptare.
    Mbas triumfit të Partisë Socialiste në Athinë, në mitingun e vitit 1997, ku për herë të parë një parti shqiptare organizonte miting parazgjedhor edhe Partia Demokratike mendoi të themelonte degët e saj të partisë në Greqi.
    Kështu, në vitin 2000, në Athinë dhe Selanik u themeluan degët e PD-së e në këto degë të PD-së u anëtarësuan shumë nacionalistë shqiptarë, me shpresën se PD-ja përfaqëson të djathtën e vërtetë shqiptare. Por koha po tregon se kryetari i PD-së qenka bërë vasal politik i grekëve. Më kujtohet shumë mirë vizita e Sali Berishës më 19 qershor të vitin 2003, ku mori pjesë në Kongresin e Partive Popullore Demokratike Europiane. Ishte vizita e parë zyrtare e Berishës në Greqi dhe ai qëndroi nga 19-21 qershor (ose korrik) në hotel “Sani Beach”, rreth 80 km larg nga Selaniku. Siç duket, aty, në hotel “Sani Beach” Berisha ka mundësi të ketë bërë marrëveshje politike për ngjitjen e tij në pushtet me ndihmën e grekëve dhe përhapjen e greqizimit në Shqipëri nga ana e tij.
    Në gazetën “Shekulli”, Diouardi do të shprehej për takimin e Berishës me kryetarin e Lobit për Vorioepirin, Nikolas Geixh: “Berisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve, Nikolas Geixh”.
    Për atë takim Berisha u kritikua nga të gjithë personalitetet kombëtare shqiptare në mbarë botën. Ky është vetëm fillimi i historisë së krushqisë politike të Berishës me grekët. Berisha, në fillim të vitit 2006 do të hapte zyrtarisht shkollën e parë greke shtetërore në Himarë. Atje ku historikisht nuk njihet si vendbanim i minoritetit grek.
    Të hapësh sot një shkollë private greke, turke, italiane, serbe etj., nuk është problem kombëtar. Por kur hapen nga shteti shqiptar shkolla greke aty ku nuk njihet si vend i minoritetit grek, kjo gjë është e rrezikshme për të ardhmen.
    Më tej vazhdon me skandalin e varreve rë ushtarëve të vdekur grekë në Luftën italo-greke në Shqipëri. Për t’i shpërblyer grekët për ndihmën që i dhanë në zgjedhjet e 2005-s deklaron se problemi çam është një problem ligjor dhe jo kombëtar.
    Por le të kthehemi edhe një herë në deklaratën e Berishës për gazetën greke “TO VIMA”, të cilën e botuan edhe në mediat shqiptare, ku thuhet: “I pyetur për minoritetin grek në Shqipëri, Berisha u përgjigj se "vorioepiriotët" janë integruar në shoqërinë shqiptare, sikurse shumë shqiptarë i janë bashkuar shoqërisë greke”.
    Berisha duhet ta dijë se termi “vorioepiriot” në gjuhë diplomatike midis dy vendeve është i ndaluar. Politikanët grekë zyrtarisht asnjëherë në Tiranë nuk e kanë përmendur fjalën “vorioepiriot”, ndërsa kryeministri ynë në prag zgjedhjesh bën gafën më të madhe diplomatike, duke i quajtur minoritarët grekë “vorioepiriotë”, ashtu siç i quajnë qarqet shoviniste greke. Sali Berisha bën mirë të kërkojë falje publike për këtë, sepse po nuk e bëri, historia do ta dënojë si Shën Kozma Berisha.
    Zoti Kryeministër! Unë nga mëma jam nga Gjirokastra, ndërsa gjyshin e babait e kam me origjinë nga Suli i Janinës. A mund të më thoni: A ndihem grek? A jam unë “vorioepiriot”?!
    Ish-kryetar i Forumit të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, dega Selanik



    18 Janar 2007

    --------------------------------------------------------------------------------

    Gazeta Albania
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Iliriani
    “Shën Berisha” si Shën Kozmai


    Arben Llalla




    Sali Berisha dhe grekët

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i njohur për ndjenjat e tij kombëtare në vitet 1992-1999, ka filluar që në fillim të vitit 2002 të braktisë çështjet madhore kombëtare dhe të bëhet një vasal i Greqisë.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Gazeta Albania

    Karamanlis tërthorazi pranon pavarësinë

    Kryeministri serb flet për statusin e Kosovës në takimin me Tadiç në Serbi

    Sipas tij, zgjidhja duhet të mbrojë kishën ortodokse
    Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, që u takua në Beograd me udhëheqjen e lartë shtetërore të Serbisë, ka deklaruar se Greqia është në favor të një zgjidhjeje të pranueshme nga të dy palët lidhur me statusin e Kosovës. Por në mënyrë të tërthortë, zoti Karamanlis ka përkrahur pavarësinë, teksa ka theksuar se zgjidhja do të duhet të ofrojë një regjim mbrojtjeje për kishën ortodokse serbe.

    Vizita e kryeministrit grek, vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Serbi, interpretohet si një përkrahje ndaj forcave proeuropiane kundrejt atyre nacionaliste. Dy muaj më parë, pas takimeve që kishte kryer me qeveritarët grekë, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ishte shprehur se tashmë Greqia ndodhet më pranë qëndrimit të Prishtinës për sa i përket çështjes së statusit. Konkluzioni i tij është përforcuar pas deklaratës së kryeministrit grek, Kostas Karamanlis në Beograd.
    Takimi
    Gjatë takimit me presidentin serb, Boris Tadiç, zoti Karamanlis u shpreh se zgjidhja duhet të garantojë të drejtat njerëzore dhe minoritare dhe t’i ofrojë një regjim mbrojtës kishës ortodokse serbe në Kosovë. Togfjalëshi i fundit është interpretuar se Athina e konsideron fakt të kryer zgjidhjen që parapëlqehet nga shqiptarët e Kosovës, teksa në një zgjidhje të kundërt, pra atë që pretendon Beogradi, statusi i kishës ortodokse serbe në Kosovë, do të ishte i mirëqenë.

    Natyrisht, zoti Karamanlis ka përdorur më së shumti një gjuhë diplomatike, teksa ka theksuar më parë se Athina është në favor të një zgjidhjeje të pranueshme nga të dy palët, që të promovojë karakterin multietnik të Kosovës. Ndërkaq, i pyetur drejtpërdrejtë mbi mundësinë e një Kosove të pavarur, ai iu shmang përgjigjes, duke thënë se duhen pritur propozimet e kryenegociatorit Marti Ahtisaari dhe se nuk është detyrë e tij.

    Ndërsa propozimet e zotit Ahtisari priten javën e ardhshme, kryeministri serb, Voisllav Kushtunica ka qenë mjaft i ashpër ndaj ish-presidentit finlandez. I cituar nga agjencia zyrtare greke e lajmeve, ANA, kryeministri ka thënë se gjashtë muajt e fundit nuk u bënë negociata dhe se në Beograd i kanë harruar fytyrën zotit Ahtisari.

    Ndërsa presidenti Tadiç është shprehur më i moderuar, duke thënë se serbët mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, dhe se këtë të drejtë e ushtrojnë në mënyrë evropiane dhe me mjete diplomatike. Ndërkaq, ai ka theksuar se Beogradi në asnjë mënyrë nuk do të ushtrojë këtë të drejtë me mënyra të dhunshme apo me luftë.

    Zgjedhjet
    Vizita e zotit Karamanlis në Beograd, vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Serbi, interpretohet në Athinë si një manifestim i mbështetjes greke ndaj forcave të moderuara përkundër atyre nacionaliste. Këtu vlerësojnë se dominimi elektoral i të moderuarve do të lehtësojë edhe arritjen e një zgjidhjeje të shpejtë e pa probleme për Kosovën, dhe në përgjithësi do të jetë më i dobishëm për gjithë rajonin.

    Kostas Karamanlis, para gazetarëve ka theksuar se një qeveri demokratike me orientim evropian do të përshpejtonte ritmet e integrimit euroatlantik, ndërsa vuri në dukje se në radhët e BE-së, klima për Serbinë është më pozitive se në të kaluarën.

    Kryeministri grek përsëriti se mbështetja ndaj integrimit euroatlantik të Serbisë, ashtu si edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, përbën një përzgjedhje strategjike të Greqisë.

    E Enjte 18 janar 2007

    Gazeta "Koha Jone"

    --------------------------------------------------------------------------------
    --------------------------------------------------------------------------------

    A e moret vesh o "patriot" shqiptar, se si luhet dipllomacia?

    Berisha fali gjakun e gjyshes Cameri te vrare para 60 vjetesh, ne menyre qe vrasesit te mos i vrasin motren Kosove diten e dasmes.

  3. #43
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Jam kurjoz si do kishte vepruar Karamanlisi ne se Sala "antishqiptar" do ti kishte kerkuar Arten, Prevezen dhe gjysmen e Janines....... hmmmm.......
    c'fare do kishte thene Karmanlisi... o Anti?????
    Po 500000 shqiptaret sa mire do ti kishin punet ne greqi???? apo do ti kishte perla
    skupa (fshesa) e rradhes..........?????

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Breshka
    Jam kurjoz si do kishte vepruar Karamanlisi ne se Sala "antishqiptar" do ti kishte kerkuar Arten, Prevezen dhe gjysmen e Janines....... hmmmm.......
    c'fare do kishte thene Karmanlisi... o Anti?????
    Po 500000 shqiptaret sa mire do ti kishin punet ne greqi???? apo do ti kishte perla
    skupa (fshesa) e rradhes..........?????
    Pse do ti thote jo Karamanlisi Sales kur ky i jep Himaren Selenicen Permetin Korcen etj e ca kerkon Karamanlisi ky jone gati eshte.

    Kur Sali Berisha behet tellall i 'vorio epirit' me gojen e tij.ETJ ETJ ETJ

    E TE GJITHA KETO SHITEN PER KARIGEN E SALES.

    EMIGRANTET

    SALIU O BRESHKE

    I BEN TE GJITHA PER KARIGEN E TIJ

    ATA EMIGRANTET AI I BERI TE LENE VENDIN e madje kur i thane ne mandatin e pare rezikun e emigrimit ne greqi e justifikonte me faktin.''le te ikin se shpetojme nga njerezit e nga problemet e tyre'' ....tani me hipokrizi e djallezi do te shfrytezoj, ose ben sikur i ben per ta, ato qe ben per kariken e tij, emigrantet VIKTIMAT E KEQEVERISJES SE TIJ E POLITIKES SHQIPTARE.

    Shqiperise nga keqeverisja e shkaterimi i vendit nga politika ka sjelle qe nje e treta e popullates, rreth 1.4 milion te emigrojne.

    Ne greqi mund te kishim 30 te 50 mije emigrant jo me shume, po 600 mije sa thuhet kjo eshte tregusi ca i kane bere politikanet atij vendi, e Sala ka pjesen e luanit ketu, e me keq keta viktimat e tyre duan ti perdorin.

    SALA I BEN PER KARIKEN E TIJ

    EMIGRANTET...SALA ME SHOK I DETYRUAN TE LENE VENDIN NENEN BABANE E CDO GJE i lane pa pune u dogjen zanatate i shkateruan jeten e gjithe investimin qe kishin bere ne vendin e tyre....E TE VUANIN 1000 TE KEQIA NE GREQI ETJ ETJ ETJ.

    Ka shume vjet qe politika jone me pafytyresi i perdor per te justifikuar pislleqet e saj e pazaret personale te tyre po tani nuk ecen me.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 18-01-2007 më 15:34
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  5. #45
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    ...perse duhet nje pale e trete si BE apo SHBA, ti ulin pazarin...

    Ore, mos valle Berishes i kane treguar se çamet jane larguar ne forme pikniku nga shtepite e territoret e tyre?!

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Edhe nje detaj per Breshken se na permend shume Janinen Arten etj.

    Saliu ....si do kerkoj pronat e shqiptareve te grabitura nga shteti grek....ne greqi.....kur ai ne mandatin e pare....u dha gjithe minoritareve ne shqiperi tokat e shqiptareve...me tapi...ata iken pastaj ne greqi e si punuan...po i kane si prone me letrat e Saliut...qe te kerkojne 'vorio epirin' neser.


    CA I KERKOJME NE BERISHES....TE BEJ PUNEN E TIJ...SI KRYEMINISTER I SHQIPERISE

    Duke i qendruar temes Sali Berisha eshte Kryeministri i Shqiperise e ne bazet te kushtetutes duhet te bej punen qe i kerkon ajo....te mbroj interesat e Shqiperise.

    Nuk i kerkon njeri te pushtoj Janinen e Arten

    po te mbroj interesat e shqiperise te mos ta shesi ate.

    te mos behet tellall i shovinisteve vorio epiriot

    te kerkoj te zgjidhet Problemi Cam , qe nga pronat e shqiptareve te grabitura ne greqi e gjithe perberesit e tij.
    Ne rruge ligjore e ne baze te ligjeve e te te drejtes nderkombetare e te drejtave te njeriut qe jane obligime dhe per shqiperine dhe per greqine.

    e garantoj se nuk do kete me gjenocide shqiptaresh si ai Cam se greku gati e ka ligjin e luftes me ne e po ne nuk folem tregojme se nuk jemi kundra ai thote ti e aprovon ate. qe beri dje ne greqine e veriut e neser mund ta bej ne shqiperine e jugut

    te mos vej ne zbatim planet e shovinisteve grek per jugun ne shqiperi .

    KETO JANE PUNA E KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE....PUNE QE AI VET KERKOI...PO NUK DO TI BEJ KETO...TA LERE ATE PUNE......E PASTAJ SI THOTE GJE NJERI .

    TE BEJ PUNEN E KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE I KERKOJME

    ZOTI BRESHKE

    PS: I vura keto se nuk e kishe te qarte se ca i kerkojme ne Berishes, PUNEN SI KRYEMINISTER, te pakten te bej minimalen, te pakten te thote fjalen, ose te pakten te mos shesi gje, po nuk ka mundesi te bej gje, te mos bej dem e keq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 18-01-2007 më 16:38
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    KETO JANE PUNA E KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE....PUNE QE AI VET KERKOI...PO NUK DO TI BEJ KETO...TA LERE ATE PUNE......E PASTAJ SI THOTE GJE NJERI .

    TE BEJ PUNEN E KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE I KERKOJME

    ZOTI BRESHKE
    Perse nuk shkon ti te behesh kryeminister i vendit, shko e merr pjese ne votime perballe Dr. Berishes dhe merr votat e shumices se shqiptareve dhe qeverise vendin me ate mendjen tende te ndritur, cliroje edhe Camerine, kthejua edhe pronat cameve?!

    Kur nuk je ne gjendje ta besh kete gje, perse ben gam-gam-gam kot duke perseritur te njejtin paragraf ne 100 mesazhe ne kete teme? Nese nuk te pelqen politika e brendshme dhe e jashtme e kryeministrit Berisha, eshte fare e thjeshte, mos voto per te ne zgjedhjet e ardhshme, voto per dike tjeter ose mos voto fare. Por per nje gje te siguroj une, sa nuk do te kesh te besh ti me qendrimet e kryeministrit Berisha, po aq edhe Berisha nuk ka nevoje per voten e "nacionalisteve te rruges" si puna tende.

    Berisha ka 4 vjet qe ka bere divorcin e tij me "nacionalizmin e rruges" si parakusht per te perqafuar real-politiken e ngritur jo mbi emocionet e rruges por mbi nje strategji konkrete kombetare. Strategji qe i ka dhene e do ti japi frytet e veta ne ditet, muajt e vitet qe do te vine.

    Albo

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Xhuxhumak, me kupto drejte...c mun boj qoft Sala qoft o Tosi ( se tashti kto kemi n fun t funit) po deshe Skenderbegu trimi mo i modh ( e s kom pik meshire per asken me e justifiku noken) me kte frym e tradhti qe po tall e budalleps ene burra te nershem po fukarej ka menja?

    Greku o fetar o nacjonalist o paralli mun jet kdsh i modh aq sa munet

    shqiptar o i pa fe ( ti si njeri me shkoll t nolt e kapto se c ronsi ''politike''ka feja per ca pun po jooooo,... ne jemi te devotshem ndaj avropit jo ndaj Zotit
    o internaconalist se e kon msu kshu po moe keqja se o pak sylesh
    o ene hallexhi ka paret se ne kur ika s di si ti harxhoji pervec se si leshko o per t t i vjedh
    shqiptarit t shkret cer i njelet? vec pelivonlliqet e mjera te spektaklit butaforik te politikes modhe
    m fal a se u qekam mo budalla ktu...

    Kerkoj ndjese,z Albo c duhet te kuptojm ne me strategji komb?
    un mendoj se ,megjith resp.per z.tuj. se fjalet e mdha e te huja pa tingellim• ne mendje o zemer, pak vlejn
    kemi politikan
    s kemi baballare
    Ndryshuar për herë të fundit nga i humburi : 19-01-2007 më 01:36

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Berisha ka 4 vjet qe ka bere divorcin e tij me "nacionalizmin e rruges" si parakusht per te perqafuar real-politiken e ngritur jo mbi emocionet e rruges por mbi nje strategji konkrete kombetare. Strategji qe i ka dhene e do ti japi frytet e veta ne ditet, muajt e vitet qe do te vine.

    Albo
    kjo "strategji konkrete kombetare" a osht per kombin Shqiptar? |||

    sa kombtar e kallxon puna e deritashme Berishen si udheheqes t'Shqipnise? ||| ky nuk osht naj udheheqes i ri si me na fol per qysh ka me punu n'te ardhmen |||

    pse po perfitojne kryesisht familja e Berishse, grekte e serbte pej ksaj strategjie? |||

    mafija NanoBerishiqos permes serbve e grekve i ka nxon peng qytetarte e Shqipnise ||| edhe kjo strategji e bashkpunimit me serb e grek osht strategji e karrikse NanoBerishiqos sa me e vonu sa t'munen t'pashmangshmen e t'panalshmen: (ri)marjen e Shqipnise pej Shqiptarve |||

    nuk kan kohe me i gzu frytat e ksaj politike as Nano, as Berisha e as grekte ||| nja tre miljon Shqiptar perreth jau prishin kto strategji ||| sikur jau prishen strategjit si i paten me serb |||

    "divorcin e tij me nacionalizmin e rruges" a e shkrove sa me na kujtu si "real-politiken"-isht per shkak t'grekve BerishNaniqos nuk shtroj rruge - Koridori 8? |
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Perse nuk shkon ti te behesh kryeminister i vendit, shko e merr pjese ne votime perballe Dr.-politiken e ngritur jo mbi emocionet e rruges por mbi nje strategji konkrete kombetare. Strategji qe i ka dhene e do ti japi frytet e veta ne ditet, muajt e vitet qe do te vine.
    Albo
    Haa
    Pse shkruaj ne forum?!
    Pse une si qytetar shqiptar jap opinion per kryeministrin?!
    Me qe jeton ne Amerike a e kritikojne atje Bushin apo ''nuk flet njeri, vec vete voton,nuk flet njeri nuk diskuton njeri''?!

    Diskutimi per drejtusit eshte thelbesor se aty krijon idene per ke te votosh neser, e i kerkon atyre ca do ti, po qe se ata bejne dicka ti e kthen voton dhe per ta.

    Real politik ben Maqedonia qe ka 15 vjet e ka ber zap grekun, e gjysem shtet e sic thone ca nuk ka dhe te drejte.

    Politika e Nano-Sales eshte shkerdhato-politik, politik e te deshtuarve.Shit cdo gje per postin shitu si njeri shit parimet e tua vendin tend e cdo gje, e ca ftim ka vendi kur keta shesin cdo gje per karrigen e tyre?!

    Frutet i merr greqia kurse shqiperia eshte ajo qe paguan per keto politika.

    Ky yni lider qe ne 92shin, po ai e coi dem, me zenie.
    Ai sot nuk ben dote ''real politike' ai shet cdo gje per te bler edhe nje dite ne karike.
    Se eshte teper i konsumuar ca nga vitet ca nga skandalet, prandaj ne bote politikanet kur vene ne kete faze me mire largohen se nga konsumimi me teper behen vegel e te tjereve, qe te mbijetojne e nuk japin dote nga ato qe kishin qellime ne fillim.

    Saliu fitoi ne 92shin 1 milion e 4 qind mije vota
    Psja ne 97ten fitoi me rreth 780 mije vota
    PD ne 2005 me nje Nano ne buzuqe mezi fitoi me 470 mije e me me pak vota se ps-lsi sebashku.
    Vetem nga qenia se Berishes ne kry qe shume shqiptar nga konsumimi qe ka se pelqejne i kushton PD kaq shume.

    ''Nacionalist rruge '' jane ata qe kerkojne vorio epirin e mbrojne shovinistet ballkanik e gjithe mbrojtesit e tyre, qe lene shtepine e tyre shqiperine e mbrojne greqine e serbine.

    Une jam ne shtepine time, ne shqiperi, e mbroj ate , e sjam ne rruge duke bredhur me grek e serb e ke te ze rruga.


    PS: E prandaj cdo mbrojtje e shqiptarizmit ne forum e ambient shqiptar eshte normale brenda e ne gjatesi vale, gam gam zhurma qe te vret veshin ne ambiente e forume shqiptare eshte e atyre qe mbrojne grekun e serbin.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. Vetvrasjet, problem kombëtar i shqiptarve!
    Nga Kryeplaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •