Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 55 prej 55
  1. #51
    Strategjia realizohet me taktikat, dhe ato taktika te perdorura nga '91 e deri sa thote albo ne vitin 2003 e kane çuar Shqiperine ne buze te gremines, sa me salen e sa me tosin: me piramida, me kontrabanda, me kaos, 3000 te vrare, pa drita, pa lare, pa uje, me kazino, me e pa dosje, me kkrkt ...

    Edhe sikur te dua te besoj se sala na paska nje strategji tjeter (si gjithmone ate e di albo), ajo nuk mund te aplikohet me protagonistet e '97 qe ka rreth vetes, gje qe do te thote se ai eshte vete pjese e atyre. Grand-strategjia e sales do te realizohet tani se fundi me tosin, dhe meqenese jeni ju pa jemi ne, konsulli sale e konsulli tos nuk njohin as parlament e as president, po vete vendos, e vete vulos.

    Por konstatimi i skipetar eshte me se i sakte dhe i drejte:
    ||| nja tre miljon Shqiptar perreth jau prishin kto strategji |||
    enveri i mashtronte Shqiptaret me propagande e misionare kur ishte Shqiperia e ndare me klone e tela me gjemba - tani eshte e pamundur te vijohet genjeshtra. Ata tre milione e me shume e kane te qarte se tosi e sala jane bukeshkale, jane te perdale, jane hajdute, jane si nje gerdalle, sa here ndryshon puna, ndrrojne shale ...

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Xhuxh Xhumaku

    Saliu po qe politikan ai e mori cdo pushtet ne 92 e per 8 vjet do kishte mbaruar cdo gje.
    Tani jemi ne 2007 pas 15 vjeteve e ai eshte prap te fillimi?!

    Pa fol ca pasoja i kane ardh vendit ne keto 16 vjet.

    Tani ne kete teme qe jemi, sben dote gje te pakten te mos bej dem, te pakten te mos behet tellall i vorio epirit.

    Greqia vetem keta politikan shfrytezon, te konsumuar, qe e kane konsumuar pushtetin e shancin me shqiptaret.
    Ta them une te mirte dote Berisha 51% real qe eshte diku mbi 800 mije vota, e te thosha une ca politike do bente ai, e sdo kishte fare nevoj per keto.

    Po ky e ka djegur shancin me shqiptaret,[qe ata ja dhane me gjithe shpirt ne fillim e pa kufi] edhe Nano po keshtu, e bejne njemije pazare te pista ne prapaskene te mbijetojne, pasi shumica e shqiptareve nuk i voton me.

    Prandaj ne bote politikanet kur vene ne ate faze me mire largohen, se jo vetem sbejne dote gje nga idete qe kishin per vendin, nuk negociojne dote ne 'real politike' se jane te dobet e konsumuar e politika vete ne ate faze per ta qe me teper eshte bare sesa kenaqesi e dicka pozitive, e ruajne veten te mos behen si ky yni qe duket qe nga sjelljet nuk eshte njeri normal me nga trute.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 19-01-2007 më 11:10
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  3. #53
    I Pavarur nga poli.ditore
    Anëtarësuar
    29-12-2006
    Postime
    56

    Poltika dallon në strategji, e mbi të gjitha në ritmet e saja!

    Sapo lexova këtu ca të shkruara nga shumë Diskutues/Antarë, dhe për të mos hapur e hapur gjithmonë tema të reja, vendosa po këtu të bëjë një analiz/koment timin.

    Këto ditë në gjermani ishte bujë e madhe në partin Cristian Demokrat Unionit. Kryetari, e njëherit edhe premieri i landit të Bawaris Stoiber, që nga analistet krahësohet në njërin nga Premieret më të shquar, që pati Landi i Bawaris, dhe landet tjera të gjermanis.
    Premieri Stoiber kishte 25 vite prezenc në radhet e CSU-s, dhe 14 vite si Premier i vendit.
    Vendi i Bawaris fal qeverisjes së tijë të mirë, ishte ,është, një ndër vendet më të zhvilluara në Evropë, për gjermani të mos flasim.
    Dhe si e ka në politik, u përfolën dy tre fjalë për të, të këqija. Dhe po ky njeri që arriti gjitha këto të mira për landin e Bawaris dhe Gjermanin në përgjithësi u detyrua të jap dorheqje nga posti i kryetarit të partis (edhe për ca ditë), dhe nga Posti i kryeministrit të landit.

    Tash do të pyesje dikush, pse ky krahasim?
    Patjetër u desh të bëhet një krahasim i mirë, me një të tillë në rastin ton BERISHA/NANO.

    Le t'më thoje dikush ç'ka të mira për të zgjedhur Berishën për ta udhëhequr vendin, Apo si guxon Nanoja të ketë aq shumë kompetenca shtetërore (nëse do zgjidhej Kryetarë shteti)?

    Fitohet përshtypja se vendi ynë, qoft Shqipëria apo edhe Kosova. Është e varur të ketë "Lider persona".

    Thënë të drejten, ndodhit e fundit në Kosovë në Lidhjen Demokratike, më japin shpres të madhe se në politiken shqiptare gjërat mund të ndërrojn (mu ashtu si mora shembullin lart) brenda nate!!!


    "Lider Personat" në liri nuk jan të nevojshëm, bile janë edhe të dëmshëm, Partit politike jan ato që ngrisin strategji, ide të mjaftueshme, në garën për udhëheqje(poste).

    Do ja shofim moj, do ja shofim!
    Edhe nëse do të vdisja nuk do të mërzitësha, ama ti bijer njëher autostrades Durrës-Morinë

  4. #54
    kur sali kuislingu i quan "vorio-epirote", perse karollojsi te mos kerkoje te njejten gje?

    thoni nashi se saliu nuku eshte tradhetor, zagar qe ndersehet sipas programit te athines

    per ju grekofile: Shqiperia krenohet se ka nxjerre nga trojet e veta edhe presidente te ... greqise, pavarsisht se eshte shovinist "socialist"



    (News24/BalkanWeb) Ora 13:40


    Greqi, Papulias kembengul: Te quhen Epir trojet e Jugut te Shqiperise ku jeton minoriteti grek

    ATHINE (29 Janar) - Greqia perkrah perpjekjet e Shqiperise per t’u bere anetare e BE, por mbetet kushti qe te repsektohen te drejtat e minoritetit grek. Eshte shprehur keshtu Preisdenti grek Karolios Papuplias gjate nje fjalimi ku ka perdorur me kembengulje termin Epir per te quajtur territoret e jugut te Shqiperise ku jeton minoriteti grek, me justifikimin se ky eshte emer i perdorur qe ne lashtesi per keto troje.

    Presidenti Papulias i cili eshte edhe vete me origjine nga nje fshat i Republikes se Shqiperise, ka marre pjese ne nje ceremoni festive zhvilluar nga organizatat Pan Epiriote. Papulias tha se marredheniet e dy shteteve tona duhet te karakterizohen nga ndjenja te fqinjesise vellazerore dhe te mos behen pre e konfliktit per probleme qe nuk ekzistojne, ndersa ka vazhduar duke thene se qellimi i te gjitheve eshte fuqizimi ekonomik i Epirit.

  5. #55
    Gazeta Kritika, 01/2/2007

    I Fundit i Dinastise se "Shqiptaro-viceve"

    Qe nga koha kur Ismail Qemali, Kryeministri i pare i qeverise shqiptare te post-Turqise, pasqyroi ne dokumentacionin zyrtare te shtetit te atehershem shqiptare, ceshtjen e pazgjidhur kombetare dhe mos njohjen e pushtimit te trojeve shqiptare nga fqinjet, problemet dhe shqetesimet poltiko-ekonomike per Shqiperine nuk kane patur te sosur. Nderhyrja e fqinjeve (sidomos Serbise) ne punet e brendeshme te Shqiperise, ka qene e vazhdueshme, e hapur dhe e zyrtarizuar ne formen e nje platforme te plote anti-shqiptare.
    Ashtu sic eshte pasqyruar edhe ne faktet historike, Serbia qe ne fillim i beri presion te hapur Ismail Qemalit qe te mos parashikonte ne dokumentacionin zyrtare shtetore te Shqiperise ceshtjen e Kosoves dhe viseve te tjera shqiptare nen Serbi. Pala serbe kercenoi zyrtarisht ne ate kohe se nese Shqiperia nuk njeh kufijte e Serbise, atehere ajo do te perballej me destabilizim dhe prapambetje te pergjithshme. Por megjithate, pavaresisht ketij kercenimi, Ismail Qemali dhe bashkepunetoret e tij te pavaresise vendosen te mos njohin kufijte e Serbise dhe ne ligjin e pare themelore te shtetit shqiptare pasqyruan faktin e moszgjidhjes se ceshtjes kombetare shqiptare.

    Por per fat te keqe, cfare tha e kercenoi Serbia ashtu ne fakt beri. Periudha e pas pavaresise u shoqerua me destabilitet te pashembullt te shtetit te sapo krijuar shqiptare. Eksponente te rendesishem politik (si Esat Toptani etj) u pozicionuan hapur ne favor te Serbise, dhe nepermjet formave nga me te ndryshmet, u perpoqen dhe shpesh ia arriten te destabilizojne vendin duke i futur njerezit ne lloj-lloj konfliktesh artificiale vllavrasese, si dhe duke stimuluar ndarje e percarje mbi baza krahinoro-fetare.

    Periudha nga pavaresia deri ne sundimin e Zogut mund te konsiderohet si nje skene politike absurde ku qeverite e kryeministrat shqiptare nderoheshin cdo muaj, nderkohe qe ceta e kryngrites sundonin ne cdo skaj. Nje amulli e pashembullt.

    Ahmet Zogu, me sa duket, arriti me "zgjuarsi" te "kuptoje" sekretin e destabilizimit te Shqiperise, dhe mbase mund te kete kete hyre edhe ne tratativa me Serbine, duke i'u konfirmuar ne praktike asaj, pikerisht ate cfare Ismail Qemali nuk i'a permbushi. Zogu zbuloi faktin se Serbia ishte ajo qe destabilizonte Shqiperine dhe keshtu vendosi te mbylle gojen per territoret e pushtuara shqiptare nen Jugosllavi. Dhe qe nga ai moment Shqiperia filloi te kete prosperitet nen Zogun, ndersa Serbia hoqi dore nga destabilizimi.

    Nese i referohemi historise, menjehere pas revolucionit te Nolit (qershor '24) Ahmet Zogu atehere Kryminister i Shqiperise (i nje Shqiperie me destabilizim te vazhdueshem) u largua per ne Jugosllavi. Nderkohe Noli qe mori pushtetin, veprimi i pare zyrtare qe beri, ishte kunder Serbise, ne gjykaten nderkombetare, ku ai fitoi ceshtjen e Shen Naumit, duke ja mare kete territor shqiptare Jugosllavise. Kjo linje e re politike padyshim nuk i ka pelqyer as Europes se atehershme, pasi asnje shtet europiano-perendimore nuk e njohu Qeverine e Nolit. Nenkuptimi ishte i qarte. Europa nuk deshironte nje shtet nacionalist ne Shqiperi, qe te pretendonte ndryshimin kufijve.

    Nderkohe Zogu me ndihmen e serbeve rimori pushtetin dhe akti i pare zyrtare qe ndermori ishte kthimi i Shen Naumit perseri tek serbet. Ne kete menyre ai konfirmoi zyrtarisht mos-pretendimin e shteti shqiptare per territoret e pushtuara nen Jugosllavi. Nje gje e tille do te thoshte se Serbia do ta linte tash e tutje te qete Shqiperine. Dhe ne fakt ashtu ndodhi. Shqiperia nuk u destabilizua me dhe vendi filloi te ece perpara..., por ne Tirane pas kesaj filloi te sundoi i pari i dinastise se "shqiptaro-viceve"....

    Me mbarimin e pushtetit te Zogut, me 1939, per shkak te pushtimit italian, Serbia (megjithese me nje kembe ne varr) filloi avazin e vjeter te nderhyrjes ne Shqiperi. Keshtu, pervec te ashtuquajturve komuniste serbo-malazeze qe erdhen e krijuan Partine Komuniste shqiptare, influenca serbe u reflektua edhe ne terren e praktike. Dy eksponente te rendesishem ushtarake vijne nga Jugosllavia, Myslim Peza dhe Haxhi Lleshi, te cilet krijuan cetat e para te rezistences kunder fashizmit. Pra konfiguracioni i "shqiptaro-viceve" filloi te materilizohej ne klasen e re politike shqiptare. Dhe ne fakt investimi serb nuk vajti dem. Proven e pare Enver Hoxha e dha ne fund te luftes, kur megjithse pati rastin me te mire per t'i rimare territoret e pushtuara shqiptare, sepse partizanet tane i cliruan ato nga gjermanet, ai u terhoq. Nje gje e tille do te thoshte se Serbia kishte rene dakort qe tash e tutje ne Tirane te sundonte "shqiptaro-vici" i dyte. Dhe keshtu ne fakt ndodhi. Ai sundoi i qete per 50 vjet nepermjet nje rregjimi gjakatare ne mes te Europes, e cila bente sikur nuk shikonte, pasi rendesi per te kishte qe Shqiperia te mos krijonte probleme kufijsh e destabilit nacional ne rajon. Dhe pikerisht kete formule "magjike" e aplikoi per mrekulli ne praktike i dyti i dinastise se "shqiptaro-viceve".

    Pra me fjale te tjera, dy politikanet me te larte shqiptare te shekullit te kaluar "kuptuan" faktin se nese ata heshtnin per kufijte dhe teritorin e ndare te vendit, Serbia nuk do ti ngacmonte dhe Europa indirekt do te ishte dakort me sundimin e tyre.

    Rrezimi i komunzmit dhe mundesia e demokracise ne Shqiperi e vuri ne alarme fqinjin tone verior. Kjo sepse demokracia sjell liri dhe liria objektivitet, ndershmri e padyshim rishikim te padrejtesive. Liria nuk pranon konformizem, dhe prandaj ajo duhej komanduar ne Shqiperi. Dhe keshtu hyn ne loje i treti i dinastise se "shqiptaro-viceve". Nje figure arrogante dhe sundimtare fuqiplote (si paraardhesit e dinastise se tij), i zoti te mbaje nen kontrollin e Qeverise cdo forme te rrezikshme nacionalizmi shqiptare qe do te binte ndesh me linjen serbe e me gjere. Madje per ti qetesuar e bindur me tej suportuesit e statukuose se Ballkanit, ai vendosi te ndihmoje me kontrabande karburanti fqinjin "armik". Mesazhi ishte i qarte, une s'kam pretendime territoriale, dhe s'do krijoj asnje destabilizim ne kete aspekt. Dhe pergjija e nenkuptuar erdhi po e tille. Ai u la i qete te bej te 99, te shnderohej ne mbret dhe te pretendonte perjetesi pushteti si te paret e dinastise se tij..., derisa ra ne grope vete nga budalliku dhe euforia e shijimit te pushtetit (nuk ishte finok si parardhesit).

    Dhe ja keshtu tashme erdhi fundi, tamam si ne punen e atyre perrallave qe ne fund fare fiton e mira (megjithese per te ardhur fundi u deshen 100 vjet gjak, destabilitet, mizerabilitet, prapambetje, diktatorship etj). Pavaresisht sabotimit te Shqiperise, Kosova dhe shqiptaret atje i turbulluan vete ujrat dhe arriten suksesin. Kjo do te thote se tani gostia mbaroi per sunduesit e dinastise se "shqiptaro-viceve" te Tiranes. Serbia s'ka me interes te hap qesen per ta, dhe t'ju mbroj krahet ne sundimin e perjetshem, nderkohe qe interesa te tjera globale pro-shqiptare po konfigurohen ne rajon. Shume shpejt mund te hapen dhe "defteret" e vjeter te implikimit te turpshem...

    Nga Kritika

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. Vetvrasjet, problem kombëtar i shqiptarve!
    Nga Kryeplaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •