Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11

Tema: Emigrimi!!

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ANISSA
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    NY, USA
    Postime
    22

    Emigrimi!!

    EMIGRIMI



    Na morri dhe ne turma qe u nis,
    dhe ikem pak fshehur nga ju,
    se noshta ti nene do me qortoje,
    ose me lote do me mbaje te rrija ketu....


    Dhe ika o nene pa bekimin tend,
    pa me thene ti rruga e mbare,
    te lashe aty me plage ne zemer
    te lashe te brengosur,te lashe duke qare...


    Dhe ty o baba,
    qe gjithmone i dashur ke qene,
    ta coptova zemren
    dhe dhimbjet ti shtova...

    Ju lutem o prinder me falni,
    me prisni se nje dite do te vij,
    do qajme se bashku do mbytemi ne vaj,
    dhe pastaj me s'do iki,me ju do te rrij...!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    france
    Postime
    24
    anissa me fjalen emigrimi na ke pikelluar ne zemer sepse emigrimi dikujt i ka hecur shume mire por dikujt si mua eshte katastrofe emigrimi te rrish rrugeve te botes pa dokumenta apo pa pune dhe te jetosh me ndihme sociale =me respekt sh.france
    shazi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ANISSA
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    NY, USA
    Postime
    22
    Shazi me vjen keq me te vertete me vjen shume keq! Por jeta keshtu e ka,te uroj gjithe te mirat,fat dhe suksese.Ah edhe dicka nuk e di ku ndodhesh ne France pra ne cilin qytet por dije qe je me me fat qe je aty! Sinqerisht ANISSA........
    Jeta eshte nje zinxhir i perbere prej hallka vuajtjeje,disa kenaqesie,dhe asnjhere lumturie...!!!

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Shume poezi e bukur Anissa.
    Eshte teme e veshtire per te gjithe neve ne kete forum dhe jane te rralle ata qe marrin guximin dhe te shkruajne ato qe ndjejne per atdheun, nenen e babane. Te gjithe jane mbushur deri ne gryke me dhimbjet e emigrimit dhe i shmangin poezite si kjo tendja.

    Suksese per poezine.
    Edi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ANISSA
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    NY, USA
    Postime
    22
    Faleminderit Edi!Me te vertete e vehtire eshte te shkrush poezi te tilla dhe une kete e kam shkruar para 6 vjeteve duke pasur parasysh dhimbjen e madhe qe na mbart emigrimi. Te them qe s'kam derdhur lot kur e kam shkruar gaboj...por nuk eshte as turp te them qe kam derdhur madje shume dhe kjo eshte fisnikeri dhe dashuri per te afermit tane!
    Ju uroj gjithe te mirat
    Jeta eshte nje zinxhir i perbere prej hallka vuajtjeje,disa kenaqesie,dhe asnjhere lumturie...!!!

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ketu jane disa poezi qe i kam shkruar me pare ne forum.


    -----------------
    Kurbeti
    -----------------
    Kurbeti, ky fat i zi
    Shqiptarit i vjen nė shtėpi
    Nga gjiri i nėnės rrėmben njė djalė
    Babait i thote nje fjalė

    "Burre i urtė, ti o plak
    Mbulo kokėn me jatak.
    Qaj ti qaj, vetėm rėnko
    Djalin tėnd mos e kėrko"

    Hipur mbi njė kalė
    Kurbeti dhe njė djalė
    Natė e ditė udhėtuan
    Nga shtėpia u larguan
    Nėn' e Bab' i harruan.

    U rrit djali, u bė burrė
    Nė shtėpi nuk u kthye kurrė
    Qante nėna pėr njė fjalė
    Luste Krishtin pėr tė vetmin djalė

    "Zot i madh. A mė dėgjon?
    Birin tim a e shikon?
    Nga kurbeti pse se shpėton?
    Bėja ėndrrat shkrumb e hi
    Qė tė kthehet nė shtėpi.

    Kur tė hajė me lugė tė artė
    Kujtoi bukėn e thatė
    Kujtoi ditėt e fėmijėrisė
    Kujtoi derėn e shtėpisė
    Hapi sytė, zgjoje nga gjumi
    Mos e lėr nė skllavėri.
    Fali njė grusht me dhe,
    nga e bukura Shqipėri."



    -----------------------
    Tre nete
    ------------------------
    Nė mėrgim pesė vjet kaluar
    Bėra ēdo gjė pėr tė harruar
    Por shpirti nuk donte tė dėgjonte
    Dhe veē me endrra mė torturonte

    Natėn e parė nė Vjosė u zgjova
    Tė gjithė shokėt i takova
    Kėmbėt mbi zall i pėrvėlova
    Cipat e lėkurės i ndėrrova

    Natėn e dytė Dhėmbelin e ngjita
    Dhe kur zemrėn ja arrita
    Nėn hijen e rrapit unė pushova
    Me ujė burimi etjen e shtova
    Me bilbilat njė kėngė kėndova
    Me bukė e djathė shpirtin gėzova
    Ēava dy kokra kacka, bajame e lajthi
    Kėputa njė degė me thanė, villza dhe man tė zi

    Natėn e tretė nė shkollė u zgjova.
    Pėrpara klasės nė orėn e leximit
    Duke recituar vjershėn e Naimit
    Tė gjithė mua mė vėshtronin
    Prisnin qė tė gaboja
    Gjuhėn e nėnės ta harroja
    Por vjershėn e mbarova
    dhe Naimin e nderova
    Nė bangėn time shpejt u ktheva
    Librin e leximit ne gjoks e mbėrtheva
    Kur mbi bangė inicialet i pashė
    Endrrėn pėrgjysėm e lashė
    Hapa sytė, shpirtin zhgėnjeva
    Mėrgimin e urreva

    Kur do shėrohet Shqiponja e zezė?
    Nga foleja tė dalė
    Nė gjithė botėn tė fluturoj
    Shqiptaret nė krahė ti marrė
    Nė gjokset e nėnave ti lėshoj
    dhe plagėt ti shėroj.




    ----------------------
    Vendlindje
    ----------------------

    Erdhi dita pėr tu larguar
    U ngrita duke rėnkuar
    Doli dielli mė bekoi
    U zgjua Dhėmbeli, mė pėrqafoi
    Filloi Vjosa tė qante me lot

    "Po ku vete kot mė kot?
    Mos harrove ku ke qarė
    ku ke qeshur, ku je larė.
    Ke pirė ujė nga duart e mia.
    Kam pirė gjak nga plagėt e tua.
    Me valė tė kam pėrkėdhelur.
    Flokėt ti kam pėrdredhur.
    Me zall e rėrė tė kam gėzuar.
    Kokė e kėmbė tė kam pastruar.
    Me gropa tė kam frikėsuar.
    Me shkėmbinj tė kam qortuar.
    Cipat e lėkurės mė ke dhuruar.
    Dhe une vetėm tė kam dashuruar."

    Ngriti supet dhe Dhėmbeli.
    Dėgjoi Vjosėn dhe morri flakė.
    Shkriu borėn, ngriti kokėn.
    Mė goditi me njė shuplakė.

    ---------------------------------------------

    Shpresoj se te kane pelqyer. Nuk jam poet dhe mbase nuk jane poezi por ndjenjat pas atyre qe kam shkruar jane te thella.
    Edi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ANISSA
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    NY, USA
    Postime
    22
    Jashtezakonisht te bukura!!!Mendoj se nuk ka nevoje te jesh poet qe te shkruash ate qe te ndjen shpirti! E vetmja gje eshte te marresh nje cope leter, nje stilolapas dhe te shkruash ato qe te thote zemra, ato qe me te vertete i ndjen dhe te kenaqin kur nje dite ulesh dhe i lexon.........!!!!!!!! A nuk eshte me te vertete mrekulli kur ti lexon ato qe ke ndjere dhe vazhdon te ndjesh per prindrit, per familjen,a nuk mrekullohet njeriu kur shef qe brenda tij egziston dashuria dhe krenaria per vendlindjen???Une them se po...!
    URIME EDI!

    SINQERISHT ANISSA!!!
    Jeta eshte nje zinxhir i perbere prej hallka vuajtjeje,disa kenaqesie,dhe asnjhere lumturie...!!!

  8. #8
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Faleminderit per fjalet e bukura Anissa.
    Edi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Augert Rakipi
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    20
    Cecili prej nesh mban njė gur mbi kurriz.. dikush mė tė vogėl, dikush mė tė madh!
    Hallet qė na i sjell fati ynė (i bardhė apo i zi) nuk janė mė tė vėshtira nga ē“mund tė zgjidhim ne vetė!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ANISSA
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    NY, USA
    Postime
    22
    C'do problem e ka nje zgjidhje,qofte kjo e vetmja zgjidhje apo nje nder shume zgjidhje te mundshme...!!!E vertete eshte hallet tona s'na i zgjidh kush,por ka momente kur ndonjehere ke nevoje per advajzen e dikujt. Kur je i konfjuzuar thua "s'ka rrugedalje"dhe ndihesh pesimisit...mallkon diten qe ke lindur!Por perseri te duhet te gjesh forca ne vetvete se jeta s'mbaron me kaq...!!!
    Faleminderit Augert Rakipi

    Dhe per ty Edi ne lidhje me komplimentet "E verteta eshte gjimone e vertete"

    Sinqerisht Anissa!
    Jeta eshte nje zinxhir i perbere prej hallka vuajtjeje,disa kenaqesie,dhe asnjhere lumturie...!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emigrimi, shpresė apo zhgėnjim?
    Nga LeNNoN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-02-2018, 11:55
  2. Emigrimi ne Australi
    Nga Kryeplaku nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-01-2014, 17:25
  3. A ėshtė Gjermania njė vend emigrimi apo jo?
    Nga Davius nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2006, 15:46
  4. Emigrimi frontiera aktuale e shqiptareve
    Nga B-rexha nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 03:58
  5. Emigrimi Rinor
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •